Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Anglishtja në shtëpi: Si ta ruajmë ekuilibrin pa e zbehur gjuhën shqipe?

July 31, 2026

A po krijojnë rrjetet sociale fëmijë pa ambicie?

July 31, 2026

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

July 31, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Foshnjë»Si t’i bëni një banjë një të porsalinduri? ( Udhëzues praktik)
Foshnjë

Si t’i bëni një banjë një të porsalinduri? ( Udhëzues praktik)

PrinderimiBy PrinderimiNovember 19, 2024No Comments4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Shumë prindër presin me padurim banjën e parë të foshnjës së tyre. Të tjerët janë më pak të sigurt tek vetvetja që mund ta menaxhojnë këtë. Mësoni se si t’i bëni një banjë një të porsalinduri, me këshilla për ta mbajtur rutinën të sigurt dhe argëtuese. 

Banja e parë e foshnjës mund të shkaktojë emocione të përziera, ankth ose të dyja njëkohësisht tek prindërit e rinj. Është një moment i veçantë, por edhe sfidues, veçanërisht pasi trajtimi i një të porsalinduri kërkon kujdes të madh. Megjithatë, me pak praktikë, banjat do të bëhen një rutinë e zakonshme dhe e këndshme për ju dhe foshnjën tuaj.

Hapesire-reklamuese

Ja gjithçka që duhet të dini për të kryer këtë proces në mënyrë të sigurt dhe efektive:

Kur duhet të ndodhë banja e parë e foshnjës?

Nëse keni lindur në spital, infermieret zakonisht e lajnë foshnjën tuaj brenda disa orëve pas lindjes, përveç rasteve kur keni dhënë udhëzime të kundërta. Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon të pritet të paktën 24 orë para banjës së parë, pasi kjo ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, ruajtjen e temperaturës trupore dhe përmirësimin e lidhjes midis prindit dhe foshnjës.

Gjithashtu, pritet që banjat me ujë të fillojnë vetëm pasi trungu i kordonit të kërthizës të jetë shkëputur dhe, në rast të rrethprerjes, zona të jetë plotësisht shëruar. Ky proces zakonisht zgjat rreth dy javë ose më shumë. Deri atëherë, larja me sfungjer është e mjaftueshme për të mbajtur foshnjën tuaj të pastër.

Çfarë ju nevojitet për një banjë me sfungjer?

Për të shmangur çdo rrezik gjatë procesit, është e rëndësishme që të mblidhni të gjitha furnizimet përpara se të filloni. Mos e lini kurrë foshnjën vetëm gjatë larjes. Këtu është lista e pajisjeve që do t’ju nevojiten:

  • Sapun i butë për foshnja (shpesh i përshtatshëm edhe për flokë).
  • Dy peceta të buta.
  • Një peshqir.
  • Një tas me ujë të ngrohtë (rreth 37°C).
  • Disa topa pambuku.
  • Locion për lëkurën e foshnjës.
  • Një pelenë e pastër.
  • Një veshje e pastër.

Udhëzime hap pas hapi për banjën me sfungjer:

Hapi 1: Lani fytyrën e foshnjës

Fylloni me larjen e fytyrës për të shmangur shqetësimin që shkaktohet nga zhveshja dhe ftohtësia. Përdorni një top pambuku të lagur me ujë të pastër (pa sapun) dhe fshijeni secilin sy duke filluar nga këndi i brendshëm. Përdorni një copë të re pambuku për secilin sy. Më pas, pastroni zonën rreth hundës dhe fytyrës.

Hapi 2: Pastroni veshët

Përdorni një leckë të lagur për të pastruar pjesën e jashtme të veshëve, por shmangni depërtimin në brendësi për të mos dëmtuar daullen e veshit.

Hapi 3: Lani kokën dhe flokët

Mbështeteni kokën e foshnjës pas shpinës së dorës dhe spërkateni butësisht me ujë. Aplikoni një pikë sapuni të butë, masazhojeni lehtë dhe shpëlajeni me kujdes. Thajeni kokën menjëherë me një peshqir për të shmangur ftohjen.

Hapi 4: Lani trupin

Zhveshni foshnjën dhe aplikoni një sasi të vogël sapuni në një leckë të butë. Fshini butësisht trupin, duke u përqendruar në rrudhat e qafës dhe të lëkurës, ku mund të grumbullohen papastërtitë. Shpëlajeni sapunin me një leckë të dytë të lagur dhe mbështilleni foshnjën me një peshqir për ta mbajtur të ngrohtë. Mos lagni trungun e kërthizës.

Hapi 5: Thaheni dhe aplikoni locion

Pasi të keni përfunduar, thajeni mirë trupin e foshnjës dhe aplikoni locion të përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme, nëse është e nevojshme.

Sa shpesh duhet larë një foshnjë?


Foshnjat e porsalindura nuk kanë nevojë për banjë të përditshme. Tre herë në javë janë të mjaftueshme, për sa kohë që pastroni çdo ditë fytyrën, qafën, duart dhe zonën e pelenave. Pas shkëputjes së trungut të kërthizës, mund të kaloni në larje në vaskë të posaçme për foshnja.

Banja e parë është një moment i veçantë, por kërkon përgatitje dhe kujdes të madh. Me këto udhëzime, do të ndiheni më të sigurt dhe të gatshëm për t’u kujdesur për foshnjën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Autorët: Jessie Wohlgemuth & Nicole Harris
Rishikuar nga aspekti mjeksor: Mona Amin
Përktheu dhe përshtati: Perparim Blakaj
© Prinderimi.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pastrimi i foshnjave Udhëzime nga ekspertët Udhëzues për prindërit Udhëzues praktik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleÇka pati deklaruar Arbërie Nagavci në qershor të vitit 2021 në lidhje me doracakët e turpit? (Video)
Next Article 9 kura shtëpiake natyrale për kollën tek fëmijët
Prinderimi

Related Posts

Adoleshent

Anglishtja në shtëpi: Si ta ruajmë ekuilibrin pa e zbehur gjuhën shqipe?

July 31, 2026
Adoleshent

A po krijojnë rrjetet sociale fëmijë pa ambicie?

July 31, 2026
Edukimi

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

July 31, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,313

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,290
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Anglishtja në shtëpi: Si ta ruajmë ekuilibrin pa e zbehur gjuhën shqipe?

LRJuly 31, 2026
Adoleshent

A po krijojnë rrjetet sociale fëmijë pa ambicie?

LRJuly 31, 2026
Edukimi

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

LRJuly 31, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,313

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,290
Të zgjedhura

Anglishtja në shtëpi: Si ta ruajmë ekuilibrin pa e zbehur gjuhën shqipe?

July 31, 2026

A po krijojnë rrjetet sociale fëmijë pa ambicie?

July 31, 2026

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

July 31, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.