Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Çfarë ka të re

Përkujdesja për prindërit: Roli i prindërve dhe mbështetja që u nevojitet familjeve

October 29, 2026

Rregullat, autonomia dhe dashuria: 3 bazat themelore të prindërimit

October 29, 2026

Fëmija që nuk di çfarë dëshiron: Si ta ndihmojmë të njohë interesat dhe aftësitë e veta?

October 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»FOKUS»Rregullat, autonomia dhe dashuria: 3 bazat themelore të prindërimit
FOKUS

Rregullat, autonomia dhe dashuria: 3 bazat themelore të prindërimit

LRBy LROctober 29, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Trendet e prindërimit e bëjnë gjithçka të duket shumë e ndërlikuar. Por parimet themelore janë të thjeshta.

Interneti është i mbushur me mënyra të reja, pothuajse «magjike», për të rritur fëmijë më të lumtur dhe me sjellje më të mira. Atëherë, përse ka kaq shumë prindër të hutuar dhe të shqetësuar? Për fat të mirë, gjërat nuk janë aq të ndërlikuara. Psikologët e kanë studiuar prindërimin për gati një shekull. Edhe pse të jesh prind është sfiduese, parimet themelore janë të thjeshta.

Hapesire-reklamuese

Ky artikull përshkruan tri elementet kryesore të prindërimit të mirë dhe një përbërës tjetër, të cilin e konsideroj si «sekretin» që shpesh harrojmë ta diskutojmë.

Elementet e stilit të prindërimit

Stili i prindërimit është mënyra se si psikologët e përshkruajnë klimën e përgjithshme emocionale dhe edukative brenda familjes.

Për shembull, imagjinoni se jeni ulur në një ëmbëltore. Në njërën familje, një fëmijë është futur poshtë tavolinës dhe po ia zgjidh lidhëset e këpucëve babait. Një tjetër po ankohet sepse i kanë blerë një akullore në kaush, ndërkohë që ai dëshironte me çdo kusht një kupë akulloreje me shtesa.

Prindërit përpiqen të jenë të durueshëm, por njëkohësisht ndihen të irrituar. Mund ta shihni sa shumë mundohen të mos e humbin durimin.

Në një tavolinë tjetër, një fëmijë kërkon një pije me akullore, por nëna e pyet se çfarë shijeje dëshiron dhe nëse preferon një kaush prej vafle apo një kaush të zakonshëm. Fëmija këmbëngul edhe një herë, por më në fund vendos për një akullore të butë me shije luleshtrydheje.

Familje të ndryshme. Stile të ndryshme prindërimi. Rezultate të ndryshme.

Tri elemente kryesore e përcaktojnë stilin e prindërimit.
1. Rregullat dhe standardet

Një nga arsyet pse zoti Rogers ishte aq qetësues për fëmijët e vegjël ishte parashikueshmëria e tij. Fëmijët e dinin se ai do të vishte një triko, do të hynte duke kënduar dhe do t’i vendoste këpucët në vendin e tyre. Në thelb, rregullat, standardet dhe pritshmëritë u ofrojnë fëmijëve udhëzime që e bëjnë jetën e tyre më të parashikueshme.

Për fëmijët, të cilët përpiqen të kuptojnë një botë plot ndryshime, rreziqe dhe paqartësi, ekzistenca e rregullave që mund të ndjekin krijon ndjenjë sigurie. Rregullat mund të jenë të shprehura qartë, si për shembull: «Mos e prek shporetin!» Por mund të jenë edhe të nënkuptuara, si: «Ne e trajtojmë njëri-tjetrin me respekt.»

Kur prindërit vendosin standarde të arsyeshme, të cilat fëmijët i kuptojnë dhe e dinë se do të zbatohen vazhdimisht, këto standarde i ndihmojnë ata të drejtojnë sjelljen e tyre dhe të mendojnë për pasojat e veprimeve. E njëjta gjë vlen edhe për adoleshentët, megjithëse rregullat ndryshojnë me moshën. Detyra zhvillimore e adoleshentëve është të gjejnë vendin e tyre në botë, të kuptojnë se kush janë dhe të kërkojnë më shumë autonomi.

Kufijtë e qartë dhe të arsyeshëm u mundësojnë atyre të eksperimentojnë, të eksplorojnë dhe të zhvillojnë pavarësinë në një mjedis relativisht të sigurt.

2. Autonomia

Prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve sjelljen e përshtatshme dhe të kenë pritshmëri për mënyrën se si ata sillen. Megjithatë, kontrollimi i sjelljes nuk është e njëjta gjë me kontrollimin e mendimeve dhe ndjenjave. Si prind, pres që fëmijët e mi të sillen me respekt ndaj njëri-tjetrit. Nuk lejohen ofendimet, goditjet apo shkatërrimi i sendeve.

Por unë nuk u them se nuk kanë të drejtë të zemërohen. Aq më pak u them se ata nuk janë të zemëruar, kur në të vërtetë e ndiejnë atë emocion. Vëreni dallimin: unë vendos rregulla për sjelljen, por nuk ndërhyj në personalitetin dhe identitetin e tyre duke u përpjekur të kontrolloj se kush janë.

Studime të rëndësishme kanë bërë dallimin ndërmjet dy formave të kontrollit prindëror:

Kontrolli i sjelljes (behavioral control) përfshin rregullat dhe standardet për të cilat folëm më sipër.

Kontrolli psikologjik (psychological control) përfshin ndërhyrjen në autonominë, mendimet, ndjenjat dhe identitetin e fëmijës.

Kontrolli i sjelljes lidhet me rezultate të shumta pozitive në zhvillimin e fëmijëve, nga vetëvlerësimi i lartë deri te rezultatet e mira në shkollë. Në anën tjetër, kontrolli psikologjik lidhet me depresionin dhe ankthin. Fëmijët ndiejnë atë që ndiejnë. Ata janë ata që janë. Dhe kjo është në rregull.

3. Dashuria pa kushte

Psikologu i njohur i zhvillimit, Urie Bronfenbrenner, ka thënë se ajo që i duhet çdo fëmije për të lulëzuar është të ketë të paktën një person që e do jashtëzakonisht shumë. Kjo dashuri e jashtëzakonshme është dashuria pa kushte: ndjenja se, pavarësisht çfarë bën, prindi yt të do në një mënyrë që asgjë nuk mund ta ndryshojë.

Në literaturën psikologjike, kjo është përshkruar me terma si «ngrohtësi», «mbështetje» dhe «pranim pozitiv pa kushte». Edhe lidhja e sigurt emocionale (secure attachment) përmban elemente të dashurisë pa kushte. Por, në thelb, bëhet fjalë për të njëjtën gjë: ndjenjën e thellë se lidhja e prindit me ty është e pathyeshme.

Pavarësisht asaj që bën apo mënyrës se si sillesh, prindi është aty për ty.

Sa më gjatë që e kam studiuar prindërimin, aq më shumë kam arritur të besoj se dashuria pa kushte është ajo që u mundëson fëmijëve të rriten dhe të bëhen të rritur me vetëbesim, të aftë për t’u dhënë të tjerëve dhe për ta dashur veten. Dhe cili është përbërësi sekret?
Një nga arsyet pse parimet e përgjithshme të prindërimit janë të vështira për t’u zbatuar është se ne po rrisim fëmijë, dhe fëmijët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Disa fëmijë janë të shoqërueshëm dhe dëshirojnë t’i kënaqin të tjerët. Disa janë të turpshëm dhe të qetë. Të tjerë janë kundërshtues dhe duan të zbulojnë saktësisht se ku ndodhet kufiri ndërmjet një sjelljeje që thjesht ju bezdis dhe një sjelljeje që sjell pasoja disiplinore.

Fëmijët e vegjël kanë nevojë për një qasje tjetër prindërore krahasuar me nxënësit e klasës së parë: më pak fjalë dhe më shumë veprime konkrete.

Nxënësit e klasës së parë kanë nevojë për më pak zgjedhje dhe më shumë strukturë sesa adoleshentët. Po ashtu, një 13-vjeçar dhe një 18-vjeçar kanë nevojë për rregulla shumë të ndryshme. Sekreti është ta vëzhgoni fëmijën tuaj. Çfarë i nevojitet atij?

Prindërimi nuk ka të bëjë me prindin. Në gjuhën angleze, fjala parenting është një formë foljore që përdoret si emër. Veprimi i referohet fëmijës. Është fëmija ai që ka rëndësi. Prindërit e mirë u përgjigjen nevojave të fëmijëve të tyre, duke respektuar dallimet individuale dhe ndryshimet që ndodhin me kalimin e kohës.

Edhe i njëjti fëmijë është i ndryshëm nga dita në ditë. A është i lodhur? I stresuar? I mërzitur për diçka tjetër? Prindërit duhet të reagojnë me fleksibilitet, në mënyrë që ajo që bëjnë në një moment të caktuar t’u përgjigjet nevojave që fëmijët kanë pikërisht atëherë.

Është pak a shumë si sërfimi: duhet t’i zotëroni aftësitë themelore, pra elementet kryesore të stilit të prindërimit, por duhet edhe të përshtateni me valën ashtu siç vjen.

Artikull nga: Psychology Today
Përkthim:Prinderimi.com

Autonomia e fëmijës Dashuria pa kushte kufijtë në prindërim Prinderimi prindërimi pozitiv Rregullat në familje Stilet e prindërimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleFëmija që nuk di çfarë dëshiron: Si ta ndihmojmë të njohë interesat dhe aftësitë e veta?
Next Article Përkujdesja për prindërit: Roli i prindërve dhe mbështetja që u nevojitet familjeve
LR

Related Posts

Uncategorized

Përkujdesja për prindërit: Roli i prindërve dhe mbështetja që u nevojitet familjeve

October 29, 2026
FOKUS

Fëmija që nuk di çfarë dëshiron: Si ta ndihmojmë të njohë interesat dhe aftësitë e veta?

October 29, 2026
Aktualitete

29 Tetor-Dita Botërore e Psoriazës: Aspekte të trajtimit dhe kujdesit për fëmijët

October 29, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,305

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,402

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,389
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Uncategorized

Përkujdesja për prindërit: Roli i prindërve dhe mbështetja që u nevojitet familjeve

LROctober 29, 2026
FOKUS

Rregullat, autonomia dhe dashuria: 3 bazat themelore të prindërimit

LROctober 29, 2026
FOKUS

Fëmija që nuk di çfarë dëshiron: Si ta ndihmojmë të njohë interesat dhe aftësitë e veta?

LROctober 29, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,305

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,402

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,389
Të zgjedhura

Përkujdesja për prindërit: Roli i prindërve dhe mbështetja që u nevojitet familjeve

October 29, 2026

Rregullat, autonomia dhe dashuria: 3 bazat themelore të prindërimit

October 29, 2026

Fëmija që nuk di çfarë dëshiron: Si ta ndihmojmë të njohë interesat dhe aftësitë e veta?

October 29, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.