Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Dituria nuk njeh moshë: Historia frymëzuese e Nola Ochs

August 25, 2026

Kjo nënë ka një traditë familjare prej 10 vitesh: Çdo mbrëmje e përfundon me një orë leximi në heshtje

August 25, 2026

Familja dhe përkatësia: Çfarë na mëson historia 27-vjeçare e Saroo Munshi Khan

August 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Kjo nënë ka një traditë familjare prej 10 vitesh: Çdo mbrëmje e përfundon me një orë leximi në heshtje
Adoleshent

Kjo nënë ka një traditë familjare prej 10 vitesh: Çdo mbrëmje e përfundon me një orë leximi në heshtje

LRBy LRAugust 25, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Kjo nënë ka një traditë familjare prej 10 vitesh: Çdo mbrëmje e përfundon me një orë leximi në heshtje

Tradita 10-vjeçare e një nëne për të lexuar në heshtje para gjumit zbulon shkencën dhe bukurinë e një jete më të qetë, si dhe mënyrën se si çdo familje mund ta nisë këtë traditë që sonte.

Hapesire-reklamuese

Në një botë ku mbrëmjet maten me episodet e serialeve të transmetuara dhe me rrjetet sociale të shfletuara, një familje prej gjashtë anëtarësh i mat mbrëmjet e saj me faqet e kthyera të librave. Për dhjetë vitet e fundit, çdo ditë e kanë përfunduar në të njëjtën mënyrë: së bashku, në heshtje, secili me nga një libër.

Çfarë i ndodh një familjeje pas dhjetë vitesh të një rituali të tillë?

Një rregull dhe një përjashtim i bukur

Kjo traditë i përket Becca Pike, nënë e katër fëmijëve dhe trajnere biznesi, e cila së fundmi e ndau këtë ritual në Instagram, duke prekur shumë prindër. Rregulli është jashtëzakonisht i thjeshtë: në familjen Pike, dritat fiken në orën 20:00. Por ekziston një përjashtim, dhe është një përjashtim i bukur. Nëse je duke lexuar, mund të qëndrosh zgjuar deri në orën 21:00. Pa aplikacione, pa tabela, pa asgjë të komplikuar.

Pike e nisi këtë traditë kur fëmija i saj i madh, tashmë 17 vjeç, ishte shtatë vjeç dhe e vazhdoi atë me secilin prej katër fëmijëve të saj. Edhe para se më i vogli të dinte të lexonte, ai merrte pjesë në ritual, duke kthyer faqet dhe, siç shprehet Pike, thjesht duke parë fotografitë. Çdo bibliotekar do t’ju thoshte se pikërisht kështu lindin lexuesit.

Shkenca e një ore të qetë

Rezultati, dhjetë vjet më vonë? Një grup fëmijësh të qetë, dashamirës të librave, që flenë mirë dhe, diçka gjithnjë e më e rrallë në vitin 2026, dinë të qëndrojnë të qetë edhe kur nuk kanë stimulim. Ky duhet të jetë një nga mënyrat më të mira për rregullimin e sistemit nervor, tha Pike. Komentet janë mbushur me prindër të gatshëm ta nisin këtë traditë po atë natë.

Instinkti i Pike mbështetet edhe nga kërkimet shkencore. Një studim i cituar shpesh, i kryer në vitin 2009 nga Mindlab International në Universitetin e Sussex-it, zbuloi se vetëm gjashtë minuta lexim reduktuan nivelet e stresit të pjesëmarrësve deri në 68%, duke tejkaluar pirjen e çajit (54%) dhe shëtitjen (42%). Sipas studiuesve, leximi e angazhon mendjen plotësisht, por në mënyrë të butë: mjaftueshëm për të qetësuar zhurmën e brendshme, por jo aq sa për ta mbajtur mendjen të tensionuar.

Përfitimet për gjumin janë po aq të rëndësishme. Në The People’s Trial, një studim i randomizuar i hartuar nga qytetarët, me afro një mijë pjesëmarrës, 42% e atyre që lexonin një libër në shtrat raportuan përmirësim të gjumit pas një jave, krahasuar me 28% të atyre që nuk lexonin.

Sleep Foundation vëren se njerëzit që lexojnë para gjumit priren të zgjohen më rrallë dhe të flenë më gjatë. Një pjesë e kësaj lidhet me faktin se një ritual i qëndrueshëm i sinjalizon trurit se dita ka përfunduar, ndërsa një libër i printuar zëvendëson ekranin e ndriçuar, drita e të cilit mund të pengojë prodhimin e melatoninës, hormonit që lidhet me gjumin.

Dhe pastaj është mërzia, ajo dhuratë jo fort në modë. Child Mind Institute na kujton se koha e pastrukturuar dhe pa stimulim i ndihmon fëmijët të bëhen më kreativë, më të aftë për të gjetur zgjidhje dhe më të qëndrueshëm emocionalisht.

Një orë qetësie çdo mbrëmje është një mënyrë e butë për t’i mësuar fëmijët me mërzinë. Fëmijët që mësojnë të qëndrojnë vetëm me një libër, mësojnë edhe të ndihen mirë me veten. Por ndoshta përbërësi më i fuqishëm i ritualit të familjes Pike nuk është aspak shkencor. Është fakti që edhe nëna lexon.

Fëmijët bëhen ajo që shohin te ne. Një prind që qëndron në telefon ndërsa i kërkon fëmijës të lexojë jep një mesazh; një prind që lexon një roman pranë tij jep një mesazh krejt tjetër. Dhe vini re zgjuarsinë e qetë të vetë rregullit: leximi nuk është detyrë shtëpie. Është privilegji që të lejon të qëndrosh zgjuar edhe një orë. Në këtë mënyrë, librat bëhen shpërblim dhe jo barrë.

Kjo dëshirë është përhapur edhe në mbarë botën. Silent Book Club, i quajtur “ora e lumtur për introvertët”, lindi kur dy shoqe filluan të lexonin së bashku në një kafene në San Francisko në vitin 2012. Sot ka më shumë se 2,000 degë në mbi 60 vende, nga Xhakarta deri në Londër, ku njerëz të panjohur mblidhen në kafene dhe biblioteka thjesht për të lexuar pranë njëri-tjetrit.

Kontinente të ndryshme, gjuhë të ndryshme, por i njëjti zbulim: të lexosh vetëm, por së bashku me të tjerët, është një nga format më të ngrohta të shoqërisë që njohim. Ka diçka bukur universale në gjithë këtë. Një familje në zemër të Amerikës, një komb në Atlantikun e Veriut dhe lexues në gjashtë kontinente kanë arritur të njëjtën të vërtetë: qetësia e ndarë me të tjerët bëhet edhe më e fuqishme.

Të lexosh pranë dikujt është një mënyrë për të thënë: “Bota jote e brendshme ka rëndësi, ashtu si edhe e imja.”

Si ta filloni orën tuaj të leximit që sonte

Gjëja më e bukur e kësaj tradite është se kërkon shumë pak: një libër dhe një llambë.

Vendosni një kufi të ngrohtë. Mund të përdorni rregullin e Pike-s: fikja e dritave në një orar të caktuar dhe një orë shtesë për ata që lexojnë. Fëmijëve u jepet autonomi, ndërsa të gjithëve u sigurohet pushim. Lërini edhe më të vegjlit të “lexojnë”. Librat me figura vlejnë. Të shikosh ilustrimet vlen. Të mahnitesh vlen.

Jepni shembullin. Vendoseni telefonin në një dhomë tjetër dhe lexoni aty ku fëmijët mund t’ju shohin. Ky është i gjithë sekreti. Mbajeni analog. Faqe letre, dritë e butë dhe pa njoftime. Disa prindër në komentet e videos së Pike përmendën ndalimin e telefonave në dhomat e gjumit dhe përdorimin e orëve tradicionale me zile. Është një ide që ia vlen të merret në konsideratë.

Bëjeni traditën tuaj. Disa familje shtojnë vizatimin ose ditarin gjatë orës së qetësisë; disa e praktikojnë vetëm të dielave; të tjera, duke ndjekur shembullin islandez, shtojnë çokollatën e nxehtë. Nuk ka mënyrë të gabuar për të qenë të qetë së bashku.

Në një epokë të ndërtuar për të na bërë të nxitojmë, një orë heshtjeje të përbashkët mund të jetë një nga dhuratat më të pazakonta dhe më bujare që një familje mund t’i bëjë vetes. Familja Pike ka dëshmuar se funksionon prej një dekade. Islanda ka dëshmuar se mund të funksionojë edhe në shkallë kombëtare.

Tani mbetet vetëm ta provoni në dhomën tuaj të ndenjes, që sonte, një faqe pas tjetrës.

Autorja: Millie Ramm
Përkthim: Prinderimi.com

Edukimi i fëmijëve fëmijët dhe librat Leximi leximi familjar leximi në heshtje leximi para gjumit librat për fëmijë PrinderimiPozitiv rutina e gjumit Zhvillimi i fëmijëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleFamilja dhe përkatësia: Çfarë na mëson historia 27-vjeçare e Saroo Munshi Khan
Next Article Dituria nuk njeh moshë: Historia frymëzuese e Nola Ochs
LR

Related Posts

Aktualitete

Dituria nuk njeh moshë: Historia frymëzuese e Nola Ochs

August 25, 2026
Adoleshent

Familja dhe përkatësia: Çfarë na mëson historia 27-vjeçare e Saroo Munshi Khan

August 25, 2026
Adoleshent

5 përfitime befasuese të përballimit të gjërave të vështira, sipas shkencës

August 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,292

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,329

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,317
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktualitete

Dituria nuk njeh moshë: Historia frymëzuese e Nola Ochs

LRAugust 25, 2026
Adoleshent

Kjo nënë ka një traditë familjare prej 10 vitesh: Çdo mbrëmje e përfundon me një orë leximi në heshtje

LRAugust 25, 2026
Adoleshent

Familja dhe përkatësia: Çfarë na mëson historia 27-vjeçare e Saroo Munshi Khan

LRAugust 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,292

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,329

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,317
Të zgjedhura

Dituria nuk njeh moshë: Historia frymëzuese e Nola Ochs

August 25, 2026

Kjo nënë ka një traditë familjare prej 10 vitesh: Çdo mbrëmje e përfundon me një orë leximi në heshtje

August 25, 2026

Familja dhe përkatësia: Çfarë na mëson historia 27-vjeçare e Saroo Munshi Khan

August 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.