Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Hendeku informativ dhe ndikimi i tij në procesin e Prindërimit

August 15, 2026

Zhurma urbane në qytet gjatë verës: Si ndikon trafiku te fëmijët?

August 15, 2026

15 gushti është Dita e Përgatitjes për Kthimin në Shkollë: A është koha të fillojmë?

August 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Hendeku informativ dhe ndikimi i tij në procesin e Prindërimit
Adoleshent

Hendeku informativ dhe ndikimi i tij në procesin e Prindërimit

LRBy LRAugust 15, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Informacioni është kushti i parë i çdo pune që bëjmë, qoftë profesionalisht, qoftë në mënyrën se si jetojmë dhe veprojmë. Njësoj është edhe me prindërimin. Qofshim prindër të rinj apo jo, informacioni rreth mënyrës se si i rrisim fëmijët tanë është gjithnjë i nevojshëm. Zhvillimi i fëmijës, edukimi, shëndeti, psikologjia, marrëdhëniet familjare dhe shkollimi janë vetëm disa nga fushat për të cilat prindi duhet të jetë i informuar në mënyrë që t’i lehtësojë proceset zhvillimore të fëmijës duke qenë gjithnjë dëshmitar i parë dhe kyq në mbarëvajtjen e tyre.

Por sot problemi nuk është vetëm mungesa e informacionit. Është edhe teprica e tij.

Hapesire-reklamuese

Në një botë virtuale që vlon nga këshillat, videot, artikujt, ekspertët, opinionet dhe metodat e ndryshme të prindërimit, sfida është të dimë jo vetëm çfarë të mësojmë, por edhe cilit informacion t’i besojmë. Si t’i dallojmë boshllëqet tona të njohurive? Si ta dimë se çfarë dimë vërtet dhe çfarë vetëm mendojmë se dimë?

Shpesh dëgjojmë prindër të arsyetohen për mënyrën se si i rrisin fëmijët e tyre me fjalinë: “Kështu jemi rritur edhe ne dhe nuk na ka gjetur gjë.” Përvoja e gjeneratave të mëparshme ka vlerën e saj dhe nuk duhet të hidhet poshtë vetëm sepse është e vjetër. Por përvoja nuk është gjithmonë e njëjtë me dijen. Një mënyrë prindërimi nuk bëhet domosdoshmërisht e dobishme vetëm sepse është përsëritur brez pas brezi.

Në anën tjetër, ekziston edhe skaji i kundërt: prindi që është gati të përvetësojë çdo metodë apo ide të re të prindërimit, vetëm sepse e ka parë në rrjete sociale ose e ka dëgjuar nga dikush që konsiderohet “ekspert”. Edhe këtu mungon një element i rëndësishëm: filtrimi.

Pra, njëri prind mund të mos kërkojë informacion sepse beson se përvoja e tij është e mjaftueshme, ndërsa tjetri mund të konsumojë shumë informacion pa e verifikuar. Në të dyja rastet, problemi është i njëjtë: mungesa e një qasjeje të vetëdijshme ndaj dijes.

Çfarë është hendeku informativ?

Përtej klisheve, vështirë ka prindër që qëllimisht prindërojnë keq. Prindërimi, si detyrë humane, është në thelb dashuri, sakrificë dhe dëshirë për ta parë fëmijën më mirë, në rastin ideal edhe më mirë se vetja. Por qëllimi i mirë nuk mjafton gjithmonë.

Edukimi i fëmijëve duke u mbështetur në dije dhe parime të shëndosha dhe, më pas, manifestimi i rezultateve të tyre në jetën reale, në personalitetin dhe sjelljen e fëmijës, e bëjnë prindërimin një përgjegjësi të thellë njerëzore dhe një vokacion shpirtëror. Pikërisht këtu mund të flasim për hendekun informativ: hapësirën mes informacionit që kemi në dispozicion dhe asaj që realisht dimë, kuptojmë, verifikojmë dhe zbatojmë.

Hendeku informativ në prindërim i referohet dallimit mes informacionit dhe njohurive që prindërit kanë në dispozicion dhe asaj që arrijnë realisht të kuptojnë, verifikojnë dhe zbatojnë për zhvillimin, edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Dhe kjo është pikërisht ajo që shpjegon Knowledge Gap Hypothesis (Hipoteza e Hendekut të Njohurive), e zhvilluar nga Philip J. Tichenor, George A. Donohue dhe Clarice N. Olien në vitin 1970, e cila lidhet me mënyrën se si grupet e ndryshme shoqërore e përvetësojnë informacionin në mënyrë të pabarabartë. Në këtë artikull, këtë koncept po e marrim si një kornizë të huazuar dhe po e aplikojmë në kontekstin e prindërimit, për të kuptuar dallimin mes informacionit që prindërit kanë në dispozicion, dhe asaj që ata arrijnë realisht të kuptojnë, verifikojnë dhe zbatojnë.

Dhe ky hendek mund të shfaqet në forma të ndryshme.

Prindërimi “gjithçka ose asgjë”

Një prej tyre është prindërimi “gjithçka ose asgjë”, i cili është përjashtues në të dyja rrafshet. Nëse fëmijës i mohojmë gjithçka, mund të rrisim një fëmijë të paplotësuar, të frikësuar dhe pa përvoja reale jetësore. Në anën tjetër, nëse atij i ofrojmë gjithçka, mund të rrisim një fëmijë që kërkon kënaqësi dhe miratim të menjëhershëm, që ka më pak mundësi të zhvillojë durimin dhe aftësinë për të përballuar zhgënjimin.

Prindi i informuar mëson të dallojë mes kufirit dhe privimit, mes kujdesit dhe teprimit, mes mbështetjes së fëmijës dhe bërjes së gjithçkaje në vend të tij.

Kur informacioni i tepërt bëhet problem

Në epokën digjitale, hendeku informativ mund të krijohet edhe nga informacioni i paverifikuar. Një video në TikTok nuk është domosdoshmërisht burim profesional. Një këshillë që funksionon për një fëmijë nuk është automatikisht e përshtatshme për një tjetër. Një metodë e re nuk bëhet e mirë vetëm sepse është moderne.

Prindi duhet të mësojë të pyesë: Kush e ka dhënë këtë informacion? Mbi çfarë dëshmish bazohet? A është burim i besueshëm? Për cilën moshë vlen? A përshtatet me fëmijën tim dhe me rrethanat tona? Kjo është arsyeja pse edukimi mediatik nuk është vetëm për fëmijët. Prindi duhet të jetë modeli i parë i mënyrës se si verifikohet informacioni.

Informacioni nuk është gjithmonë dije

Të lexosh një artikull nuk do të thotë domosdoshmërisht se e ke kuptuar problemin. Të mësosh një term psikologjik nuk do të thotë se mund ta aplikosh atë si diagnozë. Të dëgjosh një metodë edukimi nuk do të thotë se ajo duhet të përdoret pa e menduar.

Dija kërkon kuptim, kontekst, verifikim dhe gjykim. Prandaj, prindërimi i vetëdijshëm nuk ka të bëjë me grumbullimin e pafund të informacioneve, por me aftësinë për të dalluar informacionin e vlefshëm nga ai i pavërtetuar, dhe për ta kthyer dijen në veprim të përgjegjshëm.

Të pranosh se nuk di është fillimi

A mundet mungesa e informacionit të kthehet në avantazh të vetë prindërimit? Po, nëse e kuptojmë si një pikënisje. Të thuash “nuk e di” nuk e bën një prind më të dobët. Përkundrazi, e vendos atë në pozicionin për të kërkuar, mësuar dhe ndryshuar. Një prind që është i gatshëm të pranojë se mund të ketë gabuar, të kërkojë burime të besueshme, dhe të rishikojë një praktikë është duke ushtruar një formë të rëndësishme të përgjegjësisë.

Mungesa e arsimimit të duhur të prindërve dhe rëndësia e komuniteteve të prindërve

Një vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet edhe prindërve të cilët, për arsye të ndryshme, nuk kanë pasur mundësi të marrin arsimim apo të kenë qasje të mjaftueshme në burime informative. Mungesa e arsimimit nuk duhet të nënkuptojë mungesë të mundësive për të mësuar rreth fëmijëve dhe prindërimit. Përkundrazi, grupet e prindërve, takimet komunitare, këshillat e profesionistëve, qendrat edukative dhe aktivitetet e organizuara nga shkollat apo institucionet lokale mund të krijojnë hapësira të thjeshta dhe të qasshme ku prindërit mund të shkëmbejnë përvoja, të bëjnë pyetje dhe të marrin informacion të besueshëm.

Në këto hapësira, informacioni nuk duhet të përcillet në mënyrë gjykuese apo të komplikuar, por në një gjuhë të kuptueshme dhe të përshtatur me nevojat e familjeve. Kështu, grupet e prindërve mund të bëhen jo vetëm vende për shkëmbim përvojash, por edhe burime të rëndësishme të edukimit prindëror, duke ndihmuar në ngushtimin e hendekut informativ dhe duke u dhënë më shumë prindërve mundësinë të marrin vendime të informuara për mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve të tyre.

Në fund, vështirë se ka prindër që duan qëllimisht të dëmtojnë fëmijët e tyre. Por dashuria duhet të shoqërohet me dije, dhe dija me përgjegjësi. Hendeku informativ nuk duhet parë vetëm si mungesë. Ai mund të bëhet hapësira nga e cila fillon kurioziteti, reflektimi dhe ndryshimi. Prindërimi i vetëdijshëm nuk kërkon prindër që dinë gjithçka. Kërkon prindër që janë të gatshëm të mësojnë.

Prinderimi.com

edukimi digjital edukimi prindëror Filtrimi i informacionit Hendeku informativ në Prindërim Mungesa e informacionit Prindërim i qëllimshëm prindërimi i vetëdijshëm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleZhurma urbane në qytet gjatë verës: Si ndikon trafiku te fëmijët?
LR

Related Posts

Adoleshent

Zhurma urbane në qytet gjatë verës: Si ndikon trafiku te fëmijët?

August 15, 2026
Aktivitete

15 gushti është Dita e Përgatitjes për Kthimin në Shkollë: A është koha të fillojmë?

August 15, 2026
Adoleshent

E vërteta apo supozimi? Si t’i mësojmë fëmijët të mos nxitojnë në gjykime

August 15, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,321

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,306
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Hendeku informativ dhe ndikimi i tij në procesin e Prindërimit

LRAugust 15, 2026
Adoleshent

Zhurma urbane në qytet gjatë verës: Si ndikon trafiku te fëmijët?

LRAugust 15, 2026
Aktivitete

15 gushti është Dita e Përgatitjes për Kthimin në Shkollë: A është koha të fillojmë?

LRAugust 15, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,321

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,306
Të zgjedhura

Hendeku informativ dhe ndikimi i tij në procesin e Prindërimit

August 15, 2026

Zhurma urbane në qytet gjatë verës: Si ndikon trafiku te fëmijët?

August 15, 2026

15 gushti është Dita e Përgatitjes për Kthimin në Shkollë: A është koha të fillojmë?

August 15, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.