Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Çelësi për t’i ndihmuar djemtë në shkollë: T’u krijojmë sigurinë për të qenë vetvetja

August 17, 2026

Loja simbolike është një pjesë e rëndësishme e fëmijërisë.

August 17, 2026

Si e ndryshon atësia jetën e burrave

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Çelësi për t’i ndihmuar djemtë në shkollë: T’u krijojmë sigurinë për të qenë vetvetja
Adoleshent

Çelësi për t’i ndihmuar djemtë në shkollë: T’u krijojmë sigurinë për të qenë vetvetja

LRBy LRAugust 17, 2026Updated:August 17, 2026No Comments12 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Është një mëngjes i së premtes në Oakland Unity Middle School, një shkollë publike me status charter, e vendosur mes ndërtesave të banimit në East Oakland, dhe Austin Razavi po prezanton temën e mëngjesit për orën këshilluese. Do t’ju jap 10–15 sekonda për të menduar,- tha Razavi para një grupi prej 15 djemsh të moshave të ndryshme, të cilët i kishin vendosur bankat në një rreth disi të çrregullt. Pastaj secili prej jush të tregojë diçka që shumica e njerëzve nuk e dinë për ju.

Pati pak lëvizje dhe heshtje. Disa djem kërkuan më shumë kohë dhe më pas njëri prej tyre foli. “Më pëlqen të luaj video-lojëra,” tha ai. Pastaj një tjetër: “Më pëlqen të luaj me vëllezërit dhe motrat e mia më të vegjël.”Dhe më pas: “Një fakt që pak njerëz e dinë për mua është se më mungon gjysma e një mushkërie.”

Hapesire-reklamuese

Në klasa të tjera të shkollës, po zhvilloheshin gjithashtu orë këshilluese vetëm për vajza dhe orë të përbashkëta; nxënësit zgjedhin se në cilin lloj grupi do të përfshihen. Gjatë këtyre rretheve të besimit, nxënësit nuk mund të zgjedhin të mos ndajnë diçka me grupin, sepse kjo orë e parë përcakton atmosferën për pjesën tjetër të ditës. Nxënësit do të mbështeten te njëri-tjetri për të përfunduar detyrat e pambaruara deri në fund të ditës.

Menjëherë pas kohës së ndarjes së përvojave, secili djalë i tregon grupit për detyrat shkollore që duhet të përfundojë. Shokët e klasës ofrojnë këshilla, inkurajim ose thjesht tregojnë se e kanë dëgjuar dhe kuptuar.

“Pikërisht këtu ndodh rritja,” tha Razavi, mësues i shkencave humane dhe zëvendësdrejtor i shkollës. “Rritja ndodh përmes guximit për të marrë rreziqe. Këtu fëmijët ndihen pjesë e një komuniteti dhe kjo është një shenjë se ata kanë krijuar ndjenjën e përkatësisë.”

Ekspertët pajtohen se ndjenja e përkatësisë – pra ndjenja se nxënësi pranohet, respektohet dhe mbështetet në shkollë – është thelbësore për suksesin akademik. Kjo mund të jetë edhe më e rëndësishme për djemtë, të cilët kanë më shumë gjasa se vajzat të përsërisin kopshtin, të mbeten prapa në aftësitë e leximit dhe shkrimit dhe të kenë më pak gjasa të diplomohen nga shkolla e mesme.

Por kjo ndjenjë sigurie mungon për shumë djem, të cilëve që në moshë të hershme u përcillet mesazhi se nuk janë nxënës të mirë.

“Diçka ndodh me kalimin e kohës, kështu që kur arrijnë në shkollën e mesme, djemtë nuk ndihen sikur i përkasin mjediseve akademike,” tha Ioakim Boutakidis, profesor i studimeve për fëmijët dhe adoleshentët në California State University, Fullerton, dhe studiues në American Institute for Boys and Men, një organizatë jofitimprurëse kërkimore dhe politikash. “Dhe kjo e dëmton ndjenjën e përkatësisë akademike – ndjenjën se je mjaftueshëm i aftë për të pasur sukses në këto mjedise akademike.”

Në Oakland Unity Middle School, mësuesit po përpiqen ta ndërpresin këtë cikël përmes një programi që synon ndërtimin e marrëdhënieve. Programi synon ta bëjë cenueshmërinë emocionale të djemve diçka normale dhe t’i mbështesë ata që të jenë vetvetja, në vend që të përpiqen të jenë ajo që mendojnë se të tjerët presin prej tyre.

Pak më shumë se 140 nxënës të klasave të gjashta, të shtata dhe të teta ndjekin këtë shkollë dhe pothuajse të gjithë vijnë nga East Oakland – një prej zonave më të larmishme etnike dhe socio-ekonomikisht më të pafavorizuara të zonës së Gjirit të San Franciskos.

Programi Ever Forward u themelua në vitin 2004 nga Ashanti Branch, atëherë mësues i ri në një shkollë pranë San Lorenzos, mbi filozofinë e “pozitivitetit radikal”. Sipas Branch, që nga viti 2021 programi ka zhvilluar më shumë se 300 punëtori, kryesisht në Kaliforninë Veriore, duke arritur te më shumë se 30,000 mësues dhe edukatorë.

“Ndjej se kjo shkollë është një lloj shtëpie e dytë për mua,” tha Adrian Polanco, nxënës i klasës së tetë në Unity, i cili dëshiron të studiojë biznes në universitet. “Gjithmonë kemi dikë që mund ta shohim si shembull, dikë që na mbështet. Mendoj se kjo është shumë e mirë dhe shumë e rëndësishme që një shkollë ta ketë.”

Askush nuk pretendon se mbështetja sociale dhe emocionale për djemtë, e vetme, do t’i ndihmojë ata të kenë rezultate më të mira akademike. Megjithatë, ekspertët thonë se programet që forcojnë ndjenjën e përkatësisë mund të jenë një element kyç për ngushtimin e hendekut gjinor në arritjet akademike.

Ngrohtësia dhe lidhja emocionale kanë shumë rëndësi për djemtë, edhe nëse ata nuk i shfaqin gjithmonë këto nevoja duke iu përgjigjur pyetjeve dhe pritshmërive të të rriturve në mënyrën që shpesh e bëjnë vajzat, tha Boutakidis. Djemtë mund të duken sikur nuk u intereson çfarë mendojnë të rriturit për ta, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë nevojë për lidhje emocionale.

Kjo mund ta bëjë të vështirë për disa mësues që të lidhen me djemtë në klasë dhe madje t’i interpretojnë sjelljet e tyre si aq të shkëputura sa duken antagoniste, tha Matt Englar-Carlson, profesor i këshillimit dhe bashkëdrejtor i Center for Boys and Men në Cal State Fullerton. Kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë te djemtë adoleshentë.

“Kur mendoni se ajo që po ndodh në klasë është mungesë respekti, realiteti zakonisht nuk është i tillë, sepse ata nuk po përpiqen t’ju bëjnë përshtypje juve,” tha Englar-Carlson. “Ata po përpiqen t’u bëjnë përshtypje bashkëmoshatarëve të tyre. Ai mund t’ju përqeshë për të ruajtur imazhin para miqve dhe të sillet sikur nuk i intereson.”

Pasi mësuesit fillojnë ta kuptojnë se çfarë po ndodh, ata mund ta përshtatin mënyrën e mësimdhënies, tha ai, për shembull duke u bërë djemve pyetje në një mënyrë tjetër. Në vend që ta thërrasin një nxënës para gjithë klasës, mësuesi mund t’i afrohet ndërsa lëviz nëpër klasë dhe të flasë me të në mënyrë të qetë, në nivelin e tij. Kështu, në të vërtetë, bëhet një bisedë private mes jush të dyve,” tha ai, “dhe nuk keni nevojë ta ekspozoni sjelljen e keqe para të gjithëve.

Ashanti Branch i mësoi që herët sfidat me të cilat përballen nxënësit meshkuj. Ai ishte mundës dhe lojtar futbolli gjatë kohës që ndiqte shkollat publike në East Oakland. Sot i mban flokët në gërsheta të gjata dhe njihet për buzëqeshjen dhe të qeshurën e tij të ngrohtë. Pas diplomimit nga Cal Poly San Luis Obispo, Branch punoi si inxhinier civil përpara se të hynte në fushën e arsimit.

Si një prej vetëm disa mësuesve meshkuj në San Lorenzo High School, rreth 20 milje në jug të Oakland, Branch shpejt vuri re se nxënësit meshkuj e shprehnin zemërimin dhe frustrimin e tyre ndaj tij.

“Shihja të rinj që ishin brilantë, por mënyra se si silleshin para klasës ishte vërtet e vështirë,” tha ai. “U thosha: ‘Djalosh, dëshiron të zihesh me mua sepse duket mirë para shokëve të tu? Unë nuk kam ardhur të luftoj me ty. Nuk jam armiku yt. Ti je nxënës i shkollës së mesme. Unë jam një i rritur me një punë. Për çfarë po debatojmë? Unë dua që ti të kesh sukses.’”

Ai ftoi disa nxënës meshkuj të hanin drekë me të një herë në javë dhe i pyeti se si mund të bëhej një mësues më i mirë. Ajo që i thanë ishte se jeta e tyre ishte shumë e vështirë për ta bërë shkollën prioritet. Nxënësit përshkruan atë që e quajtën “crashing out” – shpërthime të papritura zemërimi dhe emocionesh – pas përballjes me një problem emocional pas tjetrit.

Një fëmijë shtyhet në korridor, e injoron, e injoron dhe pastaj papritur kthehet dhe bum, tha Branch duke bërë një gjest shpërthimi me të dyja duart. Dhe pastaj futet në telashe, apo jo? Branch kujtoi se si, kur ishte mësues, i kishin thënë që problemet e tij personale t’i linte “në sirtarin e makinës” para se të shkonte në punë.

U përpoqa ta bëja këtë, por kuptova se po sillesha në mënyrë krejt të shtirur,- tha ai. Në vend të kësaj, ai vendosi të ishte i sinqertë me nxënësit për mënyrën se si ndihej. U thosha: ‘Kam pasur një fundjavë të vështirë. Ka ndodhur shumë dramë në jetën time. Sot nuk është një ditë e mirë.

Ai e quan këtë qasje “normalizimi i cenueshmërisë” – një hap thelbësor për t’i ndihmuar të rinjtë të jenë vetvetja, si njerëz dhe si nxënës.

Branch i shndërroi drekat javore me nxënësit në një klub, Ever Forward Club, ku të rinjtë mund të mblidheshin për të përpunuar emocionet e tyre. Ai kaloi një dekadë duke zhvilluar programin dhe duke e zgjeruar në shkolla të tjera, përpara se të largohej nga puna për t’iu përkushtuar plotësisht programit dhe trajnimit profesional të edukatorëve.

Në qendër të Ever Forward Club është një mjet i bazuar në projekte, të cilin Branch e quan “Masks, Emotions and Math”. Gjatë punëtorive, Branch i udhëzon të rinjtë të eksplorojnë mënyrat se si paraqiten para botës, ndërsa fshehin emocionet e tyre të vështira.

Që nga themelimi i klubit në vitin 2004, sipas Branch, çdo nxënës që ka marrë pjesë në program është diplomuar nga shkolla e mesme dhe 93 për qind e tyre kanë vazhduar në universitet, ushtri ose shkollë profesionale. Ai e zgjeroi punën edhe në trajnimin profesional të edukatorëve, duke krijuar Million Mask Movement.

Tony Farrell, drejtues i Stuart Hall High School – pjesa e shkollës për djem në një institucion në San Francisko të lidhur me Schools of the Sacred Heart – kujton një aktivitet që Branch zhvilloi në shkollën e tij dhjetë vjet më parë. Dyqind nxënës meshkuj të shkollës së mesme u ulën në një rreth të madh në palestrën e shkollës, tha Farrell, dhe Branch u dha lapsa dhe letra. Ai u kërkoi nxënësve të shkruanin në njërën anë të letrës se si dukeshin para botës. Në anën tjetër, duhej të shkruanin gjërat që bota nuk i dinte për ta.

Pastaj i bënë letrat topa dhe ia hodhën njëri-tjetrit. Ishte një luftë me topa dëbore, tha Farrell. “Kishim një grumbull krejtësisht të rastësishëm dhe të mrekullueshëm me letra të bëra topa. Më pas secili djalë zgjodhi një top letre, e hapi dhe, njëri pas tjetrit, lexoi atë që një djalë tjetër kishte shkruar.

Farrell kujton se djemtë lexonin fjali të tilla si: Nuk do ta kuptoje duke më parë se prindërit e mi po divorcohen dhe Nuk do ta kuptoje duke më parë se gjyshja ime është shumë e sëmurë. Pa dashur të tingëllojë shumë mistike, ishte sikur të kishte një fushë elektrike, tha ai. “Ishte vërtet shumë e fuqishme.”

Dy vjet më parë, Branch zhvilloi një aktivitet Masks, Emotions and Math në Oakland Unity Middle School. Që atëherë, mësuesit e shkollës kanë integruar elemente të punës së tij në praktikat e përditshme, përfshirë mënyrën se si shkolla trajton çështjet disiplinore. Pikërisht aty Razavi mori edhe idenë për të ofruar orë këshilluese vetëm për një gjini.

Disa djem kanë nevojë për një hapësirë ku mund të hapen dhe të flasin me djem të tjerë, tha ai, pa dinamikat sociale që mund të shfaqen në grupet me të gjitha gjinitë. Nëse e dini se përkatësia ka rëndësi dhe e dini se te djemtë ka një rënie shumë të dukshme të ndjenjës së përkatësisë me kalimin e kohës, atëherë duhet të punojmë që djemtë të ndihen se i përkasin një komuniteti,- tha ai. Dhe duhet të fillojmë të punojmë për këtë më herët.

Nxënësi i klasës së tetë, Fierre Hill, u transferua në Oakland Unity pasi shkolla e tij e mëparshme u mbyll. Ai dëshiron të shkojë në universitet dhe të studiojë një fushë që lidhet me shëndetësinë. Mbështetjen që merr nga mësuesit në këtë shkollë e përshkruan si “ngrohëse”.

Je në gjendje t’u tregosh gjëra që nuk do t’ua tregoje njerëzve të tjerë, tha ai, dhe ata kanë një energji ndryshe që të bën të ndihesh rehat. Edhe unë e ndiej kështu,- u pajtua nxënësi i klasës së shtatë, Jubran Sulaiman. “Të gjithë mund të… si është fjala? Të shprehemi.”

Të mërkurave, Hill dhe nxënës të tjerë shkojnë në Learning Lab, ku marrin ndihmë për të përfunduar detyrat që nuk i kanë dorëzuar. Chris Bibbens Williams është mësuesi përgjegjës për këtë hapësirë. Ai tha se aktiviteti Masks, Emotions and Math që Branch zhvilloi në shkollë i ndihmoi nxënësit më të turpshëm të përfshiheshin më thellë me bashkëmoshatarët.

Do të kesh disa fëmijë që janë më të sigurt për të folur para të gjithëve, por edhe fëmijët që nuk ishin të sigurt, dukej sikur, për shkak se hapësira ishte pozitive, kjo u dha mundësinë të shprehnin atë që ndienin në atë moment,- tha ai. Një nga gjërat që dua te kjo shkollë është se ne vërtet i lejojmë fëmijët të jenë vetvetja dhe ndërtojmë marrëdhënie të thella me ta.

Kur nuk është në Learning Lab, Williams mund të gjendet në të gjithë kampusin – duke luajtur basketboll me nxënësit ose duke kaluar kohë me ta në kafene. Kur ndërton marrëdhënie me ta, fëmijët vijnë tek ti,-tha ai. Kohët e fundit, Williams iu afrua një nxënësi të klasës së tetë i cili nuk po i përfundonte detyrat e gjuhës dhe letërsisë. A nuk po i bënte detyrat sepse ishin shumë të vështira, apo sepse i mungonte vetëbesimi?

E ftova të vinte dhe të lexonte fragmentin me mua,- tha Williams, dhe kuptova se në të vërtetë thjesht nuk kishte besim në aftësinë e tij për të lexuar. Me Williams ulur pranë tij, nxënësi e përshkoi fragmentin dhe lexoi fjalët me të cilat nuk ishte familjar. Që atëherë, Williams ka vërejtur një ndryshim në nivelin e vetëbesimit të djalit. “Po përpiqet më shumë,” tha ai, dhe kjo është gjithçka që mund të kërkoja.

Artikull nga:Mindshift
Përkthim: Prinderimi.com

adoleshentë Aftësitë akademike te adoleshentët Mbështetja emocionale mësuesit dhe nxënësit Mjedisi akademik Ndjenja e përkatësisë Shëndeti emocional i adoleshentëve Shkolla Shkollë e mesme Shprehja e emocioneve Universitet Vetëbesimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleLoja simbolike është një pjesë e rëndësishme e fëmijërisë.
LR

Related Posts

Adoleshent

Loja simbolike është një pjesë e rëndësishme e fëmijërisë.

August 17, 2026
Adoleshent

Si e ndryshon atësia jetën e burrave

August 17, 2026
Adoleshent

Pse prindërit nuk e pëlqejnë kur të tjerët u tregojnë si t’i rrisin fëmijët?

August 17, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,289

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,322

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,309
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Çelësi për t’i ndihmuar djemtë në shkollë: T’u krijojmë sigurinë për të qenë vetvetja

LRAugust 17, 2026
Adoleshent

Loja simbolike është një pjesë e rëndësishme e fëmijërisë.

LRAugust 17, 2026
Adoleshent

Si e ndryshon atësia jetën e burrave

LRAugust 17, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,289

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,322

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,309
Të zgjedhura

Çelësi për t’i ndihmuar djemtë në shkollë: T’u krijojmë sigurinë për të qenë vetvetja

August 17, 2026

Loja simbolike është një pjesë e rëndësishme e fëmijërisë.

August 17, 2026

Si e ndryshon atësia jetën e burrave

August 17, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.