Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

A po krijojnë rrjetet sociale fëmijë pa ambicie?

July 31, 2026

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

July 31, 2026

Në kërkim të kuptimit: Kur adoleshentët fillojnë të bëjnë pyetje të mëdha

July 31, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»A po krijojnë rrjetet sociale fëmijë pa ambicie?
Adoleshent

A po krijojnë rrjetet sociale fëmijë pa ambicie?

LRBy LRJuly 31, 2026Updated:July 31, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Të bombarduar nga përmbajtje të kuruara dhe imazhe të një jete të përsosur, shumë fëmijë po përballen me vështirësi për të gjetur një ndjenjë qëllimi dhe drejtimi në jetë.

Për shumë fëmijë sot, bota duket sikur është në prag të një kolapsi. Nga ndryshimet klimatike te trazirat shoqërore, shqetësimi për të ardhmen ka arritur nivele të paprecedenta, veçanërisht te brezat e rinj. Një studim i vitit 2021 nga Forumi Ekonomik Botëror zbuloi se 60% e të rinjve të moshës 18 deri në 25 vjeç besonin se bota nuk po arrinte të përballej siç duhet me ndryshimet klimatike. Për fëmijët që sapo kanë filluar të gjejnë vendin e tyre në botë, kjo mund të jetë një realitet i vështirë dhe i rënduar për t’u përballuar. Por kjo krizë nuk është vetëm mjedisore – ajo është gjithashtu thellësisht psikologjike.

Hapesire-reklamuese

Fëmijët tanë sot nuk janë gjithmonë pjesë e komuniteteve të ngrohta, të qëndrueshme dhe të lidhura që dikur u jepnin atyre një ndjenjë qëllimi dhe drejtimi. Në vend të kësaj, shumë prej tyre po përballen me atë që mund të quhet “boshllëk i qëllimit” (purpose vacuum).

Në një epokë ku gjithçka është e lidhur përmes internetit dhe ku fëmijët bombardohen vazhdimisht me përmbajtje të krijuar për t’u shitur atyre një mënyrë jetese, është bërë më e vështirë se kurrë që ata të gjejnë një ndjenjë të vërtetë përmbushjeje dhe kuptimi.

Dhe pasojat e kësaj tashmë kanë filluar të shfaqen.

Kriza e shëndetit mendor

Shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve është bërë një shqetësim i madh dhe shifrat janë shqetësuese. Sipas National Survey of Children’s Health, problemet e shëndetit mendor dhe të sjelljes tek adoleshentët janë rritur me 35% nga viti 2016 deri në vitin 2023. Numri i fëmijëve të diagnostikuar me ankth është rritur me 61%, ndërsa diagnozat e depresionit me 45%.

Kjo rritje e madhe e sfidave të shëndetit mendor tregon një ndjenjë gjithnjë në rritje të shqetësimit tek fëmijët – dhe nuk lidhet vetëm me mirëqenien e tyre të menjëhershme. Ajo lidhet edhe me një krizë më të gjerë ekzistenciale:

  • Çfarë duhet të bëjnë me jetën e tyre?
  • Cili është qëllimi i tyre në një botë që duket gjithnjë e më e pasigurt?

Roli i rrjeteve sociale në boshllëkun e qëllimit

Këtu hyjnë rrjetet sociale. Ndërsa fëmijët tanë kalojnë kohë duke lundruar në Instagram, TikTok dhe YouTube, ata përballen vazhdimisht me ndikues që promovojnë një version të kuruar të “jetës perfekte”. Këta Influencerë  (ndikues) nuk shesin vetëm produkte, por edhe mënyra jetese – imazhe të luksit, lirisë dhe suksesit që duken të arritshme vetëm nëse fëmijët imitojnë stilin e jetës që u paraqitet.

Qoftë një ndikues që udhëton nëpër botë, apo një adoleshent sipërmarrës që promovon markën e tij, këta krijues përmbajtjesh shpesh paraqesin një version të qëllimit personal që është i paarritshëm për shumicën e të rinjve.

Problemi qëndron në faktin se shumë prej këtyre “qëllimeve” të rrjeteve sociale bazohen në standarde të paarritshme. Përmbajtja që fëmijët konsumojnë shpesh i nxit ata të synojnë gjëra jashtëzakonisht të vështira për t’u arritur: të bëhen ndikues globalë, të krijojnë një biznes të suksesshëm ose të jetojnë një mënyrë jetese luksoze.

Dhe nëse fëmija nuk është personi i duhur, nuk ka mundësitë e duhura, kohën e duhur, fatin apo rrethanat e nevojshme, kjo mund të çojë në ndjenja dështimi, pamjaftueshmërie, zhgënjimi dhe frustrimi.

Ndikuesit në rrjetet sociale, për shembull, nuk ofrojnë gjithmonë një ndjenjë të vërtetë qëllimi për rritjen dhe mirëqenien e fëmijës. Shpesh, ata paraqesin një version të qëllimit që lidhet me shitjen e diçkaje: një produkti, një stili jetese ose një imazhi që u shërben më shumë interesave të tyre sesa zhvillimit të fëmijës.

Komercializimi i qëllimit

Nuk duhet të harrojmë edhe një faktor tjetër të rëndësishëm në botën e rrjeteve sociale: reklamuesit.

Kudo që fëmija shikon, ai përballet me reklama për tendencat më të fundit, rrobat më të reja, pajisjet teknologjike dhe objektet luksoze. Por ajo që reklamuesit në të vërtetë shesin nuk është vetëm një produkt – ata shesin një imazh: një version idealizuar të jetës që duan t’i bëjnë fëmijët të besojnë se është i mundur nëse blejnë produktet e tyre.

Ky është një ndikim i fuqishëm. Reklamuesit dhe Influencerët po formësojnë mënyrën se si fëmijët e kuptojnë suksesin dhe, në këtë mënyrë, po krijojnë standarde shpesh të paarritshme për jetën. Kur fëmijët shohin reklama për atletet më të fundit apo telefonin më të ri, mesazhi që mund të marrin është se këto gjëra materiale do t’i bëjnë më të lumtur, më të plotësuar dhe më të suksesshëm.

Por në realitet, këto objekte shpesh sjellin vetëm kënaqësi të përkohshme. Me kalimin e kohës, fëmijët mund të fillojnë të besojnë se vlera e tyre personale lidhet me atë që posedojnë dhe me shenjat e jashtme të suksesit. E vërteta është se shumë prej këtyre “synimeve” nuk janë krijuar për të ndërtuar mirëqenien e tyre, por për të ushqyer një industri që përfiton nga dëshirat dhe pasiguritë e tyre.

Pasojat: Ankthi rreth qëllimit dhe vështirësitë emocionale

Ku na çon e gjithë kjo? Te ajo që mund të quhet ankth rreth qëllimit të jetës.

Sa më shumë kohë kalojnë fëmijët në rrjetet sociale, aq më shumë ekspozohen ndaj këtyre idealeve të paarritshme të suksesit dhe përmbushjes. Rezultati mund të jetë një ndjenjë në rritje e pamjaftueshmërisë dhe zhgënjimit. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj një perfeksioni të krijuar dhe filtruar mund t’i bëjë fëmijët të ndihen më të larguar nga vetja dhe më pak të frymëzuar.

Në vend që të zbulojnë pasionet e tyre të vërteta dhe gjërat që u japin kuptim, ata mund të mbeten duke ndjekur qëllime që nuk i përmbushin emocionalisht. Kjo nuk do të thotë se rrjetet sociale janë në vetvete problemi. Teknologjia mund të jetë një mjet i dobishëm për të mësuar, komunikuar dhe krijuar.

Problemi qëndron te përmbajtja që fëmijët konsumojnë: përmbajtje e krijuar shpesh për të sjellë fitim për prodhuesit e saj, jo domosdoshmërisht për të pasuruar jetën e atyre që e shohin.

Si ta ndërpresim këtë cikël?

Për ta trajtuar këtë boshllëk të qëllimit, duhet të mendojmë me kujdes për mënyrën se si fëmijët tanë përdorin rrjetet sociale. Nuk ka një zgjidhje të vetme për çdo familje, por kufizimi i kohës para ekranit dhe përzgjedhja e kujdesshme e përmbajtjes mund t’i ndihmojnë fëmijët të rilidhen me veten dhe me atë që ka vërtet rëndësi.

Në vend që të kalojnë orë duke parë imazhe të një perfeksioni të krijuar artificialisht, fëmijët kanë nevojë për kohë për të zhvilluar aftësitë e tyre, për të zbuluar pasionet, për të krijuar marrëdhënie të vërteta dhe për të ndërtuar lidhje me familjen dhe komunitetin.

Është koha të pyesim veten:

  • Çfarë duam që fëmijët tanë të synojnë?
  • Një jetë të përcaktuar nga standardet e paarritshme të rrjeteve sociale, apo një jetë ku kanë hapësirën dhe kohën për të zbuluar qëllimin e tyre të vërtetë?

E ardhmja e tyre formohet nga zgjedhjet dhe vlerat që u përcjellim sot.

Artikull nga: PsychologyToday
Përkthim: Prinderimi.com

adoleshentët dhe rrjetet sociale Ambicia te fëmijët fëmijët dhe teknologjia krahasimi social Qëllimi në jetë Rrjetet sociale shëndeti mendor i fëmijëve TikTok dhe fëmijët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleNarrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten
LR

Related Posts

Edukimi

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

July 31, 2026
Adoleshent

Në kërkim të kuptimit: Kur adoleshentët fillojnë të bëjnë pyetje të mëdha

July 31, 2026
Adoleshent

Dita Kombëtare e Avokados 2026: Pse ky frut ia vlen të jetë pjesë e ushqimit të familjes suaj?

July 31, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,313

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,290
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

A po krijojnë rrjetet sociale fëmijë pa ambicie?

LRJuly 31, 2026
Edukimi

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

LRJuly 31, 2026
Adoleshent

Në kërkim të kuptimit: Kur adoleshentët fillojnë të bëjnë pyetje të mëdha

LRJuly 31, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,313

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,290
Të zgjedhura

A po krijojnë rrjetet sociale fëmijë pa ambicie?

July 31, 2026

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

July 31, 2026

Në kërkim të kuptimit: Kur adoleshentët fillojnë të bëjnë pyetje të mëdha

July 31, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.