Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

July 31, 2026

Në kërkim të kuptimit: Kur adoleshentët fillojnë të bëjnë pyetje të mëdha

July 31, 2026

Dita Kombëtare e Avokados 2026: Pse ky frut ia vlen të jetë pjesë e ushqimit të familjes suaj?

July 31, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Në kërkim të kuptimit: Kur adoleshentët fillojnë të bëjnë pyetje të mëdha
Adoleshent

Në kërkim të kuptimit: Kur adoleshentët fillojnë të bëjnë pyetje të mëdha

LRBy LRJuly 31, 2026Updated:July 31, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Momenti kur adoleshentët fillojnë të bëjnë pyetje të mëdha për jetën, zakonisht nuk është hera e parë që mendojnë për to. Ata shpesh kanë kohë që i bluajnë këto mendime në heshtje. Por si lindin këto pyetje?

Periudha e adoleshencës karakterizohet nga një fluks i madh ndryshimesh biologjike, emocionale dhe sociale. Për pasojë, adoleshentët përballen vazhdimisht me stresorë dhe situata të reja që i bëjnë ta shohin veten dhe botën ndryshe nga më parë.

Hapesire-reklamuese

Disa nga pyetjet që adoleshentët ia bëjnë vetes, ose edhe njerëzve të tjerë, janë:

  • Përse ekzistoj?
  • Kush jam unë?
  • Cili është kuptimi i jetës?

Çfarë do të thotë kur një adoleshent bën pyetje të mëdha për jetën?

Së pari, pyetjet e mëdha tregojnë se ai po mendon thellë për jetën dhe për veten. Nëse një adoleshent ushqen mendime të tilla, kjo tregon se ai ka një botë të pasur të brendshme dhe po përpiqet të kuptojë më mirë realitetin në të cilin jeton.

Kalimi nga fëmijëria e vonshme në adoleshencë është një proces i mbushur me ndryshime sociale, shkollore dhe emocionale. Pikërisht ky tranzicion bëhet terren pjellor për reflektime mbi çështje të mëdha jetësore, pasi edhe vetë jeta e adoleshentit po zgjerohet dhe po merr kuptime të reja.

Një arsye tjetër mund të jetë përballja me vështirësi.

Ndarja nga miqtë, zhgënjimet në shkollë, lëndimet emocionale nga bashkëmoshatarët apo thjesht rritja e vetëdijes për ndjenjat e veta, mund ta shtyjnë adoleshentin të zhytet më thellë në botën e tij të brendshme dhe të kërkojë përgjigje për situatat që po përjeton. Siç shprehej Carl Jung: “Nuk ka vetëdijesim pa dhimbje.” Edhe pse kjo nuk është një rregull absolut, shpesh përvoja e vështirë bëhet pikënisje për reflektim dhe pjekuri.

Përvojat e reja jetësore ndikojnë në mënyrën e të menduarit

Përvojat e reja, si puna gjatë verës, angazhimi vullnetar apo marrja e përgjegjësive të para, ndikojnë ndjeshëm në pjekurinë e mendimit të një adoleshenti. Kur ai fillon të mbajë përgjegjësi, perspektiva e tij për jetën ndryshon.

Natyrisht, kjo mund të shfaqet ndryshe te djemtë dhe vajzat, ndërsa edhe pritshmëritë shoqërore luajnë një rol. Për shembull, shumë djem fillojnë të mendojnë më seriozisht për të ardhmen, krijimin e familjes, sigurimin ekonomik dhe stabilitetin jetësor. Me ndryshimet e mëdha teknologjike dhe globale, mendimet rreth së ardhmes janë edhe më të shpeshta tek të rinjtë, për shkak të ndryshimeve sociologjike, ekonomike që ato po sjellin me vete.

Sipas hulumtimeve të Barna, të dhënat tregojnë më pak një portret të një brezi në krizë dhe më shumë një brez të karakterizuar nga një ndjenjë e thellë e urgjencës ekzistenciale. Bëhet fjalë për adoleshentë që po shtrojnë pyetjet më të thella të përvojës njerëzore, pikërisht në kohën kur përpiqen të kuptojnë edhe si do të arrijnë të përballojnë jetën e të rriturve. Sfidat dhe shqetësimet e tyre përqendrohen rreth katër temave kryesore: stabiliteti, e vërteta, përkatësia dhe besimi.

Kjo përputhet edhe me teorinë e psikologut Erik Erikson, sipas së cilës detyra kryesore psikologjike e adoleshencës është formimi i identitetit. Pikërisht në këtë fazë lindin pyetjet: “Kush jam unë?” dhe “Çfarë vendi kam në botë?”

Roli i familjes, besimit dhe komunitetit

Fakti që një adoleshent po bën pyetje të mëdha nuk duhet të shihet si problem, por si shenjë se ai është gati të kërkojë kuptim. Njerëzit e parë të cilëve ai mund t’u drejtohet janë prindërit, familja dhe komuniteti ku jeton.

Prandaj është e rëndësishme që ky rreth të jetë një vend i sigurt ku adoleshenti mund të flasë lirshëm, të bëjë pyetje dhe të kërkojë përgjigje. Familja mund ta ndihmojë të kuptojë realitetin, të ndërtojë identitetin dhe të ndiejë përkatësinë që kërkon. Përgjigjen rreth kërkimit të së vërtetës mund ta bëjmë duke për të vërtetat universale madhore jetësore, që përfshijnë besimin, rregullat morale, vlerën e jetës-dhe se si këto koncepte janë baza të të vërtetave të tjera sekondare. Përmes kësaj metode të shpjegimit, një adoleshent do ta ketë më të lehtë ta navigoje dyshimin dhe shpërqendrimet që i kanosen në ndërtimin e një identiteti të qëndrueshem.

Në vend që t’u japin menjëherë përgjigje të gatshme, prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët përmes pyetjeve reflektuese: “Ti si e kupton këtë?”, “Çfarë mendon se e bën jetën me kuptim?” ose “Pse mendon kështu?” Këto biseda e ndihmojnë adoleshentin të zhvillojë mendimin kritik dhe vetënjohjen.

Sipas Social Work Institute, mësimi i drejtpërdrejtë gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në adoleshentë. Bisedat e hapura rreth së drejtës dhe së gabuarës i ndihmojnë adoleshentët të kuptojnë arsyet që qëndrojnë pas zgjedhjeve morale. Kur prindërit shpjegojnë pse sjellje të caktuara janë të rëndësishme – si drejtësia, dhembshuria apo integriteti – ata u ofrojnë fëmijëve një kornizë vlerash që i udhëheq në marrjen e vendimeve, edhe atëherë kur nuk kanë askënd që t’i vëzhgojë (2025).

Kur këto pyetje janë pjesë e zhvillimit normal?

Është krejtësisht normale kur:

  • pyetjet shfaqen herë pas here;
  • adoleshenti vazhdon aktivitetet e përditshme;
  • ruan kureshtjen dhe dëshirën për të kuptuar botën;
  • nuk humbet interesin për shkollën, miqtë apo hobet.

Në një zhvillim tipik, ngritja e këtyre pyetjeve tregon se adoleshenti po piqet emocionalisht dhe intelektualisht. Për këtë arsye, prindërit nuk kanë pse të frikësohen nga këto biseda, por të përgatiten për t’i shoqëruar me qetësi dhe mirëkuptim.

Pse kjo ndodh pikërisht në adoleshencë?

Shkenca jep disa shpjegime:

  • korteksi prefrontal, pjesa e trurit përgjegjëse për arsyetimin dhe planifikimin, është ende në zhvillim;
  • sipas Jean Piaget, adoleshentët hyjnë në fazën e ”operacioneve formale”, ku fitojnë aftësinë për të menduar në mënyrë abstrakte;
  • për këtë arsye fillojnë të reflektojnë mbi identitetin, moralin, drejtësinë, vdekjen dhe kuptimin e jetës.

Sipas një hulumtimi të Social Work Institute, të menduarit abstrakt sjell një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si adoleshentët arsyetojnë për çështjet morale. Gjatë kësaj periudhe, ata fillojnë të mbështesin vendimet dhe sjelljet e tyre në parime që i ndërtojnë vetë, si drejtësia, dinjiteti, barazia dhe ndjenja e së drejtës (2025).

Kur një adoleshent pyet “Kush jam unë?” apo “Cili është kuptimi i jetës?”, ai nuk është domosdoshmërisht në krizë. Shpesh, ai thjesht po kalon një etapë të natyrshme të zhvillimit, ku kërkon të kuptojë veten, vendin e tij në botë dhe drejtimin që dëshiron t’i japë jetës. Në këtë proces, prania e një prindi që dëgjon, mirëkupton dhe e udhëzon me durim mund të ketë më shumë vlerë sesa çdo përgjigje e gatshme.

Prinderimi.com

Adoleshenca Adoleshentët Besimi Edukimi dhe prindërimi Familja komunikimi me adoleshentët Prinderimi Psikologjia e adoleshentëve Roli i prindërve në adoleshencë Të vërteta Universale Të vërtetat Vlera e jetës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleDita Kombëtare e Avokados 2026: Pse ky frut ia vlen të jetë pjesë e ushqimit të familjes suaj?
Next Article Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten
LR

Related Posts

Edukimi

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

July 31, 2026
Adoleshent

Dita Kombëtare e Avokados 2026: Pse ky frut ia vlen të jetë pjesë e ushqimit të familjes suaj?

July 31, 2026
Aktivitete

Mënyra për të krijuar momente domethënëse me familjen

July 30, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,313

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,290
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Edukimi

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

LRJuly 31, 2026
Adoleshent

Në kërkim të kuptimit: Kur adoleshentët fillojnë të bëjnë pyetje të mëdha

LRJuly 31, 2026
Adoleshent

Dita Kombëtare e Avokados 2026: Pse ky frut ia vlen të jetë pjesë e ushqimit të familjes suaj?

LRJuly 31, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,313

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,290
Të zgjedhura

Narrativa Personale: Historia që fëmija ndërton për veten

July 31, 2026

Në kërkim të kuptimit: Kur adoleshentët fillojnë të bëjnë pyetje të mëdha

July 31, 2026

Dita Kombëtare e Avokados 2026: Pse ky frut ia vlen të jetë pjesë e ushqimit të familjes suaj?

July 31, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.