Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

13 Shenja që tregojnë se fëmija juaj nuk ndihet rehat të hapet me ju

July 25, 2026

Si të krijoni një trung familjar me fëmijët

July 25, 2026

Rënia e aftësive akademike (Summer Slide) gjatë verës tek fëmijët është reale – Ja çfarë duhet të dijë çdo prind

July 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»13 Shenja që tregojnë se fëmija juaj nuk ndihet rehat të hapet me ju
Adoleshent

13 Shenja që tregojnë se fëmija juaj nuk ndihet rehat të hapet me ju

LRBy LRJuly 25, 2026No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Të gjithë prindërit dëshirojnë të kenë një marrëdhënie me fëmijët e tyre ku ata të ndihen të lirë të ndajnë emocionet dhe shqetësimet e tyre. Megjithatë, ndonjëherë mund të jetë sfiduese t’i nxisim ata të hapen dhe të flasin. “Një nga gjërat që dëgjoj më shpesh nga prindërit është: ‘Thjesht dua që fëmija im të flasë me mua’ ose ‘Dua të ndihem më i lidhur me fëmijën tim’,” thotë Viviana McGovern, terapiste martesore dhe familjare e licencuar (LMFT), drejtore ekzekutive dhe drejtoreshë klinike në Full Vida Therapy.

Fëmijët zakonisht nuk ndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre vetëm sepse ne ua kërkojmë. “Ata kanë nevojë të ndihen emocionalisht të sigurt për ta bërë këtë,” shpjegon McGovern. Si mund të ndërtohet kjo ndjenjë sigurie? Ajo krijohet kur fëmijët ndihen të dëgjuar, jo të gjykuar, dhe kur e dinë se, sa herë që hapen, do të përballen me mirëkuptim dhe mbështetje. “Siguria emocionale ndërtohet në momentet e vogla të përditshme, jo vetëm gjatë bisedave të mëdha dhe serioze,” shton ajo.

Hapesire-reklamuese

Në këtë artikull do të shohim se si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të ndihet më i sigurt emocionalisht për t’u hapur me ju, si edhe cilat janë shenjat që mund të tregojnë se ai po përballet me vështirësi në shprehjen e ndjenjave.

Shenjat që tregojnë se fëmija nuk ndihet i sigurt të hapet me ju

Si mund ta kuptoni nëse fëmija juaj nuk ndihet mjaftueshëm i sigurt për të komunikuar lirshëm? Sipas Viviana McGovern, këto janë katër shenja që mund ta tregojnë këtë:

  • Mbyllet në vetvete kur i bëni pyetje ose përgjigjet vetëm me një apo dy fjalë.
  • Duket tepër i/e tensionuar ose i/e kujdesshëm/e kur është pranë jush, sikur ka frikë të thotë ose të bëjë diçka gabim.
  • Ndan vetëm gjëra sipërfaqësore nga përditshmëria e tij, ndërsa shmang të flasë për ndjenjat, shqetësimet ose përvojat më personale.
  • Ndihet më rehat t’u besojë të tjerëve, si shokëve, mësuesve ose të rriturve të tjerë, sesa prindërve.

Victoria Grinman, psikoterapiste (PhD, LCSW-R) dhe themeluese e Growing Kind Minds LLC dhe The Round Table Mentorship, shpjegon se shenjat që tregojnë se një fëmijë nuk ndihet i sigurt të hapet me prindërit mund të ndahen në dy kategori kryesore: shenja të dukshme dhe shenja më të fshehta.

Shenja të dukshme

Disa shenja janë më të lehta për t’u dalluar. Sipas Dr. Grinman, ato përfshijnë:

  • Refuzon të komunikojë ose mbyllet plotësisht në bisedë.
  • Ju injoron kur përpiqeni të flisni me të.
  • Gënjen për të shmangur bisedat ose reagimin tuaj.
  • Tregon mungesë interesi apo përfshirjeje në komunikim.
  • Shmang kontaktin me sy.
  • Përgjigjet me sarkazëm, humor ose me qëndrime si: “Nuk më intereson.”
  • Shenja më të fshehta

Jo çdo fëmijë që tërhiqet emocionalisht e shfaq këtë duke u larguar nga të tjerët. Sipas Dr. Grinman, disa fëmijë reagojnë në mënyra të tjera, duke u bërë:

  • tepër të bindur;
  • perfeksionistë;
  • gjithmonë të etur për t’i kënaqur të tjerët.

Çfarë nënkuptojnë këto sjellje? Dr. Grinman shpjegon se fëmijët shpesh sillen kështu jo sepse janë “fëmijë të lehtë për t’u rritur”, por sepse kanë frikë se mos i zhgënjejnë prindërit e tyre. Këto sjellje mund të jenë një mënyrë për të shmangur konfliktin, kritikën ose refuzimin dhe shpesh tregojnë se fëmija nuk ndihet plotësisht i sigurt për të shprehur atë që mendon apo ndien.

Pse fëmijët mund të mos ndihen të sigurt për t’u hapur?

Kur fëmijët sillen në këtë mënyrë, është krejtësisht normale që prindërit të kenë shumë pyetje dhe shqetësime. Ndoshta pyesni veten: “Pse po sillet kështu?” ose “Nga vjen kjo sjellje?”

Sipas Dr. Victoria Grinman, kjo mund të lidhet pjesërisht me mënyrën se si janë krijuar modelet e komunikimit që në vitet e para të jetës. Fëmijët mësojnë herët nëse emocionet e tyre priten me kureshtje apo me korrigjim, thotë ajo. Nëse një fëmijë ndien se cenueshmëria e tij përballet me kritikë, përpjekje për ta ‘rregulluar’, ndëshkim apo edhe me reagime të forta emocionale nga prindërit, ai mund të vendosë në mënyrë të pavetëdijshme se është më e sigurt t’i mbajë ndjenjat për vete.

Edhe Viviana McGovern pajtohet se ndjenja e sigurisë së një fëmije për t’u hapur lidhet shpesh me mënyrën se si prindërit kanë reaguar herët e tjera kur ai ka ndarë ndjenja ose përvoja të vështira. Fëmijët shpesh përmbahen sepse kanë frikë nga reagimi i prindërve,- shpjegon ajo. Ata mund të kenë frikë se do të shpërfillen, do të ndëshkohen ose nuk do të kuptohen. McGovern thekson se problemi nuk qëndron vetëm te reagimet e ashpra apo përçmuese. Edhe përgjigjet me qëllim të mirë mund ta bëjnë një fëmijë të mbyllet.

Për shembull, kur prindi jep këshilla menjëherë ose përpiqet ta zgjidhë problemin shumë shpejt, fëmija mund të ndihet i padëgjuar, veçanërisht nëse në atë moment kishte nevojë vetëm të dëgjohej dhe të kuptohej,-shpjegon ajo.

Së fundi, McGovern thekson se disa fëmijë e kanë të vështirë të flasin për ndjenjat e tyre thjesht sepse nuk kanë zhvilluar ende fjalorin emocional të nevojshëm për t’i emërtuar dhe shprehur emocionet. Në këto raste, heshtja nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk duan të flasin; shpesh ata thjesht nuk dinë si t’i shprehin ato që ndiejnë.

Si ta ndihmoni fëmijën të hapet me ju

Nëse dëshironi që fëmija juaj të flasë më shumë dhe të ndihet më i lirë të ndajë mendimet e tij, Dr. Victoria Grinman sugjeron që fillimisht të përqendroheni tek vetja.

Nëse prindi nuk është emocionalisht i qetë, edhe fëmija do ta ketë të vështirë të qetësohet,- shpjegon ajo. Shpesh, në vend që prindi dhe fëmija ta ndihmojnë njëri-tjetrin të qetësohen, ata përfshihen në një përshkallëzim të emocioneve, duke bërë që të dy të ndihen edhe më të larguar nga njëri-tjetri. Para se të filloni një bisedë ose ta ftoni fëmijën të hapet, Dr. Grinman këshillon të ndaleni për një moment dhe të vini re tonin e zërit, qëndrimin e trupit dhe frymëmarrjen tuaj. Pyesni veten:

A jam mjaftueshëm i qetë për ta dëgjuar atë që fëmija im mund të më thotë, pa e gjykuar apo pa reaguar me panik?

Sugjerimi më i vlefshëm që u jap prindërve, para çdo teknike apo strategjie prindërimi, është të përqendrohen te përvoja e tyre si prind dhe të zhvillojnë vetëdijen për veten. Kjo është baza e çdo veprimi të suksesshëm në prindërim,-thotë Dr. Grinman.

Pasi të ndiheni më të qetë, ajo rekomandon këto mënyra për ta ndihmuar fëmijën të hapet:

  • Krijoni tradita që nxisin lidhjen, si bisedat gjatë rrugës me makinë, ritualet para gjumit ose koha e qetë për vizatim, lexim apo aktivitete krijuese.
  • Lërini hapësirë ndjenjave të fëmijës, pa e detyruar të flasë para se të jetë gati.
  • Mund t’i thoni: “Nuk ke nevojë të flasësh derisa të ndihesh gati. Dua vetëm ta dish se unë jam këtu kur të kesh nevojë.”
  • Ndihmojeni të emërtojë emocionet, pa e bërë të ndihet në siklet apo i turpëruar për to.
  • Pranojini ndjenjat e tij pa gjykim. Për shembull, mund të thoni: “Kjo tingëllon vërtet zhgënjyese.” ose “Edhe unë do të isha i mërzitur po të më kishte ndodhur kjo.”
  • Pranoni edhe gabimet tuaja. Nëse e kuptoni se reagimet tuaja të mëparshme nuk e kanë bërë fëmijën të ndihet i sigurt për t’u hapur, përpiquni ta riparoni marrëdhënien duke thënë diçka si: “E kuptoj që ndonjëherë të ndërpres kur flet ose përpiqem t’i zgjidh gjërat shumë shpejt. Dua të përmirësohem dhe të të dëgjoj më mirë.”

Këto hapa të vegjël, të përsëritur çdo ditë, ndihmojnë në krijimin e një mjedisi ku fëmija ndihet i dëgjuar, i kuptuar dhe i sigurt për të ndarë edhe emocionet më të vështira.

Artikull nga: Wendy Wisner, Parents
Përkthim: Prinderimi.com

Dëgjimi aktiv Emocionet e fëmijëve komunikimi me fëmijët marrëdhënia prind–fëmijë Prinderimi PrinderimiPozitiv Psikologjia e fëmijëve Siguria emocionale Zhvillimi emocional
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleSi të krijoni një trung familjar me fëmijët
LR

Related Posts

Aktivitete

Si të krijoni një trung familjar me fëmijët

July 25, 2026
Adoleshent

Rënia e aftësive akademike (Summer Slide) gjatë verës tek fëmijët është reale – Ja çfarë duhet të dijë çdo prind

July 25, 2026
Adoleshent

25 Korrik-Dita Botërore e parandalimit të mbytjes në ujë

July 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,306

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,281
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

13 Shenja që tregojnë se fëmija juaj nuk ndihet rehat të hapet me ju

LRJuly 25, 2026
Aktivitete

Si të krijoni një trung familjar me fëmijët

LRJuly 25, 2026
Adoleshent

Rënia e aftësive akademike (Summer Slide) gjatë verës tek fëmijët është reale – Ja çfarë duhet të dijë çdo prind

LRJuly 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,306

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,281
Të zgjedhura

13 Shenja që tregojnë se fëmija juaj nuk ndihet rehat të hapet me ju

July 25, 2026

Si të krijoni një trung familjar me fëmijët

July 25, 2026

Rënia e aftësive akademike (Summer Slide) gjatë verës tek fëmijët është reale – Ja çfarë duhet të dijë çdo prind

July 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.