Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në epokën e AI-së, kjo është aftësia që fëmijët duhet ta mësojnë më shumë se çdo tjetër

August 11, 2026

Dita e Maleve (Mountain Day): Një ftesë për t’ua zbuluar fëmijëve malet e Kosovës

August 11, 2026

Nis Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës

August 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»FOKUS»UDHËZIM ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. 04/2021 PËR THEMELIMIN DHE FUNKSIONALIZIMIN E KËSHILLIT TË NXËNËSVE
FOKUS

UDHËZIM ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. 04/2021 PËR THEMELIMIN DHE FUNKSIONALIZIMIN E KËSHILLIT TË NXËNËSVE

PrindërimiBy PrindërimiJune 24, 2025No Comments9 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Republika e Kosovës
Qeveria – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Në mbështetje të nenit 18 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës (Gazeta zyrtare nr. 17, 16 shtator 2011), neni 8 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4, shtojca 1 paragrafi 7 i Rregullores (QRK) nr. 02/2021 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive të datës 30.03.2021, nxjerr:

Hapesire-reklamuese

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Neni 1 – Qëllimi
  • Neni 2 – Fushëveprimi i KN
  • Neni 3 – Shkurtesat
  • Neni 4 – Themelimi i Këshillit të nxënësve
  • Neni 5 – Roli dhe detyrat e Këshillit të nxënësve
  • Neni 6 – Struktura e Këshillit të Nxënësve
  • Neni 7 – Zgjedhjet dhe mandati i anëtarëve
  • Neni 8 – Përfaqësimi në KDSH dhe vendimmarrje
  • Neni 9 – Buxheti dhe raportimi
  • Neni 10 – Kërkesat dhe ankesat
  • Neni 11 – Hyrja në fuqi

Neni 1 – Qëllimi

Ky Udhëzim përcakton dhe rregullon procedurat e themelimit, rolin, detyrat dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve (KN) në arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në Republikën e Kosovës.

Neni 2 – Fushëveprimi i KN

  1. Këshilli i Nxënësve, është strukturë përfaqësuese e nxënësve të cilët përfaqësojnë, mbrojnë dhe avokojnë për interesat, nevojat dhe të drejtat e nxënësve në nivel shkolle, komune dhe nacional.
  2. Këshilli i Nxënësve, siguron pjesëmarrjen e nxënësve në organe dhe procese vendimmarrëse të shkollës.

Neni 3 – Shkurtesat

  1. Shkurtesat e përdorura në këtë Udhëzim administrativ kanë këto kuptime:
    • KN – Këshilli i Nxënësve;
    • KDSH – Këshilli Drejtues i Shkollës;
    • MASH – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;
    • DKA – Drejtoria Komunale e Arsimit.

Neni 4 – Themelimi i Këshillit të nxënësve

Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH) inicion dhe themelon Këshillin e nxënësve (KN) në nivel shkolle.

Neni 5 – Roli dhe detyrat e Këshillit të nxënësve

  1. Përfaqëson zërin e të gjithë nxënësve në strukturat e tjera të shkollës dhe jashtë saj, për plotësimin e interesave të komunitetit të nxënësve për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për një arsimim sa më cilësor.
  2. Përfaqëson pikëpamjet e nxënësve dhe promovon frymën demokratike brenda shkollës.
  3. Merr pjesë në grupet punuese për hartimin e Planit Zhvillimor të Shkollës si dhe në hartimin e politikave shkollore të cilat duhet miratuar edhe nga KDSH.
  4. Shërben si mekanizmi kryesor i komunikimit mes shkollës dhe nxënësve dhe mbron interesin për mirëqenien e nxënësve.
  5. Orienton dhe këshillon nxënësit e ri në shkollë.
  6. Merr rol aktiv në ngjarjet kulturore dhe organizon aktivitete jashtëkurrikulare.
  7. Merr rol aktiv në inicimin e themelimit të klubeve, organizimin e garave dhe aktiviteteve tjera me interes për nxënësit dhe shkollën.
  8. Ndërvepron me të gjitha subjektet e shkollës në interes të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.
  9. Shërben si mbikëqyrës që përfaqësimi gjinor, etnik dhe i grupeve të cenueshme të respektohen.
  10. Punon dhe angazhohet në përmirësimin e mjedisit mësimor dhe kushteve të punës, përfshirë interesat për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
  11. Anëtarët obligohen të ndajnë vendimet dhe njoftimet me nxënësit e klasave të veta.

Neni 6 – Struktura e Këshillit të Nxënësve

  1. KN përbëhet nga një kryetar/e i/e secilës klasë të shkollës.
  2. Të drejtë vote për vendimet e KN kanë kryetarët/et e klasave si anëtar të KN. Nënkryetari/ja e përfaqëson klasën në rast të mungesës së kryetarit.
  3. Anëtarët e KN, përmes votës së fshehtë zgjedhin kryesinë e Këshillit të Nxënësve të shkollës.
  4. Kryesinë e KN, në shkollat e mesme të ulëta, e përbëjnë shtatë (7) anëtarë, të cilët zgjidhen nga anëtarët e KN, si përfaqësues të nxënësve.
  5. Kryesinë e KN, në shkollat e mesme të larta, e përbëjnë pesë (5) anëtarë, të cilët zgjidhen nga anëtarët e KN, si përfaqësues të nxënësve.
  6. Kryetari/ja dhe nënkryetarët e shkollës zgjidhen me anë të votave nga përfaqësuesit e secilës klasë në shkollë dhe bëhen pjesë e kryesisë së KNSH.
    • 6.1. Në shkollat e mesme të ulëta nxënësi/ja, më i/e votuar, merr pozitën e kryetarit/es së shkollës dhe dy (2) nxënësit e dytë më të votuar, marrin pozitën e nënkryetarëve të shkollës.
    • 6.2. Në shkollat e mesme të larta nxënësi/ja, më i/e votuar, merr pozitën e kryetarit/es së shkollës dhe nxënësi/ja e dytë më i/e votuar, merr pozitën e nënkryetarit/es së shkollës.
  7. Përfaqësuesit e klasave të një paraleleje (gjenerate), zgjedhin një (1) përfaqësues të paraleles, pas zgjedhjes së pozitave të kryetarit dhe nënkryetarit të KN.
  8. Përfaqësuesit e zgjedhur të secilës paralele, në mënyrë direkte janë pjesë e kryesisë së KN.
  9. Të përzgjedhurit për pozitën e kryetarit dhe nënkryetarit, obligohen të dorëhiqen nga pozitat e përfaqësuesve të klasave dhe paraleleve.
  10. Në shkollat që ka nxënës nga grupet e cenueshme, një nxënës përfaqëson dhe mbron interesat e grupeve të cenueshme.
  11. Kryesia e KN, zgjedh nga anëtarët e vet një arkëtar dhe sekretar.
  12. Kryesia e KN mund t’ju përcaktojë anëtarëve të tjerë detyra dhe përgjegjësi, varësisht nevojave të kryesisë.
  13. Kryesia e KN së bashku me anëtarët krijojnë planin vjetor të punës në muajin e parë pas themelimit.
  14. Kryesia takohet së paku 6 herë në vit.
  15. Takimet e kryesisë së KN i udhëheq kryetari/ja, në mungesë të tij/saj takimet udhëhiqen nga nënkryetari/ja.
  16. Kryesia sipas nevojës në takime fton si këshillëdhënës, mësimdhënës, drejtorin, përfaqësues të prindërve apo ekspert tjerë.
  17. Kryesia e KN ka të drejtë që të themeloj grupe punuese për nevojat e nxënësve të shkollës të cilat propozohen dhe votohen në takimet e KΝ.
  18. Iniciativat dhe propozimet që dalin nga përfaqësuesit e KN miratohen nga kryesia e KN.
  19. Vendimet e kryesisë së KN, merren me anë të votimit të hapur dhe vlen parimi i shumicës së thjeshtë (50+1) nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote.
  20. Nëse ndonjëri/a nga anëtarët e KN nuk është aktiv, mungon në takimet dhe aktivitetet e KN, apo shkel rregullat dhe politikat e shkollës, largohet nga kryesia dhe zëvendësohet me një nxënës tjetër i cili është nënkryetar i klasës.
  21. KN në nivel komunal përbëhet nga kryetarët e KN-ve të të gjitha shkollave në komunën përkatëse.
    • 21.1. Anëtarët e KN në nivel komune, përmes votës së fshehtë zgjedhin kryesinë e Këshillit të Nxënësve të komunës.
    • 21.2. Kryesia e KN në nivel komune përbëhet prej, pesë (5) anëtarë të cilët zgjidhen nga anëtarët e KN, si përfaqësues të shkollave.
  22. KN, në nivel nacional përbëhet nga kryetarët e KN të secilës komunë.
    • 22.1. Anëtarët e KN nacional, përmes votës së fshehtë zgjedhin kryesinë e Këshillit të Nxënësve në nivel nacional.
    • 22.2. Kryesinë e KN në nivel nacional e përbëjnë, pesë (5) anëtarë të cilët zgjidhen nga anëtarët e KN, si përfaqësues të komunave.

Neni 7 – Zgjedhjet dhe mandati i anëtarëve

  1. Themelimi i KN duhet të filloj në muajin e parë të çdo viti të ri shkollor. KN duhet të jetë i konsoliduar më së largu deri në fund të muajit të parë të fillimit të vitit shkollor.
    • 1.1. Zgjedhjet e KN në nivel klase dhe shkolle duhet të bëhen në mënyrë demokratike dhe me anë të votës së fshehtë dhe vlen parimi i shumicës së thjeshtë (50+1) nga anëtarët me të drejtë vote.
    • 1.2. E drejta për të zgjedh dhe për tu zgjedhur duhet t’i takoj secilit nxënës/e të shkollës pa dallim, moshe, gjinie, race, etnie, feje, orientimi seksual apo nevojave të veçanta, dhe jo domosdoshmërisht me sukses të shkëlqyeshëm.
    • 1.3. Anëtarë/e me të drejtë vote në nivel klase janë të gjithë nxënësit/et e asaj klase, ndërsa në KN të drejtë vote kanë vetëm nxënësit/et e zgjedhur përfaqësues të klasës së tyre përkatëse.
    • 1.4. Nxënësit kanë të drejtë të kërkojnë nga KDSH që të delegojë përfaqësues të cilët monitorojnë zgjedhjet e KN, pa të drejt vote. Përfaqësuesit mund të jenë anëtarë apo jo anëtarë të KDSH.
    • 1.5. Kandidatët/et për pozita udhëheqëse në KN, duhet të prezentojnë planin e aktiviteteve para anëtarëve të KN.
  2. Mandati i anëtarëve të zgjedhur të KN në nivel klase dhe shkolle është njëvjeçar, me mundësi rizgjedhje vetëm edhe për një mandat tjetër.
    • 2.1. Mandati i anëtarëve të Këshillit të Nxënësve pushon në rast se anëtarët/et kanë përfunduar shkollimin në shkollën të cilën e përfaqësojnë, ose kanë ofruar dorëheqje.

Neni 8 – Përfaqësimi në KDSH dhe vendimmarrje

  1. Kryetari/ja i/e KN të shkollës, merr pjesë në takimet e KDSH, si anëtarë me të drejtë vote.
    • 1.1. Kryetari/ja i/e KN përfaqëson mendimin dhe të drejtën e të gjithë nxënësve të shkollës në KDSH.
    • 1.2. Nëse shkolla ka më shumë se 1000 nxënës, atëherë KN ka të drejtën të përfaqësohet me dy anëtarë me të drejtë vote në takimet e KDSH.
  2. Përfaqësuesit e nxënësve në KDSH nuk marrin pjesë në takimet e KDSH në raste kur diskutohet për çështje personale të personelit të shkollës, apo çështje tjera të ndjeshme. Sipas kufizimeve të përcaktuara në ligjin për arsimin parauniversitar.
  3. KN delegon 2 anëtarë në Këshillin e Prindërve.

Neni 9 – Buxheti dhe raportimi

  1. KN me aprovimin e KDSH kanë të drejtë të organizimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete jashtëkurrikulare, aplikimeve për projekte, donacion.
  2. Buxheti i KN duhet të përdoret vetëm për organizimin e aktiviteteve, duke u bazuar në qëllimin e përcaktuar me këtë Udhëzim administrativ dhe për përmbushjen e planit të punës.
  3. Përgjegjës për menaxhimin e buxhetit të KN është arkëtari i KN dhe anëtarët tjerë të kryesisë.
  4. Kryesia e KN në nivel shkolle dërgon një raport financiar (nëse ka pasur qarkullim të të hollave, gjatë vitit) dhe narrativ të aktiviteteve të mbajtura tek KDSH dhe një kopje i dërgohet drejtorisë së shkollës dhe KN.
  5. Kryesia e KN, informon drejtorin e shkollës, KDSH dhe KN, me shkrim për të gjitha vendimet e marra në lidhje me buxhetin dhe shpenzimet.

Neni 10 – Kërkesat dhe ankesat

  1. Nxënësit kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa, kërkesa dhe reagime në kryesinë e KN në lidhje me ushtrimin e përgjegjësive të KN dhe për çështje tjera.
    • 1.1. KN promovon të drejtën e nxënësve për ankesa dhe kërkesa brenda procedurave të rregullta të ankimimit.
    • 1.2. Kryesia e KN, duhet të shqyrtojë dhe të kthejë përgjigje tek nxënësit për ankesat, kërkesat dhe reagimet e parashtruara në lidhje me përgjegjësitëe KN, në një afat kohor, më së largu 7 ditë pune.
    • 1.3. Ankesa, kërkesat dhe reagimet e nxënësve që adresohet te KN, duhet të regjistrohen si evidencë për raportim tek KDSH.
  2. Kërkesat, ankesat dhe reagimet e KN të shkollës të cilat dalin jashtë kompetencave të KN, bëhen me shkrim apo me postë elektronike dhe protokollohen nga administrata e shkollës.
    • 2.1. Kryesia e KN të shkollës, shqyrton ankesat, kërkesat dhe reagimet e nxënësve të cilat dalin jashtë kompetencave të tyre dhe i adreson ato, tek menaxhmenti i shkollës.
    • 2.2. Menaxhmenti i shkollës u përgjigjet kërkesave, ankesave dhe reagimeve të KN me shkrim brenda 7 ditëve të punës.
  3. KN, ka të drejtë të vazhdojë ankesat në DKA, në rast të pakënaqësisë me reagimin nga menaxhmenti i shkollës.

Neni 11 – Hyrja në fuqi

Ky Udhëzim administrativ hyn në fuqi 7 (shtatë) ditë pas nënshkrimit të tij nga Ministri.


Arbërie Nagavci
Ministre

Datë: 01.06.2021

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

SHKARKO DOKUMENTIN ORIGJINAL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleUDHËZIMI ADMINISTRATIV 14/2011 Për mundësinë dhe procedurat e realizimit të procesit të avancimit të nxënësve
Next Article UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHT) NR. 34/2014 PËR FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT PEDAGOGJIK – PSIKOLOGJIK NË SHKOLLA
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Adoleshent

Në epokën e AI-së, kjo është aftësia që fëmijët duhet ta mësojnë më shumë se çdo tjetër

August 11, 2026
Adoleshent

Dita e Maleve (Mountain Day): Një ftesë për t’ua zbuluar fëmijëve malet e Kosovës

August 11, 2026
Aktualitete

Nis Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës

August 11, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,319

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,299
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Në epokën e AI-së, kjo është aftësia që fëmijët duhet ta mësojnë më shumë se çdo tjetër

LRAugust 11, 2026
Adoleshent

Dita e Maleve (Mountain Day): Një ftesë për t’ua zbuluar fëmijëve malet e Kosovës

LRAugust 11, 2026
Aktualitete

Nis Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës

LRAugust 11, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,319

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,299
Të zgjedhura

Në epokën e AI-së, kjo është aftësia që fëmijët duhet ta mësojnë më shumë se çdo tjetër

August 11, 2026

Dita e Maleve (Mountain Day): Një ftesë për t’ua zbuluar fëmijëve malet e Kosovës

August 11, 2026

Nis Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës

August 11, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.