Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»FOKUS»UDHËZIMI ADMINISTRATIV 14/2011 Për mundësinë dhe procedurat e realizimit të procesit të avancimit të nxënësve
FOKUS

UDHËZIMI ADMINISTRATIV 14/2011 Për mundësinë dhe procedurat e realizimit të procesit të avancimit të nxënësve

PrindërimiBy PrindërimiJune 24, 2025No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Republika e Kosovës
Republika Kosova
Qeveria

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë

Hapesire-reklamuese

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), në mbështetje të nenit 145, paragrafit 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenet: 4, 21 dhe 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, nenin 49 paragrafin 1 të Ligjit të Arsimit Parauniversitar (Gazeta Zyrtare nr. 17, dt. 16 shtator 2011), duke u bazuar në nenin 8 paragrafin 1.4, shtojcën 6 dhe nenin 33.2 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive 22.03.2011, nxjerr:

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV
    • Neni 1 Qëllimi
    • Neni 2 Propozimi dhe shqyrtimi i propozimit
    • Neni 3 E drejta për avancim
    • Neni 4 Dokumentacioni
    • Neni 5 Llojet e avancimit
    • Neni 6 Procedura paraprake për avancim të nxënësit
    • Neni 7 Testi i inteligjencës
    • Neni 8 Njoftimi i nxënësit për fitimin e së drejtës për të hyrë në testin për avancim
    • Neni 9 Testi për avancim
    • Neni 10 Vlerësimi i nxënësit
    • Neni 11 Kohëzgjatja e testimit
    • Neni 12 Fitimi i së drejtës për avancim
    • Neni 13 Shpallja e rezultateve
    • Neni 14 Formimi i Komisionit për avancim
    • Neni 15 Avancimi i nxënësve
    • Neni 16 Vendimi për avancimin e nxënësit në arsimin e lartë
    • Neni 17 Kompensimi i komisionit
    • Neni 18 Dispozitat shfuqizuese
    • Neni 19 Hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ

UDHËZIM ADMINISTRATIV

Për mundësinë dhe procedurat e realizimit të procesit të avancimit të nxënësve

Numër: 14/2011
Datë: 30.12.2011

Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ është që të përcaktohen mundësitë, procedurat, kushtet, kriteret dhe mënyrat e realizimit të avancimit.

Neni 2
Propozimi dhe shqyrtimi i propozimit

1. Procedura për avancim të nxënësit fillon të realizohet me propozimin e:

  1. Mësuesit të klasës;
  2. Mësimdhënësit të lëndës;
  3. Kujdestarit të klasës;
  4. Këshillit të klasës;
  5. Aktivit profesional;
  6. Prindit.

2. Propozimin e shqyrton Këshilli i arsimtarëve, i cili sugjeron për vazhdimin ose ndërprerjen e procedurës për avancim, ndërsa drejtori është i obliguar të përgatisë raportin me shkrim me arsyetim për avancimin ose mos avancim.

3. Nxënësi i cili propozohet për avancim, vazhdon mësimin në klasën ekzistuese të vitit përkatës deri në mbarim të vitit shkollor.

4. Procedurat për avancim fillojnë në gjysmë vjetorin e dytë të vitit përkatës dhe përfundojnë me mbarimin e vitit shkollor.

Neni 3
E drejta për avancim

1. Të drejtën për avancim e fitojnë:

  1. Nxënësit me njohuri të përgjithshme dhe me sukses të dalluar;
  2. Nxënësit me talent në ndonjë lëndë/fushë mësimore;
  3. Nxënësit me nevoja të veçanta.

Neni 4
Dokumentacioni

1. Për avancimin e nxënësve duhet përgatitur:

  1. Propozimin me arsyetim me shkrim nga propozuesi;
  2. Raportin me shkrim nga Këshilli i arsimtarëve, i cili ka shqyrtuar propozimin;
  3. Rezultatin e testit të inteligjencës;
  4. Suksesin nga vitet e mëparshme të shkollimit;
  5. Dëshminë për talentin që e posedon nga lënda/fusha mësimore.

Neni 5
Llojet e avancimit

  1. Avancimi brenda arsimit fillor.
  2. Avancimi prej arsimit fillor në arsimin e mesëm të ulët.
  3. Avancimi brenda arsimit të mesëm të ulët.
  4. Avancimi prej arsimit të mesëm të ulët në arsimin e mesëm të lartë.
  5. Avancimi brenda arsimit të mesëm të lartë.
  6. Avancimi prej arsimit të mesëm të lartë në arsimin e lartë.
  7. Avancimi për nxënësit me njohuri të përgjithshme dhe me sukses të dalluar mund të bëhet vetëm brenda një niveli dhe mund të avancohet vetëm për një klasë.
  8. Avancimi për nxënësit me talent në ndonjë lëndë/fushë mësimore mund të bëhet brenda një shkalle/niveli, prej një shkalle/niveli në shkallë/nivel tjetër dhe avancimi i tërë nivelit.

Neni 6
Procedura paraprake për avancim të nxënësit

1. Kërkesën dhe propozimin me dokumentacion të nevojshëm për avancim të nxënësit, drejtoria e shkollës ia paraqet Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) më së largu deri me 20 janar të vitit vijues.

2. Kërkesën për avancim të nxënësit, DKA e shqyrton më së largu deri më 10 shkurt të vitit vijues dhe lidhur me të nxjerr vendim për miratim ose mosmiratim të kërkesës për avancim. Nga një kopje e vendimit i dorëzohet drejtorisë së shkollës dhe nxënësit. Kërkesën e miratuar me dokumentacion përkatës e dorëzon në DVSM – MASHT/ kryetarit të komisionit për avancim të nxënësve më së largu deri më 1 mars të vitit vijues.

3. Pala e pakënaqur me vendimin e DKA-së mund t’i paraqesë ankesë Komisionit për ankesa të MASHT-it në afat prej 3 ditësh, prej ditës së pranimit të vendimit. Kryetari i komisionit të MASHT-it, lidhur me ankesën nxjerr vendim më së largu deri më 20 shkurt të vitit vijues.

4. Komisioni për avancimin e nxënësve përgatit listën e nxënësve që duhet të përfshihen në testin për avancim më së largu deri më 10 mars të vitit vijues. Lista miratohet nga Sekretari i Përgjithshëm i MASHT.

Neni 7
Testi i inteligjencës

Para se të bëhet procesi i vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive, nxënësi duhet t’i nënshtrohet testimit para komisionit për matjen e inteligjencës, në institucionet shtetërore profesionale të Fakultetit të Mjekësisë.

Neni 8
Njoftimi i nxënësit për fitimin e së drejtës për të hyrë në testin për avancim

1. DVSM, më së largu deri me 20 prill të vitit vijues, e njofton nxënësin dhe drejtorinë e shkollës për të drejtën e hyrjes në testin për avancim.

2. Testimin për avancim e organizon DVSM – MASHT.

3. Testimi organizohet prej datës 5 maj deri më 31 gusht të vitit vijues.

4. Për datën dhe vendin e testimit për avancim, nxënësi njoftohet nga kryetari i komisionit (Divizioni për Vlerësime, Standarde dhe Monitorim në MASHT).

Neni 9
Testi për avancim

1. Testin për avancim të nxënësve e përpilon Sektori i Vlerësimeve në MASHT, apo e koordinon procesin e vlerësimit edhe me komisionin vlerësues, po të atij niveli në të cilin kërkon të avancohet nxënësi.

2. Testi për avancim bazohet në rezultatet mësimore për lëndën/fushën mësimore të kurrikulit, sipas shkallës/nivelit arsimor të cilin nxënësi kërkon ta kryejë nëpërmes avancimit.

3. Nxënësi me talent të veçantë vlerësohet sipas kompetencave të kurrikulit për klasë/shkallë/nivel.

4. Testi për avancim përmban kërkesa (pyetje) të hapura dhe të mbyllura.

  1. 4.1. Kërkesat (pyetjet) i përpilon komisioni vlerësues për lëndën apo fushën e caktuar lëndore.
  2. 4.2. Për kërkesat (pyetjet) e hapura duhet përgatitur skema e qortimit, për të cilën nxënësi duhet të arsyetohet për numrin e pikëve të fituara.
  3. 4.3. Për kërkesat (pyetjet) e tipit të mbyllur duhet përgatitur çelësi.

5. Përqindja e kërkesave (pyetjeve) në testin për avancim për lëndën/fushën mësimore, përcaktohet në kurrikul.

Neni 10
Vlerësimi i nxënësit

1. Nxënësi mund të vlerësohet në mënyrë të kombinuar, me shkrim dhe me gojë. Ndërsa, për profilet e shkollave artistike dhe shkollës speciale përdoret edhe ndonjë formë tjetër e vlerësimit.

2. Nxënësit me talent të veçantë vlerësohen në mënyrë të kombinuar, me test dhe me ndonjë formë tjetër që është e përshtatshme për fushën e caktuar.

Neni 11
Kohëzgjatja e testimit

Testimi i nxënësve zgjat prej 3 deri në 6 orë dhe mbahet brenda 1-4 ditëve.

Neni 12
Fitimi i së drejtës për avancim

Nxënësi fiton të drejtën për avancim, nëse në test ka arritje mbi 90 % për çdo lëndë ose fushë mësimore.

Neni 13
Shpallja e rezultateve

1. Rezultatet e testit për avancim shpallen më së largu 3 ditë pas mbajtjes së testimit.

2. Nxënësi i pakënaqur ka të drejtë që në afat prej 3 ditësh prej ditës së shpalljes së rezultatit ta shikojë testin në prezencën e kryetarit të komisionit.

Neni 14
Formimi i Komisionit për avancim

1. Vendimin për caktimin e Komisionit për avancim e merr Sekretari i Përgjithshëm i MASHT.

2. Anëtarët e përhershëm të komisionit i cakton Sekretari i Përgjithshëm, në përbërje:

  1. 2.1. DVSM: 1 përfaqësues, kryetar komisioni;
  2. 2.2. Administrata e arsimit parauniversitar: 1 përfaqësues, anëtar;
  3. 2.3. Institucionet arsimore: 1 përfaqësues, anëtar.

3. Anëtarët e Komisionit vlerësues në lëndën/fushën përkatëse i cakton Komisioni i anëtarëve të përhershëm.

4. Anëtarët e përhershëm të komisionit kanë mandat 3 vjet.

5. Komisioni nxjerr rregullat e punës dhe vepron sipas tyre.

6. Komisioni cakton orarin, vendin dhe kohën e procesit të vlerësimit.

7. Komisioni në afatin prej 3 ditësh, nga dita e përfundimit të testimit për avancim, përgatit raportin me shkrim, të cilin ia dorëzon Sekretarit të Përgjithshëm të MASHT-it.

Neni 15
Avancimi i nxënësve

1. Vendimi për avancim të nxënësit shpallet nga MASHT, dhe evidentohet në ditar për klasën/shkallën/nivelin e avancuar me numër dhe datë të vendimit, si dhe në librin amë të nxënësit në shkollë.

2. Nxënësi i avancuar fiton të drejtën që të regjistrohet në klasën/shkallën /nivelin e arritur me anë të avancimit.

Neni 16
Vendimi për avancimin e nxënësit në arsimin e lartë

Nxënësit e avancuar me talent të veçantë, prej arsimit të mesëm të lartë në arsimin e lartë mund të regjistrohen në drejtimin përkatës për të cilin është avancuar, pa iu nënshtruar testit të maturës, në të kundërtën nuk ka mundësi të regjistrohet në drejtime të tjera.

Neni 17
Kompensimi i komisionit

Kompensimi material i komisionit për punën e kryer bëhet sipas ligjit në fuqi.

Neni 18
Dispozitat shfuqizuese

Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, shfuqizohet udhëzimi administrativ nr. 6/2009: Mundësia dhe procedurat e realizimit të procesit të avancimit të nxënësve.

Neni 19
Hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ

Ky Udhëzim administrativ hyn në fuqi me nënshkrimin e tij.

Prof. dr. Ramë Buja, ministër

 

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko udhezimin zyrtar

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleRegjistrimi i fëmijëve në klasën e parë: udhëzues për prindërit
Next Article UDHËZIM ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. 04/2021 PËR THEMELIMIN DHE FUNKSIONALIZIMIN E KËSHILLIT TË NXËNËSVE
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Teknologji

A po kthehet Suedia tek mësimi tradicional për të shpëtuar përqendrimin e fëmijëve?

February 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,279

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,168

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,164
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,279

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,168

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,164
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.