Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»FOKUS»UDHËZIM ADMINISTRATIV (MASHT) NR. 14/2019 PËR FËMIJËT/NXËNËSIT ME AFTËSI TË JASHTËZAKONSHME, DHUNTI DHE TALENTE
FOKUS

UDHËZIM ADMINISTRATIV (MASHT) NR. 14/2019 PËR FËMIJËT/NXËNËSIT ME AFTËSI TË JASHTËZAKONSHME, DHUNTI DHE TALENTE

PrindërimiBy PrindërimiJune 24, 2025No Comments15 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Republika e Kosovës
Qeveria – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të nenit 1 paragrafi 2 nënparagrafët 2.1 dhe 2.2 si dhe nenit 5 paragrafi 16 të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës (Gazeta zyrtare nr. 17/16, shtator 2011), të nenit 3 të Konventës për të drejtat e fëmijëve, nenit 8 nënparagrafi 1.4 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive si dhe nenit 38 paragrafi 6 të Rregullores së Punës së Qeverisë nr. 09/2011 (Gazeta zyrtare nr. 15, 12.09.2011), nxjerr:

Hapesire-reklamuese

UDHËZIM ADMINISTRATIV (MASHT) NR. 14/2019 PËR FËMIJËT/NXËNËSIT ME AFTËSI TË JASHTËZAKONSHME, DHUNTI DHE TALENTE


Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Neni 1 – Qëllimi
  • Neni 2 – Përkufizimet/definicione
  • Neni 3 – Parimet
  • Neni 4 – Detyrat dhe përgjegjësitë e MASHT
  • Neni 5 – Detyrat dhe përgjegjësitë e DKA-së
  • Neni 6 – Detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve edukativo-arsimore
  • Neni 7 – Identifikimi dhe vlerësimi
  • Neni 8 – Përkrahje e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike
  • Neni 9 – Avancimi i niveleve/klasave
  • Neni 10 – Llojet e avancimit
  • Neni 11 – Procedura paraprake për avancimin e nxënësit
  • Neni 12 – Formimi i komisionit për avancim
  • Neni 13 – Mënyra e vlerësimit të nxënësve për avancim
  • Neni 14 – Ngritja e kapaciteteve
  • Neni 15 – Roli i prindit/kujdestarit
  • Neni 16 – Roli i psikologut
  • Neni 17 – Raportimi
  • Neni 18 – Financimi
  • Neni 19 – Hyrja në fuqi

Neni 1 – Qëllimi

Ky Udhëzim administrativ përcakton kriteret dhe procedurat për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike, në funksion të zhvillimit dhe arritjes së potencialit të tyre të plotë.

Neni 2 – Përkufizimet/definicione

  1. Aftësi e jashtëzakonshme: U referohet fëmijëve/nxënësve me aftësi (inteligjencë) shumë më të lartë se norma e moshës së tyre. Aftësia e jashtëzakonshme mund të shfaqet në një ose më shumë fusha të tilla si: intelektuale, krijuese, artistike, udhëheqëse, ose në një fushë akademike specifike.
  2. Dhunti: I referohet posedimit dhe përdorimit të një aftësie të jashtëzakonshme natyrore, shpeshherë e quajtur/njohur dhe si “prirje”, në një fushë të caktuar, që e bën fëmijën/nxënësin të dallohet nga bashkëmoshatarët.
  3. Talent: I referohet zotërimit të një aftësie të jashtëzakonshme, të cilën individi e zhvillon në mënyrë sistematike, e njohur ndryshe si kompetencë, në një fushë të caktuar, që e bën fëmijën/nxënësin të dallohet nga bashkëmoshatarët.

Neni 3 – Parimet

  1. Puna me fëmijët/nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike bazohet në parimet e të drejtave të fëmijëve:
    • 1.1. Gjithëpërfshirja;
    • 1.2. Mosdiskriminimi;
    • 1.3. Barazia;
    • 1.4. Arritja e potencialit;
    • 1.5. Mbrojtja.

Neni 4 – Detyrat dhe përgjegjësitë e MASHT

  1. MASHT harton dhe monitoron zbatimin e politikave për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike, kreative dhe artistike.
  2. Divizioni për arsim gjithëpërfshirës, krijon komision i cili bazuar në dëshminë mbi vlerësimin profesional paraprak që ka fëmija/nxënësi rekomandon përkrahjen institucionale.
  3. MASHT bashkëpunon dhe mbështet iniciativat dhe programet për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike, kreative dhe artistike.
  4. MASHT mbështet institucionet arsimore, OJQ-të profesionale dhe entitetet e ndryshme që merren me identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike, kreative dhe artistike.
  5. MASHT harton udhëzues të veçantë për modifikimin dhe përshtatjen e programeve lëndore dhe atyre jashtëkurrikulare në përputhje me nevojat individuale të fëmijëve/nxënësve.
  6. MASHT mbështet DKA-të, institucionet edukativo-arsimore për zhvillimin e kapaciteteve të edukatorëve/mësimdhënësve dhe stafit profesional, për identifikimin e hershëm dhe zhvillimin e kompetencave për përkrahje të fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike, kreative dhe artistike.
  7. MASHT përkrah organizimet e garave/çmimeve nacionale dhe ndërkombëtare në fusha të ndryshme, siguron pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare dhe shpërblimet për fituesit.
  8. MASHT inicion dhe realizon aktivitete vetëdijësuese për identifikimin e hershëm dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike.
  9. MASHT në bashkëpunim me institucionet relevante, të mbështesë, të përcjellë në vazhdimësi zhvillimin, nevojat dhe arritjet e fëmijëve/nxënësve me dhunti të veçanta, prej momentit të identifikimit deri në pjekurinë e tyre.

Neni 5 – Detyrat dhe përgjegjësitë e DKA-së

  1. DKA zbaton politikat arsimore për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike.
  2. DKA përkrah dhe mbikëqyr institucionet parashkollore/shkollat në identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçante në fusha akademike kreative dhe artistike.
  3. DKA inicion dhe realizon aktivitete vetëdijësuese për identifikimin e hershëm dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike.
  4. DKA bashkëpunon dhe mbështet institucionet arsimore, OJQ-të profesionale dhe grupet e ndryshme të interesit që merren me identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçantë ne fusha akademike kreative dhe artistike.

Neni 6 – Detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve edukativo-arsimore

  1. Institucionet edukativo-arsimore të sigurojnë që fëmijët/nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike bëhen pjesë të planifikimeve si në:
    • 1.1. Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar;
    • 1.2. Planifikimet vjetore të institucionit parashkollor/shkollës;
    • 1.3. Planet vjetore e periodike të aktiviteteve edukative/mësimdhënies dhe të nxënit.
  2. Institucionet edukativo-arsimore të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar të bashkëpunojnë me të gjitha grupet e interesit, komunitetit e më gjerë për punën me fëmijët/nxënësit me dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike.
  3. Stafi profesional: psikologu, pedagogu, koordinatori i cilësisë, të mbështesin stafin edukativ/arsimor dhe fëmijët/nxënësit në arritjen e potencialit të tyre të plotë.
  4. Institucionet edukativo-arsimore mbështesin krijimin dhe funksionimin e klubeve të fëmijëve/nxënësve për fushat e ndryshme akademike, kreative dhe artistike.
  5. Institucionet edukativo-arsimore sigurojnë qasje adekuate dhe profesionale në raport me fëmijët/nxënësit me dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike, duke shmangur rrezikun e abuzimit, neglizhimit, dezorientimit të tyre.
  6. Institucionet edukativo-arsimore të krijojnë kushte pune për fëmijët/nxënësit me dhunti të veçanta dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike në mënyrë që ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Neni 7 – Identifikimi dhe vlerësimi

  1. Identifikimi fillestar i fëmijëve/nxënësve bëhet përmes listës së karakteristikave që kanë fëmijët/nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçantë në fusha akademike kreative dhe artistike:
    • 1.1. Referimi i fëmijës/nxënësit për vlerësim bëhet nga prindi, institucioni parashkollor, shkolla dhe palët tjera.
  2. Identifikimi dhe vlerësimi i fëmijës/nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçantë në fusha akademike, kreative bëhet përmes formave dhe mekanizmave të ndryshëm si:
    • 2.1. Vlerësimeve të standardizuara;
    • 2.2. Sistemit të garave;
    • 2.3. Arritjeve të jashtëzakonshme në fusha specifike akademike;
    • 2.4. Produkteve dhe veprave artistike, kreative origjinale;
    • 2.5. Shpikjeve dhe inovacioneve në fusha specifike.
  3. Vlerësimet e standardizuara përfshijnë:
    • 3.1. Testet e njohurive;
    • 3.2. Testet e aftësive dhe inteligjencës.
  4. Organizimi i garave bëhet sipas hierarkisë që fillon në nivel institucioni edukativo-arsimor, komune dhe në nivel shtetëror dhe nga organizatat profesionale të specializuara:
    • 4.1. Garat në nivel të institucioneve edukativo-arsimore përfshijnë fëmijë/nxënës të moshave të ndryshme të cilët tregojnë performancë të lartë në fushat e caktuara;
    • 4.2. Garat në nivel komune organizohen nga DKA në bashkëpunim me organizata të specializuara për fusha të caktuara;
    • 4.3. Garat në nivel shtetëror organizohen nga MASHT në bashkëpunim me DKA-të dhe organizatat e specializuara për fusha të caktuara.
  5. Identifikimi dhe vlerësimi i arritjeve të jashtëzakonshme në fusha specifike akademike bëhet me:
    • 5.1. Teste të njohurive;
    • 5.2. Teste të aftësive, shkathtësive dhe inteligjencës.
  6. Identifikimi dhe vlerësimi i talenteve të fushave kreative artistike bëhet me:
    • 6.1. Audicione;
    • 6.2. Ekspozita;
    • 6.3. Komisione të ekspertëve;
    • 6.4. Identifikim dhe vlerësim të inovatorëve në fusha të ndryshme;
    • 6.5. Konkurse.

Neni 8 – Përkrahje e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike

  1. Përkrahja e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike, bëhet bazuar në nevojat dhe potencialet individuale të tyre.
  2. Në nivel të institucioneve edukativo-arsimore përkrahja duhet të jetë:
    • 2.1. Modifikimi dhe përshtatja e kurrikulave përfshi edhe ato lëndore;
    • 2.2. Planet e individualizuara;
    • 2.3. Aktivitete/Mësim shtesë i avancuar;
    • 2.4. Edukim/Mësimdhënie e nivelizuar brenda klase;
    • 2.5. Bashkëpunim me ekspertë të jashtëm;
    • 2.6. Përfshirja në garat në nivel të institucioneve edukativo-arsimore;
    • 2.7. Shpërblimet dhe mirënjohjet;
    • 2.8. Shërbimet psikologjike;
    • 2.9. Këshillime në karrierë.
  3. Përveç përkrahjes së drejtpërdrejt Institucioni parashkollor/shkolla propozon fëmijët/nxënësit për:
    • 3.1. Pjesëmarrje në gara dhe në aktivitete/programet përkrahëse në nivel komunal dhe shtetëror;
    • 3.2. Pjesëmarrje në gara dhe programe/aktivitete përkrahëse që ofrohen nga organizatat e specializuara;
    • 3.3. Avancimin e klasave.
  4. Përkrahja nga komuna/DKA bëhet me:
    • 4.1. Organizimin e garave;
    • 4.2. Bursa;
    • 4.3. Shpërblime dhe mirënjohje;
    • 4.4. Organizimin e shkollave/kampeve verore/dimërore;
    • 4.5. Programet e avancuara përkrahëse për fusha të ndryshme;
    • 4.6. Përkrahje e pjesëmarrjes së fëmijëve/nxënësve në gara ndërkombëtare;
    • 4.7. Projekte kreative dhe inovative.
  5. Përveç përkrahjes së drejtpërdrejtë, DKA propozon nxënësit për:
    • 5.1. Pjesëmarrje në gara dhe në aktivitetet/programet përkrahëse në nivel shtetëror;
    • 5.2. Pjesëmarrje në gara dhe programet/aktivitetet përkrahëse që ofrohen nga organizatat e specializuara.
  6. Avancimin e niveleve/klasave sipas propozimeve të institucioneve edukativo-arsimore.
  7. Përkrahja nga MASHT bëhet me:
    • 7.1. Organizimin e garave/çmimeve;
    • 7.2. Bursa;
    • 7.3. Shpërblime dhe mirënjohje;
    • 7.4. Organizimi i aktiviteteve edukative/shkollave/kampeve verore/dimërore;
    • 7.5. Programe të avancuara përkrahëse për fusha të ndryshme;
    • 7.6. Përkrahje e pjcsëmarrjes së fëmijëve/nxënësve në gara ndërkombëtare;
    • 7.7. Projekte kreative dhe inovative.
  8. Avancimin e fëmijëve/nxënësve.
  9. Përkrahja nga organizatat profesionale të specializuara bëhet me:
    • 9.1. Organizim të garave;
    • 9.2. Programe të avancuara përkrahëse për fusha të ndryshme;
    • 9.3. Trajnime;
    • 9.4. Aktivitete edukative në IP/Shkolla/kampe verore/dimërore;
    • 9.5. Shpërblime dhe mirënjohje;
    • 9.6. Testime dhe vlerësime në fusha të caktuara;
    • 9.7. Shërbime psikologjike në fusha të caktuara;
    • 9.8. Përkrahje e pjesëmarrjes së fëmijëve/nxënësve në gara ndërkombëtare.

Neni 9 – Avancimi i niveleve/klasave

  1. Avancimi është e drejtë e secilit fëmijë/nxënës me inteligjencë të jashtëzakonshme, talent dhe dhunti dhe të tjerë që kanë premisa dalluese të suksesit nga bashkëmoshatarët dhe të cilët me sukses kanë kaluar vlerësimin profesional të inteligjencës nga institucionet e specializuara shtetërore apo organizatat e specializuara lidhur me shkathtësitë e tyre intelektuale, talent dhe dhunti.
  2. Avancimi i fëmijëve/nxënësve, bëhet atëherë kur fëmija/nxënësi ka marrë paraprakisht format e përkrahjes sipas nenit 8.
  3. Procedurat për avancimin e fëmijëve/nxënësve fillojnë të realizohen me propozimin e:
    • 3.1. Edukatorit/Mësuesit të klasës;
    • 3.2. Mësimdhënësit të lëndës;
    • 3.3. Kujdestarit të klasës;
    • 3.4. Këshillit të klasës;
    • 3.5. Psikologut;
    • 3.6. Prindit;
    • 3.7. Palët tjera.
  4. Propozimin për vazhdimin ose ndërprerjen e procedurës për avancim, e shqyrton këshilli i institucioneve edukativo-arsimore, kurse drejtori është i obliguar ta përgatisë raportin me shkrim me arsyetim për avancim ose mosavancim dhe e dërgon në DKA, kurse DKA-ja e dërgon raportin në MASHT.
  5. Vendimi për avancim të fëmijës/nxënësit, shpallet nga MASHT dhe evidentohet në ditar për klasën/shkallën/nivelin e avancuar me numër dhe datë të vendimit si dhe në librin amë të fëmijës/nxënësit në institucionet edukativo-arsimore.
  6. Fëmija/Nxënësi i cili propozohet për avancim, vazhdon edukimin/mësimin në nivelin/klasën përkatëse deri në mbarim të vitit shkollor.
  7. Fëmija/Nxënësi i avancuar fiton të drejtën që të regjistrohet në klasën/shkallën/nivelin e arritur me anë të avancimit.

Neni 10 – Llojet e avancimit

  1. Avancimi brenda edukimit parashkolloor/arsimit fillor.
  2. Avancimi nga arsimi fillor në arsimin e mesëm të ulët.
  3. Avancimi brenda arsimit të mesëm të ulët.
  4. Avancimi prej arsimit të mesëm të ulët në arsimin e mesëm të lartë.
  5. Avancimi brenda arsimit të mesëm të lartë.
  6. Mirëpo tek fëmijës/nxënësit me inteligjencë të jashtëzakonshme, talent dhe dhunti, avancimi bëhet prej një shkalle/niveli në shkallën/nivelin tjetër, apo varësisht sipas suksesit të treguar avancimi bëhet edhe për tërë nivelin.

Neni 11 – Procedura paraprake për avancimin e nxënësit

  1. Procedurat për avancimin e nxënësve fillojnë gjatë tërë vitit shkollor dhe përfundojnë me mbarimin e vitit shkollor.
  2. Pas referimit për avancim sipas nenit 9 pika 3, kërkesën dhe propozimin me dokumentacion të nevojshëm për avancim, drejtoria e shkollës e përcjell në Drejtorinë Komunale të Arsimit në periudhën janar-dhjetor.
  3. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe propozimit për avancim, DKA në periudhën kohore shkurt-mars, lëshon vendimin për miratimin ose mosmiratimin e kërkesës për avancim. Një kopje e këtij vendimi kalon te drejtoria e shkollës dhe një kopje te nxënësi. Nëse kërkesa për avancim aprovohet nga DKA, në këtë periudhë kohore, DKA të gjithë dokumentacionin e nevojshëm e përcjell në MASHT te kryetari i komisionit për avancim dhe komisioni për avancimin e nxënësve në kuadër të MASHT-it, bën listën me të gjithë emrat e atyre nxënësve që do të hyjnë në vlerësim për avancim dhe këtë listë e aprovon te Sekretari i përgjithshëm në MASHT.
  4. Divizioni për sigurim të cilësisë, standarde, vlerësim dhe licencim, angazhon ekspert për hartimin e testeve vlerësuese për avancim varësisht sipas kërkesave të adresuara për avancim.
  5. Komisioni për avancim në MASHT, brenda periudhës prill-qershor njofton nxënësin dhe drejtorin e shkollës për të drejtën e nxënësit për të hyrë në testim për avancim dhe brenda këtij afati kohor organizohet testimi i cili zgjat prej 1-4 ditë.
  6. Nxënësi fiton të drejtën për avancim nëse ka arritur 90% të pikëve për çdo lëndë ose fushë mësimore në të cilën i nënshtrohet testimit.
  7. Rezultatet e testit për avancim shpallen më së largu 3 ditë nga dita e mbajtjes së testit dhe nëse kandidati është i pakënaqur me testim në afatin kohor brenda 3 ditësh pas shpalljes së rezultateve, ka të drejtë ta shikoj testin në prezencën e kryetarit të komisionit.
  8. Palët e pakënaqura me vendimin edhe të DKA-së edhe të komisionit vlerësues për avancim, paraqesin ankesat e tyre tek komisioni për ankesa dhe parashtresa në MASHT, brenda afatit prej tre ditësh dhe ky komision pas shqyrtimit të ankesave brenda afatit prej tre ditësh iu kthen një vendim me një përgjigje palëve të ankuara.

Neni 12 – Formimi i komisionit për avancim

  1. Vendimi për emërimin e komisionit për avancim merret nga Sekretari i përgjithshëm në MASHT.
  2. Anëtarët e përhershëm të komisionit emërohen nga Sekretari i përgjithshëm në MASHT dhe kanë mandat 3 vjeçar në përbërje si:
    • 2.1. Divizioni për sigurim të cilësisë, standarde, vlerësim dhe licencim – një anëtar (kryesues);
    • 2.2. Divizioni për arsim të gjithëpërfshirës;
    • 2.3. Divizioni për kurrikula dhe mbështetje të mësimdhënësve;
    • 2.4. Institucionet arsimore – një anëtar;
    • 2.5. Ekspert të pavarur varësisht sipas niveleve-rasteve të paraqitura për avancim;
  3. Drejtori i shkollës në cilësinë e vëzhguesit varësisht nga cila shkollë vjen nxënësi.

Neni 13 – Mënyra e vlerësimit të nxënësve për avancim

  1. Vlerësimi i nxënësve për avancim bëhet në mënyrë të kombinuar duke iu nënshtruar testimit me shkrim, me gojë apo edhe në ndonjë formë tjetër që shprehet talenti, dhuntia dhe aftësia e jashtëzakonshme e nxënësve.
  2. Testi për avancimin e nxënësve hartohet me koordinim nga komisioni i MASHT-it në bashkëpunim me angazhimin e ekspertëve të fushave dhe lëndëve përkatëse të cilët do ta hartojnë testin vlerësues.
  3. Testi për avancim, bazohet në rezultatet mësimore të lëndës/fushës mësimore të kurrikulës sipas shkallës/nivelit arsimor/ të cilin nxënësi kërkon ta kryej nëpërmes avancimit si dhe duke u bazuar në rezultatet e vlerësimit të:
    • 3.1. Kapacitetit intelektual të nxënësit (bazuar në vlerësimet e testeve të standardizuara psikologjike valide për vendin tonë);
    • 3.2. Njohuritë për lëndët e klasave apo niveleve që do të kalohen;
    • 3.3. Testi specifik për talentin.
  4. Vendimi për avancimin e nxënësve shpallet nga MASHT dhe evidentohet në ditar për klasën/shkallën/nivelin e avancimit me numër dhe datë të vendimit si dhe në librin amë të nxënësit në shkollë.
  5. Nxënësi i avancuar fiton të drejtën e regjistrimit në klasën/shkallën/nivelin e arritur me anë të avancimit.
  6. Nxënësi me inteligjencë të jashtëzakonshme, talent dhe dhunti i avancuar nga arsimi i mesëm i lartë në arsimin e lartë, mund të regjistrohet në drejtimin përkatës të arsimit të lartë.

Neni 14 – Ngritja e kapaciteteve

  1. MASHT, DKA, institucionet edukativo-arsimore dhe organizatat profesionale të specializuara, bashkëpunojnë dhe planifikojnë ngritjen e kapaciteteve të stafit edukativo-arsimor dhe shërbimeve këshilluese profesionale, për punën me fëmijë/nxënës me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike.
  2. Ngritja e kapaciteteve rregullohet me UA përkatëse në fuqi.

Neni 15 – Roli i prindit/kujdestarit

Prindi/kujdestari, në mënyrë individuale konsultohet dhe bashkëpunon me edukatorët/mësimdhënësit dhe stafin profesional të institucionit parashkollor/shkollës për predispozitat, shenjat dalluese që i shfaq fëmija/nxënësi i tij në faza të ndryshme gjatë rritjes dhe zhvillimit, me qëllim të identifikimit, vlerësimit dhe mbështetjes së arritjes së potencialit të plotë të fëmijës.

Neni 16 – Roli i psikologut

  1. Psikologu kontribuon në identifikimin e fëmijëve/nxënësve me dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike.
  2. Psikologu kontribuon në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe promovon zhvillimin njohës, emocional, social dhe personal të këtyre.
  3. Psikologu ofron ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike.
  4. Psikologu mbështet dhe asiston procesin e vlerësimit të fëmijëve/nxënësve dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike.

Neni 17 – Raportimi

MASHT siguron të dhëna të përgjithshme për fëmijët/nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike, të identifikuar dhe përkrahur nga institucionet edukativo arsimore dhe organizatat profesionale të specializuara.

Neni 18 – Financimi

  1. MASHT, mbështet financiarisht programet, projektet dhe aktivitetet për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike.
  2. DKA mbështet financiarisht programet, projektet dhe aktivitetet për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike.
  3. MASHT dhe DKA stimulojnë donatorët apo entitetet tjera për të mbështetur programet, projektet dhe aktivitetet për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fusha akademike kreative dhe artistike.

Neni 19 – Hyrja në fuqi

Ky Udhëzim administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit të tij nga Ministri.


Shyqiri Bytyqi
Ministër

Dt. 12.07.2019

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

SHKARKO DOKUMENTIN ORIGJINAL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleUDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHT) NR. 34/2014 PËR FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT PEDAGOGJIK – PSIKOLOGJIK NË SHKOLLA
Next Article Koha për lidhje: si të ndërtojmë një marrëdhënie më të thellë me fëmijën gjatë verës
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Teknologji

A po kthehet Suedia tek mësimi tradicional për të shpëtuar përqendrimin e fëmijëve?

February 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,279

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,168

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,164
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,279

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,168

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,164
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.