Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Të ndërtojmë ura mes prindërve dhe mësuesve: Fuqia e një telefonate pozitive

August 10, 2026

Në prag të fillimit të shkollës: A është në rregull nëse fëmija juaj dëshiron të njëjtën drekë çdo ditë? .

August 10, 2026

Si t’i mësojmë fëmijët të mendojnë mirë për të tjerët?

August 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»Në prag të fillimit të shkollës: A është në rregull nëse fëmija juaj dëshiron të njëjtën drekë çdo ditë? .
Aktualitete

Në prag të fillimit të shkollës: A është në rregull nëse fëmija juaj dëshiron të njëjtën drekë çdo ditë? .

LRBy LRAugust 10, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Thonë se shumëllojshmëria i jep shije jetës dhe, në përgjithësi, jam dakord me këtë – përveçse kur bëhet fjalë për drekën. E gjej veten duke dashur të ha të njëjtën gjë çdo ditë (jo në kuptimin e të qenit e ngecur në rutinë, por më shumë si ndjesia e një trikoje të ngrohtë, të rehatshme dhe të njohur). E di saktësisht se çfarë të pres dhe, mbi të gjitha, është një vendim më pak për t’u marrë.

Prandaj, nuk është aspak çudi që edhe fëmijët e mi kërkojnë të njëjtat ushqime çdo ditë në çantat e tyre të drekës. Si nënë e tre fëmijëve dhe me një përditshmëri të ngarkuar, të kesh disa gjëra që funksionojnë pothuajse automatikisht ma lehtëson shumë barrën. Për më tepër, fëmijët janë të kënaqur. Duket si një situatë ku fitojnë të gjithë!

Hapesire-reklamuese

Por, a është në rregull që fëmijët të hanë vazhdimisht të njëjtin ushqim në çantën e drekës? Ndërsa përgatitemi për rikthimin në shkollë dhe nxjerrim përsëri çantat e ushqimit, shumë prindër mund të pyesin veten nëse kjo është një betejë që ia vlen të bëhet apo nëse është thjesht një gjë më pak për të cilën duhet të shqetësohen.

Pse disa fëmijë duan të hanë të njëjtën gjë çdo ditë?

Jill Castle, MS, RDN, dietologe e regjistruar dhe eksperte e ushqyerjes së fëmijëve, shpjegon se kjo është një dukuri e zakonshme. Shkolla mund të jetë një mjedis që shpesh ndihet kaotik për fëmijët, ndërsa ata priren ta pëlqejnë përsëritjen. Për këtë arsye, të shohin të njëjtin ushqim në çantën e drekës mund t’u japë një ndjenjë rehatie dhe sigurie.

“Parashikueshmëria dhe siguria që sjell i njëjti ushqim çdo ditë në çantën e drekës mund t’i ndihmojë realisht në funksionimin e tyre gjatë ditës së shkollës”, shpjegon ajo. “Kjo parashikueshmëri, kjo pikë e qëndrueshme e ditës së tyre, mund të jetë ajo që i ndihmon të qëndrojnë të qetë dhe të përqendruar gjatë orarit shkollor.”

Për më tepër, ndërsa rriten, fëmijët përpiqen të shfaqin pavarësinë dhe autonominë e tyre. Ushqimi është një mënyrë për ta bërë këtë, shton Janet Gaytan, RD, LD, dietologe e regjistruar e specializuar në ushqyerjen e fëmijëve pranë Cook Children’s Health Care System.

Fëmijët gjithashtu marrin reagime nga shokët dhe shoqet e klasës, ndaj zgjedhjet e tyre ushqimore mund të ndikohen edhe nga presioni i bashkëmoshatarëve.

A duhet të shqetësohen prindërit?

Nëse fëmija juaj preferon të njëjtën drekë çdo ditë, kjo nuk është domosdoshmërisht arsye për alarm, për sa kohë që gjatë pjesës tjetër të ditës ose gjatë javës konsumon një shumëllojshmëri ushqimesh, thotë Castle. Ajo thekson se është e zakonshme që fëmijët, veçanërisht ata më të vegjël, të jenë paksa përzgjedhës me ushqimin ose të dëshirojnë të hanë të njëjtat gjëra – sidomos kur bëhet fjalë për ushqimin që marrin me vete në shkollë.

Zakonisht, kjo është edhe një fazë e përkohshme. Për prindërit mund të jetë qetësuese të dinë se duhet të kenë durim, të vazhdojnë t’u ofrojnë fëmijëve ushqime të ndryshme dhe t’i ekspozojnë gradualisht ndaj tyre, duke i besuar procesit. Nëse shqetësoheni se fëmija mund të ketë mangësi të rëndësishme ushqyese, Gaytan sugjeron konsultimin me një dietolog, i cili mund të rekomandojë ndryshime në ushqyerje ose, nëse është e nevojshme, suplemente.

Këshilla për të siguruar një drekë të ushqyeshme

Nëse ushqyerja e fëmijës është shqetësimi juaj kryesor, Castle i inkurajon prindërit të përqendrohen te shumëllojshmëria kur përgatisin drekën. Ajo sugjeron përfshirjen e një burimi proteinash dhe shtimin e ngjyrave përmes frutave dhe perimeve. Duam të sigurohemi që fëmijët tanë të marrin energji të mjaftueshme gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të rriten, të mësojnë dhe të luajnë, thotë ajo.

Ajo sugjeron gjithashtu që prindërit t’i lejojnë fëmijët të “luajnë” me ushqimin e tyre. Për shembull, shkopinjtë e karotës mund të përdoren për të krijuar një tren të vogël. Kjo mund t’i ndihmojë fëmijët të ndihen më rehat me ushqimet dhe t’i ekspozojë gradualisht ndaj tyre, duke i mbështetur në procesin e provimit të ushqimeve të reja.

Gaytan këshillon që në çantën e drekës të kombinohen ushqimet e reja me ato të njohura. Mund t’u dërgojmë ushqime të reja së bashku me diçka që tashmë e pëlqejnë, në mënyrë që ta bëjmë procesin pak më të lehtë dhe të zvogëlojmë presionin, thotë ajo.

Ajo rekomandon gjithashtu që fëmijët të përfshihen, në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre, në përgatitjen e ushqimit për çantën e drekës. Përfshirja e fëmijëve drejtpërdrejt në këtë proces është një mënyrë e shkëlqyer për t’i bërë ata të interesohen për ushqimin dhe të angazhohen me të”, shpjegon ajo.

Prindërit mund t’u japin fëmijëve edhe një rol në zgjedhjen e ushqimeve që do të vendosen në çantën e drekës. Fëmijët e vlerësojnë autonominë dhe mund të kenë më shumë dëshirë ta hanë një ushqim kur kanë marrë pjesë në zgjedhjen dhe përgatitjen e tij. Edhe të qenit një shembull i mirë për fëmijën sa i përket ushqyerjes së shëndetshme ka një ndikim të madh.

Mos e ktheni drekën në burim stresi

Castle u kujton prindërve që të mos e ngarkojnë veten me presion të panevojshëm. Përgatitja e një dreke për në shkollë mund të jetë sfiduese, pasi duhet të përballeni me faktorë të ndryshëm kufizues, si:

  •  Mungesa e mikrovalës ose e mundësisë për ta ngrohur ushqimin;
  •  Vështirësia për ta mbajtur ushqimin në temperaturën e duhur pa një çantë të izoluar dhe element ftohës;
  •  Kufizimet në disa ushqime për shkak të alergjive të nxënësve të tjerë.

Dhe nëse fëmija juaj vazhdon të kërkojë të njëjtin ushqim, Castle i këshillon prindërit të jenë të durueshëm dhe të mos zhgënjehen tepër. Presioni i vazhdueshëm mund të krijojë një marrëdhënie negative me ushqimin dhe ta bëjë fëmijën të ndihet i detyruar.

Ajo na kujton rëndësinë e fleksibilitetit: nuk është e nevojshme që çdo vakt të jetë 100% i përsosur për të qenë të suksesshëm. Duhet të kujtojmë se ka ende shumë mundësi të tjera gjatë ditës për t’u siguruar që fëmija të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten, edhe nëse dreka është e përsëritur.

Castle këshillon prindërit të “largohen pak” dhe të shohin tablonë e përgjithshme të ushqyerjes së fëmijës, në vend që të përqendrohen tepër te një vakt i vetëm. Nëse dreka është e njëjtë çdo ditë, ekzistojnë mëngjesi, darka dhe disa vakte të vogla gjatë ditës, ku mund të përfshihen ushqime të tjera që dëshironi që fëmija t’i konsumojë.

Në fund të fundit, një drekë e përsëritur nuk është domosdoshmërisht problem. Për disa fëmijë, ajo mund të jetë pikërisht ajo që u jep siguri dhe qetësi gjatë një dite të ngarkuar shkollore. Roli i prindit është të ofrojë mundësi, shumëllojshmëri dhe një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin – pa e kthyer çdo kuti dreke në një betejë.

Autore: Christina Crawford
Përkthim: Prinderimi.com

Këshilla për prindërit Shëndeti i fëmijëve ushqimi i fëmijëve Ushqimi në shkollë ushqyerja e fëmijëve ushqyerja e shëndetshme Zakone ushqimore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleSi t’i mësojmë fëmijët të mendojnë mirë për të tjerët?
Next Article Të ndërtojmë ura mes prindërve dhe mësuesve: Fuqia e një telefonate pozitive
LR

Related Posts

Aktualitete

Të ndërtojmë ura mes prindërve dhe mësuesve: Fuqia e një telefonate pozitive

August 10, 2026
Adoleshent

Si t’i mësojmë fëmijët të mendojnë mirë për të tjerët?

August 10, 2026
Adoleshent

Kur librat e ndryshojnë jetën e një fëmije: Historia frymëzuese e Sonia Sotomayor

August 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,319

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,299
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktualitete

Të ndërtojmë ura mes prindërve dhe mësuesve: Fuqia e një telefonate pozitive

LRAugust 10, 2026
Aktualitete

Në prag të fillimit të shkollës: A është në rregull nëse fëmija juaj dëshiron të njëjtën drekë çdo ditë? .

LRAugust 10, 2026
Adoleshent

Si t’i mësojmë fëmijët të mendojnë mirë për të tjerët?

LRAugust 10, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,319

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,299
Të zgjedhura

Të ndërtojmë ura mes prindërve dhe mësuesve: Fuqia e një telefonate pozitive

August 10, 2026

Në prag të fillimit të shkollës: A është në rregull nëse fëmija juaj dëshiron të njëjtën drekë çdo ditë? .

August 10, 2026

Si t’i mësojmë fëmijët të mendojnë mirë për të tjerët?

August 10, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.