Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Kujdesi»Shëndeti»Shëndetësia»Më shumë shpresë për fëmijët me kancer?
Shëndetësia

Më shumë shpresë për fëmijët me kancer?

PrinderimiBy PrinderimiFebruary 14, 2025No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo
Kanceri te fëmijët është relativisht i rrallë, por një në pesë fëmijë me kancer vdes. Ka shumë pak ilaçe për fëmijët. Tani paraqitet një shpresë e re.

Në vitin 2022, më shumë se 275.000 fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën u diagnostikuan me kancer, ndërsa më shumë se 105.000 fëmijë vdiqën nga kjo sëmundje. Në Evropë, 35.000 fëmijë diagnostikohen me kancer çdo vit, e në Gjermani, sipas Regjistrit të Kancerit të Fëmijëve (DKR) diagnostikohen 2.400 fëmijë në vit. Sa për krahasim, rreth 500.000 raste të reja të kancerit regjistrohen te të rriturit në Gjermani çdo vit.

Forma më e zakonshme e kancerit te fëmijët është leucemia (kanceri i gjakut), ndërsa adoleshentët më së shpeshti vuajnë nga limfoma (kanceri i nyejve limfatike). Sipas Fondacionit të Frankfurtit për Fëmijët me Kancer, 80 për qind e pacientëve janë shëruar. Megjithatë, gjasat për shërim për shumë lloje të kancerit nuk janë përmirësuar në 30 vjetët e fundit – mesatarisht një në pesë fëmijë me kancer vdes.

Hapesire-reklamuese

Nëse te një fëmijë i shëruar kanceri kthehet më vonë, prognoza është e keqe. Mesatarisht, koha e mbijetesës në raste të tilla është tetë muaj. Përveç kësaj, nuk ka një trajtim të standardizuar për rikthimet.

Shumë pak ilaçe për fëmijët dhe adoleshentët me kancer

Një nga problemet më të mëdha në trajtimin e kancerit te fëmijët është mungesa e mjekimeve të specializuara. Për fëmijët, ekziston vetëm një pjesë e vogël e asaj që është në dispozicion për pacientët e rritur. Shumë barna të reja që dalin në treg janë të miratuara ekskluzivisht për të rriturit.

Prandaj, studiuesit në Qendrën Hopp për Tumoret e Fëmijëve (KiTZ) në Heidelberg po mbështeten në një qasje të individualizuar të trajtimit, duke përdorur “mini-tumore”. Që nga viti 2019, mjekët kanë qenë në gjendje të dërgojnë atje mostra indesh nga fëmijët me kancer, që klasifikohen si pacientë me rrezik të lartë ose që tashmë kanë pasur një rikthim.

Qindra mini-tumore për të luftuar kancerin e fëmijërisë

Bazuar në këto mostra, studiuesit rritin qindra mini-tumorë, shpjegon Ina Oehme, drejtuese e Departamentit të Testimit të Barnave. Këta tumorë të vegjël, të njohur edhe si organoidë, lejojnë testimin e 80 barnave të ndryshme në doza dhe kombinime të ndryshme. Barnat e testuara janë kryesisht medikamente onkologjike për të rritur, duke përfshirë ato që tashmë janë miratuar, si dhe ato që janë ende në fazën e provës klinike.

Sipas Oehme, deri tani janë marrë më shumë se 500 mostra të indeve, dy të tretat e të cilave ishin të përshtatshme për testim. Në rreth 80 për qind të këtyre mostrave u gjet një medikament i përshtatshëm, i cili çoi në regres të tumorit në kushte laboratorike. Rreth tre javë pas marrjes së mostrës, studiuesit mund të dinë nëse një ilaç i veçantë funksionon apo jo.

Trajtimi dhe hulumtimi në të njëjtën kohë

Përveç testimit të barnave, studiuesit në KiTZ po bëjnë sekuencën e të gjithë gjenomit të tumorit për të kuptuar më mirë proceset biologjike pas kancerit të fëmijërisë dhe sëmundjeve serioze të gjakut. KiTZ është një institucion i përbashkët i Qendrës Gjermane të Kërkimit të Kancerit (DKFZ), Spitalit Universitar të Heidelberg dhe Universitetit të Heidelbergut. Instituti bashkëpunon me shumë qendra kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sipas deklaratave të veta, KiTZ po udhëheq programin e parë pan-evropian të sekuencës së gjenomit për fëmijët me kancer. Deri më tani, në këtë program janë përfshirë më shumë se 1.700 pacientë dhe më shumë se 100 qendra nga 12 vende evropiane dhe Izraeli kanë dërguar mostra të tumorit në Heidelberg.

Megjithëse qendra të tjera kërkimore përdorin gjithashtu qasjen e kultivimit të mini-tumorit për të testuar barnat, veçantia e projektit KiTZ qëndron në metodologjinë e tij sistematike. Duke mbledhur një numër të madh tumoresh, kjo qendër ka një bazë të dhënash të gjerë, e cila mundëson rezultate më të sakta dhe më të besueshme, shpjegon Uta Dirksen, onkologe pediatre në Spitalin Universitar në Essen./DW/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Rrjetit të Prindërve të Kosovës në Viber.

Adoleshentët me kancer Fëmijët Fëmijët me kancer Ilaçet për fëmijë Mini-tumoret Trajtimi i fëmijëve me kancer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticlePesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt
Next Article Këshilla për prindër – kufizoni ushqimet me sheqer për foshnjat
Prinderimi

Related Posts

Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,273

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,143

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,158
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,273

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,143

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,158
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.