Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Foshnjë»Barkqitja tek bebet, shkaqet, si ta trajtojmë, kur duhet ta dërgojmë tek mjeku
Foshnjë

Barkqitja tek bebet, shkaqet, si ta trajtojmë, kur duhet ta dërgojmë tek mjeku

PrindërimiBy PrindërimiApril 2, 2025No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Barkqitja është jashtëqitje e hollë ujore, e cila paraqitet tri apo më tepër herë brenda 24 orëve.

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Kush është burim i barkqitjes?
  • Çfarë duhet bërë kur fëmija ka barkqitje?
  • Pse duhet dhënë lëngje plotësuese?
  • Çka është ORS-ja?
  • Sa lëng të ORS-së duhet dhënë fëmijës?
  • Pse duhet të vazhdoni ta ushqeni fëmijën sa më shpesh dhe sa më shumë?
  • Fëmijën duhet ta dërgoni te mjeku nëse:
  • Si ta parandaloni diarrenë tek fëmija?
  • Mbani mend:

Kush është burim i barkqitjes?

Barkqitja shkaktohet nga mikrobet, të cilat përpihen, sidomos mikrobet nga jashtëqitjet (nevoja e madhe). Kjo më së shpeshti ndodh kur kryhet nevoja e madhe në vende të rrezikshme, nga kujdesi i ulët higjienik ose mungesa e ujit të pijshëm të pastër, ose kur fëmijët nuk ushqehen me qumësht të gjirit. Foshnjat, të cilat ushqehen me qumësht të gjirit rrallë sëmuren nga diarreja.

Hapesire-reklamuese

Çfarë duhet bërë kur fëmija ka barkqitje?

Duhet t’i keni parasysh këto 3 rregulla:
1. T’i jepni fëmijës të pijë lëngje plotësuese sa më shpesh dhe sa më shumë.
2. Të vazhdoni ta ushqeni fëmijën sa më shpesh dhe sa më shumë.
3. Të dini se kur duhet ta dërgoni fëmijën te mjeku.

Pse duhet dhënë lëngje plotësuese?

Pjesa më e madhe e trupit të njeriut përbëhet nga uji dhe kripërat. Kur fëmija ka barkqitje ose vjelIje, do të thotë se ai humb ujë dhe kripëra më shumë se zakonisht dhe kjo gjendje quhet dehidrim (humbje e lëngjeve të trupit).
Prandaj, për t’u rehidruar (kthyer lëngjet) fëmijës duhet dhënë:
• qumësht të gjirit pa ndërprerje sa më shpesh dhe sa më gjatë;
• lëngje të ORS-së ushqime të lëngshme, si: supë, ujë orizi, kos apo ujë të pastër.

Çka është ORS-ja?

ORS-ja është kombinim special në formë të pluhurit, e cila kur të përzihet me ujë ndihmon për të zëvendësuar sasinë e lëngjeve të humbura gjatë barkqitjeve (tretje orale rehidruese).

Nëse fëmija ka barkqitje, kërkoni ndihmë nga mjeku për të marrë qeset e ORS-së që jepen falas.
Qeset e ORS-së duhet të treten saktë, sipas udhëzimeve, me ujë të pastër, të kloruar ose të zier dhe të ftohur.
Mos e përdorni lëngun e ORS-së të përgatitur më shumë se 24 orë.
Pas 24 orëve duhet të përgatitni lëngun tjetër të ORS-së.

Sa lëng të ORS-së duhet dhënë fëmijës?

Fëmijës nën moshën dyvjeçare pas çdo jashtëqitjeje ujore duhet dhënë të pijë 50 – 100 ml (gjysma e gotës së zakonshme ose një filxhan kafeje) lëng të ORS-së me lugë, gotë ose me filxhan.
Nëse fëmija vjell, pritni së paku 10 deri 15 minuta që të qetësohet dhe pastaj vazhdoni t’i jepni të pijë ngadalë.
Fëmijës së moshës dy deri në pesë vjeç, pas çdo jashtëqitjeje duhet dhënë 100 – 200 ml (gjysma apo e tërë gota e zakonshme) lëng të ORS-së me filxhan ose me gotë. Jepni fëmijës të pijë nëse kërkon më shumë.

Pse duhet të vazhdoni ta ushqeni fëmijën sa më shpesh dhe sa më shumë?

Mosdhënia e ushqimit fëmijës që ka barkqitje e keqëson gjendjen shëndetësore të tij prandaj duhet ta ushqeni, sepse ai ka nevojë të jetë i fortë dhe të rritet. Një fëmijë i ushqyer mirë do t’i rezistojë më mirë sëmundjes.

Fëmijën duhet ta dërgoni te mjeku nëse:

  • nuk është i aftë të pijë apo të
  • ushqehet në gji;
  • sëmuret më shumë;
  • i ngrihet temperatura;
  • ka gjak në jashtëqitje;
  • ha ose pi pak;
  • ka të vjella shumë të shpeshta;
  • shpeshtohet barkqitja;
  • ka shumë etje.

Si ta parandaloni diarrenë tek fëmija?

• ushqejeni fëmijën me qumësht të gjirit;
• jepni ushqim sa më të pastër dhe menjëhere pas përgatitjes;
• fëmijës jepni qumështin dhe lëngjet tjera me filxhan, gotë ose lugë të pastër e jo me shishe të cilat kanë rënë nga dora (të papastra);
• secili racion i ushqimit duhet të përgatitet në enë të pastër;
• lani duart me sapun para përgatitjes dhe ngrënies së ushqimit, si dhe pas shfrytëzimit të toaletit.

Mbani mend:

• për ta ndaluar barkqitjen mos i jepni barna fëmijës;
• dhënia e ushqimit nuk e pakëson apo ndalon barkqitjen;
• lëngjet e dhëna nuk e ndalojnë apo zvogëlojnë barkqitjen, por parandalojnë tharjen e fëmijës;
• mos e lini fëmijën të uritur;
• kërkoni ndihmë nga mjeku për të marrë qeset e ORS-së.
Fëmija është si një lule. Gjatë barkqitjes, po e le pa ujitur, do të thahet. Lulja ujitet në rrënjë, ndërsa fëmija ujitet nga goja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleUdhërrëfyesi për prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta
Next Article 6 këshilla të ekspertëve për prindërimin për t’u afruar me fëmijët tuaj – Provoni t’i ndryshoni këto rutina
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Shëndeti

Alergjitë ushqimore te fëmijët: 8 mite të rrezikshme që prindërit ende i besojnë

November 12, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,271

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,123

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,151
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,271

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,123

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,151
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.