Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

A mjafton vetëm këmbëngulja? Çfarë na mëson Angela Duckworth për “grit”-in dhe fuqinë e situatës

September 1, 2026

1 shtatori – Dita Kombëtare e Ndërgjegjësimit për vjedhjen e Identitetit të Fëmijëve: A është i sigurt identiteti i fëmijës suaj online?

September 1, 2026

A është fëmija juaj “otrovert”? Ja shenjat që prindërit duhet t’i dinë

August 31, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»A mjafton vetëm këmbëngulja? Çfarë na mëson Angela Duckworth për “grit”-in dhe fuqinë e situatës
Adoleshent

A mjafton vetëm këmbëngulja? Çfarë na mëson Angela Duckworth për “grit”-in dhe fuqinë e situatës

LRBy LRSeptember 1, 2026No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Çfarë ndodh kur një fëmijë nuk arrin të mësojë një koncept pas disa përpjekjesh? A duhet t’i themi “provo më shumë”, apo duhet të pyesim edhe nëse mjedisi ku po përpiqet ta ndihmon?

Psikologia dhe studiuesja Angela Duckworth u bë e njohur përmes librit të saj Grit, ku argumentoi se suksesi nuk varet vetëm nga talenti apo inteligjenca. Ajo e përkufizon grit-in si kombinimin e pasionit dhe këmbënguljes për të arritur qëllime afatgjata. Grit do të thotë të vazhdosh përpara edhe kur përparimi është i ngadaltë, kur gabon ose kur diçka bëhet e vështirë.

Hapesire-reklamuese

Por në librin e saj të ri, Situated: Find the People and Places That Bring Out Your Best, Duckworth e zgjeron këtë ide: këmbëngulja është e rëndësishme, por nuk mjafton gjithmonë. Edhe situata ku ndodhemi ka rëndësi.

Kur fëmijët përballen me vështirësi në mësime, dështime, zhgënjime apo sfida të tjera, sistemi mbështetës që kanë përreth mund të ndikojë shumë në mënyrën se si ata reagojnë. Hulumtimet e Qendrës së Harvardit për Zhvillimin e Fëmijës tregojnë se të pasurit e të paktën një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe mbështetëse me një të rritur është një nga faktorët më të fuqishëm mbrojtës që lidhet me zhvillimin e qëndrueshmërisë te fëmijët dhe adoleshentët. Marrëdhënie të tilla i ndihmojnë fëmijët të përballojnë stresin, të zhvillojnë vetëbesimin, të rregullojnë emocionet dhe të ndërtojnë aftësitë e nevojshme për t’u përshtatur me rrethanat e vështira.

Kjo do të thotë se ndihma për një fëmijë që të arrijë potencialin e tij nuk ka të bëjë vetëm me t’i thënë “përpiqu më shumë”. Një prind që dëgjon pa gjykuar menjëherë, një mësues që vëren përpjekjet e fëmijës, një mentor që e inkurajon pas një dështimi, apo edhe një mik që e bën të ndihet i pranuar, mund të bëhen pjesë e mjedisit që i mundëson këmbënguljes të rritet. Mbështetja nuk i zhduk sfidat; ajo u jep fëmijëve një bazë më të sigurt prej nga mund t’i përballojnë ato. Hulumtimet e Harvardit theksojnë gjithashtu se sfidat e menaxhueshme mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë për përballimin e vështirësive, veçanërisht kur i përjetojnë ato me mbështetjen e të rriturve të kujdesshëm.

Çfarë është “situata”?

Për Duckworth, situata nuk është vetëm vendi fizik ku ndodhemi. Ajo përfshin njerëzit përreth nesh, shokët, mentorët, objektet që kemi pranë, normat kulturore dhe mënyrën se si është organizuar mjedisi ynë. Një situatë e mirë mund ta bëjë më të lehtë të bëjmë zgjedhjet e duhura, ndërsa një situatë e pafavorshme mund ta bëjë shumë më të vështirë përdorimin e potencialit tonë.

Për një fëmijë kjo është veçanërisht e rëndësishme.

Një nxënës që përpiqet të lexojë më mirë ka nevojë për këmbëngulje, por edhe për një mësues që e mbështet, një hapësirë ku mund të përqendrohet, shokë që e motivojnë dhe kohë të mjaftueshme për të praktikuar. Pra, kur një fëmijë thotë “Nuk jam i mirë në matematikë”, përgjigjja nuk duhet të jetë gjithmonë “Duhet të punosh më shumë”. Mund të jetë: “Çfarë mund ta bëjmë ndryshe që ta kesh më të lehtë të mësosh?”

Si mund ta përdorin fëmijët këtë në shkollë?

Në vend që ta shohin një rezultat të dobët si provë se “nuk janë të zotë”, fëmijët mund të mësojnë të ndajnë problemin në dy pjesë:

Çfarë mund të ndryshoj unë?
Më shumë praktikë? Një mënyrë tjetër studimi? Të kërkoj ndihmë? Të vendos një qëllim më të vogël?

Çfarë mund të ndryshoj në situatën time?
Të largohem nga telefoni gjatë mësimit? Të studioj në një vend më të qetë? Të zgjedh një shok studimi? Të kërkoj ndihmë nga mësuesi? Kjo është një mënyrë shumë praktike për t’i mësuar fëmijët të marrin përgjegjësi pa i bërë të besojnë se çdo dështim është faji i tyre.

Duckworth thekson se grit-i është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm. Fëmijët kanë nevojë për sfida, por edhe për mbështetje, mentorë, bashkëmoshatarë pozitivë dhe mjedise që ua bëjnë më të mundur të japin më të mirën.

Kështu, në fillim të një viti të ri shkollor, ndoshta pyetja më e mirë nuk është vetëm “Sa këmbëngulës është fëmija im?”, por edhe: “A e kam ndihmuar të krijojë një situatë ku këmbëngulja e tij mund të japë rezultat?”

Prinderimi.com

Angela Duckworth Grit Këmbëngulja Mjedisi i të mësuarit Motivimi potenciali i fëmijës Prinderimi Sistemi mbështetës Situated Zhvillimi i fëmijëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous Article1 shtatori – Dita Kombëtare e Ndërgjegjësimit për vjedhjen e Identitetit të Fëmijëve: A është i sigurt identiteti i fëmijës suaj online?
LR

Related Posts

Adoleshent

1 shtatori – Dita Kombëtare e Ndërgjegjësimit për vjedhjen e Identitetit të Fëmijëve: A është i sigurt identiteti i fëmijës suaj online?

September 1, 2026
Aktualitete

A është fëmija juaj “otrovert”? Ja shenjat që prindërit duhet t’i dinë

August 31, 2026
FOKUS

5 shenja se jeni në gjendje mbijetese (Survival Mode)– edhe nëse nga jashtë jeta juaj duket mirë

August 31, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,295

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,346

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,324
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

A mjafton vetëm këmbëngulja? Çfarë na mëson Angela Duckworth për “grit”-in dhe fuqinë e situatës

LRSeptember 1, 2026
Adoleshent

1 shtatori – Dita Kombëtare e Ndërgjegjësimit për vjedhjen e Identitetit të Fëmijëve: A është i sigurt identiteti i fëmijës suaj online?

LRSeptember 1, 2026
Aktualitete

A është fëmija juaj “otrovert”? Ja shenjat që prindërit duhet t’i dinë

LRAugust 31, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,295

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,346

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,324
Të zgjedhura

A mjafton vetëm këmbëngulja? Çfarë na mëson Angela Duckworth për “grit”-in dhe fuqinë e situatës

September 1, 2026

1 shtatori – Dita Kombëtare e Ndërgjegjësimit për vjedhjen e Identitetit të Fëmijëve: A është i sigurt identiteti i fëmijës suaj online?

September 1, 2026

A është fëmija juaj “otrovert”? Ja shenjat që prindërit duhet t’i dinë

August 31, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.