Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Kthimi në shkollë: Nga këndvështrimi i një vajze adoleshente

August 18, 2026

Dita e Poezisë së Keqe (Bad Poetry Day): Një mënyrë e bukur për t’i afruar fëmijët me shkrimin

August 18, 2026

Llojet e pyetjeve që mund t’ua bëjmë fëmijëve kur kthehen nga shkolla

August 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Kthimi në shkollë: Nga këndvështrimi i një vajze adoleshente
Adoleshent

Kthimi në shkollë: Nga këndvështrimi i një vajze adoleshente

LRBy LRAugust 18, 2026Updated:August 18, 2026No Comments3 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Shkalla më e lartë në ballkonin e shkollës ishte shumë e ngrohtë. Pasi dolën pothuajse shumica e nxënësve jashtë, mua disi nuk më bënte dot mendja ta lë oborrin e ngushtë të saj. Ishin ditët e para të shtatorit të vitit të dytë të shkollës së mesme, dhe më dukej sikur shokët dhe shoqet e klasës nuk ishin të njëjtit njerëz që i kisha njohur tre-katër muaj më parë-dhe kjo më kishte thyer pritshmëritë. Bisedat nuk ishin njësoj, të qeshurat poashtu. Vërehej një dozë ndryshimi në çdo imtësi.

Me një përhumbje të tillë, sapo ra zilja e fundit e orëve, u ula në maje të shkallëve të ballkonit dhe vura kokën mbi gjunjë, duke kërkuar me ngulm arsyet e atij ndryshimi...

Hapesire-reklamuese

Përballë e kisha rrugën ku kalonin nxënës të shkollave të ndryshme, një dyqan dhe një fotokopje. Të gjitha këto nuk arrija t’i shihja në tërësi, nga makinat e kalimtarët që më kalonin parasysh vazhdimisht. Nga ai vend ku po qëndroja, më dukej sikur nuk po shikoja me të vërtetë gjërat që më rrinin përballë. Nga brenda, ndihesha e qetë. Por ajo qetësi disi më bënte të vetmuar. Ndjenjën e mospërkatësisë me shokët dhe shoqet e kisha marrë me vete nga klasa, kur fillimisht kisha menduar që nuk kishte të bënte asgjë me mua. Tani ishte e qartë kristal. Ajo ndjenjë ishte edhe e imja.

Në të djathtën time, i dëgjova padashje dy vajza duke komentuar pamjen time. Përnjëherë, mu duk sikur ma ndërruan kajhen e mendimeve, dhe u ndjeva mirë. U mundova t’i shikoj fshehurazi se kush ishin, si në shenjë falenderimi, të cilën e ndjeja ta shprehja ndaj çdo të panjohuri, por më erdhi shumë turp. Jua lashë mirësinë të tërën atyre, ashtu siq ma dhanë, nga frika se mos prishej, dhe e përqafova heshtjen time edhe më shumë.

Me duart mbi gjunjë, ajo heshtje kalonte hapësirën e oborrit të shkollës, dhe ngaqë ishin ditët e para të atij viti shkollor, më dukej sikur ajo kërkonte një kuptim të ri, një mënyrë të re si t’i lidhte mirë copëzat e jetës, të vetes time, dhe të vetë qytetit tim me njëra-tjetrën.

Duke qëndruar ashtu, e vërejta se në fakt nuk isha vetëm. Dy korrierët e shkollës kohë pas kohe, e hapnin derën, dilnin, lëshonin ndonjë fjalë me njëri tjetrin dhe me nxënësit vazhdimisht. Derisa në një moment, mu drejtuan nga pas: Vajzë, a ke mësim ende, apo jo? Cfarë po bën këtu ulur? Jo, ju thashë, me fjali sa më të shkurtëra që munda, nga frika se do të më kërkonin të dilja jashtë- nuk kemi më orë për sot. Asgjë nuk po bëj, po rri. Dhe u ktheva në drejtimin tim fillestar.

Më dukej sikur i pengoja, dhe ajo ndjenjë ma prishi rehatinë që kisha krijuar. Kisha nevojë për hapësirë, për kohë timen vetëm, për mendim, për qetësi. Në fakt, për mua ishte hera e parë qe kisha marrë guximin të ndahem nga të tjerët. Dhe pas disa minutash, e kuptova se ai guxim kishte qenë me mua gjithmonë. Pra, nevoja për të qenë vetëm dhe për të mos u ndjerë më pak e rëndësishme në atë gjendje.

Ajo vetmi gradualisht filloi të bëhej mbushëse. Më merrte nga oborri, më shpiente në rrugën përballë, pastaj tek parku e deri në stacion, nga ku nisesha përfundimisht për në shtëpinë time. Atje kisha gjëra të tjera për të bërë; rrugë më të ngushta për të ecur. Atje kisha kohë edhe për një tjetër vetmi.

Laureta Rexha

Adoleshenca adoleshentët dhe shkolla Identiteti Kthimi në shkollë marrëdhëniet shoqërore mirëqenia emocionale Ndryshimi pas pushimeve verore përkatësia Prinderimi Shkolla shokët e shkollës Vetmia zhvillimi i adoleshentëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleDita e Poezisë së Keqe (Bad Poetry Day): Një mënyrë e bukur për t’i afruar fëmijët me shkrimin
LR

Related Posts

Adoleshent

Dita e Poezisë së Keqe (Bad Poetry Day): Një mënyrë e bukur për t’i afruar fëmijët me shkrimin

August 18, 2026
Adoleshent

Llojet e pyetjeve që mund t’ua bëjmë fëmijëve kur kthehen nga shkolla

August 18, 2026
Adoleshent

Ankthi për rikthimin në shkollë është real: Çfarë duhet të dinë prindërit?

August 18, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,289

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,323

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,310
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Kthimi në shkollë: Nga këndvështrimi i një vajze adoleshente

LRAugust 18, 2026
Adoleshent

Dita e Poezisë së Keqe (Bad Poetry Day): Një mënyrë e bukur për t’i afruar fëmijët me shkrimin

LRAugust 18, 2026
Adoleshent

Llojet e pyetjeve që mund t’ua bëjmë fëmijëve kur kthehen nga shkolla

LRAugust 18, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,289

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,323

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,310
Të zgjedhura

Kthimi në shkollë: Nga këndvështrimi i një vajze adoleshente

August 18, 2026

Dita e Poezisë së Keqe (Bad Poetry Day): Një mënyrë e bukur për t’i afruar fëmijët me shkrimin

August 18, 2026

Llojet e pyetjeve që mund t’ua bëjmë fëmijëve kur kthehen nga shkolla

August 18, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.