Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Llojet e pyetjeve që mund t’ua bëjmë fëmijëve kur kthehen nga shkolla

August 18, 2026

Ankthi për rikthimin në shkollë është real: Çfarë duhet të dinë prindërit?

August 18, 2026

Dita Kombëtare e “Mos u Dorëzo Kurrë” (Never Give up Day) 2026:

August 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Ankthi për rikthimin në shkollë është real: Çfarë duhet të dinë prindërit?
Adoleshent

Ankthi për rikthimin në shkollë është real: Çfarë duhet të dinë prindërit?

LRBy LRAugust 18, 2026Updated:August 18, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Ankthi për rikthimin në shkollë mund të jetë i vështirë si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit. Ja disa këshilla nga ekspertët se si ta bëni këtë periudhë më të lehtë dhe të krijoni më shumë entuziazëm për fillimin e vitit të ri shkollor.

Psikologia klinike e licencuar Sarah Spannagel, PhD, thotë se, nëse mendojmë për gjithçka që fëmijët bëjnë gjatë vitit shkollor sot – stërvitjet sportive, detyrat e shtëpisë, shkollën, ndonjëherë lëvizjen mes më shumë se një shtëpie, punët me kohë të pjesshme, përveç angazhimeve të shkollës – është e kuptueshme që ata mund të ndiejnë njëfarë shqetësimi krahas emocionit për fillimin e një viti të ri shkollor.

Hapesire-reklamuese

Prandaj javët para fillimit të vitit të ri shkollor mund të jenë mjaft të ngarkuara emocionalisht, thotë Dr. Spannagel. Ndonjëherë duhet t’i ndihmojmë fëmijët të kuptojnë nëse ajo që ndiejnë është emocion, nervozizëm apo të dyja bashkë, sepse këto ndjenja mund të duken të njëjta. T’i ndihmojmë t’i kuptojnë ato është e rëndësishme për reduktimin e stresit.

Rëndësia e shtrimit të pyetjeve

Nëse fëmija juaj shfaq shenja shqetësimi për rikthimin në shkollë, Dr. Spannagel sugjeron të bëni disa pyetje të rëndësishme: A je i mërzitur sepse po përfundon vera dhe të pëlqen shumë? Apo je i mërzitur sepse të shqetëson diçka që lidhet me vitin e ri shkollor?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i ndihmojnë prindërit të kuptojnë se cili duhet të jetë hapi i radhës. “Dhe përgjigjja mund të jetë shumë mirë ‘të dyja’”, thotë Dr. Spannagel. Pastaj mund t’i ndihmoni të gjejnë mënyrën më të mirë për t’i përballuar këto emocione së bashku.

Përgaditja e materialeve, detyrave

Lehtësimi gradual i kalimit drejt shkollës, përmes leximit të librave për fillimin e shkollës ose blerjes së mjeteve shkollore, mund të ndihmojë. Për shumicën e fëmijëve, njëfarë nervozizmi për vitin e ri shkollor është një reagim normal dhe i kuptueshëm ndaj përfundimit të verës. Vera, njësoj si fundjavat, është vërtet e rëndësishme si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit.

Javët e vitit shkollor mund të jenë të lodhshme – pesë ditë gjatë të cilave fëmijët kthehen nga shkolla dhe shkojnë në sport, kujdes pas shkolle apo aktivitete të tjera, ndërsa prindërit janë të zënë, shpjegon Dr. Spannagel. As fëmijët, as prindërit nuk e kanë plotësisht në kontroll kohën e javës, ndërsa gjatë fundjavave dhe verës ndiejnë më shumë kontroll mbi kohën e tyre.

Kjo ndjenjë kontrolli dhe autonomie përkthehet në një ndjenjë “sigurie” gjatë verës, thotë ekspertja e prindërimit dhe zhvillimit të të rinjve, Deborah Gilboa, MD. Fëmijët mund të ndihen në ankth nga mendimi se mund ta humbin këtë rehati dhe autonomi.

Si ta përballojmë ankthin për rikthimin në shkollë?

Krijimi i strukturës

Gjatë verës dhe sidomos me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor, Dr. Spannagel këshillon që familjet të ruajnë një lloj ritmi dhe strukture në ditët e tyre dhe t’i kushtojnë vëmendje përfundimit të detyrave të verës, edhe nëse kjo bëhet gradualisht. Kështu, nxënësit kanë më pak afate dhe detyra që i presin kur të rikthehen në shkollë.

Ndajini detyrat në pjesë të arsyeshme”, thotë ajo. Fëmijët duhet ta shijojnë ende verën, sepse ajo është shumë e rëndësishme, por nuk është aspak mirë që të gjitha leximet dhe detyrat e matematikës të lihen për javën e fundit para shkollës. Të punosh gradualisht gjatë verës e bën gjithçka të duket më e menaxhueshme.

Komunikimi me fëmijët

Të flisni për ndjenjat e stresit dhe t’i pranoni ato do t’i ndihmojë gjithashtu fëmijët të përballen me rikthimin në rutinën dhe fleksibilitetin më të kufizuar të javëve shkollore. Pyetini: Çfarë do ta bënte javën e shkollës më të lehtë për ty?, thotë Dr. Gilboa. Të rriturit mund të pyesin: ‘Çfarë mund të bëj unë për të të ndihmuar?

Ajo sugjeron që familjet të zhvillojnë takime javore familjare, ku të shikojnë javën që vjen dhe të përcaktojnë se cilat gjëra mund ta bëjnë atë më të ndërlikuar për fëmijët, si për shembull një udhëtim pune i prindit ose ndeshjet jashtë qytetit të ekipit sportiv.

Planifikimi i gjërave

Punoni së bashku me fëmijët për të gjetur mënyra që javët e tyre të jenë më të menaxhueshme, madje pyesni nëse ka diçka që mund ta anuloni atë javë për të ulur stresin për ta dhe për të gjithë familjen, thotë Dr. Gilboa. Mësojuni se nuk duhet të jemi gjithmonë të lidhur pas kalendarit. Kjo mënyrë planifikimi mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë si ta menaxhojnë ngarkesën e tyre. Sipas Dr. Gilboa, kjo praktikë mund të krijojë një model të dobishëm për jetën.

Prindërit mund të tregojnë gjithashtu se edhe të rriturit mund të përjetojnë ankth për rikthimin në shkollë. Krijimi i një rutine për ta përballuar këtë stres së bashku mund të jetë i dobishëm. Gilboa rekomandon që fëmijët dhe të rriturit të rezervojnë një ose dy orë të dielave, veçanërisht në javët para fillimit të shkollës, për t’u përgatitur për javën. Të rriturit mund të përgatisin ushqimet ose të sistemojnë email-et, ndërsa fëmijët mund të fillojnë një detyrë, nëse është e mundur, për të avancuar punën e tyre.

Një investim i vogël në kohë mund ta bëjë rikthimin të hënën shumë më të lehtë dhe ia vlen, shpjegon ajo. Kjo gjithashtu u jep fëmijëve një ndjenjë më të madhe kontrolli përpara fillimit të javës.

Lërini emocionet të shprehen

Nëse fëmija juaj ndihet në ankth për vitin e ri shkollor, mbani mend se emocionet kërkojnë empati, thotë Gilboa. Si prindër, “ne nuk vendosim rregulla për emocionet”, shprehet ajo. “Mund të jemi kuriozë të kuptojmë pse po ndodh ankthi, por nuk duhet të ketë pasoja për shprehjen e ndjenjave tona.”

Gilboa paralajmëron gjithashtu kundër tregimit të fëmijëve se si duhet ose nuk duhet të ndihen. Mos u thoni: “Por ti e do shkollën!” ose “Nuk ke asgjë për t’u mërzitur!” T’i tregosh një fëmije se si duhet të ndihet nuk e bën atë më rezistent, thotë ajo. “Ajo që i përcillet është se ndjenjat e tij nuk janë të vlefshme, dhe kjo nuk funksionon.”

Ajo dëshiron gjithashtu t’i inkurajojë prindërit, fëmijët e të cilëve e kanë të vështirë të mendojnë për rikthimin në shkollë. “Nëse fëmijët tuaj janë të mërzitur që vera po përfundon, ndoshta kjo do të thotë se po bëni diçka të mirë në shtëpi. Diçka në shtëpi u duket e sigurt dhe e këndshme”, vëren ajo.

Dhe ka edhe një lajm të mirë: një fëmijë 9-vjeçar që dikur shqetësohej për rikthimin në shkollë që në fillim të pushimeve verore, sot është një student 19-vjeçar i lumtur në vitin e dytë të universitetit. Këtë verë ai po punon si kujdestar në një kamp veror, duke ngushëlluar fëmijë të ngjashëm me atë që dikur ishte vetë dhe duke numëruar ditët deri në rikthimin në kampusin universitar, ku ka gjetur suksesin e tij.

Artikull nga:Alison Slater Tate
Përkthim: Prinderimi.com

ankthi i kthimit në shkollë detyrat e verës fëmijët dhe stresi komunikimi me fëmijët Leximi te fëmijët Menagjimi i emocioneve planifikimi shkollor Prinderimi Viti i ri shkollor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleDita Kombëtare e “Mos u Dorëzo Kurrë” (Never Give up Day) 2026:
Next Article Llojet e pyetjeve që mund t’ua bëjmë fëmijëve kur kthehen nga shkolla
LR

Related Posts

Adoleshent

Llojet e pyetjeve që mund t’ua bëjmë fëmijëve kur kthehen nga shkolla

August 18, 2026
Adoleshent

Dita Kombëtare e “Mos u Dorëzo Kurrë” (Never Give up Day) 2026:

August 18, 2026
Amësia

Si ndihmon mbajtja e foshnjës në trup (Kangaroo Care) në krijimin e lidhjes prind–fëmijë

August 17, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,289

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,322

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,310
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Llojet e pyetjeve që mund t’ua bëjmë fëmijëve kur kthehen nga shkolla

LRAugust 18, 2026
Adoleshent

Ankthi për rikthimin në shkollë është real: Çfarë duhet të dinë prindërit?

LRAugust 18, 2026
Adoleshent

Dita Kombëtare e “Mos u Dorëzo Kurrë” (Never Give up Day) 2026:

LRAugust 18, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,289

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,322

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,310
Të zgjedhura

Llojet e pyetjeve që mund t’ua bëjmë fëmijëve kur kthehen nga shkolla

August 18, 2026

Ankthi për rikthimin në shkollë është real: Çfarë duhet të dinë prindërit?

August 18, 2026

Dita Kombëtare e “Mos u Dorëzo Kurrë” (Never Give up Day) 2026:

August 18, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.