Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Mënyra për të krijuar momente domethënëse me familjen

July 30, 2026

Adoleshenti juaj nuk ishte produktiv këtë verë – Çfarë tash?

July 30, 2026

Tabela e Synimeve (Vision Board): Një aktivitet që i ndihmon fëmijët të ëndërrojnë, të planifikojnë dhe të besojnë në veten e tyre

July 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Kujdesi»Aktivitete»Mënyra për të krijuar momente domethënëse me familjen
Aktivitete

Mënyra për të krijuar momente domethënëse me familjen

LRBy LRJuly 30, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Çdo moment i kaluar së bashku ka vlerë. Frymëzohuni nga këto ide të thjeshta për ta shndërruar kohën me familjen në kujtime të bukura dhe domethënëse që do t’i mbani mend për vite me radhë.

Përfshini të gjithë

Hapesire-reklamuese

Kur e gjithë familja përfshihet në planifikimin e aktiviteteve argëtuese, krijohen më shumë mundësi për të përjetuar momente të veçanta së bashku. Profesorja e Zhvillimit Njerëzor dhe Studimeve Familjare në Universitetin e Delauerit, Pat Tanner Nelson, i quan këto çaste “ngjitësi i familjes” – momente që i lidhin anëtarët e familjes dhe ndërtojnë marrëdhënie të thella e të shëndetshme.

Kalimi i kohës së bashku si familje kërkon planifikim, por është një investim që ia vlen,” thotë Nelson. “Kur fëmijët ndihen të afërt me prindërit e tyre, ata përpiqen më shumë t’i kënaqin dhe t’i bëjnë krenarë, gjë që e forcon të gjithë familjen. Nuk ka nevojë të jetë diçka e ndërlikuar. Me pak përkushtim, mund ta ktheni kohën e kaluar së bashku në histori plot të qeshura, momente të ëmbla dhe kujtime që do të zgjasin gjithë jetën.

Mbillni një kopsht familjar

Inkurajoni të gjithë të bëhen pjesë e punës duke përgatitur një cep të oborrit për të mbjellë lule ose perime. Mbillni fidanët e vegjël dhe ndiqni së bashku rritjen dhe lulëzimin e tyre – ashtu siç rriten fëmijët tuaj çdo ditë.

Teksa shohin filizat e gjelbër të shndërrohen në bimë të bukura, e gjithë familja do të zhvillojë një vlerësim më të madh për natyrën. Në të njëjtën kohë, fëmijët mësojnë durimin dhe këmbënguljen, ndërsa ndajnë përgjegjësitë për ta mbajtur kopshtin të pastruar nga barërat e këqija, të ujitur dhe të shëndetshëm.

E nëse dikush bërtet sapo zbulon një krimb të vogël në tokë? Ai moment me siguri do të bëhet një kujtim i paharrueshëm familjar për të cilin do të qeshni për vite me radhë.

Planifikoni së bashku pushimet familjare

Ju mund të vendosni buxhetin dhe të sugjeroni një destinacion të përshtatshëm, por lërini fëmijët të marrin pjesë në planifikim. Ata mund të kërkojnë informacione për vendet që mund të vizitohen, të ndihmojnë në organizimin e orarit të udhëtimit dhe të kontrollojnë parashikimin e motit.

Pavarësisht destinacionit që zgjidhni, përfshirja e tyre në organizim do t’i bëjë të ndihen të besuar, të vlerësuar dhe më të pavarur. Marrja e një roli drejtues në planifikimin e pushimeve u zhvillon aftësitë organizative dhe vetëbesimin. Ndërkohë, ju do të shijoni kohën së bashku duke parë fëmijët të marrin iniciativa dhe të kontribuojnë në krijimin e një eksperience të bukur familjare.

Gatuani (dhe hani) një vakt familjar

Përfitimet e ngrënies së darkës së bashku si familje janë të shumta. Studimet tregojnë se fëmijët që hanë rregullisht me prindërit e tyre kanë rezultate më të mira në shkollë, vetëvlerësim më të lartë dhe rrezik më të ulët për obezitet. Gjithashtu, bisedat e rregullta gjatë vakteve lidhen me komunikim më të hapur dhe më të shëndetshëm mes prindërve dhe fëmijëve.

Sa më shumë ta ktheni në zakon dëgjimin e vërtetë të fëmijëve tuaj dhe zhvillimin e këtyre bisedave që në moshë të vogël, aq më shumë ka gjasa që ata t’u drejtohen prindërve edhe gjatë adoleshencës kur përballen me probleme apo shqetësime,- thotë psikologu i Harvardit Richard Weissbourd, autor i librit ”The Parents We Mean to Be”.

Filloni duke zgjedhur disa receta që i pëlqejnë të gjithë familjes dhe ndani detyrat sipas moshës së secilit. Eksperimentoni me përbërës të rinj dhe mënyra të ndryshme gatimi. Më shumë sesa ushqimi, ajo që do të krijoni janë kujtime të bukura që do të mbeten gjatë.

Bëni një shëtitje familjare në natyrë

Kalimi i kohës në natyrë krijon një atmosferë të veçantë për të shijuar praninë e njëri-tjetrit. Edhe pse shkenca ende po studion të gjitha përfitimet e ajrit të pastër, studiuesit vërejnë se mjediset natyrore kanë një efekt qetësues tek fëmijët dhe tek të rriturit. Mjediset natyrore duket se i ndihmojnë fëmijët (dhe të gjithë ne) të qetësohen,- shpjegon Pat Tanner Nelson.

Prandaj, zgjidhni një shteg pyjor, një breg liqeni apo lumi, një park të qytetit ose çdo hapësirë të gjelbër pranë jush. Ecni pa nxitim, merrni frymë thellë, relaksoni trupin dhe kushtojini vëmendje pemëve, zogjve, qiellit dhe njerëzve që keni pranë. Ndonjëherë, bisedat më të bukura familjare lindin pikërisht gjatë një shëtitjeje të qetë në natyrë.

Organizoni një aktivitet sportiv familjar

Ndoshta familja juaj nuk është e apasionuar pas futbollit apo basketbollit, por organizimi i një aktiviteti sportiv të rregullt është një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohë së bashku dhe për t’u mësuar fëmijëve vlera të rëndësishme, si respektimi i rregullave, puna në ekip dhe pranimi me dinjitet i humbjes apo fitores.

Mendoni për aktivitetet që u përshtaten interesave dhe moshës së të gjithë anëtarëve të familjes. Preferoni sportet në ambiente të mbyllura apo në natyrë? Lojëra argëtuese apo sfida më dinamike?

Mund të organizoni një vizitë në pistën e bowling-ut, mini-golf, qendër ngjitjeje, ose thjesht të provoni sporte më pak të zakonshme. Edhe një lojë e thjeshtë me top, hedhja e frisbit në park apo një shëtitje energjike në lagje mund të sjellin shumë gëzim. Nuk është e nevojshme të jeni sportistë për të përfituar. Çdo aktivitet fizik i bërë së bashku forcon shëndetin, krijon kujtime të bukura dhe ndihmon familjen të bashkëpunojë më mirë.

Organizoni një mbrëmje filmi familjar

Kthejeni një mbrëmje të javës në traditën tuaj të filmit familjar. Për ta bërë edhe më argëtuese, alternoni zgjedhjen e filmit: një javë zgjedhin prindërit, javën tjetër fëmijët. Mos harroni të shikoni herë pas here edhe video apo regjistrime të vjetra familjare, të cilat shpesh sjellin të qeshura dhe kujtime të bukura. Krijoni atmosferën me pak dekor sipas temës së filmit, përgatisni kokoshka ose ushqime të preferuara dhe shijoni kohën së bashku.

Pas përfundimit të filmit, ndani mendimet tuaja. Flisni për personazhet, vendimet që morën, emocionet që përjetuan dhe mësimet që mund të nxirren. Këto biseda e bëjnë përvojën edhe më të vlefshme dhe ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë mendimin kritik dhe empatinë.

Krijoni një klub familjar të leximit

Kur fëmijët janë mjaftueshëm të rritur për të lexuar vetë ose për të dëgjuar me vëmendje një histori, mund të krijoni një klub familjar të leximit. Çdo muaj, një anëtar i familjes zgjedh librin dhe, pasi ta kenë lexuar të gjithë, mblidhuni për të diskutuar rreth tij. Bëni pyetje që nxisin mendimin dhe bisedën, ndërsa personi që e ka zgjedhur librin mund të udhëheqë diskutimin.

Nëse nuk dini çfarë libri të zgjidhni, kërkoni rekomandime në bibliotekë ose në një librari. Mund të ftoni edhe gjyshërit, hallat, tezet, dajat apo kushërinjtë të bëhen pjesë e klubit. Nëse jetojnë larg, ata mund të ndajnë mendimet e tyre përmes telefonatave ose platformave online. Një aktivitet i tillë jo vetëm që forcon dashurinë për leximin, por krijon edhe mundësi për biseda kuptimplota mes brezave.

Artikull nga:  Holly Lebowitz Rossi
Përkthim: Prinderimi.com

aktivitete familjare edukimi familjar Familja Gatimi me fëmijët kujtime familjare Leximi në familje Lidhjet familjare Lojera argëtuese Prinderimi tradita familjare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleAdoleshenti juaj nuk ishte produktiv këtë verë – Çfarë tash?
LR

Related Posts

Adoleshent

Adoleshenti juaj nuk ishte produktiv këtë verë – Çfarë tash?

July 30, 2026
Aktivitete

Tabela e Synimeve (Vision Board): Një aktivitet që i ndihmon fëmijët të ëndërrojnë, të planifikojnë dhe të besojnë në veten e tyre

July 30, 2026
Aktivitete verore

Si ta ndihmojmë fëmijën të kapërcejë frikën nga uji: Këshilla për prindërit

July 30, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,313

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,288
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktivitete

Mënyra për të krijuar momente domethënëse me familjen

LRJuly 30, 2026
Adoleshent

Adoleshenti juaj nuk ishte produktiv këtë verë – Çfarë tash?

LRJuly 30, 2026
Aktivitete

Tabela e Synimeve (Vision Board): Një aktivitet që i ndihmon fëmijët të ëndërrojnë, të planifikojnë dhe të besojnë në veten e tyre

LRJuly 30, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,313

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,288
Të zgjedhura

Mënyra për të krijuar momente domethënëse me familjen

July 30, 2026

Adoleshenti juaj nuk ishte produktiv këtë verë – Çfarë tash?

July 30, 2026

Tabela e Synimeve (Vision Board): Një aktivitet që i ndihmon fëmijët të ëndërrojnë, të planifikojnë dhe të besojnë në veten e tyre

July 30, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.