Sa herë ju flasim të tjerëve rreth mësimit të gjuhës Angleze, na kujtohet mënyra si kemi mësuar vetë kur kemi qenë fëmijë.
Përmes emërtimit të objekteve në dhomën e ndejës.TheVillage shkruan se Mesimi i gjuhës bëhet më i dobishëm përmes mënyrës se si ai proces përjetohet nga fëmija në një ambient miqësor real (2025).
Përmes televizionit.
Qasjes në fletoret e familjarëve.
Dhe po, edhe përmes broshurave të ndryshme që mbase vështirë i kuptonim.
Por mbase kjo ishte mënyra-Të bënim të mundurën me atë që kishim.
Pak nga pak, por me konsistencë dhe këmbëngulje.
Meqë jemi në verë, mund të bëjmë diçka të ngjashme për fëmijët tanë, në mënyrë që ta bëjmë Gjuhën Angleze relevante dhe pjesë të bisedave të përditshme, të cilat e ndërtojnë një rutinë të shëndetshme për ngritjen e nivelit të saj.The Village në këtë rast thekson se mësimi i gjuhës gjatë verës është më i dobishëm sepse të mësuarit më nuk garon me obligime të tjera shkollore, dhe se vetë mendësia e verës ”free mind”, ua lehtëson fëmijëve mësimin e gjuhës në një kotekst të ri edukativ, përjetues (2025).
Pas një kohe të gjatë strukturash dhe afatesh, fëmijët kanë nevojë të mësojnë gjëra në mënyra më kreative dhe më të lehta. Mësimi i gjuhës angleze, në këtë rast, nuk ka nevojë të jetë gjithnjë metodik, apo siç disa nxënës dhe prindër e konsiderojnë – i vështirë. Madje, për shkak të qasjes së madhe të fëmijëve në materiale në anglisht, mësimi i saj kurrë nuk ka qenë më i qasshëm. Mjafton që prindërit të dinë si t’i marrin hapat e duhur.
Ja disa prej tyre:
1.Lëshoni filma të animuar me titra në anglisht.
Nëse fëmijët duan të argëtohen duke i shikuar ata, atëherë le të dëgjojnë anglisht në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, koha e shpenzuar para ekranit do të jetë në favor të tyre.
2.Blerja e librave në anglisht me tregime të thjeshta.
Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e leximit të materialeve, sidomos të librave me
përmbajtje letrare. Gjuha e pasur me narrativë kronologjike do t’u japë fëmijëve një kuptim ndryshe të anglishtes dhe, në këtë mënyrë, një perspektivë të re të të mësuarit të saj. Meqë gjuha nuk është vetëm strukturë linguistike, por edhe kulturore, historike dhe artistike, elementet e së cilës i formësojnë fëmijët në shumë aspekte edukative. Këtë veprim mund ta bëni në baza javore, sikurse është leximi i një tregimi Anglisht.
3. Mësimi i fjalëve të reja për çdo ditë.
Truri ynë mëson duke përsëritur. Është vërtetuar me shkencë tashmë. Njeriut i duhen vetëm 21 ditë për të përvetësuar një aftësi të re. Ju mund të përdorni një fjalor të përshtatshëm për moshën e fëmijëve tuaj dhe çdo ditë të mësoni së paku 5 fjalë të reja. Me këto fjalë mund të provoni të formoni fjali të shkurtra në mënyrë që t’i ngulitni në mendje më lehtë.
4. Regjistroni fëmijët në ndonjë shkollë verore ku praktikohet dhe mësohet në anglisht.
Meqë fëmijër janë të prirur të mësojnë më lehtë përmes lojës, shoqërimi me fëmijë të tjerë që flasin Anglisht, do ta lehtësonte komunikimin, dhe rritjen e vetëbesimit poashtu.
5. Flisni anglisht me fëmijët.
Duke ua bërë të ditur atyre se komunikimi është një nga mënyrat se si ata fitojnë vetëbesimin rreth gjuhës. Këtë mund ta bëni edhe duke ua vënë emrat objekteve brenda shtëpisë tuaj në anglisht. Kjo do të ishte një mënyrë praktike e mësimit të fjalëve të reja po ashtu.
6. Dëgjoni libra në anglisht (audiobooks) online, apo edhe aplikacione të thjeshta që ofrojnë mësime të shkurtra ditore në këtë gjuhë, siç është Duolingo dhe Aplikacione të tjera të dobishme.
Arsyet pse mësimi i anglishtes është i dobishëm në verë
Për adoleshentët dhe nxënësit që tashmë kanë kryer shkollën e mesme, mësimi i anglishtes do t’ua hapte atyre dyert e mundësive për të fituar bursa për studime brenda apo jashtë vendit ku programet e studimit ofrohen në gjuhë Angleze. Ndonëse universitetet tona ofrojnë mundësi që, përmes programeve Erasmus+, të bëjmë shkëmbime akademike në nivel ndërkombëtar, të pasurit e një niveli të mirë të gjuhës do ta lehtësonte përvetësimin e dijes edhe më shumë.
Një arsye tjetër pse vera duhet të shfrytëzohet për të mësuar anglisht është se gjatë vitit shkollor, fëmijët mund të kenë mundësi për gara jashtë shtetit, qoftë në ciklin e mesëm të ulët apo edhe në atë të mesëm të lartë. Njohja solide e gjuhës do t’i bënte ata kandidatë potencialë për këto gara dhe më të suksesshëm në të njëjtën kohë.
3.Ngritja e aftësive digjitale
Shumica e kurseve rreth kodimit apo dizajnit ofrohen tashmë në gjuhën angleze. Nëse duam që fëmijët tanë të kenë rritje eksponenciale të aftësive të tyre digjitale, atëherë ekspozimi ndaj gjuhës në moshë të re do t’u jepte atyre avantazhe të mëdha në këtë drejtim.