Katër stereotipet kryesore prindërore që ai identifikoi ishin:
-
Prindi shpërfillës
-
ky lloj prindi është i shpejtë për të tallur ose për të frenuar reagimet emocionale, shkëputet nga emocionet nga vetja ose fëmijët e tyre dhe përdorë teknika shpërqendrimi për të trajtuar sjelljen problematike në vend që të kuptojë pse po ndodhë.
2. Prindi që nuk miraton
-
ky lloj prindi është i ngjashëm me prindin shpërfillës, por shumë më negativ, i drejtpërdrejtë dhe kritik ndaj reagimeve emocionale të fëmijëve të tyre. Ata shpesh shfaqin gjithashtu sjellje kontrolluese ose manipuluese për të disiplinuar fëmijët e tyre dhe nuk kanë interes të kuptojnë emocionet e fëmijëve të tyre.
3. Prindi Laissez-Faire –
-
ky tip prindëror është më i qetë, por në të njëjtën mënyrë nuk ofron ndonjë mbështetje apo udhëzim për të eksploruar dhe kuptuar përgjigjet emocionale, ose se si këto lidhen me sjelljen e fëmijëve të tyre. Ata zakonisht e përdorin kohën si një mjet për t’u marrë me sjelljen problematike, thjesht ‘duke e pritur’ në vend që të merren me çështjen në mënyrë proaktive.
4. Prindi i mirë –
-
Gottman sugjeron se ky është lloji më pak i zakonshëm i prindërve dhe ai e ka quajtur gjithashtu “Trajneri i Emocioneve”. Ky prind merr kohë për të kuptuar nevojat dhe përgjigjet emocionale të fëmijëve të tyre dhe u ofron udhëzime atyre për të kuptuar veten e tyre. Ata promovojnë sjellje pozitive përmes teknikave të vetërregullimit dhe vetëdijes më të mirë.
