Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Arti dhe kreativiteti»Vizatimi/pikturimi është mjet i shkëlqyeshëm për zhvillimin e fëmijëve – ja se si mund të ndihmojnë prindërit
Arti dhe kreativiteti

Vizatimi/pikturimi është mjet i shkëlqyeshëm për zhvillimin e fëmijëve – ja se si mund të ndihmojnë prindërit

PrinderimiBy PrinderimiJanuary 13, 2025No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Kur moti është i keq dhe nuk ka perspektivë e as dëshirë për një udhëtim në park, mund të përdorim shkumësa, lapsa dhe letra si një mënyrë tjetër për t’i argëtuar fëmijët në shtëpi apo jashtë ne terracë. Por, vizatimi është shumë më shumë se një aktivitet argëtues. Ai ofron përfitime të gjera për zhvillimin e fëmijëve.

Këtu, kemi përshkruar disa nga mënyrat se si vizatimi mund të jetë i dobishëm për fëmijët – për komunikim, kujtesë dhe mësim – dhe se si prindërit mund t’i mbështesin fëmijët e tyre gjatë shprehjes krijuese.

Hapesire-reklamuese

Vizatimi si mjet për zhvillim kreativ

Vizatimi i lejon fëmijët të marrin përvojat e tyre nga bota dhe t’i transformojnë ato, duke krijuar lidhje dhe marrëdhënie të reja përmes mendjes së tyre krijuese. Njohuritë, kujtimet dhe fantazitë ushqejnë imagjinatën e tyre. Në këtë mënyrë, vizatimi i ndihmon fëmijët të eksplorojnë, të ndërtojnë dhe të regjistrojnë idetë e tyre krijuese dhe imagjinative.

Njëri prej studiuesve, Richard Jolley, kreu kërkime mbi përdorimin e vizatimit në shkollat kineze, të cilat mësojnë fëmijët e moshës tre deri në gjashtë vjeç. Bazuar në një fokus të qëndrueshëm për mësimin e aftësive të vizatimit përfaqësues, kurrikula kineze e artit për foshnjat inkurajon gjithashtu kënaqësinë përmes krijimit të figurave krijuese dhe ekspresive nga imagjinata e tyre.

Për shembull, një djalë, kur iu kërkua të vizatonte në Kinë, zgjodhi një trëndafil – simbol i qytetit të tij, Kunming. Ai tha se ”kishte ardhur nga trëndafili” dhe i vizatoi flokët e mbuluar me polen të kuq.

Provoni të flisni më fëmijët tuaj gjatë pikturimit/vizatimit

Komunikimi dhe mësimi përmes vizatimit

Vizatimi lejon fëmijët të shprehin veten dhe të komunikojnë me të tjerët. Një fëmijë mund të rijetojë grafikisht një ngjarje të lumtur, si një festë ditëlindjeje, ose të përpunojë ndjenja të trishtuara përmes vizatimit si një ushtrim terapeutik.

Ky aktivitet është një mjet i rëndësishëm në terapinë e artit për fëmijët, duke ofruar një mënyrë joverbale për të komunikuar vështirësi emocionale dhe të sjelljes, duke çuar drejt ndryshimeve pozitive.

Për më tepër, vizatimi mund të ndihmojë fëmijët të mësojnë. Hulumtimet tregojnë se përdorimi i vizatimit si një aktivitet mësimor mund të përmirësojë kuptimin e fëmijëve në fusha si shkenca. Një studim zbuloi se fëmijët që përdorën vizatimin si strategji për të mësuar një koncept shkencor e kuptonin më mirë temën.

Fëmijët përmes vizatimit njohin shkencën, imagjinatën dhe natyrën

Gjithashtu, vizatimi përmirëson kujtesën e fëmijëve. Fëmijët japin më shumë informacion për ngjarje të përjetuara kur u kërkohet të vizatojnë rreth tyre ndërsa flasin. Studimet tregojnë se vizatimi ndihmon në kujtimin e ngjarjeve edhe një vit pas ndodhjes së tyre.

Praktika dhe zhvillimi i aftësive vizatimore

Praktika e bën të përsosur – dhe kjo është plotësisht e vërtetë për vizatimin. Ai ndihmon në zgjidhjen e problemeve, ndërsa fëmijët përpiqen të përfaqësojnë objekte tridimensionale në një formë dydimensionale. Me moshën dhe praktikën, përfaqësimet e tyre bëhen gjithnjë e më realiste, ndërsa eksperimentojnë me linja, forma dhe përmasa të ndryshme.

Si mund të ndihmojnë prindërit?

Para së gjithash, prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët duke u dhënë materiale dhe kohë për vizatim. Inkurajimi luan një rol kyç. Një raport në Angli tregoi se fëmijët që marrin inkurajim për aktivitete artistike kanë më shumë gjasa të angazhohen në art si të rritur.

Gjithashtu, prindërit mund të kalojnë kohë me fëmijën gjatë vizatimit, duke biseduar me të. Studimet tregojnë se fëmijët, prindërit e të cilëve kalojnë më shumë kohë me ta gjatë vizatimit, kënaqen më shumë nga ky aktivitet.

Një mënyrë tjetër është bashkëpunimi në vizatim. Hulumtimet tregojnë se fëmijët frymëzohen nga vizatimet e të tjerëve, përfshirë prindërit ose vëllezërit e motrat. Kjo qasje i ndihmon ata të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të pasurojnë imagjinatën.

Përfundimisht, prezantimi i stileve të ndryshme të vizatimit, si manga ose komikët, mund të frymëzojë fëmijët për të eksploruar dhe zhvilluar më tej aftësitë e tyre artistike. Një qasje e tillë mund të kombinohet me leximin e librave komikë ose vizatime të përbashkëta me prindërit.

Vizatimi nuk është thjesht një aktivitet argëtues; është një mjet i fuqishëm për zhvillimin emocional, kognitiv dhe krijues të fëmijëve. Prandaj, përfshirja e fëmijëve në këtë aktivitet është një investim i vlefshëm në mirëqenien dhe të ardhmen e tyre.

Autorë: Prof. Richard Jolley & Prof. Sarah Rose
Solli në shqip me përshtatje: Perparim Blakaj, Prinderimi.com

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Rrjetit të Prindërve të Kosovës në Viber.

Arti dhe kreativiteti Diciplina Fëmijë Imagjinata Kujtesa Motivimi Pikturimi Prinderimi Të rinjtë Terapia e artit Vizatimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticlePse fëmijët janë shpesh të zemëruar, të mërzitur ose nervozë kur kthehen nga shkolla?
Next Article Si të mbijetoni një udhëtim të gjatë me makinë me fëmijët me vete (Këshilla dhe strategji për prindërit)
Prinderimi

Related Posts

Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,272

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,126

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,155
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,272

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,126

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,155
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.