Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Rënia e aftësive akademike (Summer Slide) gjatë verës tek fëmijët është reale – Ja çfarë duhet të dijë çdo prind

July 25, 2026

25 Korrik-Dita Botërore e parandalimit të mbytjes në ujë

July 25, 2026

Në sa ora duhet të zgjohen fëmijët gjatë verës?

July 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Rënia e aftësive akademike (Summer Slide) gjatë verës tek fëmijët është reale – Ja çfarë duhet të dijë çdo prind
Adoleshent

Rënia e aftësive akademike (Summer Slide) gjatë verës tek fëmijët është reale – Ja çfarë duhet të dijë çdo prind

LRBy LRJuly 25, 2026Updated:July 25, 2026No Comments8 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Pushimet verore kanë filluar dhe fëmijët tuaj me siguri mezi kanë pritur të pushojnë, të relaksohen dhe të kalojnë kohë me miqtë. Megjithatë, ekspertët e arsimit theksojnë se, ndonëse pushimet verore janë një periudhë e nevojshme çlodhjeje nga shkolla, fëmijët duhet të vazhdojnë të ushtrojnë aftësitë që kanë fituar gjatë vitit shkollor. Përndryshe, ata rrezikojnë të përjetojnë një fenomen të njohur si “rënia e aftësive akademike” (summer slide), i cili mund të prekë fëmijët pothuajse në çdo klasë.

Summer slide është një term që edukatorët përdorin për të përshkruar humbjen e përparimit akademik që një nxënës përjeton gjatë verës kur nuk i ushtron aftësitë e fituara në shkollë,- shpjegon Dr. Curby Alexander, profesor i asociuar në Fakultetin e Edukimit në Universitetin Texas Christian dhe ish-mësues i klasës së katërt.

Hapesire-reklamuese

Në fakt, disa studime kanë zbuluar se gjatë pushimeve verore fëmijët mund të humbasin deri në 28% të përparimit në lexim dhe 34% të përparimit në matematikë. Fatmirësisht, ka mënyra për ta parandaluar këtë.

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Çfarë është rënia e aftësive akademike?
  • Pushimet duhet të jenë pushime
  • Këshilla për të parandaluar rënien akademike gjatë verës
  • Ja disa mënyra të tjera për ta mbajtur të gjallë të nxënit gjatë verës:

Çfarë është rënia e aftësive akademike?

Zakonisht,rënia akademike – pra humbja graduale e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë vitit shkollor – lidhet më së shumti me aftësitë e leximit.

Në shumicën e shkollave fillore, mësuesit mbajnë shënime të detajuara për nivelin e leximit të çdo nxënësi dhe përparimin e tij gjatë vitit,- thotë Dr. Alexander. Nëse një fëmijë lexon rregullisht, merr mësim cilësor dhe sfidohet me tekste gjithnjë e më të vështira, aftësitë e tij në lexim përmirësohen vazhdimisht.

Megjithatë, kur nxënësit rikthehen në shkollë pas pushimeve verore, mësuesit shpesh vërejnë se niveli i leximit është më i ulët se në fund të vitit të kaluar. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me matematikën, shkrimin dhe njohuritë e tjera akademike.

Janë njohuri që fëmijët i kanë fituar me shumë përpjekje, por që mund të zbehen brenda pak javësh nëse nuk ushtrohen vazhdimisht,- shton Amber Braverman, specialiste e mësimdhënies në Kumon Learning.

Pse ndodh kjo?

Aftësitë në matematikë, lexim dhe shkrim kërkojnë praktikë të vazhdueshme. Sipas Dr. Alexander, këto aftësi funksionojnë njësoj si muskujt e trupit.

Nëse dikush dëshiron të përgatitet për të vrapuar një garë 5 kilometërshe, ai stërvitet për javë ose muaj me radhë. Nëse pas garës ndalon stërvitjen, gradualisht humbet formën fizike, sepse trupi përshtatet me nivelin aktual të aktivitetit.

Po kështu ndodh edhe me leximin dhe matematikën. Pas përfundimit të shkollës, ushtrimet e përditshme të leximit dhe sfidat matematikore zhduken nga rutina.

Marie Russell, drejtuese e programit të Studimeve të Fëmijërisë dhe Edukimit Parashkollor në Universitetin Post, thotë se pa momente të vogla të planifikuara gjatë ditës – si një pyetje gjatë mëngjesit ose një lojë me numra – “muskujt” akademikë dhe vetëbesimi i fëmijëve mbeten të paushtruar.

Pushimet duhet të jenë pushime

Gjatë verës shumë fëmijë luajnë lojëra me familjen, shkojnë në pushime, luajnë jashtë ose ndjekin kampe verore. Sipas ekspertëve, këto janë mënyra shumë të shëndetshme dhe të rekomandueshme për ta kaluar verën, dhe prindërit nuk duhet të ndihen fajtorë që i japin përparësi këtyre aktiviteteve.

Megjithatë, nuk do të ishte aspak e dëmshme që fëmijët:

  • të lexojnë një ose dy kapituj çdo ditë nga një libër që e kanë zgjedhur vetë;
  • të bëjnë një aktivitet matematikor një herë në javë;
  • dhe të kufizojnë kohën e kaluar në YouTube, Instagram ose rrjete të tjera sociale.

Fëmijët kanë nevojë për kohë të lirë gjatë verës për të luajtur, për të qenë krijues, për të ëndërruar dhe për të kaluar kohë me familjen e miqtë,-thotë Dr. Alexander. Por kur kjo kohë mbushet kryesisht me aktivitete pasive dhe konsum të tepruar të mediave digjitale, humbja e përparimit akademik është më e madhe. Për më tepër, këto zakone ndikojnë negativisht në motivimin, përqendrimin, gjumin, shëndetin fizik dhe mirëqenien mendore.

Cilët fëmijë preken më shumë?

Sipas Dr. Alexander, çdo fëmijë mund të përjetojë një shkallë të caktuar të “rënies akademike verore”. Megjithatë, studimet tregojnë se fenomeni është më i theksuar te fëmijët nga klasa përgatitore deri në klasën e dytë.

“Fëmijët e vegjël janë ende në fazën intensive të zhvillimit dhe përparimi i tyre humbet më shpejt,” shpjegon ai. “Për këtë arsye, rutinat janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ata përfitojnë nga qëndrueshmëria në gjumë, ushqim, lojë, ndërveprime të shëndetshme dhe aktivitete intelektuale si leximi, eksplorimi dhe të nxënit.”

Këto zakone jo vetëm që ndihmojnë zhvillimin e trurit dhe trupit, por krijojnë bazën që fëmijët të përballojnë sfidat e ardhshme.

Cilat janë pasojat?

Çdo fëmijë e përjeton ndryshe rënien e tij akademike, por shumica pësojnë një nivel të caktuar regresi, sidomos nëse kanë kaluar pjesën më të madhe të verës ulur dhe të ekspozuar ndaj ekraneve.

“Kthimi në rutinën e shkollës bëhet më i vështirë, sepse mund të kenë humbur deri në gjysmë viti përparim,” thotë Dr. Alexander. “Shumë nga njohuritë e fituara gjatë vitit të kaluar zbehen, duke i bërë më pak të përgatitur për programin e ri mësimor.”

Sipas Dr. Megan Kuhfeld, drejtoreshë e analizës së zhvillimit akademik në NWEA, shkalla e këtij regresi ndryshon nga një fëmijë te tjetri dhe varet nga mundësitë që ka pasur gjatë verës.

Shumë mësues raportojnë se 2 deri në 6 javët e para të vitit të ri shkollor i kalojnë duke përsëritur materialin e vitit të kaluar për t’i ndihmuar nxënësit të rikuperohen. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të gjithë.

Marie Russell shton se disa fëmijë fillojnë të shmangin leximin me zë, ndihen më pak të sigurt në aktivitetet në grup, ose hasin vështirësi edhe në zgjidhjen e problemeve të thjeshta. Me kalimin e viteve, këto humbje të vogla grumbullohen dhe krijojnë boshllëqe më të mëdha në të nxënë, në marrëdhëniet shoqërore dhe madje edhe në koordinimin fizik.

Pse duhet të shqetësohen prindërit?

Jo çdo fëmijë do ta përjetojë këtë fenomen në të njëjtën masë, por është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë nëse fëmija i tyre ka nevojë për mbështetje shtesë gjatë verës.

Sipas Dr. Kuhfeld, kërkimet tregojnë se si aktivitetet në shtëpi, ashtu edhe programet verore të organizuara, mund të përmirësojnë aftësitë në lexim dhe matematikë, për sa kohë që fëmijët marrin pjesë rregullisht dhe programet janë interesante e motivuese.

Nëse regresi ndodh çdo verë, fëmijët e fillojnë çdo vit të ri shkollor me një “mangësi” në krahasim me atë që duhet të dinë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çdo fëmijë duhet të ndjekë shkollën verore. Për shumë prej tyre mjafton të angazhohen herë pas here në aktivitete të lehta mendore, si leximi i një libri, përsëritja e tabelës së shumëzimit ose zgjidhja e disa ushtrimeve të thjeshta. Qëllimi nuk është përsosmëria, por ruajtja e aftësive dhe nxitja e vazhdueshme e dëshirës për të mësuar.

Këshilla për të parandaluar rënien akademike gjatë verës

Së pari, sigurohuni që fëmija juaj të lexojë çdo ditë, qoftë edhe për vetëm disa minuta. Gjithashtu, kërkoni mundësi që ai të marrë pjesë në programet verore të leximit që organizohen nga biblioteka e qytetit ose e komunitetit tuaj.

Një ide tjetër është të kërkoni nga mësuesi i fëmijës rekomandime për libra ose aktivitete të përshtatshme për moshën, të cilat mund të zhvillohen gjatë pushimeve verore, sugjeron Dr. Megan Kuhfeld.

Ja disa mënyra të tjera për ta mbajtur të gjallë të nxënit gjatë verës:

  • Organizoni takime loje me fëmijë të tjerë. Përgatitni një drekë të lehtë dhe kaloni kohë në parkun e lagjes ose në oborr, sugjeron Marie Russell. “Përmes lojës imagjinare ose lojës paralele, fëmijët zhvillojnë gjuhën, aftësitë sociale dhe besimin në aftësitë e tyre fizike.”
  • Bëni biseda të hapura në familje. Shndërroni situatat e zakonshme të përditshme në mundësi mësimi. Për shembull, kërkojini fëmijës të vlerësojë sa mund të kushtojnë produktet në supermarket, të përshkruajë një insekt të ri që sheh në park ose të shpjegojë si do ta zgjidhte një problem të thjeshtë matematikor. “Kur e dëgjojmë fëmijën dhe e pyesim ‘Pse?’ ose ‘Si?’, e ndihmojmë të zhvillojë të menduarit logjik dhe aftësinë për t’u shprehur qartë,” thotë Russell.
  • Jepuni përgjegjësi të përbashkëta në shtëpi. Përfshini fëmijët në detyra praktike si ujitja e bimëve, shtrimi i tavolinës, palosja e rrobave ose ndihma në përgatitjen e vakteve. Mos harroni t’i falënderoni për kontributin e tyre. “Pjesëmarrja në punët e shtëpisë zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë dhe krenarinë për arritjet personale,” shpjegon Russell.
  • Planifikoni dalje të rregullta. Organizoni një vizitë javore në bibliotekë, një shëtitje në natyrë ose pjesëmarrje në aktivitete të komunitetit. Russell thekson se edhe 10 minuta eksplorim i udhëhequr, me mjete të thjeshta si një hartë ose dylbi, mund të zgjojnë kureshtjen dhe dëshirën për të mësuar. Shumë prej këtyre aktiviteteve janë plotësisht falas.

Siç përfundon Marie Russell:

Pak angazhim i udhëhequr gjatë verës ndihmon në ruajtjen e përparimit që fëmijët kanë fituar me shumë mund gjatë vitit shkollor, zvogëlon nevojën për rikuperim në vjeshtë, dhe forcon vetëbesimin e tyre. Në këtë mënyrë, pushimet verore nuk mbeten thjesht një periudhë pushimi, por shndërrohen në një mundësi për të nxitur kureshtjen, bashkëpunimin dhe aftësinë për të zgjidhur probleme nga jeta reale.

Artikull nga: Parents
Përkthim: Prinderimi.com

Aftësitë e leximit Arsimi Edukimi Humbjaenjohurivegjatëpushimeve Prinderimi Pushimet verore regresioni akademik RëniaeAftësiveAkademiketekFëmijët rutina verore Summer Slide të nxënit zhvillimi akademik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous Article25 Korrik-Dita Botërore e parandalimit të mbytjes në ujë
LR

Related Posts

Adoleshent

25 Korrik-Dita Botërore e parandalimit të mbytjes në ujë

July 25, 2026
Adoleshent

Në sa ora duhet të zgjohen fëmijët gjatë verës?

July 24, 2026
Disiplina pozitive

Pse fëmijët i testojnë kufijtë e prindërve të tyre?

July 24, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,306

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,280
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Rënia e aftësive akademike (Summer Slide) gjatë verës tek fëmijët është reale – Ja çfarë duhet të dijë çdo prind

LRJuly 25, 2026
Adoleshent

25 Korrik-Dita Botërore e parandalimit të mbytjes në ujë

LRJuly 25, 2026
Adoleshent

Në sa ora duhet të zgjohen fëmijët gjatë verës?

LRJuly 24, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,306

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,280
Të zgjedhura

Rënia e aftësive akademike (Summer Slide) gjatë verës tek fëmijët është reale – Ja çfarë duhet të dijë çdo prind

July 25, 2026

25 Korrik-Dita Botërore e parandalimit të mbytjes në ujë

July 25, 2026

Në sa ora duhet të zgjohen fëmijët gjatë verës?

July 24, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.