Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Prindërimi i tepruar i llaston fëmijët – lëri ata të dështojnë e të bëhen të qëndrueshëm
Prindërimi

Prindërimi i tepruar i llaston fëmijët – lëri ata të dështojnë e të bëhen të qëndrueshëm

PrinderimiBy PrinderimiMay 17, 2024Updated:May 17, 2024No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Gjatë dy dekadave të fundit janë shfaqur tipe të ndryshme prindërish. Nga ata prindër që u rrinë fëmijëve të tyre pezull mbi kokë, deri te prindërit e egër kërkues, një gjë i përbashkon: prindërimi i tepruar. Kjo është ajo kur prindërit mikromenaxhojnë jetët e fëmijëve të tyre – duke u dhënë fare pak autonomi, duke vënë mbi ta shumë presion për të arritur sukses akademik dhe personal, ndërkohë duke lënë për ta shumë pak mundësi për të përjetuar dështimin dhe zhgënjimin – këto dy mjete që garantojnë suksesin e vërtetë.

Këta janë prindërit që kthehen prapë në shkollë për t’ua sjellë fëmijëve mbathjet sportive të cilat ata i kanë harruar. Këta prindër besojnë se fëmijët e tyre kanë gjithmonë të drejtë. Madje janë të gatshëm të përballen me mësuesit nëse fëmija ankohet për diç, ose janë të gatshëm të përballen me prindërit e tjerë nëse, të themi, fëmija i tyre nuk është i ftuar në ndonjë festë.

Hapesire-reklamuese

Ndërkohë që fëmijët e tyre rriten, këta prindër vendosin ç’drejtime akademike duhet të zgjedhin fëmijët e tyre, pra nuk i lejojnë adoleshentët e tyre të marrin timonin ngaqë frikësohen se mos po kidnapohen. S’është larg mendsh që këta prindër mund t’i shoqërojnë fëmijët e tyre në intervistat për universitet, ose edhe në intervistat për punë. Me këtë kujdes, këta prindër më parë e mendojnë veten si shoku më i mirë i fëmijëve të tyre, sesa prindi i tyre.

S’ka mëdyshje se këto sjellje prindërish burim kanë dashurinë, por problemi qëndron në përpjekjen e zjarrtë të tyre për të mos lënë fëmijët të gabojnë, të hasin në ndonjë pengesë, të zhgënjehen pse s’janë ftuar në ndonjë ndejë, ose edhe të dështojnë diku. Si rrjedhojë, ata efektivisht pengojnë zhvillimin e fëmijëve të tyre.

Fuqia e dështimit

Duke mësuar të kapërcejnë dështimin, fëmijët zhvillojnë qëndrueshmëri. Ata mësojnë të kontrollojnë zhgënjimin dhe të rregullojnë emocionet e tyre siç duhet. E, është e rëndësishme që fëmijët t’i zhvillojnë këto aftësi gjatë fëmijërisë për të qenë në gjendje të bëjnë jetë të suksesshme.

Pjesa më e madhe e hulumtimeve në prindërimin e tepruar është fokusuar në atë se si ai ka ndikuar në studentët e universitetit. Por lidhja mes prindërve të tejpërfshirë dhe pasojave negative gjendet kur ekzaminohen fëmijët e të gjitha moshave. Në të vërtetë, fëmijët parashkollorë dhe të shkollës fillore të prindërve të tejpërfshirë janë të prirë të shfaqin nivele të larta të ndrojtjes, ankthit dhe marrëdhënieve të dobëta me bashkëmoshatarët.

Gjatë ekzaminimit të adoleshentëve dhe studentëve të fakultetit, këto pasoja negative vazhdojnë. Për shembull, studentët 16 deri në 28 vjeç që raportuan se kishin prindër që u rrinë pezull mbi kokë kishin më shumë gjasa të kishin nivele të ulëta të vetëbesimit – besimit që njerëzit kanë në aftësitë dhe shkathtësitë e tyre – si dhe marrëdhënie të dobëta me bashkëmoshatarët e tyre.

Në hulumtime të ngjashme, të rinjtë që raportuan se kishin prindër të tejpërfshirë kanë përjetuar nivele më të larta të depresionit dhe stresit, më pak kënaqësi me jetën, si dhe më pak aftësi për të rregulluar emocionet e tyre. Ata poashtu raportuan një ndjenjë më të lartë të privilegjit dhe rritje të përdorimit të drogës sesa të rinjtë me prindër më pak të përfshirë.

Keq, edhe për prindërit

Megjithatë, pasojat negative e prindërimit të tepruar nuk prekin vetëm fëmijët. Prindërit që prindërojnë në mënyrë të tepruar janë më të prirë të përjetojnë nivele të larta të ankthit, stresit dhe pendimit. Kjo nga ana tjetër ka pasoja negative për fëmijët e tyre, të cilët mund ta marrin ankthin e prindërve të tyre dhe ta përvetësojnë.

Kjo mund të jetë një nga arsyet pse numri i studentëve të universitetit që luftojnë me ankthin dhe depresionin është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Në të vërtetë, një sondazh i kryer së fundi arriti në përfundimin se 1 në 5 studentë të universitetit në Britani të Madhe vuan nga nivele të larta ankthi.

Së këtejmi, a duhet të tërhiqen të gjithë prindërit e të mos përfshihen në jetën e fëmijëve të tyre? Jo bash kështu. Hulumtimet tregojnë qartë, për ta ndërlikuar temën edhe më shumë, se fëmijët që kanë prindër të përfshirë janë të prirë të rezultojnë më mirë në shkollë, kanë nivele më të larta të vetëbesimit dhe marrëdhënie më të mira me bashkëmoshatarët e tyre sesa fëmijët prindërit e të cilëve nuk janë aq të përfshirë.

Fëmijët që i kanë prindërit e ngrohtë, të dashur dhe që kanë pritshmëri të mëdha, janë të prirë t’ia dalin më mirë sesa fëmijët që kanë prindër të ftohtë dhe me pritshmëri të ulëta. Vështirësia qëndron në përcaktimin e sasisë së duhur të dashurisë dhe kërkesave. Pra, aspekti kyç që studiuesit tani po përpiqen të vendosin është niveli optimal i përfshirjes së prindërve.

Nuk ka hamendje se prindërit duan t’i mbrojnë fëmijët e tyre dhe të shmangin lëndimin e tyre, por duhet të marrin parasysh edhe kur ky nivel i mbrotjes bëhet i tepërt. Andaj, herën tjeter kur fëmija juaj t’ju telefonojë dhe të kërkojë t’ia sillni mbathjet sportive, mendoni dy herë para se ta bëni atë.

Jeta pashmangshëm sjell probleme dhe zhgënjime. Është më mirë t’i mësoni fëmijet se si të përballen me këto çështje sesa ju t’ua zgjidhni atyre problemet. Me këtë qasje, prindërit do të ndihmojnë fëmijët e tyre të zhvillojnë qëndrueshmëri dhe aftësi për t’u përballur me zhgënjimin – mjete që do t’ua mundësojnë atyre të lulëzojnë sapo të kalojë koha e kujdesit prindëror.

Burimi: The Conversation
Autori: Ana Aznar (Ligjëruese në lëndën e Psikologjisë në Universitetin Winchester)
Përktheu: Festim Klinaku, Prinderimi.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticlePse të rinjtë kanë shëndet mendor kaq të dobët? Shpjegon psikologu
Next Article Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve
Prinderimi

Related Posts

Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,279

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,166

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,164
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,279

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,166

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,164
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.