Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës për të dhënë 2 ditë pushim me rastin e Kurban Bajramit dhe rishikimin e kalendarit të festave dhe pushimeve shkollore e zyrtare

May 25, 2026

REAGIM PUBLIK DHE APEL URGJENT NGA RRJETI I PRINDËRVE TË KOSOVËS LIDHUR ME RASTIN E DREJTORIT QË KA NGACMUAR SEKSUALISHT NJË TË MITUR

May 20, 2026

📢 SHPALLJE PËR PUNË: Kordinatore & specialiste e përmbajtjes dhe komunikimit

May 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Vetëvlerësimi»Motivimi, çelësi i suksesit të çdo nxënësi
Vetëvlerësimi

Motivimi, çelësi i suksesit të çdo nxënësi

PrinderimiBy PrinderimiOctober 21, 2025Updated:October 21, 2025No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Motivimi i nxënësve është çelësi i suksesit në mësim. Enxhi Hyka, mësuese në Elbasan, thekson fuqinë e shpërblimeve në nxitjen e përpjekjeve, vetëbesimit dhe këmbënguljes së fëmijëve. Çdo arritje duhet festuar, pasi motivimi krijon besim, dashuri për dijen dhe një klimë pozitive në klasë.

Nga Enxhi HYKA, mësuese e arsimit fillor në shkollën 9-vjeçare, Elbasan

Hapesire-reklamuese

‘’Përdorni sa më shumë shpërblimet, ata janë një mjet i fuqishëm për të motivuar nxënësit. Le të krijojmë një kulturë ku çdo arritje, qoftë edhe e vogël, festohet!’’

Përse ka kaq shumë rëndësi motivimi i nxënësve?

Motivimi i nxënësve është një aspekt kyç i procesit mësimor ndaj çdo mësues dhe prind mund të punojnë së bashku për të krijuar strategji efektive që i inkurajojnë nxënësit të arrijnë potencialin e tyre maksimal. Motivimi i nxënësve për çdo arritje të tyre, madje edhe në mënyra simbolike nga mësuesit është i rëndësishëm për disa arsye:

  1. Rritja e angazhimit: Nxënësit e motivuar janë më të angazhuar në mësim, duke marrë pjesë aktivisht në diskutime dhe aktivitete.
  2. Përmirësimi i performancës akademike, duke i inkurajuar nxënësit të bëjnë përpjekje më të mëdha.
  3. Zhvillimi i Vetëbesimit: Një nxënës i motivuar ndjen se mund të arrijë qëllimet e tij, gjë që ndihmon në zhvillimin e vetëbesimit.
  4. Qëndrueshmëria në mësim dhe përballja me sfidat, duke i bërë ata më të qëndrueshëm përballë vështirësive.
  5. Ngritja e interesit për mësim: Kur nxënësit janë të motivuar, janë më të prirur të eksplorojnë dhe të mësojnë më shumë për tema të ndryshme.
  6. Zhvillimi i aftësive jetësore si vetëdisiplina, menaxhimi i kohës dhe qëllimi, të cilat janë të rëndësishme për suksesin e tyre në të ardhmen.
  7. Krijimi i një atmosfere pozitive në klasë ku nxënësit ndihen të mbështetur dhe të inkurajuar.Kjo ndihmon në forcimin e marrëdhënieve mes nxënësve dhe mësuesve.
  8. Inkurajimi i përpjekjeve të ardhshme ku nxënësit janë më të prirur të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të arritur qëllime të reja. Njohja e arritjeve i motivon ata të përpiqen edhe më shumë.
  9. Zhvillimi i aftësive të jetës si qëllimi dhe vetë-disiplina, të cilat janë të rëndësishme për suksesin në jetë.
  10. Inkurajimi i rëndësisë së mësimit ku certifikatat dhe njohjet e tjera i tregojnë nxënësve se mësimi është i rëndësishëm dhe se përpjekjet e tyre në shkollë kanë vlerë.
  11. Motivimi për konkurrencë pozitive: Njohja e arritjeve mund të nxisë një ndjenjë të shëndetshme të konkurrencës midis nxënësve, duke i inkurajuar ata të përmirësojnë performancën e tyre.
  12. Mbështetje për zhvillimin emocional duke i bërë ata të ndihen të rëndësishëm dhe të pranuar.
  13. Formimi i një tradite pozitive në shkollë, ku arritjet dhe përpjekjet e mira vlerësohen nga të gjithë.
  14. Ngritja e moralit të klasës duke krijuar një ambient më të ngrohtë dhe më të frytshëm për të gjithë nxënësit.

Si të zhvillojmë një mendësi rritjeje tek fëmijët?

Çfarë mund të përdorim si shpërblime të arritshme për nxënësit?

Mësuesit mund të krijojnë një mjedis të motivuar dhe pozitiv që inkurajon nxënësit të arrijnë më shumë duke përdorur shpërblime si:

  • Certifikata të njohjes që shpërblejnë për arritje të veçanta, si përmirësimi i rezultateve, pjesëmarrja aktive, përpjekje të jashtëzakonshme etj
  • Çmime simbolike, të vogla si libra, lojëra edukative, ose mjete shkollore që nxënësit i duan.
  • Të drejtë për aktivitet të preferuar në klasë, si një lojë ose një projekt krijues.
  • Kohë shtesë për pushim ose kohe ekstra për aktivitete të preferuara.
  • Pjesëmarrja në ngjarje apo aktivitete të veçanta si ekskursione, ngjarje kulturore ose aktivitete jashtëshkollore.
  • Dhurata të personalizuara si kartolina falënderuese ose një shënim inkurajues.
  • Tabelë të veçantë për nxënësit e suksesshëm në klasë, ku nxënësit e shpërblyer njihen publikisht për arritjet e tyre.
  • Mundësi për të ndihmuar në klasë shokët e shoqet apo mësuesin në organizimin e aktiviteteve të klasës.
  • Shpërblime për prindërit në një ngjarje speciale, duke theksuar kontributin e tyre në arritjet e fëmijëve.
  • Vlerësimi i bashkëpunimit dhe ndihmës – Njohja e nxënësve që ndihmojnë shokët e klasës, duke u ofruar atyre çmime për shpërblimin e sjelljeve pozitive.

Po prindërit mund të ndihmojnë që fëmijët të ndihen të motivuar dhe të angazhuar në procesin e të mësuarit?

Patjetër që po, prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në motivimin e fëmijëve të tyre. Ja disa strategji që mund të përdorin:

1. Dëgjoni dhe kuptoni -Të dëgjoni fëmijët dhe të kuptoni shqetësimet dhe interesat e tyre është thelbësore për t’i motivuar ata.

2. Vendosni qëllime të qarta – Ndihmoni fëmijët të vendosin qëllime të arritshme dhe specifike, dhe inkurajoni përpjekjet për t’i arritur ato.

3. Ofroni mbështetje – Tregoni mbështetje dhe inkurajim gjatë gjithë procesit, duke i ndihmuar ata të përballen me sfidat.

4. Përdorni shpërblime – Ofroni shpërblime për arritjet e fëmijëve, qoftë materiale apo emocionuese, për të rritur motivimin.

5. Krijoni një ambient pozitiv – Siguroni një mjedis të qetë dhe të përkushtuar për të mësuar, ku fëmijët ndihen të lirë të shprehin idetë e tyre.

6. Inkurajoni krijimtarinë – Jepni mundësi për të shprehur kreativitetin e tyre në aktivitete artistike, shkencore apo sportive.

7.Tregoni rëndësinë e edukimit – Ndihmoni fëmijët të kuptojnë se si arsimi është i lidhur me arritjet e tyre të ardhshme dhe mundësitë në jetë.

8. Jepni shembuj pozitivë – Ndihmoni fëmijët të shohin shembuj të suksesshëm në fushat që i interesojnë, për të frymëzuar ata.

9.Inkurajoni pjesëmarrjen – Nxitni fëmijët të angazhohen në aktivitete jashtëshkollore, si klube, sporte, ose projekte komunitare, për të rritur pasionin dhe motivimin.

10.Përdorni teknikat e mësimit të ndryshme – Ndihmoni fëmijët të mësojnë në mënyra që i përshtaten stilit të tyre të mësimit, duke përdorur lojëra, filma, ose aktivitete praktike.

‘’Kur nxënësit ndihen të motivuar, ata shpesh arrijnë më shumë se sa mendojnë se janë të aftë’’/Enxhi Hyka.

Aftësitë jetësore Motivimi motivimi i nxënësve Qëllimet jetësore Vetbesimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleAplikacionet VPN dhe fëmijët: çfarë duhet të dinë prindërit për sigurinë dhe rreziqet online
Next Article Ankthi te fëmijët: Si ta njohim dhe të ndihmojmë fëmijën e vogël që vuan?
Prinderimi

Related Posts

Avokimi

Kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës për të dhënë 2 ditë pushim me rastin e Kurban Bajramit dhe rishikimin e kalendarit të festave dhe pushimeve shkollore e zyrtare

May 25, 2026
Aktualitete

REAGIM PUBLIK DHE APEL URGJENT NGA RRJETI I PRINDËRVE TË KOSOVËS LIDHUR ME RASTIN E DREJTORIT QË KA NGACMUAR SEKSUALISHT NJË TË MITUR

May 20, 2026
FOKUS

📢 SHPALLJE PËR PUNË: Kordinatore & specialiste e përmbajtjes dhe komunikimit

May 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,281

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,288

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,229
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Avokimi

Kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës për të dhënë 2 ditë pushim me rastin e Kurban Bajramit dhe rishikimin e kalendarit të festave dhe pushimeve shkollore e zyrtare

PrindërimiMay 25, 2026
Aktualitete

REAGIM PUBLIK DHE APEL URGJENT NGA RRJETI I PRINDËRVE TË KOSOVËS LIDHUR ME RASTIN E DREJTORIT QË KA NGACMUAR SEKSUALISHT NJË TË MITUR

PrindërimiMay 20, 2026
FOKUS

📢 SHPALLJE PËR PUNË: Kordinatore & specialiste e përmbajtjes dhe komunikimit

PrindërimiMay 13, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,281

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,288

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,229
Të zgjedhura

Kërkesë drejtuar Qeverisë së Kosovës për të dhënë 2 ditë pushim me rastin e Kurban Bajramit dhe rishikimin e kalendarit të festave dhe pushimeve shkollore e zyrtare

May 25, 2026

REAGIM PUBLIK DHE APEL URGJENT NGA RRJETI I PRINDËRVE TË KOSOVËS LIDHUR ME RASTIN E DREJTORIT QË KA NGACMUAR SEKSUALISHT NJË TË MITUR

May 20, 2026

📢 SHPALLJE PËR PUNË: Kordinatore & specialiste e përmbajtjes dhe komunikimit

May 13, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.