Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Motivet e ndershmërisë dhe të shthurjes tek adoleshentët
Adoleshent

Motivet e ndershmërisë dhe të shthurjes tek adoleshentët

PrinderimiBy PrinderimiJanuary 24, 2024No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
teen boy wearing a hat and looking serious
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Motivet e ndershmërisë dhe të shthurjes

Adoleshentët gjatë socializmit të tyre do t’i kenë absorbuar konceptet e dëlirësisë dhe të ndershmërisë. Ata do të kenë dëgjuar mjaft për shëmtinë e imoralitetit dhe pasojat e këqija të sjelljes së paligjshme seksuale. Shoqëria është e shpejtë të vërejë dhe disi të ndëshkojë ndonjë lidhje jashtëmartesore midis meshkujve dhe femrave. Në të njëjtën kohë, adoleshentët kalojnë nëpër një nxitje të madhe seksuale dhe emocionale. Sigurisht se sjellja e tyre do të copëtohet nga forcat e mëdha që i tërheqin në çdo drejtim, në çdo ditë të jetës së tyre. Në njërën anë janë forcat e dëlirësisë dhe në anën tjetër janë forcat e epshit dhe instinktit.

Hapesire-reklamuese

“Vërtet, zakonisht kemi një rreth të vogël të shokëve, i cili e lëkund baraspeshën në njërën anë apo tjetrën.”

Ky konflikt i veçantë është burim i shqetësimit ekstrem për familjet e adoleshentëve. Ai është gjithashtu një burim i dyshimeve të mëdha; ata mund të jenë në dilemë të madhe nëse duhet t’i besojnë të birit/të bijës apo jo.

Liria kundrejt kufizimit

Deri tani duhet të kemi të qartë se adoleshenca është një fazë e tranzicionit, nga varësia e plotë në të tjerët, në një fazë të pavarësisë. Andaj, adoleshenti bën çmos të jetojë i lirë sikur ajri, duke u përpjekur të refuzojë kufizimet. Ata ndiejnë barrën e traditave dhe kufizimeve të shoqërisë. Për adoleshentin, shumica e kufizimeve janë të pakuptimta dhe i çudit fakti se kufizime të tilla ende ekzistojnë.

Tërë ky mohim shprehet në veshmbathjet, stilin e flokëve dhe në manifestime të tilla. Ata gjithashtu shfaqin rezistencën e tyre duke refuzuar të rrinë me vizitorët, duke mos u përfshirë në shakat dhe bisedat tradicionale. Ata hezitojnë të shkojnë me babanë ose nënën të vizitojnë të afërmit ose miqtë. Para të rriturve që nuk janë familje e tyre, adoleshentët kurrë nuk do të ndihen të qetë. Për më tepër, shumë prej temave që i bisedojnë të rriturit nuk janë të fushës së interesit të tyre.

Megjithatë, duhet të shikohet se çfarë mendojnë të rriturit për këtë. Sipas tyre, që adoleshenti të jetë një person plotësisht i respektuar në sytë e xhaxhallarëve, dajallarëve, hallave dhe tezeve, fqinjëve dhe shokëve të babait, ai duhet të sillet sikur ata. Për t’u sjellë sikur ata, për t’u bërë anëtar me të drejta të plota, ai/ajo ka nevojë të njohë mjaft mirë çështjet që nganjëherë janë të papajtueshme dhe pastaj pasi të informohet për tema të tilla, ai/ajo duhet të ushtrojë kujdesin e kërkuar. Për të zgjidhur këtë dilemë, adoleshentët zakonisht zgjedhin një kompromis, ata shfaqin pajtueshmëri në traditat e shoqërisë, ndonëse jo domosdoshmërisht besojnë në to. Adoleshentët gjithashtu kanë prirje të thonë sa më pak që e është e mundur në tubimin e të rriturve dhe përpiqen aq sa kanë mundësi të shmangin ndonjë fërkim me ta.

Në anën tjetër, me shokët e tyre adoleshentët flasin me fletore të hapura dhe kërkojnë sa më tepër rrugë efikase nga përvoja e adoleshentëve të tjerë. Ata dëgjojnë edhe për rrëshqitjet e disave, edhe për sukseset e të tjerëve. Ata pastaj kanë shumë sugjerime që do t’u ndihmojnë t’u thonë lamtumirë të rriturve.

Një adoleshent thotë: “Një ditë disa burra, të panjohur për mua, erdhën për vizitë te babai. Kur nëna ime më dha një tabak me pije për mysafirët, unë trokita në derë që t’ia dorëzoja babait pa hyrë. Mirëpo, ai insistoi që unë të hyja. Kështu hyra, i përshëndeta dhe u ula në njërën anë të dhomës, mirëpo babai më tha: “Ngrihu dhe tundi duart me zotërinjtë. Kështu u ngrita, mjaft i turpëruar sepse nuk dija fjalët e duhura për përshëndetje dhe për shprehje të mirëseardhjes. Pëshpëritja fjalën “Mirë se keni ardhur”, pas çdo tundje dore, kështu gjithçka kaloi qetë.

Pas një kohe, e shoqërova babanë, i cili po shkonte në një vizitë te disa shokë. Njëri prej tyre ishte profesor i matematikës dhe ai më pyeti nëse isha i mirë në matematikë. Pastaj më pyeti për disa probleme të shumëzimit dhe pjesëtimit. Ai shkoi aq larg saqë më kërkoi të zgjidhja disa ekuacione të thjeshta. Unë isha djersitur nga sikleti, sepse e dija se isha i dobët në matematikë. Para se të largo- heshim nga aty, njeriu ishte pajtuar me babanë që të shkoja një herë në javë në shtëpinë e tij për të studiuar lëndën që e urreja shumë. A mundeni ju shokë të mendoni për ndonjë rrugëdalje?”

Tani shokët filluan t’i jepnin këshilla të ndryshme që t’i ndihmonin të dilte nga kjo situatë turpruese…

Prinderimi.com
Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët”
(Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleNdal përpjekjes për të dominuar mbi adoleshentin
Next Article Si t’ua shpjegojmë fëmijëve luftën?  
Prinderimi

Related Posts

Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,272

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,140

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,157
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,272

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,140

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,157
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.