Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Metoda STAR: Kuptimi dhe përdorimi i saj në procesin e Prindërimit

July 20, 2026

Si t’i mësojmë fëmijët të japin komplimente

July 20, 2026

July 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Eleganca gjatë Dialogut në Familje: Shembuj dhe Sygjerime
Adoleshent

Eleganca gjatë Dialogut në Familje: Shembuj dhe Sygjerime

LRBy LRJuly 20, 2026Updated:July 20, 2026No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Dialogu është ndërveprimi i shpirtrave përpara se të jetë ndërveprimi i mendjeve.

Dhe dialogu brenda një familjeje është shumë më i vështirë sesa ai mes dy shokëve në shkollë apo mes dy njerëzve që negociojnë një marrëveshje biznesi. Arsyet për këtë vështirësi janë të shumta, ndër të cilat është fakti se shtëpia është një vend ku sjellja është spontane, ku pjesëmarrësit në dialog e njohin shumë mirë njëri-tjetrin dhe secili prej tyre ka krijuar atë që duket si një mendim përfundimtar për çdo person tjetër.

Hapesire-reklamuese

Babai i njeh aspiratat e djalit të tij, por gjithashtu edhe dobësitë e tij. Duke qenë se është përpjekur disa herë më parë ta ndihmojë pa sukses, ai nuk e kupton pse duhet të hyjë përsëri në dialog me të. Edhe nëna mund të mendojë se bashkëshorti i saj tashmë ka marrë një vendim për një çështje të caktuar dhe, duke e njohur mirë faktin se ai nuk i ndryshon lehtë vendimet e tij, ajo mendon se dialogu me të vetëm do të rrisë tensionin dhe nuk do të sjellë ndonjë dobi.

Më e rëndësishmja është ndjenja e gabuar se, kur baballarët dhe nënat dialogojnë me fëmijët e tyre, ata po u nënshtrohen atyre ose po ulen në nivelin e tyre. Ndërkohë, qëndrimi i përgjithshëm është se të rriturit konsiderohen më të mençur dhe më të informuar për atë që është më e mira për fëmijët. Prandaj, nga kjo pikëpamje, detyra e prindërve do të ishte vetëm të japin urdhra dhe udhëzime dhe të presin që fëmijët të binden.

Nga ky këndvështrim, për ta bërë dialogun familjar të suksesshëm dhe të frytshëm nevojitet një lloj i veçantë atmosfere. Krijimi i kësaj atmosfere kërkon përkushtim, durim dhe mençuri, por mbi të gjitha kërkon dhembshuri dhe mëshirë. Atëherë lind pyetja: çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim?

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Vendoseni dashurinë si qëllimin e parë të dialogut
  • Dialogu i frytshëm kërkon qetësi dhe gatishmëri emocionale

Vendoseni dashurinë si qëllimin e parë të dialogut

Kur anëtarët e familjes ulen për të dialoguar, është e rëndësishme që qëllimi i tyre i parë të jetë forcimi i ndjenjës së bukur të dashurisë që ndajnë me njëri-tjetrin dhe përmirësimi i lidhjes shpirtërore që i bashkon.

Kjo është gjëja më e rëndësishme për suksesin e dialogut. Vetëm pas kësaj vjen çështja apo problemi për të cilin po zhvillohet biseda. Kjo do të thotë se duhet të theksohet fakti që qëllimi i uljes bashkë nuk është vetëm arritja e një rezultati të caktuar, por forcimi i marrëdhënieve mes anëtarëve të familjes, rritja e dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit dhe ndërtimi i besimit të ndërsjellë.

Ndonjëherë, kur disa prindër dialogojnë me fëmijët e tyre, situata ngjan më shumë me një bisedë mes armiqve ose kompanive rivale që përpiqen të nxjerrin njëra-tjetrën jashtë tregut. Kjo vetëm e dëmton marrëdhënien familjare dhe nuk sjell asnjë përfitim.

Dialogu i frytshëm kërkon qetësi dhe gatishmëri emocionale

Dialogu i suksesshëm kërkon një atmosferë të qetë dhe përgatitjen psikologjike të të gjitha palëve që marrin pjesë në të.

Shpesh ndodh që, kur një nënë nuk pajtohet me njërin prej fëmijëve të saj, ajo menjëherë thërret bashkëshortin dhe fëmijën më të madh për një “mbledhje urgjente” për të zgjidhur krizën. Ose kur një baba merr një informacion të keq për njërin prej fëmijëve të tij, ai thërret nënën për një “takim hetimor” me fëmijën.

Në këto raste, dialogu rrezikon të kthehet në një gjykim ndaj fëmijës, në vend që të jetë një mundësi për ta kuptuar atë, për të dëgjuar ndjenjat e tij dhe për të forcuar lidhjen familjare.

Eleganca në të folur është shpesh një tregues i një mendjeje elegante, ndërsa ata që priren drejt ashpërsisë në të folur zakonisht nuk janë mjaftueshëm të rafinuar në natyrën e tyre.

Në ditët e sotme, si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit përgjigjen më shumë butësi, qartësi dhe zgjuarsi në mënyrën se si u flitet atyre. Kjo vjen si pasojë e përparimeve kulturore dhe teknologjike të kohës sonë.

Në një dialog të qetë, personi që ka finesë në përdorimin e gjuhës përdor shumë fjalë qetësuese dhe shprehje mirëkuptimi që krijojnë hapësirë për justifikime dhe shmangin nevojën për kritika dhe vërejtje të ashpra.

Ai e pasuron mënyrën e tij të të shprehurit me fjalë që përcjellin kërkim faljeje, në mënyrë që atmosfera të mos bëhet e rënduar, e zymtë dhe e pakëndshme.

Ta marrim një shembull: Një vajzë nuk arrin ta kontaktojë dhe as të interesohet për hallën e saj, e cila kishte qenë e sëmurë rëndë. Ajo kritikohet nga vëllezërit dhe motrat e saj për neglizhencën në një çështje kaq të rëndësishme. Atëherë çfarë thotë nëna? “Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të vizitojmë të sëmurët dhe t’u japim mbështetje, veçanërisht kur bëhet fjalë për dikë kaq të afërt si halla, e cila është shumë e ngjashme me një nënë, siç e dini të gjithë.

Dhe mendoj se arsyeja pse ajo nuk e vizitoi hallën e saj ishte se ishte e angazhuar me provimet që kishte në atë kohë. Për më tepër, nuk jam e sigurt nëse dikush ia kishte përmendur këtë gjë.Dhe tani është e qartë se ajo jo vetëm që do ta telefonojë hallën e saj, por edhe do ta vizitojë atë, në mënyrë që ta ndihmojë me disa gjëra.

A është kështu, vajza ime?”Ajo përgjigjet:“Po. Në fakt, e dija që ishte e sëmurë, por mendova se ishte vetëm një sëmundje e lehtë. Përndryshe, asgjë nuk do të më kishte penguar që ta vizitoja.”

Në një tjetër takim familjar, një vajzë akuzon vëllain e saj se e kishte gënjyer kur ai i kishte thënë se babai i tyre i kishte dhënë asaj një dhuratë të shtrenjtë, një orë dore, për shkak të rezultateve të mira në provime. Kur çështja iu paraqit babait, ai tha: “Nuk dua të them ende nëse ia dhashë apo jo dhuratën, por më lejo të të pyes diçka.A ka shprehje të tjera që mund të ishin përdorur në vend të fjalëve ‘gënjeu’, ‘gënjeshtar’, ‘e shpiku’, etj.?”

Pas një mendimi dhe shqyrtimi të thellë, jemi dakord se shprehjet e mëposhtme do të kishin qenë më të përshtatshme:

  • Kjo bie ndesh me realitetin.
  • Kjo është në kundërshtim me të vërtetën.
  • Pretendimi yt ka nevojë për verifikim të mëtejshëm.
  • Nëse mendohesh pak më thellë, mendoj se do ta kuptosh se kjo nuk ka ndodhur kurrë.
  • Ajo që unë di është ndryshe nga historia që tregon ti.
  • Ndoshta ti di diçka për të cilën ne të gjithë nuk jemi në dijeni.

Finesa në të folur mbështetet kryesisht në parimin:

“Nuk ka aq shumë rëndësi ajo që thua, por mënyra se si e thua.”

Ne duhet ta ruajmë përmbajtjen e mendimeve tona, por duhet të zbatojmë butësi në formulimin e tyre dhe të mbrojmë ndjenjat e të tjerëve. Dhe, meqë ra fjala, nuk ka asgjë për t’u krenuar kur një baba del “fitues” ndaj fëmijëve të tij në një garë fjalësh.

Pika për tu mbajtur mend gjatë një dialogu familjar:

  • Kur flasim në një dialog, ne shfaqim qartë konceptet, vlerat, etikën dhe finesën që zotërojmë.
  • Koncepti i vazhdueshëm mbi të cilin duhet të zhvillohen të gjitha dialogët dhe negociatat familjare është nevoja për të forcuar lidhjen familjare.
  • Kur të rinjtë ankohen te të rriturit, ata mund të mos kenë domosdoshmërisht nevojë për zgjidhje të problemeve të tyre, por më shumë për ngushëllim dhe mbështetje të sinqertë.
  • Ndërveprimi ynë me personin me të cilin dialogojmë është një lloj dhurate dhe mirëkuptimi, sepse e inkurajon atë që të shprehë mendimet e tij para nesh.
  • Adoleshentët ankohen se shumica e dialogëve të tyre me prindërit janë më shumë seanca qortimi dhe udhëzimi.
  • Është gjithmonë e rëndësishme që të gjallërohet atmosfera në takimet familjare.
  • Elementet kryesore mbi të cilat varet një dialog i rrjedhshëm janë: finesa në të folur, kujdesi për ndjenjat e të tjerëve dhe butësia.

Shkrim nga: Abdul Karim Bakar
Përkthim: Prindërimi.com

dialogu familjar Dialogunëfamilje Edukimi i fëmijëve Komunikimi PrinderimiPozitiv Tolerancanëkomunikim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous Article20 Korriku-Dita Botërore e Përqafimit të Fëmijëve
Next Article Nofkat dhe ndikimi i tyre tek fëmijët
LR

Related Posts

Disiplina pozitive

Metoda STAR: Kuptimi dhe përdorimi i saj në procesin e Prindërimit

July 20, 2026
Edukimi

Si t’i mësojmë fëmijët të japin komplimente

July 20, 2026
Uncategorized

July 20, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,287

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,301

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,274
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Disiplina pozitive

Metoda STAR: Kuptimi dhe përdorimi i saj në procesin e Prindërimit

LRJuly 20, 2026
Edukimi

Si t’i mësojmë fëmijët të japin komplimente

LRJuly 20, 2026
Uncategorized

LRJuly 20, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,287

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,301

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,274
Të zgjedhura

Metoda STAR: Kuptimi dhe përdorimi i saj në procesin e Prindërimit

July 20, 2026

Si t’i mësojmë fëmijët të japin komplimente

July 20, 2026

July 20, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.