Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Eklipsi diellor në Kosovë: Si ta shndërrojmë këtë fenomen në një përvojë edukative për fëmijët?

August 12, 2026

Gabimet që i bëjnë prindërit kur i përgatisin fëmijët për kthim në shkollë

August 11, 2026

Si ta ndihmoni foshnjën tuaj të zvarritet: Shenjat, këshillat dhe gjithçka që prindërit duhet të dinë

August 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Eklipsi diellor në Kosovë: Si ta shndërrojmë këtë fenomen në një përvojë edukative për fëmijët?
Adoleshent

Eklipsi diellor në Kosovë: Si ta shndërrojmë këtë fenomen në një përvojë edukative për fëmijët?

LRBy LRAugust 12, 2026Updated:August 12, 2026No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Sot, 12 gusht 2026, do të ndodh një ngjarje e rrallë: një eklips diellor, i cili në Kosovë do të jetë i dukshëm si eklips i pjesshëm. Nuk do të përjetojmë errësimin e plotë që do të shihet në disa zona të Evropës, por kemi një mundësi të bukur për t’i larguar fëmijët për pak nga ekranet dhe për t’i drejtuar sytë drejt qiellit.

Çfarë mund të shohim sot në Kosovë?

Hapesire-reklamuese

Eklipsi do të jetë i dukshëm në Kosovë në orët e mbrëmjes, por koha e saktë e fillimit, maksimumit dhe përfundimit ndryshon sipas vendndodhjes. Në Prishtinë, eklipsi do të fillojë rreth orës 19:29, do të arrijë maksimumin në 19:38 dhe do të përfundojë rreth 19:41. Prindërit mund ta kontrollojnë qytetin e tyre në Timeanddate-Eclipse Calculator, ku mund të shohin oraret e sakta të eklipsit për zonën ku ndodhen. Kjo është edhe një mënyrë e mirë për ta përfshirë fëmijën në përgatitje: në vend që t’i tregoni vetëm orën, kërkojini ta gjejë vetë informacionin dhe të shënojë momentin kur pritet maksimumi i eklipsit.

Por kujdes: syzet e zakonshme nuk mjaftojnë

Ky është momenti kur kureshtja duhet të shoqërohet me përgjegjësi. Asnjëherë mos e shikoni Diellin drejtpërdrejt pa mbrojtje të përshtatshme. Edhe gjatë një eklipsi të pjesshëm, rrezet e Diellit mund të dëmtojnë retinën dhe dëmtimi mund të jetë i përhershëm.

Syzet e zakonshme të diellit nuk janë të mjaftueshme. Për vëzhgim të drejtpërdrejtë duhen syze solare, ose filtra të posaçëm për eklipse, të certifikuara sipas standardit ISO 12312-2. Fëmijët duhet të mbikëqyren nga një i rritur gjatë gjithë vëzhgimit.

Sipas sygjerimeve të Pranvera Hysenit, nga Instituti i Astronomisë në Kosovë, nëse nuk kemi syze solare, eklipsin në Kosovë mund ta shohim në dy vende ku gjinden Obzervatorët: Obzervatori në Prishtinë, tek Byroramizi, dhe Obzervatori Kombëtar që ndodhet në Shtime.Këto dy Obzervatore posedojne teleskopa solarë që janë të posaqëm për ta vrojtuar diellin, në këtë rast, eklipsin e tij.

Një mundësi për të zgjuar kureshtjen shkencore

Një eklips nuk është vetëm një spektakël në qiell. Për fëmijët që tregojnë interes për astronominë, ai mund të bëhet hyrje në botën e fizikës, matematikës dhe shkencave të Tokës e hapësirës. Studimet mbi të nxënit shkencor tregojnë rëndësinë e përvojave praktike edukative dhe pyetjeve që nxisin fëmijët të vëzhgojnë, të parashikojnë dhe të kërkojnë shpjegime. Një ngjarje reale si eklipsi e bën shkencën më konkrete sesa një figurë në libër.

Prindi mund të pyesë: “Pse mendon se Hëna po e mbulon Diellin?”, “Pse nuk ndodh eklipsi çdo muaj?” ose “A do të dukej njësoj nga çdo vend në Tokë?” Nuk është e nevojshme që prindi të jetë astronom. Mjafton të jetë i gatshëm të eksplorojë bashkë me fëmijën.

Si ta shfrytëzoni këtë mbrëmje?

Kontrolloni paraprakisht orarin online për qytetin tuaj, zgjidhni një vend me pamje të hapur të qiellit dhe përgatitni mbrojtjen e duhur për sytë. Mos lejoni që fëmija ta vëzhgojë Diellin pa mbikëqyrje. Nëse moti nuk është i favorshëm, mund ta ndiqni eklipsin përmes transmetimeve online dhe ta ktheni momentin në një aktivitet familjar.

Roli  i mësimdhënësve në edukimin rreth fenomeneve astrologjike

Mësuesit mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve për astronominë, edhe kur astronomia nuk mësohet si lëndë e veçantë. Çelësi është ta kthejnë qiellin në një hapësirë për vëzhgim, pyetje, hulumtim dhe zbulim.

  • Niseni nga ajo që fëmijët shohin çdo ditë. Pse Hëna ndryshon formë? Pse Dielli duket sikur lëviz në qiell? Pse disa yje shihen vetëm në periudha të caktuara të vitit? Pyetje të tilla mund të shndërrohen në kërkime të vogla shkencore.
  • Organizoni vëzhgime të qiellit. Nxënësit mund të mbajnë një ditar të fazave të Hënës, të shënojnë lindjen dhe perëndimin e Diellit, të identifikojnë yjësitë ose të vëzhgojnë ndryshimin e pozicionit të Hënës gjatë disa javëve.
  • Lidheni astronominë me lëndët e tjera.
    • Matematika: distancat, përmasat, këndet dhe të dhënat.
    • Fizika: graviteti, drita, lëvizja dhe energjia.
    • Gjeografia: rrotullimi i Tokës, stinët dhe zonat kohore.
    • Historia: mënyra se si qytetërimet e lashta përdornin astronominë.
    • Letërsia: tregimet dhe poezitë e frymëzuara nga qielli.
    • Arti: vizatimi i planetëve, Hënës dhe yjësive.
  • Mësojini fëmijët të mendojnë si shkencëtarë. Në vend që t’u japin vetëm përgjigje, mësuesit mund t’i nxisin nxënësit të formulojnë hipoteza, të vëzhgojnë, të mbledhin prova dhe të nxjerrin përfundime.
  • Përdorni modele dhe eksperimente të thjeshta. Një llambë dhe një top mund të përdoren për të shpjeguar ditën dhe natën, ndërsa modelet mund t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë më lehtë fazat e Hënës dhe lëvizjen e planetëve.
  • Krijoni klube të astronomisë. Vëzhgimet e qiellit, vizitat në planetariume, takimet me astronomë dhe aktivitetet jashtë klasës mund ta bëjnë astronominë një përvojë të paharrueshme.
  • Shfrytëzoni ngjarjet astronomike. Eklipset, reshjet e meteorëve, superhënat apo dukuri të tjera qiellore janë mundësi të shkëlqyera për ta lidhur mësimin me një ngjarje që fëmijët mund ta përjetojnë realisht. Për eklipset diellore, siguria duhet të jetë gjithmonë prioritet dhe Dielli nuk duhet parë drejtpërdrejt pa pajisje të certifikuara për vëzhgim diellor.

Për fëmijët e interesuar për shkencën, eklipsi diellor është një mundësi për të dëshmuar nga afër një fenomen astronomik që ushqen kureshtjen e tyre dhe i frymëzon të shkojnë më tej në kërkimin e dijes. Po ashtu, vëzhgimi i eklipsit mund t’u përcjellë fëmijëve një mesazh të rëndësishëm: fenomenet dhe misteret e mëdha të universit janë të arritshme për t’u kuptuar, nëse ata kanë guximin të mësojnë, të pyesin dhe të kërkojnë dijen.

Prinderimi.com

aktivitete edukative Astronomia për fëmijë Edukimi i fëmijëve Eklipsi diellor EklipsiDiellor2026 Hapësira Instituti Kombëtar i Astronomisë Kureshtja e fëmijëve Prindër dhe fëmijë Shkenca për fëmijë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleGabimet që i bëjnë prindërit kur i përgatisin fëmijët për kthim në shkollë
LR

Related Posts

Aktualitete

Gabimet që i bëjnë prindërit kur i përgatisin fëmijët për kthim në shkollë

August 11, 2026
Aftësi jetësore

Si ta ndihmoni foshnjën tuaj të zvarritet: Shenjat, këshillat dhe gjithçka që prindërit duhet të dinë

August 11, 2026
Adoleshent

Gjumi kompensues gjatë fundjavës: Pse adoleshenti juaj ka nevojë të flejë më gjatë?

August 11, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,319

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,300
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Eklipsi diellor në Kosovë: Si ta shndërrojmë këtë fenomen në një përvojë edukative për fëmijët?

LRAugust 12, 2026
Aktualitete

Gabimet që i bëjnë prindërit kur i përgatisin fëmijët për kthim në shkollë

LRAugust 11, 2026
Aftësi jetësore

Si ta ndihmoni foshnjën tuaj të zvarritet: Shenjat, këshillat dhe gjithçka që prindërit duhet të dinë

LRAugust 11, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,319

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,300
Të zgjedhura

Eklipsi diellor në Kosovë: Si ta shndërrojmë këtë fenomen në një përvojë edukative për fëmijët?

August 12, 2026

Gabimet që i bëjnë prindërit kur i përgatisin fëmijët për kthim në shkollë

August 11, 2026

Si ta ndihmoni foshnjën tuaj të zvarritet: Shenjat, këshillat dhe gjithçka që prindërit duhet të dinë

August 11, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.