Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Çfarë ka të re

Refuzimi i shkollës: Këshilla për prindërit e shqetësuar

November 10, 2026

Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë: Sfidat, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e mbështetjes së hershme

November 10, 2026

A flasin ngjyrat për emocionet e fëmijëve? Çfarë na tregon shkenca

November 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»FOKUS»Refuzimi i shkollës: Këshilla për prindërit e shqetësuar
FOKUS

Refuzimi i shkollës: Këshilla për prindërit e shqetësuar

LRBy LRNovember 10, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Refuzimi i shkollës, i njohur ndonjëherë edhe si shmangia e shkollës ose fobia nga shkolla, është një term që përdoret kur një fëmijë kundërshton vazhdimisht të shkojë në shkollë. Fëmijët mund të refuzojnë haptazi të ndjekin mësimin ose të paraqesin arsye të ndryshme përse nuk duhet të shkojnë. Ata mund të mungojnë shpesh në shkollë, duke u ankuar se nuk ndihen mirë dhe duke shfaqur simptoma të paqarta, të cilat nuk mund të shpjegohen lehtësisht.

Shumë fëmijë që përpiqen të shmangin shkollën përjetojnë simptoma të lidhura me ankthin, mbi të cilat nuk kanë kontroll të vetëdijshëm. Ata mund të kenë dhimbje koke, dhimbje barku, frymëmarrje të shpejtë, të përziera ose marramendje. Këto simptoma shfaqen më shpesh gjatë ditëve të shkollës dhe zakonisht mungojnë gjatë fundjavave. Kur këta fëmijë kontrollohen nga mjeku, shpesh nuk zbulohet apo diagnostikohet ndonjë sëmundje fizike.

AN Pharm Pharmacy

Ja çfarë tjetër duhet të dini për shmangien e shkollës dhe si mund të bashkëpunoni me fëmijën tuaj për ta zgjidhur këtë problem.

Ankthi i lidhur me shkollën

Në shumicën e rasteve, fëmijët që shmangin shkollën nuk e dinë saktësisht përse ndihen të sëmurë. Ata mund ta kenë të vështirë t’ju shpjegojnë se çfarë po ua shkakton shqetësimin ose gjendjen emocionale të rënduar.

Kur ankthi i lidhur me shkollën është shkaku i shmangies së saj, simptomat fizike mund të jenë mënyra përmes së cilës fëmijët shprehin vështirësitë emocionale që lidhen me:

– Frikën nga dështimi ose perfeksionizmin.
– Shtimin e vështirësive në mësime.
– Problemet me bashkëmoshatarët, si për shembull talljet.
– Ankthin për përdorimin e tualeteve publike në shkollë.
– Perceptimin se mësuesi është tepër i ashpër ose sillet keq.
– Bullizmin në internet, që mund të ndodhë edhe jashtë orarit shkollor.
– Kërcënimet për dhunë fizike, për shembull nga një nxënës që ushtron bullizëm, ose përjetimin real të dhunës fizike.

Çfarë të bëni kur fëmija juaj nuk dëshiron të shkojë në shkollë?

Si hap i parë, një kontroll te mjeku i fëmijës mund të ndihmojë për të përjashtuar ndonjë sëmundje fizike.

Mjeku gjithashtu mund t’ju ndihmojë të identifikoni presionet që mund të jetë duke përjetuar fëmija dhe të hartoni një plan për ta ndihmuar të rikthehet në shkollë.

Disa këshilla për ta ndihmuar fëmijën të kapërcejë shmangien e shkollës

1. Bisedoni me fëmijën për arsyet pse nuk dëshiron të shkojë në shkollë.

Merrni parasysh të gjitha mundësitë dhe diskutojini ato së bashku. Tregoni empati, mbështetje dhe mirëkuptim për arsyet që e shqetësojnë.

Përpiquni të gjeni së bashku zgjidhje për situatat që i shkaktojnë stres.

2. Pranoni dhe kuptoni shqetësimet e fëmijës, por këmbëngulni që ai të rikthehet sa më shpejt në shkollë.

Sa më gjatë të qëndrojë fëmija në shtëpi, aq më i vështirë mund të bëhet rikthimi i tij në shkollë.

Shpjegojini se, nëse mjeku ka konfirmuar se është fizikisht mirë, simptomat që përjeton mund të lidhen me shqetësimet që ju ka shprehur, si notat, detyrat e shtëpisë, marrëdhëniet me mësuesit, presioni shoqëror ose frika nga dhuna në shkollë.

Bëjani të ditur se ndjekja e shkollës është një detyrim ligjor. Fëmija mund të vazhdojë t’ju kërkojë ta lejoni të qëndrojë në shtëpi, por ju duhet të mbeteni të përqendruar te rikthimi i tij në shkollë.

3. Diskutoni për shmangien e shkollës me personelin shkollor.

Bisedoni me mësuesin, drejtorin dhe infermierin e shkollës, nëse shkolla ka një të tillë.

Ndani me ta planin tuaj për rikthimin e fëmijës dhe kërkoni mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.

4. Mbani një qëndrim të vendosur gjatë mëngjeseve të ditëve shkollore.

Mëngjeset janë zakonisht koha kur fëmijët ankohen më shumë për simptomat e tyre. Përpiquni t’i kufizoni diskutimet e gjata rreth simptomave fizike ose ankthit. Për shembull, mos e pyesni vazhdimisht fëmijën se si ndihet. Nëse është mjaftueshëm mirë për t’u ngritur dhe për të lëvizur nëpër shtëpi, atëherë, sipas këtij udhëzimi, mund të jetë mjaftueshëm mirë edhe për të ndjekur mësimin.

5. Nëse ankthi i fëmijës është i rëndë, mund të ndihmojë një rikthim gradual në shkollë.

Për shembull:

– Ditën e parë: Fëmija mund të zgjohet në mëngjes dhe të vishet për shkollë. Më pas mund ta dërgoni me makinë pranë shkollës, në mënyrë që të mësohet me mjedisin, përpara se të ktheheni së bashku në shtëpi.
– Ditën e dytë: Fëmija mund të shkojë në shkollë vetëm për gjysmë dite ose të ndjekë një apo dy orë mësimore.
– Ditën e tretë: Fëmija mund të rikthehet për një ditë të plotë mësimore.

6. Pediatri mund të ndihmojë për ta lehtësuar rikthimin e fëmijës në shkollë.

Mjeku mund të përgatisë një vërtetim ku konfirmon se fëmija ka pasur simptoma që e kanë penguar të ndjekë mësimin, por se tani është në gjendje të rikthehet në klasë, edhe nëse disa simptoma vazhdojnë.

7. Kërkoni ndihmën e personelit shkollor gjatë qëndrimit të fëmijës në shkollë.

Infermierja e shkollës, nëse është e pranishme, mund të kujdeset për fëmijën në rast se shfaq simptoma dhe ta inkurajojë të rikthehet në klasë.

8. Nëse shkaku i ankthit është bullizmi ose sjellja e papërshtatshme e një mësuesi, mbrojeni fëmijën tuaj.

Diskutoni problemet me personelin e shkollës. Mësuesi ose drejtori mund të kenë nevojë të bëjnë disa ndryshime për të zvogëluar presionin që fëmija përjeton në klasë ose në oborrin e shkollës. Mbikëqyrni gjithashtu aktivitetet e fëmijës në internet. Bullizmi kibernetik mund të ndodhë në çdo kohë jashtë klasës dhe të ndikojë në ndjenjën e sigurisë së fëmijës në shkollë.

9. Nëse fëmija qëndron në shtëpi, sigurohuni që të jetë i sigurt dhe të ndihet rehat, por mos i ofroni trajtim të veçantë.

Simptomat e tij duhet të trajtohen me kujdes dhe mirëkuptim. Nëse ankesat e fëmijës e kërkojnë, ai duhet të qëndrojë në shtrat. Megjithatë, qëndrimi në shtëpi nuk duhet të shndërrohet në pushim apo ditë argëtimi. Nuk duhet të ketë privilegje të veçanta për përdorimin e ekraneve, ushqime të posaçme, vizitorë apo aktivitete zbavitëse. Fëmija duhet të jetë nën mbikëqyrjen e një të rrituri.

10. Ndihmojeni fëmijën të zhvillojë pavarësinë.

Inkurajojeni të marrë pjesë në aktivitete me fëmijë të tjerë jashtë shtëpisë. Këto mund të përfshijnë klube, aktivitete sportive dhe shoqërim me miqtë apo të afërmit.

Kur duhet të kërkoni ndihmë profesionale?

Fillimisht mund të përpiqeni ta menaxhoni vetë refuzimin e shkollës nga fëmija. Megjithatë, nëse shmangia e shkollës zgjat më shumë se një javë, ju dhe fëmija juaj mund të keni nevojë për ndihmë profesionale për ta trajtuar këtë vështirësi.Nëse refuzimi i shkollës vazhdon, ose nëse fëmija shfaq vazhdimisht apo herë pas here shenja të vështirësive të ndryshme.

Burimi: HealthyChildren.Org
Përkthim: Prinderimi.com

Ankthi i ndarjes ankthi shkollor Bullizmi në shkolla Fobia nga shkolla Refuzimi i shkollës shëndeti mendor i fëmijëve Shmangia e shkollës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleShëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë: Sfidat, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e mbështetjes së hershme
LR

Related Posts

Aktualitete

Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë: Sfidat, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e mbështetjes së hershme

November 10, 2026
FOKUS

A flasin ngjyrat për emocionet e fëmijëve? Çfarë na tregon shkenca

November 10, 2026
Aktivitete

Mbështetja e nxënësve të shkollës fillore për t’u bërë shkrues më të aftë

November 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,307

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,467

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,408
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
FOKUS

Refuzimi i shkollës: Këshilla për prindërit e shqetësuar

LRNovember 10, 2026
Aktualitete

Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë: Sfidat, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e mbështetjes së hershme

LRNovember 10, 2026
FOKUS

A flasin ngjyrat për emocionet e fëmijëve? Çfarë na tregon shkenca

LRNovember 10, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,307

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,467

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,408
Të zgjedhura

Refuzimi i shkollës: Këshilla për prindërit e shqetësuar

November 10, 2026

Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë: Sfidat, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e mbështetjes së hershme

November 10, 2026

A flasin ngjyrat për emocionet e fëmijëve? Çfarë na tregon shkenca

November 10, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.