Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Prind dhe Profesionist: Si ta zhvilloj potencialin tim duke qenë prind?

October 5, 2026

Ja pse shkolla fillore është kaq e vështirë për shumicën e fëmijëve

September 29, 2026

Zona e të nxënit: Kur sfida e ndihmon fëmijën të mësojë

September 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Cilën pyetje nuk duhet t’ua bëni kurrë fëmijëve?
Adoleshent

Cilën pyetje nuk duhet t’ua bëni kurrë fëmijëve?

LRBy LRAugust 21, 2026No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

A e do më shumë babin apo mamin?-Pyetja që i frustron vazhdimisht fëmijët tanë!

Në një emision televiziv vendor, një vajzë e vogël u pyet nga gazetari se cila ishte pyetja që nuk do të donte kurrë t’ia bënin të tjerët. Ajo u përgjigj me eufori: “Të më pyesin: a e do më shumë babin apo mamin?”

Hapesire-reklamuese

Kjo përgjigje lë shumë për të kuptuar edhe për fëmijët e tjerë dhe për dëmin emocional që mund t’u shkaktojë atyre presioni i kësaj pyetjeje. Ndonëse në vendin tonë kjo pyetje është bërë tashmë pjesë e zakonshme e bisedave familjare, ndoshta ka ardhur koha ta vlerësojmë më seriozisht peshën dhe ndikimin që ajo mund të ketë tek fëmijët tanë.

Në përpjekje për të kuptuar se me cilin prind ndihet më i afërt fëmija, ndonjëherë prindërit mund të bëjnë një pyetje që duket e pafajshme: “A e do më shumë babin apo mamin?” Megjithatë, për fëmijën kjo pyetje mund të krijojë një situatë emocionale shumë më të ndërlikuar nga sa duket.

Dashuria e fëmijës për prindërit nuk është një garë ku duhet të shpallet fituesi. Fëmija mund të ketë marrëdhënie të ndryshme me secilin prind dhe të ndihet i lidhur me ta në mënyra të ndryshme. Të kërkosh një zgjedhje e vendos fëmijën në pozitën për të krahasuar dy njerëzit që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të botës së tij emocionale.

Fëmija mund të ndihet i detyruar të zgjedhë

Pyetja mund ta vendosë fëmijën në një konflikt besnikërie: nëse zgjedh mamin, a do të mërzitet babi? Nëse zgjedh babin, a do të lëndohet mami?

Kjo bëhet veçanërisht e ndjeshme në familjet ku prindërit kanë konflikte mes tyre.Fëmijët mësojnë se njëri prind doemos meriton të duhet më shumë dhe tjetri jo. Kjo krijon fraksion në dashurinë e tij ndaj tyre, dhe ndonjëherë edhe në mes prindërve po ashtu. Duhet ta kemi parasysh se fëmija mëson t’i shohë prindërit e tij si mbështetjen e tij kryesore dhe njerëzit e parë në jetë, të cilëve mund t’u besojë. Shtrimi i kësaj pyetjeje, në mënyrë të tërthortë, e bën atë të mendojë se njëri prej prindërve ka gjasë të mos e ketë vendin e njëjtë tek ai, dhe se ajo gjë është në rregull. Pra, kemi një shkatërrim të imazhit në sytë e fëmijës – i cili mund të shkojë duke u thelluar dhe të lërë pasoja të vazhdueshme në rritjen e tij dhe raportin e tij me prindërit.

Hulumtimet mbi marrëdhëniet familjare tregojnë se përfshirja e fëmijëve në konfliktet prindërore dhe ndjenja se duhet të mbajnë anën e njërit prind mund të lidhen me vështirësi në përshtatjen e tyre. Prandaj, edhe kur pyetja bëhet si shaka, fëmija mund ta përjetojë si një kërkesë për të zgjedhur një “anë”.

Po nëse fëmija thotë se do më shumë njërin?

Kjo nuk duhet të interpretohet menjëherë si provë se fëmija e do më pak prindin tjetër. Fëmijët mund të shprehin preferenca të përkohshme për shumë arsye: njëri prind mund të luajë më shumë me ta, t’i ndihmojë me detyrat, t’u lejojë më shumë liri ose thjesht të jetë më i pranishëm në një periudhë të caktuar.

Madje, hulumtimet tregojnë se fëmijët janë shumë të vëmendshëm ndaj mënyrës se si trajtohen dhe nëse e perceptojnë atë trajtim si të drejtë. Një meta-analizë e vitit 2025, që përfshiu 19,469 pjesëmarrës, konfirmoi se trajtimi i diferencuar dhe favorizimi prindëror janë fenomene reale dhe mund të kenë pasoja për fëmijët.

Çfarë mund të pyesim në vend të saj?

Në vend të “Kë do më shumë?”, prindi mund të pyesë:

  •  “Çfarë të pëlqen të bësh me mamin?”
  •  “Çfarë të pëlqen të bësh me babin?”
  •  “Kur ndihesh më i/e lumtur me ne?”
  •  “A ka diçka që do të doje ta bënim më shpesh bashkë?”
  •  “Si mund të të ndihmojmë të ndihesh i/e sigurt dhe i/e dashur?”

Këto pyetje nuk e detyrojnë fëmijën të zgjedhë. Përkundrazi, e ndihmojnë të shprehë nevojat, emocionet dhe përvojat e tij. Në fund të fundit, fëmija nuk ka nevojë të provojë se cilin prind do më shumë. Ai ka nevojë të ndihet i lirë t’i dojë të dy, pa u vendosur mes tyre.

Prinderimi.com

dashuria e fëmijëve Fëmijët komunikimi me fëmijët marrëdhënia prind–fëmijë presioni emocional Prinderimi Prindërit pyetje për fëmijët Shëndeti emocional
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleNë pritje të librave shkollorë: Këshilla për prindërit
Next Article Reagim për dhunën ndaj 12-vjeçares në Mitrovicë
LR

Related Posts

Aktualitete

Prind dhe Profesionist: Si ta zhvilloj potencialin tim duke qenë prind?

October 5, 2026
Aktualitete

Ja pse shkolla fillore është kaq e vështirë për shumicën e fëmijëve

September 29, 2026
Aktualitete

Zona e të nxënit: Kur sfida e ndihmon fëmijën të mësojë

September 29, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,301

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,385

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,359
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktualitete

Prind dhe Profesionist: Si ta zhvilloj potencialin tim duke qenë prind?

LROctober 5, 2026
Aktualitete

Ja pse shkolla fillore është kaq e vështirë për shumicën e fëmijëve

LRSeptember 29, 2026
Aktualitete

Zona e të nxënit: Kur sfida e ndihmon fëmijën të mësojë

LRSeptember 29, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,301

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,385

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,359
Të zgjedhura

Prind dhe Profesionist: Si ta zhvilloj potencialin tim duke qenë prind?

October 5, 2026

Ja pse shkolla fillore është kaq e vështirë për shumicën e fëmijëve

September 29, 2026

Zona e të nxënit: Kur sfida e ndihmon fëmijën të mësojë

September 29, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.