Browsing: Rreth nesh

Prinderimi.com është një platformë e dedikuar për të gjithë, duke ofruar një gamë të gjerë të burimeve të rëndësishme, këshillave praktike dhe ndihmës së specializuar në rrugën e prindërimit dhe edukimit gjithëpërfshirës.

Si ekip profesionist, sjellim në vazhdimësi artikuj dhe resurse të çmuara e të përzgjedhura me shumë delikatesë nga ekspertët e fushave të ndryshme të prindërimit dhe edukimit në përgjithësi. Ne kemi aktivizuar nga çdo fushë profesionistë, për të sjellë informacione të verifikuara dhe burime të kualifikuara mirë dhe ato të prezentohen në mënyrën më të kuptueshme para jush.

Duke pasur parasysh se Prindërimi në veçanti dhe Edukimi Gjithëpërfshirës në përgjithësi janë punë komplekse që kërkohet përgjegjësi, përkushtim dhe kujdes i vazhdueshëm, jemi munduar që në punën tonë publikuese të përfshijmë gjithçka që është dobiprurëse dhe që informon komunitetin thjeshtë, drejtë dhe në mënyrë profesionale për të gjitha pyetjet, qëllimet dhe shqetësimet që kanë. Prandaj, kemi përfshirë burime nga fusha e Prindërimit, kujdesi ndaj dukurive negative, aktivitete, besim, sport, rubrikat e ushqimit dhe shëndetit, socializimi, bursat, detyrat shkollore, udhëzuesit praktik dhe manuale/guida, fëmijët me nevoja të veçanta, rrathët e prindërve, infografika e shumë të tjera, të cilat mund t’i shihni detajisht në www.prinderimi.com

Pashmangshëm, për asnjë moment, nuk kemi lënë anash pyetje tuaja të drejtuar për ne, qoftë në aspektin mjekësor, pedagogjik, psikologjik, edukues dhe këshillues (Coaching). Në rubrikën ‘Shkolla’ mund të gjeni informacione më të detajuara rreth Këshillit të Prindërve, Shkollave, Mësimdhënësve, Mësimdhënies, Mësimnxënies dhe Kurrikulave.

Tek rubrika ‘Tematika’ mund të gjeni gjithçka që keni pasur nevojë, duke filluar nga burime e informacion mbi aftësitë jetësore e digjitale, fakte psikologjike rreth ankthit dhe depresionit, arti dhe kreativiteti, autizmi, bullizmi, diciplina pozitive, edukimi, motivimi, raportet prindër-shkollë ose miqësore e shtëpiake, kopshti dhe parashkollorët e deri tek shkollimi në shtëpi, edukatorët profesional e para-profesional.

Për të ndjekur me kujdes të shtuar publikimet tona, ju ftojmë të ABONOHENI në webfaqen tonë, ndërsa për të qenë një hap më afër me ne shfrytëzoni numrin e kontaktit, e-mail adresën ose rubrikën për mesazhe nga llogaritë e rrjeteve sociale.

Mësoni çdo ditë më shumë me ne dhe për ne!