Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Kartat edukative dhe fletët e punës: si ta bëjmë mësimin më argëtues për fëmijët tanë?

August 4, 2026

Studimi zbulon: Vajzat duan karriera në STEM, por dyshojnë nëse janë mjaftueshëm të zgjuara për to

August 4, 2026

Prindërimi i informuar për traumën: T’i ndihmojmë fëmijët të ndihen të sigurt në një botë të pasigurt

August 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Një muaj para fillimit të shkollës: Si ta përgatisim fëmijën për një rikthim pa stres?
Adoleshent

Një muaj para fillimit të shkollës: Si ta përgatisim fëmijën për një rikthim pa stres?

LRBy LRAugust 4, 2026Updated:August 4, 2026No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Edhe pse fillimi i vitit të ri shkollor mund të duket ende larg, muaji i fundit i pushimeve është koha më e mirë për ta përgatitur fëmijën gradualisht për rikthimin në rutinë. Për shumë fëmijë, kalimi nga ditët e lira të verës te zgjimi herët, detyrat dhe përgjegjësitë shkollore është një ndryshim i madh. Psikologët e zhvillimit theksojnë se çdo tranzicion, edhe kur është pozitiv, mund të sjellë stres, sepse përfshin situata të reja, pritshmëri të reja dhe pasiguri.

Megjithatë, stresi nuk shfaqet gjithmonë në mënyrë të dukshme. Jo çdo fëmijë do të thotë: “Jam i shqetësuar për shkollën.” Shpesh, ankthi shfaqet përmes sjelljes.

Hapesire-reklamuese

Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata Amerikane e Psikologjisë sugjerojnë që prindërit të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave si:

  • ndryshimet në gjumë,
  • dhimbjet e barkut ose të kokës pa shkak mjekësor,
  • nervozizmi,
  • të qarat më të shpeshta,
  • vështirësitë në përqendrim,
  • refuzimi për të folur për shkollën
  • ose nevoja më e madhe për afërsi me prindërit.

Këto nuk janë domosdoshmërisht shenja mosbindjeje, por mund të jenë mënyra se si fëmija shpreh stresin.

Një nga mënyrat më efektive për ta lehtësuar këtë periudhë është rikthimi gradual i rutinës. Studimet tregojnë se parashikueshmëria krijon ndjenjë sigurie te fëmijët. Filloni të rregulloni orarin e gjumit 15–20 minuta më herët çdo disa ditë dhe riktheni gradualisht oraret e vakteve dhe aktiviteteve. Kur fëmija e di se çfarë do të ndodhë gjatë ditës, ai ndihet më i qetë dhe më i përgatitur.

Po aq e rëndësishme është edhe përgatitja emocionale. Në vend që t’i thoni: “Mos u shqetëso, nuk është asgjë”, provoni ta pyesni: “Çfarë të emocionon më shumë për shkollën?” ose “A ka diçka që të bën të ndihesh në merak?” Psikologët theksojnë se pranimi i emocioneve i ndihmon fëmijët t’i rregullojnë ato më mirë sesa minimizimi i tyre. Kur fëmija ndihet i dëgjuar, ai fiton më shumë besim për t’u përballur me sfidat.

Mos harroni se rikthimi në shkollë nuk ka të bëjë vetëm me njohuritë akademike. Gjatë javëve të para, truri duhet të riaktivizojë aftësi si përqendrimi, kujtesa e punës, organizimi dhe vetëkontrolli, të njohura si funksione ekzekutive. Për këtë arsye, fëmijët mund të lodhen më shpejt ose të duken më të shpërqendruar. Kjo është një pjesë normale e procesit të përshtatjes.

Prindërit mund ta bëjnë këtë kalim më të lehtë duke e përfshirë fëmijën në përgatitje. Lëreni të zgjedhë çantën ose mjetet shkollore, të organizojë këndin e studimit apo të përgatisë bashkë me ju çantën për ditën e parë. Sipas Teorisë së Vetëvendosjes (Self-Determination Theory), fëmijët ndihen më të motivuar kur kanë mundësi të marrin vendime dhe të zhvillojnë ndjenjën e pavarësisë.

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Disa mënyra shtesë si t’i përgadisni fëmijët praktikisht për shkollë:
  • 1. Rifreskoni njohuritë pa presion
  • 2. Përfshijeni në përgatitje
  • 3. Rikthejeni pavarësinë
  • 4. Krijoni pritshmëri realiste

Disa mënyra shtesë si t’i përgadisni fëmijët praktikisht për shkollë:

1. Rifreskoni njohuritë pa presion

  • Lexoni çdo ditë 15–20 minuta.
  • Bëni lojëra matematikore.
  • Përdorni kartela edukative dhe fletë pune.
  • Mos e ktheni shtëpinë në klasë.

2. Përfshijeni në përgatitje

  • Le ta zgjedhë çantën ose mjetet shkollore.
  • Organizoni bashkë tavolinën e studimit.
  • Vendosni objektiva të vegjël për vitin.

Kjo i jep ndjenjë përgjegjësie.

3. Rikthejeni pavarësinë

  • Përgatitja e çantës.
  • Veshja vetë.
  • Organizimi i sendeve personale.

4. Krijoni pritshmëri realiste

Mos i thoni: “Duhet të marrësh vetëm pesa.” Më mirë:”Dua të japësh më të mirën tënde dhe të mos heqësh dorë.”
Kjo nxit motivimin e brendshëm.

Qëllimi nuk është që fëmija të fillojë shkollën perfekt, por ta nisë atë me qetësi, besim dhe dëshirë për të mësuar. Përgatitja më e vlefshme nuk futet në çantë; ajo ndërtohet në atmosferën e shtëpisë, në bisedat me prindërit dhe në rutinat e vogla të përditshme.

Në fund, mbani mend se qëllimi nuk është që fëmija të nisë shkollën pa asnjë shqetësim, por të dijë se ka pranë prindër që e dëgjojnë, e kuptojnë dhe e mbështesin. Kur shtëpia ofron siguri, rutina dhe mirëkuptim, dita e parë e shkollës shndërrohet nga një burim ankthi në fillimin e një aventure të re plot mundësi për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

Prinderimi.com

Edukimi i fëmijëve Fillimi i shkollës Kthimi në shkollë përgatitja për shkollë Prinderimi Psikologjia e fëmijëve Rikthimi në rutinë rutina e femijeve Stresi te fëmijët Viti i ri shkollor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleAlmir Kurtulaj vlerësohet me çmimin “Best of the Best” në finalen e NEO Science Olympiad 2026 në SHBA
Next Article Prindërimi i informuar për traumën: T’i ndihmojmë fëmijët të ndihen të sigurt në një botë të pasigurt
LR

Related Posts

Aftësi jetësore

Kartat edukative dhe fletët e punës: si ta bëjmë mësimin më argëtues për fëmijët tanë?

August 4, 2026
Adoleshent

Studimi zbulon: Vajzat duan karriera në STEM, por dyshojnë nëse janë mjaftueshëm të zgjuara për to

August 4, 2026
Adoleshent

Prindërimi i informuar për traumën: T’i ndihmojmë fëmijët të ndihen të sigurt në një botë të pasigurt

August 4, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,318

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,292
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aftësi jetësore

Kartat edukative dhe fletët e punës: si ta bëjmë mësimin më argëtues për fëmijët tanë?

LRAugust 4, 2026
Adoleshent

Studimi zbulon: Vajzat duan karriera në STEM, por dyshojnë nëse janë mjaftueshëm të zgjuara për to

LRAugust 4, 2026
Adoleshent

Prindërimi i informuar për traumën: T’i ndihmojmë fëmijët të ndihen të sigurt në një botë të pasigurt

LRAugust 4, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,318

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,292
Të zgjedhura

Kartat edukative dhe fletët e punës: si ta bëjmë mësimin më argëtues për fëmijët tanë?

August 4, 2026

Studimi zbulon: Vajzat duan karriera në STEM, por dyshojnë nëse janë mjaftueshëm të zgjuara për to

August 4, 2026

Prindërimi i informuar për traumën: T’i ndihmojmë fëmijët të ndihen të sigurt në një botë të pasigurt

August 4, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.