Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Pse disa fëmijë nuk duan t’i ndajnë lodrat e tyre?

July 27, 2026

A duhet t’i lejoni fëmijët të ecin zbathur?

July 27, 2026

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj has përmbajtje të dhunshme online

July 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Aftësi jetësore»4 mënyra se si blerjet në supermarket mund të jenë një përvojë e vlefshme mësimore për fëmijët
Aftësi jetësore

4 mënyra se si blerjet në supermarket mund të jenë një përvojë e vlefshme mësimore për fëmijët

LRBy LRJuly 27, 2026Updated:July 27, 2026No Comments8 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Nëse vizitat në supermarket me fëmijët janë pjesë e rutinës suaj javore, provoni disa nga këto këshilla për ta kthyer këtë aktivitet të përditshëm në një mundësi të vlefshme mësimi dhe zhvillimi për ta.

A duhet ta merrni fëmijën me vete në supermarket?

Nëse po mendoni ta bëni vizitën javore në supermarket pjesë të rutinës familjare, lini mënjanë shqetësimin se fëmija mund të pengojë procesin ose se do t’ju marrë më shumë kohë. Fëmijët nuk kanë gjithmonë nevojë për kurse të shtrenjta apo aktivitete të organizuara për të mësuar aftësi të rëndësishme jetësore.

Hapesire-reklamuese

Rebecca Hansen, Drejtoreshë e Lartë e Komunikimit në Center on the Developing Child pranë Universitetit të Harvardit, shpjegon se supermarketi, ashtu si shumë mjedise të përditshme – nga dhoma e ndenjjes deri te lavanderia – mund të jetë një hapësirë shumë e pasur për ndërveprime që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e trurit të fëmijës.

Sipas saj, një vizitë në supermarket dhe aktivitetet e tjera të zakonshme që i ndihmojnë fëmijët të ndërveprojnë me botën përreth, mbështesin zhvillimin e tyre në shumë drejtime. Përfshirja e fëmijëve në punët e thjeshta të përditshme krijon bazën për zhvillimin e aftësive më të ndërlikuara njohëse që do t’u nevojiten më vonë në jetë.

Fëmijët zhvillojnë aftësi sociale

Supermarketi është një vend ideal për të zhvilluar atë që Hansen e quan ndërveprimet “shërbe dhe kthe” (serve and return), veçanërisht me foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Këto janë ndërveprime të vazhdueshme mes fëmijës dhe të rriturit, ku secili i përgjigjet tjetrit në mënyrë aktive. Hansen sugjeron t’i imagjinojmë këto ndërveprime si një lojë tenisi.

Për shembull, fëmija mund të tregojë me gisht një ushqim që i pëlqen ose të reagojë me zë. Më pas, prindi i përgjigjet duke ia dhënë produktin që ta prekë, duke i thënë emrin e tij ose duke reaguar në një mënyrë tjetër që e vazhdon “bisedën”. Kështu krijohet një komunikim i natyrshëm dhe i vazhdueshëm mes tyre.

Studimet tregojnë se këto ndërveprime luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e trurit të fëmijës dhe përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të mjedisit të tij social.

Lajmi i mirë është se këto momente janë shumë të thjeshta për t’u krijuar. Shumica e prindërve tashmë i zhvillojnë natyrshëm me fëmijët e tyre, por sa më shpesh të ndodhin, aq më të mëdha janë përfitimet. Ndërsa ecni nëpër supermarket, keni një mundësi të shkëlqyer për t’i krijuar këto ndërveprime me vetëdije dhe për ta kthyer një detyrë të zakonshme në një përvojë të vlefshme zhvillimore për fëmijën tuaj.

Ndihmon në zhvillimin e gjuhës

Ndërveprimet “shërbe dhe kthe” nuk janë të rëndësishme vetëm për zhvillimin e aftësive sociale; ato luajnë një rol thelbësor edhe në zhvillimin e gjuhës tek fëmijët.

Sipas Rebecca Hansen, mënyra se si zhvillohet kjo “bisedë” varet nga mosha e fëmijës. Nëse keni një foshnjë, mund të vazhdoni një komunikim të thjeshtë gjatë gjithë kohës që bëni pazar, duke iu përgjigjur belbëzimeve, tingujve apo buzëqeshjeve të saj – diçka që shumica e prindërve e bëjnë tashmë në mënyrë instinktive.

Ndërsa, nëse fëmija tregon me gisht një ushqim ose një person në supermarket, ndiqni kureshtjen e tij. Për shembull, nëse një fëmijë i vogël tregon një mollë, një mënyrë e mirë për t’iu përgjigjur është ta tregoni edhe ju mollën dhe t’ia thoni emrin. Mund ta merrni në dorë, t’ia afroni që ta shohë ose ta prekë dhe të flisni së bashku për të.

Provoni t’i bëni pyetje si:

  • Çfarë ngjyre ka?
  • Të pëlqen më shumë molla e kuqe apo ajo e gjelbër?
  • Mendon se mollët janë të ëmbla apo jo?

Me fëmijët më të rritur mund të zhvilloni biseda edhe më të pasura për llojet, format dhe ngjyrat e frutave e perimeve që shohin në market, ose t’i pyesni cilat prej tyre preferojnë për mëngjes apo drekë. Nëse nuk jeni me nxitim, mund t’i përfshini edhe në planifikimin e vakteve duke i ftuar të zgjedhin disa përbërës të rinj që do të dëshironin t’i provonin në shtëpi.

Në fund të fundit, supermarketi është një ambient i pasur për biseda me fëmijë të çdo moshe. Nëse keni kohë, shfrytëzojeni këtë mundësi, sepse, sipas Hansen, është një mënyrë shumë produktive për të kaluar kohë cilësore me ta. Avantazhi më i madh i një vizite në supermarket është se nuk kërkon asnjë pajisje apo material të veçantë,” thotë ajo. Nuk keni nevojë të blini asgjë shtesë për ta bërë këtë aktivitet së bashku me fëmijën tuaj.

Fëmijët praktikojnë matematikën në jetën e përditshme

Veçanërisht për fëmijët e moshës së shkollës fillore, një vizitë në supermarket mund të shndërrohet në një mësim praktik të matematikës. Shikimi i çmimeve të produkteve dhe mbledhja e tyre është një mënyrë e thjeshtë për të ushtruar veprimet matematikore që mësojnë në shkollë. Nxiteni fëmijën të llogarisë shumën e produkteve që keni në karrocë dhe më pas krahasojeni rezultatin me totalin që shfaqet në arkë.

Nëse dëshironi ta bëni aktivitetin edhe më sfidues, mund të caktoni një buxhet të caktuar për blerjet. Lëreni fëmijën të zgjedhë produktet dhe më pas kontrolloni së bashku nëse shuma e tyre përputhet me buxhetin që keni vendosur.

Përfshirja e fëmijëve në aktivitete të tilla të përditshme nuk i ndihmon vetëm të mësojnë menaxhimin e parave dhe planifikimin financiar që do t’u nevojiten në të ardhmen. Ajo u tregon gjithashtu se njohuritë që marrin në shkollë kanë zbatim praktik në jetën reale dhe mund t’i motivojë të ndihen pjesë e procesit, madje edhe të jenë më entuziastë për vaktin që kanë ndihmuar ta planifikojnë.

Nxit pavarësinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë

Ndërsa fëmijët rriten, mund t’u besoni gjithnjë e më shumë përgjegjësi gjatë blerjeve.

Këtë herë, Hansen flet jo vetëm si eksperte e zhvillimit të fëmijës, por edhe si nënë e tre fëmijëve. Ajo tregon se i përfshin vazhdimisht fëmijët e saj në blerjet e përditshme. “Ne i quajmë ‘misionet në supermarket’ dhe fëmijët i adhurojnë,” shpjegon ajo.

Secili merr një “mision” të vogël – pra një pjesë të listës së blerjeve – dhe më pas kthehet me produktet që duhet të gjejë. Në këtë mënyrë, fëmijët fitojnë vetëbesim, ushtrojnë pavarësinë dhe mësojnë të marrin përgjegjësi për detyra konkrete. Ndërkohë, prindërit i kryejnë blerjet më shpejt dhe më me efikasitet. Është një situatë ku fitojnë të dyja palët.

Këshilla për të bërë pazar me fëmijët

1.Sigurohuni që fëmija të jetë i ushqyer, i pushuar dhe i qetë
2.Nëse të gjithë kanë ngrënë, kanë pushuar mjaftueshëm dhe fëmijët kanë përdorur tualetin para se të dilni nga shtëpia, gjasat janë shumë më të mëdha që vizita në supermarket të shkojë pa probleme.
3.Nëse keni mundësi, kujdesuni për këto nevoja bazë përpara se të niseni.

Përdorni një listë blerjesh në letër

Veçanërisht për fëmijët e vegjël, është e vështirë të kuptojnë sa kohë zgjat një aktivitet. Një listë blerjesh e shkruar në letër – ose edhe një listë me vizatime të thjeshta që e keni përgatitur së bashku – i ndihmon ata të kuptojnë pse ndodhen në supermarket dhe sa afër përfundimit të blerjeve janë. Lejojini të shënojnë ose të fshijnë produktet sapo t’i gjeni. Kjo i mban të angazhuar dhe u jep një ndjenjë pjesëmarrjeje.

Lërini të skanojnë produktet në arkën vetëshërbyese

Nëse supermarketi ka arka vetëshërbyese, fëmijët zakonisht kënaqen duke skanuar vetë produktet dhe duke dëgjuar tingullin karakteristik “bip”. Për ta bërë aktivitetin edhe më interesant, mund t’i lejoni të fusin kodet e frutave dhe perimeve ose të peshojnë produktet.

Përdorni metodën e numërimit mbrapsht

Çdo fëmijë është i ndryshëm dhe ajo që funksionon një ditë, mund të mos funksionojë ditën tjetër. Megjithatë, Rebecca Hansen thotë se një strategji që ka funksionuar mirë me fëmijët e saj është numërimi mbrapsht.

Për shembull, mbajeni listën e blerjeve në dorë dhe thoni: “Na kanë mbetur edhe pesë produkte. Tani sa kanë mbetur? Katër! Po tani? Tre…”Ky numërim e ndihmon fëmijën të kuptojë se fundi i blerjeve po afrohet dhe e bën më të lehtë pritjen.

Vendosni pritshmëri realiste

Hansen thekson se, megjithëse një vizitë në supermarket mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të mësuar dhe bashkëvepruar me fëmijën, nuk është e nevojshme që çdo vizitë të kthehet në një aktivitet edukativ.

“Si prindër, shpesh i vendosim vetes shumë presion që çdo moment ta shndërrojmë në një përvojë zhvillimore dhe të shmangim çdo krizë apo shpërthim emocional,” thotë ajo. “Në realitet, zemërimet, stresi dhe sjelljet e papritura janë pjesë normale e rritjes së një fëmije të vogël.”

Ndonjëherë do të arrini të shkoni në supermarket pasi fëmija ka fjetur dhe ka ngrënë mirë, duke e bërë gjithçka shumë më të lehtë. Herë të tjera, thjesht duhet të bëni blerjet, edhe nëse fëmija nuk është në humorin më të mirë.

Edhe kjo është krejt normale. Nuk ka nevojë që çdo dalje të jetë e përsosur. Momenti më i rëndësishëm është të krijoni mundësi që fëmija të ndihet i përfshirë, të mësojë gradualisht dhe të kalojë kohë cilësore me ju, edhe gjatë aktiviteteve më të zakonshme të përditshmërisë.

Artikull nga: Miranda Rake dhe Emily Edlynn
Përkthim: Prinderimi.com

Aftësi jetësore Aktivitetet familjare blerjet me fëmijët Fëmijët komunikimi prind-fëmijë Pavarësia tek fëmijët Prinderimi Zhvillimi i fëmijës zhvillimi i gjuhës Zhvillimi social
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleHapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për vitin e ri shkollor
Next Article “Mommymaxxing”: Pamja e shtrembëruar e Prindërimit
LR

Related Posts

Amësia

Pse disa fëmijë nuk duan t’i ndajnë lodrat e tyre?

July 27, 2026
Aktivitete

A duhet t’i lejoni fëmijët të ecin zbathur?

July 27, 2026
Adoleshent

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj has përmbajtje të dhunshme online

July 27, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,308

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,284
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Amësia

Pse disa fëmijë nuk duan t’i ndajnë lodrat e tyre?

LRJuly 27, 2026
Aktivitete

A duhet t’i lejoni fëmijët të ecin zbathur?

LRJuly 27, 2026
Adoleshent

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj has përmbajtje të dhunshme online

LRJuly 27, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,308

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,284
Të zgjedhura

Pse disa fëmijë nuk duan t’i ndajnë lodrat e tyre?

July 27, 2026

A duhet t’i lejoni fëmijët të ecin zbathur?

July 27, 2026

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj has përmbajtje të dhunshme online

July 27, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.