Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

“Mommymaxxing”: Pamja e shtrembëruar e Prindërimit

July 27, 2026

4 mënyra se si blerjet në supermarket mund të jenë një përvojë e vlefshme mësimore për fëmijët

July 27, 2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për vitin e ri shkollor

July 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Aktualitete»Intuita e prindit është reale – Ja pse duhet t’i besoni asaj
Aktualitete

Intuita e prindit është reale – Ja pse duhet t’i besoni asaj

LRBy LRJuly 27, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Çfarë është intuita e prindit?

A ju ka ndodhur ndonjëherë të keni pasur një ndjesi të brendshme se diçka nuk ishte në rregull, dhe të keni marrë vendime për fëmijën tuaj bazuar në atë ndjenjë? Ekspertët thonë se intuita e prindit – e njohur nga disa edhe si “instinkti i nënës” – është një përvojë reale dhe ka arsye se pse prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje asaj.

Hapesire-reklamuese

Ndjesia e brendshme ose intuita i referohet idesë së marrjes së vendimeve pa kaluar domosdoshmërisht përmes arsyetimit analitik. Ekspertët shpjegojnë se ndjesitë e brendshme janë sinjale që dërgohen nga truri drejt sistemit gastrointestinal (stomakut dhe zorrëve) dhe anasjelltas. Antonio Damasio, M.D., Ph.D., neuroshkencëtar dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë Jugore, beson se emocionet luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes, duke e përshkruar intuitën si “shenja somatike”. Kjo teori sugjeron se përvojat emocionale të së kaluarës krijojnë ndjenja dhe reagime intuitive në të ardhmen.

Jo të gjithë ekspertët janë të bindur se prindërit kanë një intuitë që është specifike vetëm për rolin e tyre si prindër, por ata pajtohen se prindërit mund të jenë më të ndjeshëm ndaj disa sinjaleve dhe ndryshimeve te fëmijët e tyre. “Nënat mund të kenë prioritete ose prirje të ndryshme që i bëjnë ato të vërejnë ose të përqendrohen në gjëra të ndryshme,” thotë Sarah Blaffer Hrdy, Ph.D., antropologe dhe autore.

Si shpjegohet intuita prindërore?

Kjo fillon që gjatë shtatzënisë. Ndryshimet e hormoneve gjatë shtatzënisë, së bashku me rritjen e hormonit oksitocinë gjatë lindjes, e përgatisin nënën për të qenë më e përgjegjshme ndaj nevojave të foshnjës,- shpjegon Dr. Hrdy. Prioriteti kryesor i një nëne të re shpesh është siguria e fëmijës së saj dhe për këtë arsye ajo mund të jetë më e vëmendshme ndaj çdo shenje që diçka nuk është në rregull.

Megjithatë, ndonjëherë ajo që ne mendojmë se është intuitë prindërore mund të jetë në fakt ankth i maskuar si ndjesi e brendshme. Shimi Kang, M.D., psikiatre, autore e librit ”The Dolphin Parent”, hulumtuese në neuroshkencë dhe nënë e tre fëmijëve, ka studiuar dallimin mes këtyre dy përvojave.

Problemi me instinktet tona është se, kur nuk jemi në ekuilibër, ato mund të na çojnë në drejtim të gabuar,- thotë ajo. Intuita është një njohuri e brendshme që na është dhënë, dhe mund të qaset vetëm në një gjendje qetësie dhe vetëdijesimi. Instinktet mund të gabojnë, por intuita është gjithmonë e saktë.

Judith Orloff, M.D., psikiatre dhe autore e librit ”Guide to Intuitive Healing”, pajtohet me këtë dallim.

“Intuita shfaqet si diçka neutrale, pa ngarkesë emocionale dhe pothuajse personale – thjesht si një informacion,” thotë ajo. “Frika, në anën tjetër, ka një ngarkesë të madhe emocionale dhe mund të lidhet me çështje ankthi që nëna ende nuk i ka përpunuar.”

Si ta zvogëloni ankthin gjatë prindërimit?

Gjëja e parë që duhet të bëjnë prindërit është të kuptojnë nëse ajo që po ndiejnë është një sinjal i vërtetë apo është e nxitur nga ankthi. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është të mësojnë si t’i menaxhojnë shqetësimet e tyre.

Dr. Orloff rekomandon përqendrimin te mirëqenia personale.

Zhvilloni një praktikë të kujdesit ndaj vetes, sepse intuita nuk mund të vlerësohet kur jemi nën stres ose në gjendje të vazhdueshme alarmi,- thotë ajo. Ajo sugjeron ushtrime të frymëmarrjes, vetëdijesimin (mindfulness), meditimin dhe praktikimin e mirënjohjes si mënyra për të qenë më të lidhur me veten dhe për të reduktuar simptomat e ankthit.

Një teknikë tjetër e dobishme është mbajtja e një ditari. Dr. Orloff sugjeron që nënat të shkruajnë pesë shqetësimet kryesore që u shkaktojnë ankth dhe të vërejnë se kur shfaqet secili prej tyre. Ankthi ka një ngarkesë të fortë emocionale, ndërsa intuita zakonisht është thjesht informacion neutral,” shton ajo. “Është si një ndjenjë ‘E kuptova!’ ose sikur po shikon një film nga jashtë.

Ndonjëherë, dallimi mes intuitës dhe ankthit nuk mund të bëhet vetëm. Nëse një nënë ka tendencë të shqetësohet tepër për fëmijët e saj, ndihma e një profesionisti mund të jetë shumë e vlefshme për ta ndihmuar të dallojë frikën e saj nga intuita e vërtetë,-thotë Dr. Orloff.

Terapistja familjare Susan Caso, M.A., LPC, shton se terapia mund t’i ndihmojë njerëzit të zbulojnë zërin e tyre të brendshëm.Kur klientët fillojnë këshillimin me mua, shpesh mendojnë se unë do t’u jap përgjigje, këshilla dhe drejtime. Por puna ime është t’i ndihmoj ata t’i gjejnë vetë përgjigjet. Mund të thuhet se i ndihmoj të rizgjojnë zërin e tyre të brendshëm, të fitojnë besim te vetja dhe ta dëgjojnë atë më qartë.

Kur duhet t’i besoni intuitës së prindit?

Edhe kur e dimë se një ndjenjë nuk vjen nga ankthi, mund të jetë e vështirë të vendosim nëse duhet t’i besojmë asaj, sidomos kur njerëzit përreth nesh e kundërshtojnë ose përpiqen ta minimizojnë atë.

Ndonjëherë lejojmë që mendimet e të tjerëve ta mbulojnë zërin tonë të brendshëm. Zëri ynë i vogël mund të heshtet nga frika – nga ajo që bëjnë të tjerët, nga ajo që do të thonë ata ose nga ajo që mendojnë se duhet të bëjmë,” thotë Caso. “Përfundojmë duke marrë shumë mendime nga jashtë dhe bëhemi edhe më të hutuar. Një proces i mirë është të dëgjojmë ndjesinë tonë të brendshme dhe të qëndrojmë të lidhur me të. Nuk ka asgjë të keqe të kërkojmë mendimin e dikujt që i besojmë, por jo duke humbur plotësisht zërin tonë.

Glennon Doyle, nënë e tre fëmijëve dhe autore e librit bestseller të ”New York Times” ”Untamed”, beson se përgjigjet për sfidat e prindërimit dhe jetës në përgjithësi gjenden brenda nesh.

“Në librin ”Untamed”, unë e quaj atë ‘Dijenia jonë’,” thotë ajo. “Ndonjëherë t’i besosh kësaj dijeje si nënë mund të nënkuptojë të jesh në kundërshtim me idetë, frikën dhe shqetësimet e njerëzve që na duan – madje edhe të nënave tona.” Ajo shton se kjo është e rëndësishme edhe sepse bëhet një mësim për fëmijët.

“Kur angazhohemi të jetojmë si modele për fëmijët tanë, dhe jo si njerëz që sakrifikojnë veten vazhdimisht, ne rrisim fëmijë që i besojnë vetes dhe jetojnë sipas zërit të tyre të brendshëm. Për mua, kjo është një nga vlerat më të rëndësishme që mund t’u përcjellim fëmijëve tanë,” thotë ajo.

Në fund të fundit, ju i njihni fëmijët tuaj më mirë se kushdo tjetër. Nëse mund të përjashtoni frikën dhe ankthin si burim të një ndjenje të caktuar, atëherë është e arsyeshme t’i besoni asaj që shumë prindër e quajnë “ndjesia e zemrës së prindit”.

Shkrim nga: Tracey Harrington McCoy
Përkthim: Prinderimi.com

ankthi te prindërit Instikti i nënës Intuita e prindit Lidhja prind-fëmijë PrinderimiPozitiv psikologjia e prindërimit vetereflektimi i prindërve Zhvillimi emocional i fëmijëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleEdutainment: Si ta bëjmë mësimin më argëtues për fëmijët?
Next Article Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për vitin e ri shkollor
LR

Related Posts

Aktualitete

“Mommymaxxing”: Pamja e shtrembëruar e Prindërimit

July 27, 2026
Aftësi jetësore

4 mënyra se si blerjet në supermarket mund të jenë një përvojë e vlefshme mësimore për fëmijët

July 27, 2026
Aktualitete

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për vitin e ri shkollor

July 27, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,308

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,284
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktualitete

“Mommymaxxing”: Pamja e shtrembëruar e Prindërimit

LRJuly 27, 2026
Aftësi jetësore

4 mënyra se si blerjet në supermarket mund të jenë një përvojë e vlefshme mësimore për fëmijët

LRJuly 27, 2026
Aktualitete

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për vitin e ri shkollor

LRJuly 27, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,288

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,308

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,284
Të zgjedhura

“Mommymaxxing”: Pamja e shtrembëruar e Prindërimit

July 27, 2026

4 mënyra se si blerjet në supermarket mund të jenë një përvojë e vlefshme mësimore për fëmijët

July 27, 2026

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për vitin e ri shkollor

July 27, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.