Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Edukimi për siguri trupore - intimitet dhe emocione»Shëndeti emocional, sfidat, prindërit dhe fëmijëria e shëndetshme
Edukimi për siguri trupore - intimitet dhe emocione

Shëndeti emocional, sfidat, prindërit dhe fëmijëria e shëndetshme

PrinderimiBy PrinderimiJuly 2, 2025No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Çka është ”shëndeti emocional”?

Shëndeti emocional është perceptimi i asaj që ndodh, në këtë moment, pikërisht tani. Sa ne jemi të aftë të ndiejmë apo përjetojmë momentin. Ata që luajnë futboll, e kanë parasysh ndjesinë kur gjenden përballë portës ose maturantët tanë e dijnë ndjenjën pak minuta para se të shikojnë rezultatet e provimit të maturës ngjitur në xhamat e shkollës. Pikërisht ato ndjesi që përjetohen, janë pjesë e shëndetit emocional.

Hapesire-reklamuese

Jemi të trishtuar? A jemi të zemëruar? Çfarë po na bën të reagojmë në mënyrën se si veprojmë?
Shëndeti emocional do të thotë të jesh në gjendje të kontaktosh me ndjenjat tona dhe t’i identifikosh ato.

Kur jemi të shëndetshëm emocionalisht?

Kur ndihemi mirë me veten tonë, kur nuk duam të jemi dikush tjetër e kur nuk i shohim të tjerët me nënvlerësim vetëm për faktin që nuk janë sikurse ne. Ne jemi të shëndetshëm atëherë kur jemi të vendosur përballë vështirësive, jemi realë për ndjenjat tona dhe realistë në mendime. Përgjithësisht, kur jemi shumë të matur në gjykime, kur futemi thellë në veprimet tona, kuptojmë kur dhe ku kemi gabuar, si të shmangim gabimet dhe kur jemi duke u treguar joracionalë në reagimet tona.

”Përfundimisht, i shëndetshëm emocionalisht është ai person që vetëkorrigjohet.”

A jemi të gjithë të shëndoshë emocionalisht?

Jo, vetëm pak prej nesh janë shumicën e kohës të shëndoshë emocionalisht. Ndërsa të gjithë ne, pa dallim, shumicën e kohës nuk mund të jemi të tillë. Ne nuk mund ta menaxhojmë në 100% të rasteve shëndetin emocional.

Po, duhet të jetojmë në të tashmen, të gjejmë vlera në ekzistencën tonë, të jetojmë pa i ngulfatur të tjerët me praninë tonë dhe pa u ngulfatur prej të tjerëve me praninë e tyre.

Të jesh i shëndoshë emocionalisht, nuk do të thotë të kesh pagën e lartë, të kesh status të lartë shoqëror, të kesh pozitë në qeveri e në institucione me rëndësi. Shumë prej nesh janë të shëndoshë emocionalisht me paga deri diku të ulëta, me status të thjeshtë e me përqendrim te familja e rrethi i ngushtë shoqëror.

Kur fillojnë sfidat e shëndetit emocional?

Sfidat për çdo individ në shëndetin emocional, fillojnë nga fëmijëria. Momenti i vijimit të mësimit në shkollë, kryesisht nga mosha 6 deri në moshën 9-vjeçare, është periudha kyçe. Kjo moshë ka shumë trysni për t’u përshtatur: nga një individ drejt grupit dhe nga krahasimi me veten në krahasimin me të tjerët. Sfidat që fëmijët përjetojnë, ua mundësojnë atyre që të jenë më të qëndrueshëm emocionalisht. Nëse në vazhdimësi, ju si prindër, silleni me ta sikurse të jenë të formuar nga një xham milimetrik i brishtë, ata do të rriten duke mos zhvilluar asnjëherë qëndrueshmërinë në shëndetin emocional.

E di, shpeshherë në debatin shoqëror sillen biseda të tilla si: ”Fëmijët e mi dua të rriten në një ambient të një vendi të zhvilluar”, ”Fëmijët e mi dua të jetojnë në vende të urbanizuara e të industrializuara që të kenë mundësi pune më shumë.”, ”Në zonat rurale fëmijët nuk zhvillohen psiko-fizikisht”, ”Në fshatra nuk ka perspektivë për zhvillim mendor e emocional”, ”Gjenetikisht fëmija im është kështu..” etj.

Siç thotë Oliver James, ”Do të ishte diçka jonormale që dikush i rritur në një vend të zhvilluar të jetë plotësisht i shëndetshëm emocionalisht.” Realisht, duke pretenduar që në të gjitha shoqëritë e urbanizuara e të industrializuara e krijojmë njeriun e zhvilluar e të shëndetshëm në të gjitha aspektet, biem në atë që Oscar Wilde e quan: ”Ekzistencë, jo jetesë.” Të qenët i pasur apo i varfër nuk ka ndonjë ndikim të dukshëm në shëndetin emocional. As vendet e urbanizuara e të industrializuara nuk krijojnë individin e shëndetshëm emocionalisht. Poashtu, as gjenetika nuk ka më shumë se 5-10% rol në shëndetin emocional. Ju, nuk mund ta fajësoni gjenetikën apo vendin për moskujdesin tuaj si prindër ndaj fëmijëve tuaj apo të prindërve tuaj ndaj jush.

Çfarë kanë nevojë fëmijët?

Fëmijët kanë nevojë për përkujdesje dhe dashuri gjatë viteve të para të jetës, kanë nevojë për mirërritje dhe ndihmesë për të kuptuar veten. Fëmijët kanë nevojë për një vetëdije të fortë për identitetin dhe unin, një zhvillim marrëdhëniesh tolerante dhe pozitive. Ata ndiejnë nevojën në vazhdimësi për të jetuar si individë origjinalë, me vlera dhe assesi të jenë të mishëruar me karrierën apo qëndrimet e dikujt tjetër.

Mënyra sesi kujdeseni për fëmijët gjatë viteve të para të jetës, do të jetë ajo sesi reagojnë ata në të ardhmen, për të mirë ose për të keq. Vitet e para për ta kanë ndikim të jashtëzakonshëm sepse është periudhë e tejzgjatur e varësisë së skajshme për të tjerët për mbijetesë.

Përcjellja e vlerave nga ju si prindër te fëmijët nuk është vetëm çështje imitimi dhe thjeshtë pjesë e të mësuarit. Pjesa e saj më e mirë është mënyra sesi prindërit i komunikojnë vlerat duke qenë pjesë e marrëdhënies me fëmijën. Me pak fjalë, për ta bërë fëmijën që të përqafojë vlerat e tua si prind, s’ka asgjë më të dobishme sesa përzierja e këshillës së qëndrueshme e pragmatike me ngrohtësinë autentike. Gjithsesi, këtu hyn edhe një nga sfidat kryesore në prindërim: marrëdhënia me fëmijët – krijimi i situatave argëtuese përmes të cilave fëmijët edukohen dhe krijojnë identitet të qëndrueshëm.

Për ju që ende nuk jeni prindër..

Për ju që ende nuk jeni prindër, koha është tani për të filluar përpjekjet për të qenë të shëndetshëm emocionalisht para se të bëheni prindër. E di, arsimimi dhe karriera marrin shumë kohë dhe mund nga jeta jonë. Por, mënyra sesi i qasemi atyre përbën një pjesë themeltare të të qenit autentik.

Në fund

Si përfundim, mos lejoni veten të bini në kurthin e një rutine hedoniste, ku synoni të fitoni tepër para për të rritur mirëqenien tuaj ndërsa assesi nuk e konceptoni kufirin e ”mjaftueshmërisë”. Derisa vraponi pas kësaj rutine, ata që kanë nevojë për vëmendjen tuaj, rriten të pavëmendshëm për gjithçka rreth tyre. Vetë ju si prindër, jetoni në të tashmen, në mënyrën më autentike të mundshme, jeni të hapur, gamorë dhe plot vullnet e gjallëri. Mos u përqendroni te lumturia juaj apo e fëmijëve tuaj, sepse ajo është objektiv i paarritshëm. Brengat dhe inatet ndaj prindërve tuaj për keqrritje, shndërroni në mirëkuptim dhe falje. Vlerësoni gjërat që keni para atyre që mungojnë.

Shëndeti emocional është sfida jonë e përditshme. Shëndeti i plotë është një gjendje drejt së cilës synojmë të gjithë ta arrijm në vazhdimësi. Prandaj, ”Shpreso më të mirën e prit më të keqen”. /Rimink

Autor: Perparim Blakaj, 23 Qershor 2025

Shëndeti mendor për fëmijët e moshës shkollore – udhëzues i përgjithshëm

Familja Fëmijëria e shëndetshme Fëmijët Sfidat Shëndeti emocional
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleLodra ”Labubu”: Pse prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe mos ta blejnë?
Next Article Leximi si aftësi jetësore e fëmijërisë së hershme: Si t’i ndihmojmë fëmijët?
Prinderimi

Related Posts

Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,280

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,202

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,182
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,280

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,202

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,182
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.