Nga Lira Gjika
Njeriu kur është në trup të nënës, realisht e ka të pamundur daljen nga aty. Një murr i pathyeshëm e pengon atë, por për çudi, vjen një moment dhe fëmija bëhet më i fortë se muri, e çan atë dhe vjen në jetë, për t’u takuar me nënën dhe babain e për të jetuar jetën e tij. Tashmë është vërtetuar që lindjen e provokon fëmija.
Kjo eksperiencë e parë e ka habitur e mahnitur gjithmonë njeriun dhe shumë mendje të ndritura të së shkuarës dhe të së tanishmes, janë marrë me të për ta njohur e kuptuar. Ata kanë studiuar e studiojnë influencën e saj në psihë dhe si duhet vepruar, që të mos harrohet.
Si duhet vepruar, që të bëhet aktive, sa here, që njeriu ndodhet në situata të vështira, që i duken pa rrugëdalje. Është një potencial i madh energjie, që gjendet brenda nesh, në qenien tone dhe, që me anë të mendjes bëhet aktive. Prindër, gjyshër, edukatorë e mësues, tregojani dhe flisni me fëmijës për këtë fuqi. Flisni me të për vetit të tij për t’ia dalë në jetë, ashtu siç ja ka dalë që në çastin e parë të ardhjes apo siç mësoji të ecë apo të flasë.
Të gjitha arritjet e njeriut e kanë zanafillën te kjo veti e mendjes për të ardhur e për të qenë në jetë./dritare/net