Vetëbesimi është aftësia për t’u përballur me problemet e jetës dhe realitetit. Kjo është një aftësi që nuk vjen nga lindja, por fitohet duke e bërë.
Shumë njerëz që janë të suksesshëm në një ose disa punë, mendojnë e kanë vetëbesimin. Në të vërtetë çdo sukses i arritur shton vetëbesimin. Por vetëbesimi i vërtetë është aftësia për t’u ngritur sërish atëherë kur humbasim gjithçka që kemi. Vetëbesimi i vërtetë nuk është të mos rrëzohemi, por forca për t’u ngritur e për të ecur me këmbët tona kur rrëzohemi.
Çfarë nuk ka në vetëbesimin e vërtetë? Njeriu me vetëbesim, nuk është arrogant, nuk trishtohet lehtë, nuk saboton veten me mendime e shqetësime negative, nuk ka frikë të rrezikojë drejt të panjohurës, nuk i percepton kritikat ndaj vetes si personale, por i përdorë për të gjykuar veten.
Kjo na çon drejt studimit të gjërave që ecin paralelisht me vetëbesimin e vërtetë. Të shohim si do ta vlerësoni veten duke u nisur nga përkufizimet e mëposhtme.
Një njeri me vetëbesim duhet të ketë katër veçori: besim, zemërgjerësi, shpresë dhe guxim.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”