Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Rrjeti i Prindërve Edukues ka shpërndarë dhurata për fëmijët e hospitalizuar dhe ata me nevoja mbështetëse

June 9, 2025

Trendi i kopjimit. Shembulli suedez dhe realiteti ynë – Fehmi Kryeziu

June 9, 2025

ÇFARË PËRBËN SHKALLA E III – TË E DHUNËS DHE CILAT JANË RASTET KUR SHKOLLA DUHET T’I PËRFSHIJË RRJETET E BRENDSHME DHE TË JASHTME TË MBROJTJES

June 9, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Ankthi dhe depresioni»Çfarë është ankthi?
Ankthi dhe depresioni

Çfarë është ankthi?

PrinderimiBy PrinderimiApril 21, 2024No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

A ju kujtohet hera e parë në prag të intervistës suaj të parë të punës, duar paksa të djersitura, zemra me të rrahur si duke vrapuar, gjersa ju duket se nuk do të dini t’i përgjigjeni as pyetjes mbi emrin e mbiemrin tuaj? Apo ndoshta, ju kujtohet kur mësuesi apo mësuesja juaj ju ka vendosur para të gjithë klasës, në qendër të vëmendjes, për ta recituar një poezi dymbëdhjetë vargëshe? Ose ndoshta një natë para një provimi të rëndësishm, ku mendja juaj vraponte në çdo ‘po sikur’ të mundshme?

Në këto momente, përjetimet e të cilave ju kujtohen edhe sot gjatë këtij shkrimi, supozohet të keni qenë duke u përshkuar nga ankthi.

Por çfarë është ankthi në të vërtetë?

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologëve, ankthi është një ndjenjë shqetësimi ose nervozizmi që karakterizohet kryesisht nga tensioni fizik. Si një reagim i orientuar nga e ardhmja, ankthi zakonisht ndodh kur dikush pret të ndodhë diçka e keqe dhe trupi reagon duke tendosur muskujt, duke marrë frymë më shpejt dhe duke pasur të rrahura më të shpejta të zemrës.

Gjersa ankthi lehtësisht mund të konsiderohet si një reagim i zakonshëm i përvojës njerëzore, shumë individë që ballafaqohen me sfida të çrregullimeve të ankthit mund të kenë përvoja më intensive dhe të qëndrueshme emocionale të frikës e shqetësimit të lartë.

Çrregullimet e Ankthit

Lloje të ndryshme të çrregullimeve të ankthit, të tilla si çrregullimi i përgjithësuar i ankthit, çrregullimi i panikut me ose pa agorafobi, fobitë specifike, agorafobia, çrregullimi i ankthit social, çrregullimi i ankthit të ndarjes dhe mutizmi selektiv, shfaqin modele të dallueshme të shqetësimit dhe frikës së madhe dhe të vazhdueshme, secila duke prekur individët në mënyra dhe kontekste unike.

– Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar (GAD), karakterizohet kryeisht me ankth dhe shqetësim të lartë për ngjarje apo aktivitete të ndryshme, vështirësi për të kontrolluar shqetësimin, lodhje, nervozizëm, tension të muskujve ose shqetësime të gjumit.

– Çrregullimi i panikut me ose pa Agorafobi, dallohet me prezencën e sulmeve të përsëritura e të papritura të panikut, shqetësim të vazhdueshëm nga të pasurit sulme paniku, dhe me ndryshimet në sjellje që lidhen me sulmet e panikut (p.sh. shmangia e vendeve ose situatave të caktuara).

– Fobitë specifike kanë të bëjnë gjegjësisht me frikë ose ankth të theksuar për një objekt ose situatë specifike. Në këto raste objekti ose situata fobike pothuajse gjithmonë provokon frikë ose ankth të menjëhershëm. Personat të cilët përjetojnë këto fobi kanë tendencë t’i shmangen objektit ose situatës fobike.

– Agorafobia, në anën tjetër, ka të bëjë me frikë ose ankth të theksuar për dy ose më shumë nga situatat e mëposhtme: përdorimi i transportit publik, qëndrimi në hapësira të hapura, qëndrimi në vende të mbyllura, qëndrimi në radhë ose në një turmë, ose të qenit vetëm jashtë shtëpisë. Gjithashtu, karakterizohet nga shmangia e këtyre situatave për shkak të frikës se mund të most shpëtoni ose të merrni ndihmë nëse shfaqen simptoma ankthi intensive ose paniku.

– Çrregullimi i ankthit social, një çrregullim rrjedhimisht prezent, cilësohet nga frika e theksuar dhe e vazhdueshme nga situatat sociale ku mund të ndodhë observimi kritik ose gjykimi, nga frika për të vepruar në një mënyrë që mund të jetë poshtëruese ose e turpshme, si dhe nga shmangia e situatave sociale ose përballimi i tyre me frikë intensive.

– Çrregullimi i ankthit të ndarjes, në pjesën më të madhe i paraqitur tek grupmoshat e vogla, por me raste i qëndrueshëm edhe në vitet e mëvonshme të zhvillimit, identifikohet më së shumti nga frika ose ankthi i lartë për fazën përkatëse zhvillimore në lidhje me ndarjen nga ata me të cilët është i lidhur individi, si dhe nga ngurrimi ose refuzimi i vazhdueshëm për të dalë jashtë, larg shtëpisë, shkollës ose gjetkë për shkak të frikës nga ndarja.

– Mutizmi selektiv, tipikisht i konsideruar si çrregullim i periudhës së fëmijërisë, shënjohet nga të mos-folurit në situata specifike sociale (p.sh., në shkollë) ku ka një pritshmëri nga individi për të folur dhe, si rrjedhojë,ndërhyn në arritjet arsimore ose profesionale ose në komunikimin social.

Çfarë i shkakton çrregullimet e ankthit?

Gjersa origjina e saktë e çrregullimeve të ankthit mbetet e pasigurt, ka të ngjarë që një kombinim i faktorëve biologjikë, mjedisorë, psikologjikë dhe zhvillimorë të kontribuojë në zhvillimin e tyre.

Diagnostikimi dhe trajtimi

Procesi i diagnostikimit dhe trajtimit të çrregullimeve të ankthit përfshin një proces të gjerë dhe të bazuar në evidencë. Për diagnostikim të këtyre çrregullimeve, psikologu ose psikiatri përdorin kriteret diagnostikuese të përcaktuara në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-5). Për të arritur deri tek diagnoza, profesionistët e shëndetit mendor realizojnë një vlerësim gjithëpërfshirës të simptomave, historisë mjekësore dhe kontekstit psikosocial të individit. Pastaj, pas diagnostikimit, profesionistët përpilojnë plane të trajtimit që shpesh përfshijnë psikoterapinë, barnat ose një kombinim të të dyjave. Teknikat e menaxhimit të stresit dhe grupet përkrahëse, poashtu mund të jenë të dobishme në rrugëtimin e menaxhimit të ankthit.

Andaj, është shumë e rëndësishme që individët që përjetojnë simptoma ankthi të kërkojnë udhëzime profesionale, në mënyrë që planet e trajtimit të jenë në përputhje me nevojat dhe kontekstet unike individuale.

ankthi Çka është ankthi?
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleNjeri me vetëvlerësim të lartë është ai që zhvillon edhe veten edhe të tjerët rreth tij/saj
Next Article Video-lojërat mund të përmirësojnë aftësitë motorike te fëmijët autikë
Prinderimi

Related Posts

Aktualitete

Rrjeti i Prindërve Edukues ka shpërndarë dhurata për fëmijët e hospitalizuar dhe ata me nevoja mbështetëse

June 9, 2025
FOKUS

Trendi i kopjimit. Shembulli suedez dhe realiteti ynë – Fehmi Kryeziu

June 9, 2025
Dhuna

ÇFARË PËRBËN SHKALLA E III – TË E DHUNËS DHE CILAT JANË RASTET KUR SHKOLLA DUHET T’I PËRFSHIJË RRJETET E BRENDSHME DHE TË JASHTME TË MBROJTJES

June 9, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,988

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,273

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,705
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktualitete

Rrjeti i Prindërve Edukues ka shpërndarë dhurata për fëmijët e hospitalizuar dhe ata me nevoja mbështetëse

ModeratoriJune 9, 2025
FOKUS

Trendi i kopjimit. Shembulli suedez dhe realiteti ynë – Fehmi Kryeziu

ModeratoriJune 9, 2025
Dhuna

ÇFARË PËRBËN SHKALLA E III – TË E DHUNËS DHE CILAT JANË RASTET KUR SHKOLLA DUHET T’I PËRFSHIJË RRJETET E BRENDSHME DHE TË JASHTME TË MBROJTJES

PrindërimiJune 9, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,988

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,273

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,705
Të zgjedhura

Rrjeti i Prindërve Edukues ka shpërndarë dhurata për fëmijët e hospitalizuar dhe ata me nevoja mbështetëse

June 9, 2025

Trendi i kopjimit. Shembulli suedez dhe realiteti ynë – Fehmi Kryeziu

June 9, 2025

ÇFARË PËRBËN SHKALLA E III – TË E DHUNËS DHE CILAT JANË RASTET KUR SHKOLLA DUHET T’I PËRFSHIJË RRJETET E BRENDSHME DHE TË JASHTME TË MBROJTJES

June 9, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.