Fjalët e para të bebes prindërit i mbajnë në mend gjithë jetës
Rezultatet e hulumtimit të ri të bërë në Laboratorin e Antropologjisë Bashkëkohore të Universitetit të Fudanit në Kinë kanë treguar që bebet më së shumti mësojnë nga baballarët.
Hulumtimin e ka udhëhequr Megan Zang, e cila ka studiuar të mësuarit e vokabularit në mënyrën tjetër.
Sipas rezultateve, të dy prindërit kanë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e të folurit te fëmijët, mirëpo në sfera të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë studiuar lidhshmërinë midis dallimeve në të folur dhe linjave gjenetike të babait dhe nënës dhe kanë konstatuar që ekziston lidhje e fuqishme midis gjeneve të babait dhe karakteristikave leksikore dhe midis gjeneve të nënës dhe karakteristikave foneme.
Duke pasur parasysh që ekziston lidhja e drejtpërdrejtë midis kromozomit Z të cilin e transmeton vetëm babai dhe variacioneve linguistike, kanë konstatuar që bebet më së shumti fjalë mësojnë nga baballarët.
Megjithatë, duke pasur parasysh që më shumë kohë me beben kalon e ëma, fëmija trashëgon shqiptimin dhe tingullin.