Fëmijët kanë të drejtën, që të mos ju cenohet integriteti prej abuzimit (shfrytëzimit) seksual
Si abuzim seksual ndaj fëmijëve cilsohet çdo veprim i një personi të rritur me një fëmijë apo në një fëmije (ose tek një i ri), që shërben në ngacmimin ose kënaqesinë seksuale të një personi të rritur. Për një vajzë apo djalë kjo është çdo herë si fizikisht ashtu edhe psiqikisht e vështirë pasi që një person i rritur është në pozitë epërsie.
Pikërisht këtë pozitë epërsie (pushtet) dhe varshmërinë e fëmijës e shfrytëzon fajtori (personi i rritur) ose fajtorja për ti përmbush nevojat e tij/saj. Shpeshherë nevojat për pushtet dhe dominim janë nevoja të cilat përmbushen përmes mjeteve të seksualitetit.
Një vajzë apo djalë apo një i ri nuk është në gjendje të informohet, mbi një veprim seksual dhe i lirë të dakordohet. Një fëmijë nuk dinë për pasojat.
Ku qëndron kufiri?
Ky kufizim mund të nxirret në mënyrë të qartë, dhe sqarohet përmes qëllimeve të fajtorit ose fajtores. Abuzimi seksual nuk krijohet përmes kontaktit trupor me një fëmije, por në të shumtën fajtorët planifikojn procedurën, ata kërkojnë dhe sajojnë raste për këtë. Abuzimi seksual fillon aty ku të rriturit me vetëdije në trupin e fëmijëve ngacmohen ose lejojnë të kënaqen.
Ekziston një kufi i qart dhe ky tejkalohet, aty ku fëmija të këtë prekje, përqafim apo një kontakt tjetër trupor nuk e dëshiron, këto sinjale qofshin verbale apo joverbale, duhet që të respektohen nëse doni që të mbroni fëmijët tuaj nga abuzimi seksual.
Në cilat mjedise ushtrohet abuzimi seksual?
Abuzimi seksual ndodh në çdo vend të botës, pavarësisht nga origjina kombëtare, arsimimi, shtresa sociale apo religjion të cilët i takon një familje. Shiquar nga më herët nga bindja dhe pikëpamja armiqësore femrore që fëmijët u duhet të ju nënshtrohen burrave, abuzimi seksual ndodhë për shkak se burrat duhet të dominonin në seks dhe për këtë arsye kanë edhe të drejtën për një nevojë të pakufizuar të kënaqesisë seksuale.
Shumë kohë më parë është e ditur që vetëm një pjesë e vogël e fajtorëve dhe fajtoreve është i huaj/panjohur për fëmijët. Në të shumtën këta fajtorë janë nga mjedisi social i afërt me fëmijët apo nga rrethi familjar i fëmijës së abuzuar.
Çfarë pasoja mund të ketë abuzimi seksual?
Në krahasim prej dhunës fizike që është më së shumti manifestim i mbingarkeses momentale dhe mungeses së kontrollimit të agresioneve të personit të rritur apo mos kontrrollimt të shpërthimit të hidhërimit, dhuna seksuale nuk ushtrohet e paplaninifikuar apo spontane. Të rriturit që ushtrojnë dhunë seksuale, kanë strategji të qartë, se si ti afrohen fëmijës, se si ta fitojnë besimin e tyre dhe si ta nënshtrojnë. Për këtë abuzimi sexual i një fëmije domëthënë për të shkatërrim masiv i besimit (tradhëti) dhe një lëndim i thellë i integritetit fizik dhe psiqik.
Përgatiti: Prinderimi.com
Burime: Elternbildung CH, www.elternbildung.ch