Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

25 Shtator – Open the Magic Day: Fuqia e leximit me zë për fëmijët

September 25, 2026

5 këshilla që më në fund t’i bëni fëmijët t’ju dëgjojnë (pa bërtitur)

September 24, 2026

9 zakone toksike të prindërimit që mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijës suaj-dhe çfarë të bëni në vend të tyre

September 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Këndi për fëmijë»Aktivitete kreative»25 Shtator – Open the Magic Day: Fuqia e leximit me zë për fëmijët
Aktivitete kreative

25 Shtator – Open the Magic Day: Fuqia e leximit me zë për fëmijët

LRBy LRSeptember 25, 2026Updated:September 25, 2026No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

“Shko zgjidhe librin që do të lexojmë para gjumit, tani,” i thashë djalit tim katërvjeçar. Krizat e pasdites ishin kthyer në beteja para gjumit dhe unë isha e lodhur. Ai u kthye duke mbajtur në duar librin Glad Monster, Sad Monster dhe u ul pranë meje. Trupi i tij filloi të qetësohej ndërsa lexonim për të gjitha gjërat që i bënin këta personazhe të ndiheshin të gëzuar, të zemëruar, të trishtuar dhe të frikësuar.

“A pate edhe ti emocione të mëdha sot, si përbindëshat?” – e pyeta. Ai tundi kokën fuqishëm. “A ke nevojë për më shumë përqafime sonte?” Përsëri tundi kokën. Kur nuk arrinte të më tregonte saktësisht se si ndihej, gjeti një libër që mund të fliste në vend të tij – dhe kjo më ndihmoi t’i jepja atë që kishte nevojë.

Hapesire-reklamuese

Pse është i rëndësishëm leximi me zë?

Teksa i lexoja me zë djalit tim atë mbrëmje, m’u kujtua mënyra se si tregimet dhe leximi mund të na ndihmojnë ta kuptojmë më mirë veten dhe njëri-tjetrin. Edhe në moshën katërvjeçare, aftësia për ta gjetur veten te një personazh ose në një histori mund të jetë shumë e fuqishme.

Gjatë një udhëtimi me taksi, shoferi më pyeti: “Cila është këshilla më e mirë që do t’i jepnit një prindi?” Edhe ai kishte fëmijë të vegjël dhe pyetja e tij më bëri të ndalem e të mendohem. Kam lexuar ndoshta shumë libra dhe artikuj kërkimorë për prindërimin, ndaj kam plot të dhëna në dispozicion.

Por ekziston një aspekt i prindërimit ku kërkimet përputhen në mënyrë të bukur me përvojën time të përditshme – diçka jashtëzakonisht e thjeshtë, që sjell përfitime të mëdha si për fëmijët, ashtu edhe për mua: U lexoj me zë. Pothuajse çdo mbrëmje, pasi lajmë dhëmbët dhe para se të fikim dritat, ulemi pranë njëri-tjetrit dhe lexojmë. Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të pashmangshme të jetës familjare, dita përfundon me një moment lidhjeje mes nesh.

Cilat janë përfitimet e leximit me zë?

Leximi me zë u sjell fëmijëve përfitime të qarta njohëse. Për shembull, skanimet e trurit kanë treguar se dëgjimi i tregimeve forcon zona të trurit që lidhen me krijimin e imazheve mendore, kuptimin e historisë dhe kuptimin e fjalëve. Një raport i rëndësishëm i vitit 1985, Becoming a Nation of Readers, arriti në përfundimin se leximi me zë për fëmijët është një nga aktivitetet më të rëndësishme për ndërtimin e njohurive që u nevojiten më vonë për të pasur sukses në lexim.

Por leximi nuk forcon vetëm aftësitë njohëse. Ai mbështet edhe zhvillimin social, emocional dhe karakterin e fëmijës. Sipas një studimi të publikuar në atë kohë, leximi për fëmijët shumë të vegjël lidhet me nivele më të ulëta të agresivitetit, hiperaktivitetit dhe vështirësive në përqendrim.

Kur prindërit lexojnë më shumë me fëmijët, ata i ndihmojnë të mësojnë fjalë për të përshkruar emocione që mund të jenë të vështira për t’u shprehur. Kjo, nga ana tjetër, mund t’i ndihmojë fëmijët ta kontrollojnë më mirë sjelljen kur përjetojnë emocione të forta, si zemërimi ose trishtimi. Është e qartë se leximi me zë është i rëndësishëm. Por nëse nuk e keni bërë zakon deri tani, nga t’ia filloni? Detyra mund të duket e vështirë nëse nuk e keni bërë shpesh dhe mund të jetë edhe më e lodhshme pas një dite të gjatë pune.

Tre këshilla për të lexuar me zë me fëmijën

Ashtu si shumë zakone të shëndetshme, edhe leximi me zë fillon duke krijuar një rutinë përmes hapave të vegjël që përsëriten me vetëdije. Edhe nëse tashmë i lexoni fëmijës para gjumit, mund ta gjeni veten duke nxituar për ta përfunduar librin, në mënyrë që të vazhdoni me detyrat e tjera të mbrëmjes. Nëse leximi nuk është pjesë e rutinës së përditshme – ose nëse dëshironi ta ktheni në një përvojë më pozitive – këto tri këshilla mund t’ju ndihmojnë:

1. Filloni herët dhe lexoni shpesh

Leximi për foshnjat ndihmon në krijimin e lidhjes me prindin, zhvillimin e fjalorit dhe krijimin e zakoneve të mira. Nëse leximi i një tregimi bëhet pjesë e rutinës para gjumit që në foshnjëri ose në vitet e para, fëmija gradualisht mund të fillojë ta presë dhe ta kërkojë këtë moment çdo mbrëmje. Pasi rutina të vendoset, leximi me zë mund të bëhet po aq natyral në mbrëmje sa larja e dhëmbëve apo përgatitja për gjumë.

2. Lexoni edhe fotografitë

Ilustrimet janë të dhëna vizuale që mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë fjalorin dhe aftësitë emocionale. Para se ta lexoni librin, bëni një “shëtitje nëpër fotografi”. Shikoni personazhet dhe vendin ku zhvillohet historia dhe përpiquni të parashikoni se çfarë mund të ndodhë. Gjatë leximit, ndaloni te gjuha e trupit të personazheve dhe pyeteni fëmijën: “Si mendon se po ndihet ajo tani?”

Leximi përmes fotografive është veçanërisht i rëndësishëm sepse fëmijët mund t’i kuptojnë ilustrimet shumë përpara se të jenë në gjendje t’i lexojnë të gjitha fjalët e librit. Kjo i ndihmon të përfshihen në histori dhe të fillojnë të ndërveprojnë me atë që shohin në faqe, duke krijuar gradualisht interes edhe për fjalët e shkruara.

3. Shtypni butonin “pauzë”

Në disa mbrëmje mund të jetë joshëse ta përfundoni librin sa më shpejt për të arritur te momenti kur fikni dritat. Por ndonjëherë ia vlen të bëni një pauzë përpara se të ktheni faqen. Shikoni një fotografi, bëni një pyetje ose tregoni reagimin tuaj. Ndihmojeni fëmijën të krijojë lidhje mes asaj që po lexon dhe botës përreth.

Për shembull:

  • “Gjyshja në këtë histori më kujton gjyshen tënde. Edhe asaj i pëlqen të bëjë ëmbëlsira dhe të tregojë histori.”
  •  “Shiko, ajo ka sy kafe dhe i pëlqejnë dinosaurët – njësoj si ty!”
  •  “Shiko sa ndërtesa të larta! Të kujtojnë pak Nju-Jorkun, ku jeton daja yt.”
  •  “Duket se ai është i shqetësuar për ditën e parë të shkollës. A të kujtohet dita jote e parë në shkollë?”
  •  “Në këtë histori ka një ari! Në cilat histori të tjera kemi lexuar për arinj?”

Këto momente të shkurtra bisede e ndihmojnë fëmijën të përfshihet më thellë në tekst dhe të fillojë të kuptojë lidhjet mes historive dhe jetës së tij. Në këtë mënyrë zhvillohen edhe aftësi të rëndësishme psikologjike, përfshirë empatinë.

Filloni t’i përjetoni përfitimet e leximit me zë

Koha e tregimeve nuk është një zgjidhje magjike për të gjitha sfidat e rritjes së fëmijëve të vegjël. Por me kalimin e kohës, përfitimet e leximit familjar grumbullohen.

Nga dallimi i modeleve dhe mbajtja mend e detajeve në librat me rimë, deri te zhvillimi i dëshirës për të lexuar ndërsa rriten, leximi me zë ushqen dashurinë për librat, krijon një mundësi për t’u lidhur dhe reflektuar së bashku pas një dite të ngarkuar dhe u jep fëmijëve një bazë të mirë për aftësitë e leximit dhe shkrimit që do t’i zhvillojnë më tej në shkollë.

Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, prindi dhe fëmija kanë diçka tjetër të çmuar: afërsinë, përqafimet dhe kënaqësinë e një historie të mirë.

Artikull nga: Deborah Farmer Kris
Përkthim:Prinderimi.com

Aftësitë njohëse leximi tek fëmijët Open the Magic Day shkrim-leximi zhvillimi i gjuhës zhvillimi njohës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous Article5 këshilla që më në fund t’i bëni fëmijët t’ju dëgjojnë (pa bërtitur)
LR

Related Posts

Adoleshent

5 këshilla që më në fund t’i bëni fëmijët t’ju dëgjojnë (pa bërtitur)

September 24, 2026
Adoleshent

9 zakone toksike të prindërimit që mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijës suaj-dhe çfarë të bëni në vend të tyre

September 24, 2026
Aktualitete

Java Kombëtare e Ekzemës (National Eczema Week): Si ta njohim dhe menaxhojmë ekzemën te fëmijët

September 20, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,300

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,373

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,350
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aktivitete kreative

25 Shtator – Open the Magic Day: Fuqia e leximit me zë për fëmijët

LRSeptember 25, 2026
Adoleshent

5 këshilla që më në fund t’i bëni fëmijët t’ju dëgjojnë (pa bërtitur)

LRSeptember 24, 2026
Adoleshent

9 zakone toksike të prindërimit që mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijës suaj-dhe çfarë të bëni në vend të tyre

LRSeptember 24, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,300

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,373

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,350
Të zgjedhura

25 Shtator – Open the Magic Day: Fuqia e leximit me zë për fëmijët

September 25, 2026

5 këshilla që më në fund t’i bëni fëmijët t’ju dëgjojnë (pa bërtitur)

September 24, 2026

9 zakone toksike të prindërimit që mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijës suaj-dhe çfarë të bëni në vend të tyre

September 24, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.