Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»FOKUS»UDHËZIMI ADMINISTRATIV (QRK) NR.05/2024 EDUKIMI PËR MBROJTJEN E FËMIJËS
FOKUS

UDHËZIMI ADMINISTRATIV (QRK) NR.05/2024 EDUKIMI PËR MBROJTJEN E FËMIJËS

PrindërimiBy PrindërimiJune 26, 2025No Comments11 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Republika e Kosovës

Qeveria

Hapesire-reklamuese

 

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 63 të Ligjit nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës (GZ, nr. 14.e dt. 17.07.2019), nenit 4, nënparagrafit 4.5 të paragrafit 4 të nenit  8 të Ligjit nr.08/L-117për Qeverinë e Republikës së Kosovës (G. z. e Republikës së Kosovës / nr. 34 / 18 nëntor 2022, Prishtinë),

 

Miraton:

 

UDHËZIM ADMINISTRATIV  (QRK) NR.05//2024  EDUKIMI PËR MBROJTJEN E FËMIJËS

 

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
    • Neni 1 Qëllimi
    • Neni 2 Fushëveprimi
    • Neni 3 Përkufizimet
    • Neni 4 Parimet e përgjithshme për të drejtat e fëmijës
  • II. ROLI I MEKANIZMAVE INSTITUCIONALE
    • Neni 5 Roli i Ministrisë së Arsimit,  Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
    • Neni 6 Obligimet e Drejtorive Komunale  tё Arsimit ( DKA-ve)
    • Neni 7 Obligimet e institucionit edukativ dhe  arsimor
    • Neni 8 Obligimet e drejtorit tё institucionit edukativo- arsimor  dhe aftësues
    • Neni 9 Obligimet e edukatorëve dhe  mёsimdhёnёsve
    • Neni 10 Roli i  Këshillit drejtues
    • Neni 11 Roli i Këshillit të prindërve
    • Neni 12 Roli i Këshillit tё nxënësve
    • Neni 13 Roli i stafit profesional mbështetës
    • Neni 14 Edukimi për mbrojtjen e fëmijës nё media
    • Neni 15 Edukimi për mbrojtjen e  fëmijës nëpërmjet arsimit tё lartё
  • III.     BASHKËPUNIMI  DHE KOORDINIMI
    • Neni 16 Bashkëpunimi  dhe koordinimi ndërinstitucional
    • Neni 17 Konfidencialiteti
  •  IV. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

 

Neni 1 Qëllimi

Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ është përcaktimi i roleve, organizimit, funksionimit, bashkëpunimit, detyrave dhe përgjegjësive për të gjitha institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese në edukimin për mbrojtjen e fëmijës.

 

Neni 2 Fushëveprimi

  1. Dispozitat e këtij udhëzimi administrativ janë të detyrueshme për të gjitha institucionet edukativo- arsimore dhe aftësuese, të cilat punojnë me fëmijë deri në moshën 18 vjeç si dhe përgatisin kuadro për punën me fëmijë.
  2. Dispozitat e këtij udhëzimi administrativ zbatohen për të gjitha institucionet edukative, arsimore dhe aftësuese, fëmijës, prindit, kujdestarit ligjor si dhe palët tjera tё interesit që janë subjekt për mbrojtjen e  fëmijës.

 

Neni 3 Përkufizimet

Shprehjet e përdorura në këtë udhëzim administrativ kanë këto kuptime dhe duhet  të interpretohen dhe lexohen konform kuptimit të dhënë në Ligjin për mbrojtjen e fëmijës.

 

Neni 4 Parimet e përgjithshme për të drejtat e fëmijës

 

Për të gjitha veprimet dhe vendimet që ndërmarrin institucionet për të drejtat e fëmijës, autoritetet udhëhiqen nga parimet e proklamuara nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës, të cilat janë të inkorporuara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.

 

II. ROLI I MEKANIZMAVE INSTITUCIONALE

 

Neni 5 Roli i Ministrisë së Arsimit,  Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

 

  1. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, karshi edukimit për mbrojtje të fëmijës, ka obligime nё disa drejtime:
  • Harton politikë nё funksion tё mbrojtjen e fëmijës nё kontekst tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, nё përputhje me ligjin nё fuqi, me qëllim të parandalimit të çdo forme tё dhunës, diskriminimit, trafikimit, punës sё rrezikshme dhe dukurive tjera negative që e sfidojnë pjesëmarrjen e fëmijës nё arsim dhe zhvillimin e plotё;
  • Harton dhe krijon programe për edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me pasojat degraduese të ndëshkimit trupor si dhe programe prindërimi, që promovojnë mënyrat jo të dhunshme të disiplinimit në familje, institucione edukativo – arsimore dhe aftësuese si dhe në institucione të kujdesit;
  • Monitoron përmes inspektoratit zbatimin e politikave tё mbrojtjes sё fëmijës brenda institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese;
  • Bashkëpunon me institucionet përkatëse dhe mbështet iniciativa të nivelit ndërkombëtar, rajonal, qendror e lokal për zbatimin e politikave për edukimin nё mbrojtjen e fëmijës;
  • Përkrah zhvillimin dhe zbatimin e programeve për zhvillim profesional tё edukatorëve dhe mёsimdhёnёsve lidhur me edukimin nё mbrojtjen e fëmijës;
  • Fuqizon sistemin e parandalimit, identifikimit, referimit, raportimit, dhe tё reagimit ndaj tё gjitha formave tё dhunёs e tё abuzimit;
  • Orienton mjetet mësimore dhe kurrikulat shkollore në të gjitha institucionet përkatëse edukativo-arsimore dhe aftësuese në mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijës.

 

Neni 6 Obligimet e Drejtorive Komunale  tё Arsimit ( DKA-ve)

 

  1. Drejtoria Komunale e Arsimit (më tutje DKA)  ka detyrat si në vijim:
  • Mbikëqyr dhe siguron qё tё gjitha institucionet edukativo-arsimore, i kanë hartuar dhe zbatojnë politikat për mbrojtjen fëmijës;
  • Inicion dhe zbaton aktivitete ndёrgjegjёsuese për edukimin nё mbrojtjen e fëmijës nё nivel tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese;
  • Ndërmerr aktivitete ndёrgjegjёsuese pёr edukimin për mbrojtjen e fëmijëve, edukimin shëndetësor, veprimet nё raste emergjente, tё fatkeqësive natyrore dhe rreziqeve tjera qё kanosin jetën e fёmijёs;
  • Ndërmerr veprime ndёrgjegjёsuese pёr zbatimin e masave tё sigurisë nё aktivitetet brenda dhe jashtё institucionit edukativo-arsimor dhe aftёsues;
  • Bashkëpunon dhe përkrah aktivitetet e partnerëve qeveritarё, joqeveritarё dhe tё grupeve tjera tё interesit pёr avancimin e edukimit pёr mbrojtjen e fëmijës;
  • Siguron mundësi të zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe edukatorëve në shërbim, për politikat e mbrojtjes së fëmijës;
  • Siguron kapacitete tё mjaftueshme pёr mbikëqyrje dhe raportim, sipas legjislacionit nё fuqi.

 

Neni 7 Obligimet e institucionit edukativ dhe  arsimor

  1. Institucioni edukativ dhe arsimor siguron qё edukimi për mbrojtjen e fëmijës tё jetë prioritet nё tё gjitha politikat brenda institucionit, si nё :
  • Rregulloren e shkollës dhe aktet tjera tё brendshme;
  • Planin zhvillimor tё shkollës/ institucionit edukativ, arsimor dhe aftësues;
  • Aktivitetet kurrikulare, ndёrkurrikulare dhe ekstrakurrikulare.
  1. Organet e shkollës dhe i gjithë personeli arsimor dhe mbështetës marrin pjesë aktive nё parandalimin dhe raportimin e tё gjitha formave tё dhunës, diskriminimit, trafikimit, punës sё rrezikshme dhe dukurive tjera negative, tё rrezikshme për fëmijë.
  2. Stafi profesional dhe mbështetës: psikologu, pedagogu, logopedi, punëtori social etj., bashkëpunojnë nё ndërgjegjësimin e stafit arsimor për parandalimin dhe raportimin e tё gjitha formave tё dhunës, diskriminimit,  trafikimit, punës sё rrezikshme dhe dukurive tjera negative qё e dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nё  institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese.
  3. Institucioni edukativo-arsimor dhe aftësues bashkëpunon me partnerë qeveritarë, joqeveritarë, prindër, edukatorë dhe mёsimdhёnёs dhe grupe tё tjera tё interesit  për edukimin më tё mirë nё mbrojtjen e  fëmijëve.
  4. Mban sesione informuese dhe trajnime me bazë nё shkollë për edukimin për mbrojtjen e fëmijëve, edukimin shëndetësor, veprimet nё raste emergjente, tё fatkeqësive natyrore dhe rreziqeve tjera qё kanosin sigurinë dhe jetën e fëmijës.
  5. Ndërmerr veprime ndёrgjegjёsuese për zbatimin e masave tё sigurisë nё aktivitetet brenda dhe jashtë institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues ( pёrfshirё ekskursionet).
  6. Raporton nё baza tё rregullta shqetësimet dhe rastet e tё gjitha formave tё dhunës, diskriminimit, trafikimit, punës sё rrezikshme dhe dukurive tjera qё paraqesin rrezik apo kanosje për fëmijë.

 

Neni 8 Obligimet e drejtorit tё institucionit edukativo- arsimor  dhe aftësues

 

  1. Drejtori i institucionit edukativo- arsimor dhe aftësues ka këto detyra:
  • Mbikëqyr dhe udhëheq zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijës nga ana e edukatorëve, mёsimdhёnёsve dhe gjithë stafit profesional, administrativ, teknik e  mbёshtetёs;
  • Bashkëpunon me edukatorët, mёsimdhёnёsit dhe gjithë stafin tjetër profesional dhe teknik pёr identifikimin e nevojave dhe ndërmarrjen e veprimeve nё parandalimin e tё gjitha llojeve tё dhunës, diskriminimit, trafikimit, punës sё rrezikshme dhe dukurive tjera negative qё pengojnë zhvillimin e fëmijës;
  • Koordinohet me nivelin e DKA-sё dhe me partnerë tё tjerë qeveritarë dhe joqeveritarë pёr tё ofruar edukimin mё tё mirё pёr mbrojtjen e fëmijës;
  • Mbikëqyrë dhe siguron identifikimin, raportimin dhe referimin e tё gjitha llojeve tё dhunës, diskriminimit,  trafikimit, punës sё rrezikshme dhe dukurive tjera negative,  sipas kërkesave tё legjislacionit nё fuqi;
  • Identifikon nevojat e stafit pёr zhvillim profesional në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe siguron përmbushjen e  tyre;
  • Zhvillon mekanizma efikas tё komunikimit dhe bashkëveprimit me prindër, duke motivuar pёrgjegjёsinё prindërore nё interesin më tё mirë tё fëmijës.

 

Neni 9 Obligimet e edukatorëve dhe  mёsimdhёnёsve

 

  1. Edukatorët dhe mёsimdhёnёsit kanë për obligim:
  • Zbatimin efikas tё aktiviteteve kurrikulare, ndёrkurrikulare dhe ekstakurrikulare nё lidhje me edukimin për mbrojtjen e fёmijёs, pёrfshirё edhe bashkëpunimin me ekspertë tё jashtëm (si  punëtori social, sociologu, mjeku, polici, etj);
  • Ndërgjegjësimin për raportimin e tё gjitha llojeve tё dhunës, keqtrajtimit neglizhimit, diskriminimit, trafikimit, punës sё rrezikshme dhe dukurive tjera negative,   sipas legjislacionit nё fuqi;
  • Bashkëpunimin me shërbimet tjera profesionale për edukimin mbi, identifikimin dhe trajtimin e fëmijës viktimë tё dhunës, keqtrajtimit, neglizhimit, trafikimit, tё përfshirjes nё punë tё rrezikshme apo nё dukuri tjera negative;
  • Bashkëpunimin me tё gjitha grupet e interesit ( menaxhmentin e shkollës, organet e shkollës, aktivet profesionale, Këshillin e prindërve, Këshillin e nxënësve, prindër, nxënësit dhe komunitetin e gjerë ) nё ndërgjegjësimin për mbrojtjen e fëmijëve si dhe parandalimin e dukurive negative qё cenojnë edukimin dhe zhvillimin  e fëmijës.

 

Neni 10 Roli i  Këshillit drejtues

Këshilli drejtues i shkollës, shqyrton, mbështet, aprovon dhe e mbikëqyr realizimin e aktiviteteve për edukimin nё mbrojtje tё fëmijës.

 

Neni 11 Roli i Këshillit të prindërve

 

  1. Këshilli i prindërve (mё tutje KP) bashkëpunon me udhëheqjen e shkollës, organet, stafin dhe komunitetin e gjerë për iniciativat dhe aktivitetet e edukimit për mbrojtjen e fëmijës, nxënësit, gjithnjë bazuar nё programet më tё mira tё prindёrimit.
  2. KP përfaqëson interesin mё tё mirë tё fëmijës, adreson shqetësimet për shkeljet, veprimet e dhunshme dhe tё dëmshme pёr  fëmijë, si dhe kërkon pёrgjegjёsinё institucionale.
  3. Prindërit përmes KP ndërgjegjësohen për zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijës.

 

Neni 12 Roli i Këshillit tё nxënësve

 

  1. Këshilli i nxënësve ( më tutje KN) përfaqëson interesin, tё drejtat e fëmijës/ nxënësit dhe bashkëpunon me udhëheqjen e shkollës, organet, stafin, prindërit dhe komunitetin e gjerë për organizimin dhe  pjesëmarrjen nё aktivitetet  ndёrgjegjёsuese për edukimin nё mbrojtjen e fëmijës.
  2. KN adreson shqetësimet për  shkeljet, veprimet e dhunshme dhe tё dëmshme për  fëmijë, si dhe kërkon pёrgjegjёsinё institucionale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Neni 13 Roli i stafit profesional mbështetës

 

  1. Stafi profesional – mbështetës, si brenda ashtu edhe jashtë shkollës:   psikologu shkollor, pedagogu, mjeku, logopedi  dhe stafi tjetër  i angazhuar, zhvillon dhe zbaton programe ndёrgjegjёsuese pёr edukatorët mёsimdhёnёsit, prindërit  dhe stafin  administrativ e teknik nё lidhje me edukimin për mbrojtjen e fëmijës.
  2. Stafi profesional – mbështetës sipas paragrafit 1 tё këtij neni, punon ngushtë me fëmijë/ nxënës rreth aspekteve tё mbrojtjes së fëmijëve nga rrethanat e dëmshme për zhvillimin e tyre fizik, intelektual, social, emocional  dhe të gjithmbarshëm.
  3. Stafi mbështetës, mbështet fëmijën qё ёshtё nё rrezik dhe nё nevojë për mbrojtje.

 

Neni 14 Edukimi për mbrojtjen e fëmijës nё media

 

  1. Institucioni edukativo arsimor dhe aftësues promovon edukimin medial përmes zbatimit efikas tё kurrikulës arsimore, në veçanti:
  • Edukimin pёr sa i përket të kuptuarit dhe përdorimit të mediave si dhe edukimin për mbrojtje nga përmbajtjet e dëmshme mediale;
  • Zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të stafit të institucioneve edukativo arsimore lidhur me mediat dhe ndërlidhjen e tyre me mbrojtjen e fëmijëve;
  • Organizimin e aktiviteteve edukative dhe parandaluese me fëmijë dhe prindër lidhur me edukimin për media në bashkëpunim me palët tjera të interesit.
  1. Institucioni edukativo – arsimor dhe aftësues nuk e ekspozon fëmijën në fotografi, video, rrjete sociale apo në aktivitete mediale pa lejen e prindit apo kujdestarit ligjor.
  2. Institucioni edukativo-arsimor dhe aftësues, sigurohet qё janë marrë tё gjitha masat për mbrojtjen e fëmijës, kur merr pjesë në media në kuadër tё aktiviteteve shkollore, përfshirë dhe parandalimin e keqpërdorimit për qëllime komerciale.
  3. Institucioni edukativo- arsimor dhe aftësues sigurohet që fëmijët janë të mbrojtur përmes programeve të edukimit, gjatë tërë kohës sa janë duke shfrytëzuar/lundruar në internet dhe format tjera të komunikimit.

 

Neni 15 Edukimi për mbrojtjen e  fëmijës nëpërmjet arsimit tё lartё

 

  1. Tё gjitha njësitë akademike qё përgatisin kuadro për punën me fëmijë, tё integrojnë politikat e mbrojtjes sё fëmijës nё kurrikulat e tyre arsimore dhe praktikën e studentëve përgjatë viteve tё studimit.
  2. Tё gjitha njësitë akademike qё përgatisin kuadro për punën me fëmijë, zhvillojnë kapacitetet e studentëve dhe profesionistëve për të identifikuar, referuar, raportuar dhe hetuar rastet e fëmijëve që kanë nevojë për mbrojtje nga çdo formë e dhunës;
  3. Fakultetet e Edukimit zhvillojnë dhe zbatojnë programet e akredituara për zhvillimin profesional për edukatorë, mësimdhënës dhe staf mbështetës në shërbim për mbrojtjen e fëmijës dhe për sistemin e raportimit dhe referimit  me qasje ndёrsektoriale. 

 

 

III.     BASHKËPUNIMI  DHE KOORDINIMI

 

Neni 16 Bashkëpunimi  dhe koordinimi ndërinstitucional

 

  1. Stafi i institucionit edukativo- arsimor dhe aftësues bashkëpunon me shërbimet tjera tё mirëqenies sociale, shёndetёsisё, sigurisë dhe shërbime tё tjera tё nevojshme për  realizimin e aktiviteteve edukuese për mbrojtjen e fëmijës, përfshirë ndërgjegjësimin për raportim dhe trajtim me qasje ndërsektoriale.
  2. Në të gjitha nivelet institucionale bëhet koordinim e bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile dhe agjencionet vendore dhe ndërkombëtare, në funksion të edukimit për mbrojtjen e fëmijës.

 

Neni 17 Konfidencialiteti

  1. I gjithë stafi dhe komuniteti i institucioneve edukativo- arsimore dhe aftësuese respektojnë konfidencialitetin e tё dhënave tё fëmijës në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
  2. Stafi i institucioneve edukativo- arsimore dhe aftësuese edukohet për ruajtjen e konfidencialitetit tё rasteve që trajtohen brenda institucioneve edukative dhe arsimore apo nё nivel tё tryezës multidisiplinare, në pajtim me dispozitat përkatëse, me përjashtim të rasteve kur për arsye ligjore duhet të bëhet zbulimi pranë organeve kompetente.
  3. Dispozitat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale zbatohen për mënyrën e mbledhjes së të dhënave, përpunimin, ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave.

 

 IV. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

 

Neni 18

Mbikëqyrja dhe llogaridhënia

  1. Mbikëqyrjen e zbatimit tё këtij Udhëzimi administrativ e bëjnë komunat, inspektorati i arsimit dhe Zyra e Kryeministrit.
  2. Shkeljet e dispozitave të këtij Udhëzimi Administrativ dhe abuzimi me tё drejtat e fëmijës dhe mbrojtjen e tyre, dënohen sipas legjislacionit nё fuqi.

 

Neni 19

Hyrja në fuqi

Ky Udhëzim administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

 

Albin Kurti

__________________

Kryeministër i Republikës së Kosovës   

                       

                           02.Gusht.2024

[1] Udhëzimi Administrativ (QRK) – Nr. 05/2024 Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës, miratuar në Mbledhjen e 214-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Vendimin Nr. 03/214 të datës 24.07.2024.

 

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko dokumentin zyrtar

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleUDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 22/2016 PËR AKTIVET PROFESIONALE (DEPARTAMENTET) TË SHKOLLAVE
Next Article UDHËZIMI ADMINISTRATIV 1/2008 – Këshilli drejtues, përbërja, kompetencat e tij dhe përbërja e komisionit, mënyra e zgjedhjes së udhëheqësve dhe personelit të institucioneve parashkollore 
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Teknologji

A po kthehet Suedia tek mësimi tradicional për të shpëtuar përqendrimin e fëmijëve?

February 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,279

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,168

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,164
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,279

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,168

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,164
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.