Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»FOKUS»UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 24/2016 PËR SIGURIM TË CILËSISË NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR
FOKUS

UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 24/2016 PËR SIGURIM TË CILËSISË NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR

PrindërimiBy PrindërimiJune 26, 2025No Comments12 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Republika e Kosovës
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të nenit 5, nenit 49 paragrafit 1 të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës (Gazeta zyrtare nr. 17/16, shtator 2011, në pajtim me shtojcën nr. 6 të Rregullores nr. 02/2011 për fushën e përgjegjësive administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive të dt. 22.03.2011 dhe nenit 38 paragrafi 8 të Rregullores së punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, nxjerr këtë:

Hapesire-reklamuese

UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 24/2016 PËR SIGURIM TË CILËSISË NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR


Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Neni 1 – Qëllimi
  • Neni 2 – Definicioni
  • Neni 3 – Mekanizmi për sigurim të cilësisë
  • Neni 4 – Proceset për planifikimin e zhvillimit të cilësisë
  • Neni 5 – Temat me interes shtetëror
  • Neni 6 – Personat përgjegjës për koordinim të cilësisë
  • Neni 7 – Detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit për sigurim të cilësisë
  • Neni 8 – Kriteret e përcaktuara për koordinator të cilësisë në shkollë
  • Neni 9 – Procedurat për emërimin e koordinatorit të cilësisë në shkollë
  • Neni 10 – Ngarkesa e punës për sigurim të cilësisë
  • Neni 11 – Procedurat e raportimit
  • Neni 12 – Pakoja për SC në shkollë
  • Neni 13 – Plani për angazhim të koordinatorëve të cilësisë
  • Neni 14 – Sigurimi i cilësisë në IAAP
  • Neni 15 – Hyrja në fuqi

Neni 1 – Qëllimi

Ky Udhëzim administrativ (më tutje si UA) përcakton mekanizmin dhe procedurat për sigurim të cilësisë, personelin përgjegjës dhe detyrat përkatëse, ngarkesën e punës, procedurat për planifikim dhe raportim lidhur me aktivitetet për sigurim të cilësisë në arsimin parauniversitar.

Neni 2 – Definicioni

Sigurimi i cilësisë paraqet një sistem gjithëpërfshirës në nënsektorin e arsimit parauniversitar të Kosovës që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rezultateve arsimore.

Neni 3 – Mekanizmi për sigurim të cilësisë

  1. Sistemi i sigurimit të cilësisë lehtëson funksionalizimin e mirë dhe efektshmërinë e aktiviteteve të udhëhequra nga shkolla, komuna dhe MASHT. Në këtë aspekt, janë përcaktuar detyra të qarta për secilin nivel.
    • 1.1. Në nivel shkolle – Procesi i sigurimit të cilësisë në shkollë organizohet mbi praktikën shkollore ku shkolla integron planifikimin zhvillimor, procesin e zbatimit të planit për zhvillim të cilësisë dhe praktikën e vetëvlerësimit në një sistem të përbashkët dhe një mekanizëm efektiv për të siguruar cilësinë e performancës së shkollës.
    • 1.2. Në nivel komune – Procesi i sigurimit të cilësisë në shkollë mbështetet dhe monitorohet nga DKA përmes një procesi të planifikimit gjithëpërfshirës, ku planet e zhvillimit të arsimit komunal pasqyrojnë nevojat dhe prioritetet e shkollës, prioritetet komunale dhe kombëtare të zhvillimit të arsimit.
    • 1.3. Në nivel të MASHT-it – Procesi i sigurimit të cilësisë në shkollë mbështetet nga koordinatori i cilësisë në MASHT dhe Inspektorati i Arsimit, nëpërmjet vlerësimit të jashtëm të performancës së shkollës, duke kontribuar në planifikim, drejtim dhe zhvillim strategjik të aktiviteteve për sigurim të cilësisë.
    • 1.4. Funksionalizimi dhe efektshmëria e mekanizmit të sigurimit të cilësisë vlerësohet në vazhdimësi nga palët e përfshira në këtë proces.

Neni 4 – Proceset për planifikimin e zhvillimit të cilësisë

  1. Zhvillimi i cilësisë është proces i vazhdueshëm në të cilin janë të përfshirë i gjithë stafi i shkollës.
  2. Instrumenti kryesor për planifikim zhvillimor të cilësisë në shkollë është PZHSH.
  3. PZHSH përgatitet nga ekipi shkollor i themeluar dhe drejtuar nga drejtori i shkollës.
  4. Procesi i implementimit të PZHSH ndihmohet nga koordinatori i cilësisë në bashkëpunim me udhëheqësit e aktivave profesionale dhe stafin tjetër të shkollës.
  5. Udhëzimet dhe procedurat për përgatitjen e PZHSH janë të rregulluara me UA përkatës.
  6. Zhvillimi i cilësisë është i bazuar në fushat e cilësisë dhe treguesit e përcaktuar në Kornizën e sigurimit të cilësisë së performancës së shkollës të aprovuar nga MASHT.
  7. Zhvillimi i cilësisë është proces i vazhdueshëm në të cilin janë përfshirë i gjithë stafi dhe bazohet në ciklin e cilësisë: Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro.
    • 7.1. Hapi i parë, planifikimi, është rregulluar me UA për Planin Zhvillimor të Shkollës dhe udhëzuesit përkatës dhe përcakton vizionin dhe qëllimet për përmirësim të shkollës dhe fushave të cilësisë dhe indikatorët për arritjen e objektivave të identifikuara.
    • 7.2. Hapi i dytë dhe i tretë, Bëj dhe Kontrollo, bazohet në Planin Vjetor të Veprimit të shkollës dhe instrumentet përkatëse për vetëvlerësim të fushave të cilësisë për të vlerësuar nëse qëllimet e përcaktuara vjetore janë arritur.
    • 7.3. Hapi i katërt, Vepro, nënkupton aplikimin e rezultateve të vetëvlerësimit për hartimin e planit të radhës vjetor, gjegjësisht të Planit të ri zhvillimor të shkollës për 3 vjet.
    • 7.4. Plani Vjetor i Veprimit përcakton fushat vjetore prioritare zhvillimore, aktivitetet për arritjen e prioriteteve zhvillimore vjetore dhe identifikon treguesit për matjen e arritjes së prioriteteve vjetore dhe kontributin e tyre për arritjen e qëllimeve të caktuara për zbatim të PZHSH.
    • 7.5. Plani Vjetor i Veprimit përfshin instrumentet e vlerësimit të cilat shërbejnë për të vlerësuar nëse implementimi është duke kontribuar drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara.
    • 7.6. Plani Vjetor i Veprimit është i bazuar në rezultatet e vetëvlerësimit nga viti paraprak.

Neni 5 – Temat me interes shtetëror

  1. PZHSH, përkatësisht cikli për zhvillim të cilësisë së shkollës, përfshin dy tema kryesore të ndërlidhura me zhvillim të cilësisë në shkollë.
  2. Përzgjedhja e temave dhe aktiviteteve për sigurim të cilësisë në shkollë bazohen në fushat e cilësisë dhe treguesit e përcaktuar në Kornizën e sigurimit të cilësisë së performancës së shkollës dhe në UA për PZHSH të aprovuar nga MASHT.
  3. MASHT përcakton tema me interes shtetëror bazuar në prioritete aktuale për reformën arsimore në vend.
  4. Tema me interes për shkollën përcaktohet në bazë të rezultateve nga vlerësimi i brendshëm dhe prioritetet e komunës.
  5. Temat vjetore mund të përsëriten varësisht nga nevojat dhe interesat shtetërore dhe ato lokale.
  6. Temat vjetore ato shtetërore apo në nivel shkolle, pavarësisht kohëzgjatjes, kontribuojnë në avancimin e të gjitha fushave të cilësisë së shkollës.

Neni 6 – Personat përgjegjës për koordinim të cilësisë

  1. Detyrat e koordinatorit të cilësisë në shkollë i kryen:
    • 1.1. Drejtori i shkollës;
    • 1.2. Zëvendësdrejtori i shkollës;
    • 1.3. Mësimdhënësi;
    • 1.4. Bashkëpunëtori profesional në shkollë (Pedagogu a psikologu);
  2. 1.5. Detyrat e koordinatorit të cilësisë në DKA i kryen:
    • 1.5.1. Koordinatori i cilësisë në DKA është zyrtar i DKA dhe emërohet nga drejtori i DKA. Mandati dhe kohëzgjatja rregullohen me akt të veçantë emërimi;
    • 1.5.2. Koordinatori i cilësisë në MASHT;
    • 1.5.3. Koordinatori i cilësisë në MASHT, është zyrtar i MASHT dhe emërohet nga Sekretari i përgjithshëm i MASHT. Mandati dhe kohëzgjatja rregullohen me akt të veçantë emërimi.

Neni 7 – Detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit për sigurim të cilësisë

  1. Në nivel shkolle, koordinatori për sigurim të cilësisë ka detyra si:
    • 1.1. Planifikon, organizon dhe monitoron procesin e sigurimit të cilësisë së shkollës në bashkëpunim me drejtorin e shkollës;
    • 1.2. Ndihmon drejtorin e shkollës dhe organet qeverisëse e profesionale të shkollës në procesin e hartimit të planit zhvillimor të shkollës dhe planit të veprimit;
    • 1.3. Informon drejtorin e shkollës dhe mësimdhënësit për çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e cilësisë së shkollës;
    • 1.4. Së bashku me drejtorin e shkollës dhe me stafin e shkollës, kontribuon në zhvillimin e projekteve dhe proceseve për të zbatuar masat e sigurimit të cilësisë;
    • 1.5. Bashkëpunon me drejtorin e shkollës dhe me stafin e shkollës për planifikim, organizim dhe zbatim të vetëvlerësimit të progresit në fushat e cilësisë së shkollë;
    • 1.6. Në bashkëpunim me aktivat profesionale, sigurohet që të gjithë mësimdhënësit kanë përgatitur planet e nevojshme vjetore, dymujore, javore e ditore, sipas kërkesave të udhëheqjes së shkollës dhe nevojave për zbatim me sukses të Kurrikulës së re;
    • 1.7. Së bashku me stafin e shkollës, analizon dhe interpreton rezultatet e vetëvlerësimit të shkollës;
    • 1.8. Raporton mbi procesin e menaxhimit të cilësisë dhe rezultatet e tij tek drejtori i shkollës dhe anëtarët e stafit.
  2. Në nivel të DKA-së, koordinatori për sigurim të cilësisë:
    • 2.1. Koordinon punën e koordinatorëve të cilësisë së shkollave;
    • 2.2. Të paktën një herë në vit viziton shkollat për të mbështetur dhe monitoruar zhvillimin e cilësisë në shkollë;
    • 2.3. Raporton mbi gjetjet e monitorimit dhe mbështetë proceset e zhvillimit të cilësisë në shkollë;
    • 2.4. Ofron analiza përmbledhëse të gjetjeve dhe rekomandimeve për drejtor të shkollave dhe DKA;
    • 2.5. Kontribuon në procesin e hartimit të planit zhvillimor të arsimit në komunë duke siguruar ndërlidhjen me planet zhvillimore të shkollave.
    • 2.6. Bashkëpunon me koordinatorë të cilësisë të drejtorive tjera komunale.
    • 2.7. Bashkëpunon dhe bashkërendon aktivitetet me koordinatorin e cilësisë në MASHT.
  3. Në nivel të MASHT, koordinatori për sigurim të cilësisë:
    • 3.1. Inicon masat mbështetëse për menaxhimin e aktiviteteve për sigurimin e cilësisë në shkolla;
    • 3.2. Mbështetë rrjetëzimin e grupeve të ndryshme relevante dhe iniciativat për sigurim të cilësisë;
    • 3.3. Koordinon dhe udhëheq takimet për shkëmbim të përvojave, planifikim të bazuar në rezultate dhe përcaktim të objektivave, temave me interes për DKA dhe shkollat;
    • 3.4. Drejton dhe zhvillon në vazhdimësi konceptin e iniciativës për sigurim të cilësisë në arsimin parauniversitar;
    • 3.5. Drejton dhe zhvillon rrjetin e partnerëve në proces;
    • 3.6. Këshillon udhëheqësit e sektorëve të MASHT lidhur me zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurim të Cilësisë;
    • 3.7. Shqyrton raportet e DKA dhe përgatitë analiza përmbledhëse duke përfshirë rekomandimet për përmirësim të cilësisë në nivel vendi;
    • 3.8. Shpërndan raportin me rekomandime për përmirësim të cilësisë te zyrtarët relevant në MASHT dhe DKA si dhe publikon raportin në web faqe të MASHT.

Neni 8 – Kriteret e përcaktuara për koordinator të cilësisë në shkollë

  1. Për të kryer detyrat dhe përmbushur obligimet e parapara me këtë pozitë, koordinatori i cilësisë posedon disa kompetenca profesionale:
    • 1.1. Përgatitje shkollore së paku 240 ETCS 4 vite e preferueshme profili arsimor;
    • 1.2. Përvojë pune në shkollë për më së paku 5 vite;
    • 1.3. Pjesëmarrje në trajnime të akredituara profesionale për mësimdhënie dhe mësimnxënie, udhëheqësi arsimore, trajner i programeve arsimore, etj;
    • 1.4. Do të konsiderohet përparësi nëse koordinatori ka përvojë paraprake në menaxhim dhe udhëheqësi të shkollës;
    • 1.5. Njohuri për strukturat dhe proceset e sistemit shkollor në përgjithësi dhe shkollën në të cilën punon në veçanti.
    • 1.6. Shkathtësi komunikimi dhe pune ekipore.
    • 1.7. Shkathtësi analitike dhe organizative;
    • 1.8. Shkathtësi për menaxhim të konflikteve;
    • 1.9. Qëndrim pozitiv ndaj ndryshimeve dhe zhvillimeve në shkollë.

Neni 9 – Procedurat për emërimin e koordinatorit të cilësisë në shkollë

  1. Kandidati për koordinator të cilësisë emërohet nga drejtori i shkollës.
  2. Drejtori dhe koordinatori nënshkruajnë marrëveshje për detyrat, përgjegjësitë dhe obligimet e parapara me këtë UA.
  3. DKA nënshkruan kontratën për emërimin e koordinatorit të cilësisë.
  4. Kohëzgjatja e kontratës së koordinatorit është me afat të pacaktuar.
  5. Ndërprerja e kontratës bëhet në rastin kur koordinatori nuk i përmbush obligimet dhe detyrat e parapara me kontratë.
  6. Ndërprerja e kontratës bëhet me propozim nga drejtori i shkollës dhe aprovim nga drejtori i DKA.
  7. Në rastin kur koordinatorit të cilësisë i ndërpritet kontrata, ai/ajo duhet të kthehet në detyrën paraprake.
  8. Në rastin kur koordinatori për arsye personale jep dorëheqje dhe dorëheqja bëhet brenda vitit shkollor, atëherë orët mësimore do t’i kthehen vetëm në fillimin e vitit të ri shkollor.
  9. Koordinatorët e cilësisë, në të gjitha nivelet, emërohen me akte të veçanta emërimi duke u siguruar se koordinatorëve ju ruhet vendi paraprak i punës sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Neni 10 – Ngarkesa e punës për sigurim të cilësisë

  1. Në nivel shkolle, koordinimi i aktiviteteve për sigurim të cilësisë dhe zbatimi i detyrave të përcaktuara me këtë UA, bëhet në kuadër të kontratës me normë të plotë të angazhimit.
  2. Numri i orëve për koordinim të cilësisë është përcaktuar në bazë të numrit të nxënësve në shkollë. Ora, kohëzgjatja e një ore për sigurim të cilësisë është e barabartë me orën mësimore. Një orë mësimore është e barabartë me dy orë pune.
  3. Numri i orëve për koordinim të cilësisë llogaritet si më poshtë:
    • 3.1. Në shkollën me më pak se 150 nxënës detyrat e koordinatorit i kryen drejtori i shkollës;
    • 3.2. Në shkollën me mbi 150 deri në 250 nxënës janë përcaktuar 2 orë mësimore në javë;
    • 3.3. Në shkollën me mbi 250 deri në 500 nxënës janë përcaktuar 4 orë mësimore në javë;
    • 3.4. Në shkollën me mbi 500 deri në 750 nxënës janë përcaktuar 6 orë mësimore në javë;
    • 3.5. Në shkollën me mbi 750 deri në 1000 nxënës janë përcaktuar 7 orë mësimore në javë;
    • 3.6. Në shkollën me mbi 1000 nxënës janë përcaktuar 8 orë mësimore në javë;
    • 3.7. Në shkollën me mbi 2000 nxënës janë përcaktuar 16 orë mësimore në javë;
    • 3.8. Në rastin kur detyrën e koordinatorit të cilësisë e kryen pedagogu, psikologu apo zëvendësdrejtori i shkollës, numri i orëve të punës për sigurim të cilësisë përcaktohet në bazë të numrit të nxënësve si më lartë;
    • 3.9. Ngarkesa e punës për koordinim të cilësisë mund të ndërlidhet me UA për Licencim të mësimdhënësve pasi të jetë rishikuar UA për Licencim.

Neni 11 – Procedurat e raportimit

  1. Shkollat, DKA dhe MASHT përgatisin raporte vjetore për sigurimin e cilësisë:
    • 1.1. Forma e raportimit dhe përmbajtja përcaktohet me udhëzues të veçantë nga MASHT;
    • 1.2. Shkolla përgatit raport vjetor dhe e dërgon në DKA;
    • 1.3. DKA përgatit raport përmbledhës për të gjitha shkollat e komunës dhe e dërgon në MASHT;
    • 1.4. MASHT përgatit raport vjetor bazuar në raportet e DKA-ve;
    • 1.5. Raportet në nivel shkolle, DKA dhe MASHT bëhen publike në web faqet përkatëse.

Neni 12 – Pakoja për SC në shkollë

  1. MASHT përgatit pakon për sigurim të cilësisë.
  2. Pakoja përmban Kornizën për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës, formatin e Planit Zhvillimor të Shkollës dhe Planin e veprimit të aprovuara nga MASHT, Udhëzuesin për Sigurim të Cilësisë në Shkollë, Udhëzuesin për vetëvlerësim, instrumentet për vetëvlerësim dhe formën e raportit vjetor.

Neni 13 – Plani për angazhim të koordinatorëve të cilësisë

  1. Në bazë vjetore, MASHT në bashkëpunim me DKA planifikojnë përzgjedhjen dhe angazhimin e koordinatorëve të cilësisë.
  2. Komunat planifikojnë rritjen konsekutive të numrin të koordinatorëve për t’u siguruar se brenda 5 viteve të gjitha shkollat do të kenë koordinatorë të cilësisë në shkollë.
  3. DKA planifikojnë pozitën e koordinatorit të cilësisë në DKA si personel i përhershëm me kontratë të rregullt pune.
  4. MASHT planifikon pozitën e koordinatorit të cilësisë në MASHT si personel i përhershëm me kontratë të rregullt pune.

Neni 14 – Sigurimi i cilësisë në IAAP

Sigurimi i cilësisë në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional rregullohet me akte të veçanta nënligjore.

Neni 15 – Hyrja në fuqi

Ky Udhëzim administrativ hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të tij nga Ministri.


Prof. dr. Arsim Bajrami,
Ministër

Dt. 29.11.2016

 

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

SHKARKO DOKUMENTIN ORIGJINAL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleUDHËZIMI ADMINISTRATIV 1/2008 – Këshilli drejtues, përbërja, kompetencat e tij dhe përbërja e komisionit, mënyra e zgjedhjes së udhëheqësve dhe personelit të institucioneve parashkollore 
Next Article Nesër Testi i Arritshmërisë, MASHT paralajmëron masa ndaj kopjimeve
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Teknologji

A po kthehet Suedia tek mësimi tradicional për të shpëtuar përqendrimin e fëmijëve?

February 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,272

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,126

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,154
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,272

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,126

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,154
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.