Nga: Caroline Knorr
Pyetje: ”Fëmija im i reziston të gjitha përpjekjeve të mia për të mbajtur në kontrollë sjelljen e tij në internet. Si mund ta mbroj kur nuk e di se çfarë po vepron aty?”
Përgjigje: Fillimisht, (duhet pranuar se) është e vështirë. Fëmijët i konsiderojnë llogaritë e tyre në internet dhe pajisjet dixhitale si pronë e tyre private. Ata mund të mbrojnë telefonat e tyre me një fjalëkalim/password. Ata shkarkojnë aplikacione që nuk mund t’i qaseni ju dhe refuzojnë madje edhe t’ju miqësojnë në Facebook.
Shumica e fëmijëve e përdorin këtë gjë me përgjegjësi. Duke qenë se janë rritur në një botë me akses të paparë në media dhe teknologji, shumë fëmijë janë përdorues tepër të sofistikuar të teknologjisë. Megjithatë, njohuritë e tyre teknike shpesh e tejkalojnë gjykimin e tyre. Si prindër, është përgjegjësia jonë të vendosim rregulla dhe të vendosim pasojat për keqpërdorim të atyre rregullave.
Nuk ka asnjë zgjidhje të vetme për të gjithë, se si të mbikëqyren fëmijët e tyre në internet. Çdo fëmijë është i ndryshëm. Ju dëshironi të krijoni një marrëdhënie të mire aq sa fëmija juaj duhet të vijë tek ju dhe ‘ të qahet’ kur përjeton diçka e sikletshme, ose kur diçka e papërshtatshme dhe e pakëndshme ndodhë në internet. Të flasësh me të pa paragjykim dhe ta bësh të demonstrojë aplikacionet dhe sajtet që i pëlqen, i tregon asaj se interesi yt shkon përtej kontrollit të aktiviteteve të saj.
Masat e detyrueshme – si kërkimi i fjalëkalimeve të fëmijëve ose këmbëngulja për t’ju miqësuar në Facebook – priren të rezultojnë të kundërta. Fëmijët mund të kapërcejnë çdo goditje që ju ia impononi. Nëse vërtet keni probleme, atëherë shikoni në Tech Finder për të parë programet e monitorimit për llogaritë e tyre në internet. Dhe, mos harroni kurrë se ju jeni ‘modeli dixhital’ i fëmijëve tuaj. Pra, modeloni llojin e sjelljes që dëshironi që ata të imitojnë.
Burimi: Understood
Rreth autores
Caroline Knorr – është redaktore prindërore në Common Sense Media.
Perktheu: Perparim Blakaj
Prinderimi.com