Zakonisht prinderit e femijeve teper te shkathet e gjejne veten duke u bertitur apo edhe duke ju gjuajtur, por qe menjehere pas nje episodi te tille pendohen dhe ndihen ne faj. Por cila eshte menyra e duhur per te menaxhuar femijen qe nuk mund te qendroje nje minute i qete? Cfare keshillojne psikologet per situata te tilla ne familje?
Femijet te cilet jane teper energjike duket sikur jane ne gjendje te qendrojne gjithe diten duke vrapuar apo duke u marre me dicka dhe te mos lodhen kurre. Por prinderit duke mos qene ne gjendje te durojne kete situate nervozohen dhe shpesh e humbin durimin. Nese shikojme anen e tyre te medaljes kuptojme se ata kane te drejte: nje dite e gjate dhe e lodhshme pune, kujdesi per shtepine apo edhe shume strese te tjera qe ata mund te kene.
“Kam dy femije 2 dhe 4 vjec. Jane dy femije te mrekullueshem, por jane shume aktive dhe une ne fund te dites ndihem shume e lodhur, duke bere qe shpesh te humb durimin dhe te ngre zerin duke e shoqeruar edhe me ndonje te gjuajtur kur fjala ime nuk degjohet. Por menjehere pas kesaj ndihem ne faj. Shpesh mendoj se nuk jam nene e mire, pasi nje nene e mire nuk duhet te ngreje zerin dhe per me teper doren mbi femijen e saj”, thote nje nene e cila duhet te punoje nga mengjesi deri ne oren 17:00 per te siguruar te ardhura per familjen e saj.
Duhet theksuar se:
– Kapriciot per femijen jane “prova teknike” te jetes, prandaj eshte normale qe t’i bejne.
“Mund te themi se detyra e femijeve eshte te kundershtoje rregullat duke provuar ne kete menyre deri ku do te arrijne te degjohen kerkesat e tyre. Por detyra e prinderve eshte t’i fusin ata brenda “binareve”, thote nje psikologe infantile (e specializuar per te trajtuar kryesisht problemet me femijet). Qe te ndodhe kjo duhet qe prindi te tregohet shume i qete dhe i duruar, pasi kjo nuk eshte nje ceshtje qe zgjidhet brenda pak ditesh.
– Prinderit jane qenie njerezore dhe eshte normale qe ndonjehere te nxehen.
Mund te kete momente te caktuara gjate dites ku prindi mund te ndihet teper i lodhur dhe i stresuar dhe per kete mund te reagoje keq ndaj nje veprimi te gabuar se femijes. Nuk eshte e pafalshme qe ndonjehere te ngrini zerin kundrejt femijes tuaj, por duhet te dini se ne ate moment nuk keni treguar asgje tjeter pervecse dobesi.
Cilat jane strategjite qe duhet te ndjekin prinderit
– Mos e ngrini zerin!
Nese kjo ndodh ju nuk do te beni asgje pervecse do te shtoni inatin dhe kapriciot e femijes. Ndersa femija eshte duke bere kapricio ju nuk duhet te bertisni dhe te nervozoheni. “Nese ne bertasim, ne trurin e femijes rritet e ashtuquajtura kimi e inatit. Kjo nenkupton prodhimin e substancave qe shkaktojne stres dhe qe e bejne akoma edhe me shume nervoz femijen”, thote psikologia. “ Ne te kundert nje sjellje e qete dhe e kontrolluar nga ana jone e qeteson inatin e femijes dhe truri i tij fillon te prodhoje oksitocine, i cili eshte hormoni qe i fal njeriut gjendjen e qetesise dhe te mireqenies. Ngritja e zerit eshte nje menyre jo e mire e nxjerrjes se inatit nga nje person i maturuar. Nje prind qe uleret ne syte e femijes nuk perfaqeson nje person te rritur nga i cili duhet te mesohet si te jetohet, por nje “shok” si gjithe te tjeret i cili ka humbur kontrollin”.
– I flisni femijes me ze te qete, por te vendosur!
Per te “korrigjuar” nje sjellje te caktuar te femijes mjaftojne pak fjale te thena ne menyren e duhur. “Sa me i vogel te jete femija aq me te veshtire do ta kete te kuptoje fjalet qe ne jemi duke i thene, por duke i thene ato me shprehine e duhur te fytyres dhe me tonin e vendosur te zerit ai do te marre kuptimin e asaj qe ne jemi duke i thene”, shpjegon psikologia. “ Nese femija i tejkalon kufijte ju duhet t’i thoni nje JO te prere dhe te vendosur. Nese ai fillon te nervozohet me teper dhe te bertase ju duhet ta kapni lehtesisht nga krahu dhe duke e pare ne sy t’i thoni: kjo nuk duhet bere, pa i dhene shpjegime te tjera. Zgjatja me dheninen e shpjegimeve te tjera mund te transmetoje tek femija mesazhin se ndodheni ne veshtiresi para kesaj situate, duke bere qe ai te tentoje akoma te arrije ate e do”.
– Ju duhet te keni besim ne aftesite tuaja te prinderimit!
Ne me te shumten e rasteve prinderit bertasin pasi mendojne se nuk do te jene ne gjendje te qetesojne kapriciot e femijes. Nena dhe babai duhet te kene te qarta rregullat qe duan te respektohen nga femija i tyre. Mesazhi qe duhet te marre femija eshte: “une e di si duhet bere kjo dhe e di si te te udheheq dhe fjala ime ka aq shume force sa nuk eshte e nevojshme te ngre zerin”. Ne kete menyre femija e ndjen qe personit te rritur duhet t’i degjohet fjala dhe duhet te mos vazhdoje te beje kapricio.
– I tregoni se e kuptoni si ndihet.
Kur i themi femijes thjesht “jo”, i tregojme atij se e kuptojme inatin e tij. Mjafton t’i themi thjesht: “E shikoj qe u merzite, por ne kete moment nuk mund ta bejme kete gje ashtu sic do ti”. I tregoni femijes se inati i tij mund te kontrollohet nga ju, pasi nese femija e shikon se ju e humbni menjehere durimin do te kete frike edhe vete ai nga sjellja e tij, te cilen mund ta konceptoje si dicka te tmerrshme dhe te pakontrollueshme.
Te parandalosh dicka eshte me mire se ta kurosh, prandaj:
– Duhet t’i kushtoni vemendje ne momentet qe ai eshte i qete.
Shpesh kapriciot e femijes lidhen me deshiren qe ata kane per te terhequr vemendjen e prinderve, sidomos ne momentet qe ata jane te zene me dicka. Per kete arsye ju duhet qe ne momentet qe femija nuk eshte duke u grinder te luani me te apo te beni dicka tjeter bashke, pa celular, kompjuter apo televizor. Nese ju e beni kete do ta shikoni se femija juaj do te “kthehet ne engjell” dhe nuk do te beje me kapricio.
– Lavderoni sjelljet e tij te mira.
Edhe femijet qe ne me te shumten e rasteve shfaqen si aktive dhe kapricioze kane momentet e tyre qe sillen ashtu sic prindi do. Gjate ketyre momenteve femija duhet te marre komplimenta per sjelljen korrekte qe eshte duke bere, ne kete menyre ai do te inkurajohet te sillet edhe me shume ne menyre te tille duke qe me i gatshem te pranoje fjalen “jo”.
– “Parashikoni” kapricion e femijes
Nje menyre tjeter qe duhet te praktikoni per te kontrolluar kapricion e femijes tuaj eshte te mundoheni ta kuptoni para se ajo te ndodhe, dhe te mos ja plotesoni. Shpesh prinderit duke mos dashur te degjojne te qarat e femijes ja plotesojne tekat e tyre menjehere me shpresen se gjithcka do te perfundoje ne ate moment, por nuk eshte keshtu pasi nga ai cast femija fillon t’i shfaqe kapriciot ne menyre te vazhdueshme. Nese jeni ne supermarket dhe ju e kuptoni se femija po shikon me shume vemendje vezen prej cokollate, duhet ne njefare menyre ta parandaloni. Por si mund ta bejme kete? Ju duhet te nderhyni ne momentin qe ai po shikon vezen por qe ende nuk e ka shprehur me fjale. Ju duhet t’i thoni se sot nuk do te bleni veze por kete mund ta beni ne nje dite tjeter, psh te shtune. Te mbani nen kontroll nje kapricio qe nuk ka filluar ende eshte shume here me e thjeshte se ta beni kete ne momentin qe femija fillon te qaje dhe te bertase.
– Ju duhet te jeni koherente.
Cila eshte menyra me e mire per te parandaluar nje kapricio? Te vendosni nje rregull te caktuar dhe ta respektoni gjithmone. “Nese vendosni se femija duhet te shkoje te flere ne oren 21:00 duhet ta respektoni gjithmone kete orar”, shpjegon psikologia. “Nese femija e shikon qe prindi eshte koherent ai e kupton qe nuk mund ta manipuloje ne asnje lloj menyre per te arritur ate qe do. Nese ju nje nate e vendosni femijen te flere ne nje orar te caktuar duke i lexuar nje liber dhe diten tjeter shkoni ne piceri dhe per pasoje mos respektoni as orarin e vendosur nga ju, femija do te mendoje se ky rregull mund te ndryshohet cdo dite sipas nevojes. Disa tolerime mund te behen nese femija eshte ne moshen 9-10 vjecare e lart, pasi ai mund ta kuptoje situaten por me pare jo!
Burimi: Pernenat.al