Mbani mend: kur foshnja, fëmija i vogël, fëmija i rritur apo qoftë edhe partneri juaj, ju tregon për diçka që e mundon, edhe pse mund t’ju duket sikur gaboni duke e pranuar ndjenjën e tyre, në të vërtetë ju po i ndihmoni ata që të punojnë në përmirësimin e këtyre emocioneve.
Mund të rezultojë e lehtë që të jeni dashamirës dhe mirëkuptues me fëmijën tuaj kur flisni rreth një dite të pakëndshme që ka kaluar në shkollë. Por, si duhet vepruar kur ata ju thonë diçka që është vërtet e papëlqyeshme për ju? Për shembull: “Nuk më pëlqen prania e foshnjës në shtëpi! Dua që ta ktheni sërish në spital.” Në këtë rast është shumë më e rëndësishme që të dëgjoni, të përpi- qeni të kuptoni dhe të vlerësoni ndjenjat e tyre. Për shembull mund të thoni, “Kohët e fundit, të ka munguar rutina e të qenit vetëm ne të dy. Është e kuptueshme që dëshiron që foshnja të largohet”, ose “E kuptoj që nuk është e drejtë që të gjithë miqtë kur vijnë i kushtojnë rëndësi vetëm foshnjës, ndërsa ty jo”.
Një mënyrë tjetër komunikimi mund të jetë: “Si të duket ndjesia e të qenit vëlla tanimë?” Sidoqoftë përgjigjja për këtë, pranojeni. Ju nuk mund t’ia impononi një fëmije që të kuptojë se ai e do motrën ose vëllain. Ata janë të vetëdijshëm për mënyrën se si ndihen, por kanë nevojë për sigurinë e të pasurit një “enë” për ndjenjat që për jetojnë.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Philippa Perry, “Libri që do të dëshironit të lexonin prindërit tuaj”