Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Kujdesi»Ushqimi»Problemi i të ngrënit dhe formula DKT
Ushqimi

Problemi i të ngrënit dhe formula DKT

PrinderimiBy PrinderimiMay 14, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Problemi i të ngrënit

Të ngrënët është një nevojë bazë dhe mospërmbushja e saj shkakton tendosje. Kjo nevojë e tendos njeriun në dy mënyra: E para është “uria”. Kur ndjehet nevoja për të ngrënë, në stomak sekretohet acid i cili duke i shkaktuar “dhimbje” njeriut përmes një ndjesie djegieje, e detyron të hajë dhe personi, do apo nuk do, detyrohet të hajë për ta ndaluar këtë ndjesi. Përndryshe do të vuajë.

Nëse ndjesia e djegies në stomak si forca e parë nxitëse për të ngrënë, për çfarëdo arsyeje nuk krijohet, në trupin e njeriut është instaluar edhe një forcë tjetër nxitëse për përmbushjen e kësaj nevoje dhe kjo është shija. Njeriu i drejtohet ushqimit edhe si pasojë e dëshirës për shijen që ushqimet e ndryshme krijojnë në qiellzë.

Të ngrënët si një nevojë bazë bën që jeta të vazhdojë duke e mbajtur fëmijën mes këtyre dy shtrëngesave. Nëse fëmija nuk ka ndonjë problem fiziologjik, sistemi duhet të punojë në mënyrë të përsosur. Kur ndjen uri, për ta mposhtur atë fëmija i drejtohet ushqimit. Ky i fundit krijon shije tek fëmija dhe kjo shije përbën bazën e nevojës së ardhshme për të ngrënë.

Por si është puna me fëmijët që kanë probleme me të ngrënin?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta gjejmë mes të dhënave të mësipërme.

Pra, nëse fëmija nuk na ndonjë problem fiziologjik, parakushti që fëmija të hajë është që tek ai të krijohet ndjenja e urisë. Kur fëmija detyrohet të hajë pa iu sekretuar acid djegës në stomak, ky shtrëngim përbën faktorin kryesor që e bën fëmijën të reagojë ndaj ushqimit.

Prandaj dhe ekspertët këshillojnë që fëmijët të lihen të lirë të hanë kur të duan. Kjo nuk nënkupton neglizhencë, por nënkupton që duhet pritur derisa të ngrënët të përbëjë nevojë për fëmijën.

Ajo që prindi duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi për sa i përket të ngrënit, është të sigurojë që sistemi të mos dëmtohet. Nuk duhet prishur shija dhe as nuk duhet detyruar fëmija të hajë para se të ndjejë djegi- en në stomak.

Po të hedhim një vështrim të përmbledhur mbi çrregullimet në zakonin e të ngrënit, formula DKT do të ishte mjaft udhërrëfyese për prindërit.

Ç’është formula DKT?

Në zakonin e të ngrënit janë të rëndësishme këto elemente, shkurtimisht DKT:

(1) A ka DETYRIM?

Ushqimi nuk jepet me detyrim. Ushqimi është një nevojë dhe duhet marrë atëherë kur ndihet nevoja. Nëse fëmija detyrohet të hajë, kjo shkakton kundër reagim. Zakonet e të ngrënit, të gjumit e të kryerjes së nevojave personale zhvillohen natyrshëm dhe vetvetiu. Krahas kësaj, çdo njeri kur ha, merr shije. Kjo shije ndihet vetëm kur hahet ngadalë dhe në qetësi. Nëse fëmija shtrëngohet të hajë shpejt duke i thënë “Mbaroje ushqimin shpejt!”, fëmija nuk arrin ta marrë shijen, e cila përbën një tjetër burim motivimi për të ngrënë… Të ngrënët e shpejtë është shkaku kryesor i mos marrjes së shijes. Përmes një shtrëngimi të tillë prindërit e dëmtojnë sistemin që krijon nevojë tek fëmija nëpërmjet shijes.

(2) A është KOHA e duhur?

A është një kohë e caktuar e përshtatshme për të ngrënë? Për shembull, orët e para të mëngjesit janë një kohë kur fëmijët nuk kanë aspak dëshirë të hanë. T’i vësh për të ngrënë e për të pirë një fëmije që ende s’ka dalë nga përgjumja dhe t’i thuash “Jepi, haje shpejt se duhet të kapim shkollën!”, e dëmton sistemin e të ngrënit tek ai fëmijë. Koha e fëmijës për të ngrënë, është koha kur e merr uria. Ta bësh të presë fëmijën kur është i uritur, e bën atë që ta shtypë nevojën për të ngrënë dhe ta bëjë zakon që të mos e ndjejë urinë. Sjellja e një fëmije që mund rrijë me orë të tëra pa ngrënë, është rezultat i zakonit për ta shtypur urinë në stomak. Prandaj është e gabuar që fëmija të mësohet me vakte në moshë të hershme. Deri në moshën 4 vjeç fëmija nuk duhet të hajë sipas vakteve, por sipas nevojës. Vetëm pas kësaj moshe duhet të kalojë gradualisht në sistemin e vakteve.

Duke qenë se të ngrënët e çikërrimave pa pasur nevojë nënkupton që fëmija të mos hajë në vaktin e radhës, duhet bërë kujdes që mes vakteve të mos hahen çikërrima. Veçanërisht rreth një orë para vaktit nuk duhet konsumuar ushqime, qofshin edhe të shëndetshme, në mënyrë që të krijohet uri për vaktin.

(3) A është TERRENI i duhur?

Çka nënkuptojmë me terren është nëse gjendja shpirtërore e fëmijës në një çast të caktuar është e përshtatshme apo jo për të ngrënë. Për shembull, një fëmijë i qortuar pak më parë nga prindërit, nëse ftohet në sofër për të ngrënë, me siguri që do të reagojë ndaj të ngrënit. Ose nëse fëmija ftohet të hajë ndërkohë që është i përpirë në çastet më emocionuese të lojës me shokët, është krejt e natyrshme që ky fëmijë të mos dëshirojë të hajë.

Krahas kësaj, një tjetër detaj i rëndësishëm është se rregulli i të ngrënit tek fëmija është vetëm rezultat i kulturës së të ngrënit. Të ulurit në sofër vetëm për të ngopur barkun, pas njëfarë kohe përbëjnë pengesën më të madhe që fëmija të hajë rregullisht. Kur fëmija ulet për të ngrënë me familjen, duhet të mund të flasë e të shprehet. Vaktin e të ngrënit fëmija duhet ta njohë si një mjedis ku bashkohet me familjen dhe kënaqet. Bashkimet e shkurtra të familjes dhe ajo lloj atmosfere e të ngrënit ku të gjithë duhet të ngrihen pasi të ngopin barkun, nuk është e përshtatshme për zhvillimin e fëmijës.

Veç kësaj, marrja në pyetje e fëmijës gjatë ushqimit, të kritikuarit e vazhdueshëm dhe të pyeturit se “Ç’ndodhi sot në shkollë, pa na trego!” ndërkohë që prindërit duhet të ndajnë përvojat e tyre, të gjitha këto tregojnë se terreni i të ngrënit nuk është i përshtatshëm.

Krahas kësaj, bukuria e sofrës së ushqimit, të kushtuarit vëmendje harmonisë së ngjyrave në vendosjen e ushqimeve, fjala vjen, zgjedhja e përbërësve të sallatës në përputhje me shijet e njerëzve etj.. bëjnë që zakoni i të ngrënit të kthehet në kënaqës

Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleNevojat që shfaqën ”natyrshëm” përgjatë rritjes së fëmijëve
Next Article Netflix u tregon prindërve se çfarë po shohin fëmijët e tyre, por si?
Prinderimi

Related Posts

Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,162

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,676
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

PrindërimiMay 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

PrindërimiMay 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

PrindërimiMay 23, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,162

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,676
Të zgjedhura

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.