Përdorimi i internetit, a po bëjnë prindërit mjaftueshëm në rritjen, mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve sot?
Një numër i madh i fëmijëve (nxënësve) në ditët e sotme ka qasje të pa limituar në internet dhe aplikacione të ndryshme.
Të rinjtë, veçanërisht adoleshentët, janë të fiksuar dhe komunikojnë kryesisht përmes Snapchat-it, një aplikacion që arrin përdorim tejet të madh tek në rinjtë tonë sot.
Nxënësit formojnë grupe të ndryshme për komunikim. Këto grupe përdoren e keqpërdoren në shumë forma, janë burim i madh i situatave të padëshiruara dhe problemeve të shumta në shkollë e familje.
Përmes këtyre grupeve shfaqet gjuhë degjeneruese, kërcënuese, bulëzuese e çka jo tjetër.
Shqetësuese është edhe përdorimi i pakontrolluar i tik-tok-ut. Një pjesë e madhe e prindërve në rehatin e tyre fare nuk interesohen për formën dhe kohen e përdorimit të këtyre aplikacioneve nga fëmijët e tyre.
Është përgjegjësi e prindërve që në vazhdimësi të mbikëqyrin fëmijët e tyre se çka shikojnë e si e përdorin internetin. /Albanianeducation
Përdorimi i internetit pa kufi, është tepër i dëmshëm në aspektin social dhe fizik si dhe sjellë problem për vet fëmijët dhe prindërit e tyre.
Nuk është ndërhyrje në privatësinë e fëmijëve nëse herë pas here kontrollojmë se çka ka shfletuar fëmija jonë në internet dhe të shohim komunikim në grupe të ndryshme shoqërore.
Teknologjia padyshim se ka shumë elemente pozitive në jetë e shoqëri, por duhet të angazhohemi maksimalisht që këtë të mirë ta përdorim për qëllime të konstruktive.
Si përfundim prindërit duhet të jenë më syçelë në këtë drejtim dhe duhet të japin shembuj të mirë edhe vet në përdorimin e teknologjisë në përgjithësi.
Prindërit duhet të harxhojnë kohë në sasi e cilësi me fëmijët e tyre para së të jetë tepër vonë!
Kambanat e alarmit janë ndezur!
Autor: Albert Kurtulaj, magjistër i Pedagogjisë