Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës dhe drejtoresha për Arsim, Jehona Lushaku-Sadriu, në emisionin DPT Te Fidani, ka thënë se nga viti i ri shkollor në muajin shtator do të zhvillohet mësim tërë ditor në pesë shkolla të Prishtinës.
“Raportet ndërkombëtare e kanë identifikuar se fëmijët nga klasa e parë në të pestën kanë nevojë për qëndrim më të gjatë në shkollë sepse nuk arrijnë që mësimet e parapara t’i realizojnë gjatë ditës”, ka thënë drejtoresha e Arsimit, Lushaku-Sadriu.
Ajo ka thënë se pesë shkolla do të nisin mësimin tërëditor në Prishtinë.
“I kemi bërë të gjitha analizat e shkollave të Prishtinës dhe kemi marrë vendim që disa shkolla të ndahen në cikle. Do të thotë në shkollë fillore dhe në shkollë të mesme”, ka thënë ajo.
“Nga 1 shtatori do të nisë mësimi tërëditor. Aty ku është e mundur, aty ku do të krijohen kushtet. I kemi identifikuar të gjitha ndërhyrjet që duhet të bëjmë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se mësimi tërëditor do të nisë prej klasës së parë deri në të pestën
“Nuk është e mundur që të organizohet mësimi tërëditor në të gjitha klasat”, ka thënë ajo.