Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»Nevojat sociale dhe emocionale e fëmijëve të talentuar
Adoleshent

Nevojat sociale dhe emocionale e fëmijëve të talentuar

PrinderimiBy PrinderimiNovember 30, 2023Updated:February 3, 2024No Comments5 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Reklamo

Shumë sjellje dhe tipare të talentëve përfshijnë një komponent emocional ose social të tyre. Prindërit e fëmijëve të talentuar zbulojnë se sfidat dhe gëzimet e rritjes së një fëmije të talentuar ose me dhunti, shtrihen përtej zonës së klasës.

Si ndikon të qenët i talentuar në zhvillimin social dhe emocional?

Hapesire-reklamuese

Të qenit i talentuar është pjesë e identitetit të një individi dhe, si i tillë, nuk vlen vetëm për mjediset akademike. Fëmijët me talent përjetojnë emocionet e tyre dhe zhvillimin social në një mënyrë që mund të ndryshojë ndjeshëm nga fëmijët neurotipikë. Mbështetja e fëmijës suaj të talentuar përfshinë përcjelljen e nevojave të tyre emocionale në shtëpi dhe ndihmën për të ndërtuar aftësi sociale jashtë mjedisit shkollor (përveç ofrimit të mundësive për rritje intelektuale).

Si ndikon talenti në zhvillimin emocional?

Përvoja e çdo fëmije të talentuar është e ndryshme dhe dy nga termat kryesore që lidhen me zhvillimin emocional të fëmijëve të talentuar janë intensiteti dhe asinkronia.

Intensiteti siç përshkruhet nga Christine Fonesca, përshkruan se si individët e talentuar i qasen jetës. Në rastin më të mirë, intensiteti është pasioni nxitës që u mundëson disa njerëzve të arrijnë gjëra të mahnitshme në çdo fushë. Por në rastin më të keq, është ‘turbullira’ ajo që ka fuqinë t’i konsumojë të njëjtët individë herë pas here, ndërsa mësojnë se si të menaxhojnë atë aspekt të personalitetit të tyre. Intensiteti tek fëmijët e talentuar, i lidhur edhe me zhvillimin emocional, mund të shfaqet kur bashkëmoshatarët e tyre ose bota në përgjithësi nuk arrijnë të përputhen me ‘busullën’ e tyre të brendshme për mënyrën se si duhet të jetë bota në sytë e tyre. Shembujt mund të përfshijnë ndjenjën e shqetësimit për çështjet etike, ndjekjen e rregullave në kohën e lojës, një imagjinatë të gjallë dhe madje edhe pyetje ekzistenciale në një moshë shumë të re. Fëmijët shumë të talentuar shpesh përpiqen ta shprehin këtë intensitet dhe mund ta drejtojnë këtë energji përbrenda, duke u paraqitur si humor ose ankth, ose ta drejtojnë këtë energji nga jashtë si zemërim, bërtima apo edhe shpërthime.

Asinkronia është gjithashtu e lidhur ngushtë me zhvillimin emocional të fëmijës së talentuar. Zhvillimi ‘asinkron’ tek fëmijët e talentuar do të thotë që rritja e tyre, nga ana akademike, emocionale, fizike ose shoqërore, nuk është e njëtrajtshme. Në veçanti, fëmijët me talent të thellë mund të operojnë intelektualisht në nivelin e klasës së 10-të në moshën 9-vjeçare, por nuk e kanë zotëruar drejtimin e biçikletës ose shkrimin e dorës në të njëjtën kohë. Në sferën emocionale, fëmijët e talentuar përjetojnë zhgënjimin e një intelekti që është shumë kilometra përpara vetvetes së tyre fizike dhe mjedisit të tyre arsimor. Për më tepër, asinkronia mund të nënkuptojë se fëmijëve të talentuar mund t’u mungojnë aftësitë e përballimit emocional për të përpunuar ndjenjat e tyre të mëdha dhe jetën e pasur të brendshme.

Si ndikon dhuntia në zhvillimin social?

Zhvillimi social i fëmijëve të talentuar shpesh formësohet më së shumti nga mungesa e bashkëmoshatarëve me të njëjtin mendim që ndajnë interesat e tyre, veçanërisht në fillim të jetës. Fëmijët e talentuar ekstrovertë dhe introvertë shpesh përshkruajnë ndjenjën se u mungon një “mik i vërtetë”. Zhvillimi social i shumë fëmijëve të talentuar pasqyron zhvillimin e tyre akademik në atë që ata shpesh janë gati për një miqësi më të pjekur në një moshë më të hershme në krahasim me moshatarët e tyre të moshës, të cilët mund të shqetësohen vetëm për të pasur dikë me të cilin të luajnë.

Ankthi dhe betejat sociale mund të ndodhin për fëmijët me dhunti, që mendojnë se askush nuk i kupton. Në veçanti, vajzat e talentuara janë në rrezik për t’u “bërë nëntokësore” dhe për të fshehur aftësitë e tyre për t’u përshtatur me moshatarët e tyre. Të ndihmosh këta studentë të talentuar të kenë sukses shoqëror dhe emocional shpesh lidhet me gjetjen e mundësive të duhura akademike, megjithëse si studentë të talentuar mund të gjejnë bashkëmoshatarë me mendime të njëjta pasi të përshpejtohen, përmes një përvoje akademike (p.sh verore), ose duke u angazhuar me diçka të veçantë dhe duke takuar të tjerë që ndajnë pasionet e tyre.

Si mund të ushqejnë prindërit zhvillimin social-emocional të fëmijëve të tyre të talentuar?

Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e zhvillimit socio-emocional të fëmijëve të tyre të talentuar duke qenë avokatë të fëmijëve të tyre në shkollë dhe më gjerë. Kjo mund të ndihmojë në adresimin e problemeve me vetë-imazhin, perfeksionizmin, zhvillimin e pabarabartë dhe depresionin. Këtu janë disa mënyra se si prindërit mund të përmirësojnë të mësuarit social-emocional të fëmijës së tyre të talentuar:

  • Ofroni mundësi për pasurim dijesh nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve jashtë klasës
  • Përmirësoni marrëdhëniet me bashkëmoshatarët duke e lejuar fëmijën të lidhet me moshatarët intelektualë që janë të një moshe të ngjashme mendore
  • Krijoni një grup mbështetës të vazhdueshëm dhe të udhëhequr profesionalisht me prindër të fëmijëve të talentuar, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre në rritjen e fëmijëve të tyre të talentuar
  • Informoni vazhdimisht edukatorët që mund të mos jenë në gjendje të njohin nevojat e fëmijës së tyre të talentuar

Mbi të gjitha, është e rëndësishme të mbani mend se fëmijët e talentuar së pari janë fëmijë. Ata kanë nevojë për udhëzim dhe mirëkuptim për t’i ndihmuar të mësojnë të rregullojnë emocionet e tyre dhe të kapërcejnë sfidat sociale që mund të përjetojnë. Instituti Davidson punon me familjet e studentëve shumë të talentuar për të ofruar mbështetje përveç pritjes së përvojave sociale ku këta fëmijë mund të ndihen se ‘’janë duke u parë’’ nga bashkëmoshatarët e tyre.

Instituti Davidson

Instituti Davidson për Zhvillimin e Talenteve është një korporatë jofitimprurëse e Nevadës e cila njihet nga Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme si një bamirësi publike. Ata janë të përkushtuar për të mbështetur zhvillimin intelektual dhe social të studentëve me talent/dhunti të moshës 18 vjeç e më poshtë, përmes një sërë programesh.

Përktheu: Perparim Blakaj, Prinderimi.com

Perparim Blakaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleSi mund ta dinë prindërit nëse fëmija i tyre është me dhunti?
Next Article Këshilla për prindërit: Krijimi i kushteve për përparimin e fëmijës tuaj të talentuar
Prinderimi

Related Posts

Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026
Teknologji

A po kthehet Suedia tek mësimi tradicional për të shpëtuar përqendrimin e fëmijëve?

February 13, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,272

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,133

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,156
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Foshnjë

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

PrinderimiApril 2, 2026
Kujdesi

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

PrinderimiFebruary 25, 2026
Teknika dhe strategji të dobishme

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

PrinderimiFebruary 25, 2026

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Falenderim
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202419,272

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20236,133

Epilepsia tek fëmijët

February 19, 20244,156
Të zgjedhura

Në Kosovë po vdesin gati përgjysmë më pak foshnja se një dekadë më parë

April 2, 2026

Ankthi tek adoleshentët lidhet me pijet me sheqer – hulumtim i ri

February 25, 2026

Përdorimi i librave si nxitje për diskutim mund të ndihmojë fëmijët me vonesë linguistike

February 25, 2026

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2026 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.