Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»PYETJE»Psikologjike»Mësimdhënia e psikologjisë pozitive në shkollë mund të jetë një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve
Psikologjike

Mësimdhënia e psikologjisë pozitive në shkollë mund të jetë një mënyrë për të ndihmuar shëndetin mendor të nxënësve

PrinderimiBy PrinderimiFebruary 15, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shëndeti mendor i të rinjve është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, por konceptet pozitive të psikologjisë që mësohen në (disa) shkolla, mund të ndihmojnë të përmirësojnë një situatë të tillë.

Të rinjtë amerikanë raportojnë historikisht nivele të larta dëshpërimi, trishtimi, pikëllimi dhe vetmie. Sipas të dhënave të fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 20% e adoleshentëve e kanë menduar seriozisht vetëvrasjen – dhe vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes për fëmijët e moshës 10-14 vjeç.

Ndoshta edhe më alarmante se prevalenca e problemeve të shëndetit mendor të të rinjve është pamundësia e mbështetjes për shëndetin mendor. Rreth 60% e adoleshentëve në depresion nuk marrin asnjë trajtim – dhe rreth 950,000 fëmijë tjerë nuk kanë sigurim shëndetësor që mbulon shërbimet për shëndetin mendor.

Një zgjidhje është ofrimi i kujdesit për shëndetin mendor në shkolla, ku janë edhe fëmijët (gjatë shumicës së kohës ose në kontakt). Kjo tashmë po ndodh. Këshilltarët shkollorë, psikologët dhe punonjësit socialë ofrojnë mbështetje/përkrahje, mësojnë strategjitë e përballimit dhe punojnë me kujdestarët për të ndihmuar studentët të kapërcejnë sfidat e shëndetit mendor. Një kujdes i tillë jetësor është parësor, por është e qartë se nevojitet më shumë ndihmë dhe përkrahje.

Hulumtimet tregojnë se studentët që kanë një këndvështrim pozitiv për jetën e tyre, i kalojnë studentët e tjerë akademikisht dhe emocionalisht. Ju mund të pyesni veten, a mund të mësohet të menduarit pozitiv?

Unë studioj ndërhyrjet e psikologjisë pozitive në shkollë. Kolegët e mi kanë zbuluar se studentët që janë njohur me idetë e bazuara në shkencë për lumturinë ndihen më të kënaqur me jetën, përjetojnë më shumë emocione pozitive sesa negative si dhe kanë më pak probleme emocionale dhe problem të sjelljes.

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • ’Shkenca e lumturisë’
  • Psikologjia pozitive në shkolla
  • ‘Mirë përbrenda’

’Shkenca e lumturisë’

Psikologët filluan të studiojnë ‘shkencën e lumturisë’ në fund të viteve 90’. Para asaj kohe, shumica e studiuesve të psikologjisë studiojnë ”mjerimin”.

Psikologu Martin Seligman ishte një shkencëtar i atillë, i cili ishte pionier i konceptit të ” pafuqisë së mësuar“. Por, një bisedë me vajzën e tij të vogël, ku ajo i kërkoi të dinte se pse ai nuk mund të “ndalonte së qeni kaq i çuditshëm“, e frymëzoi atë të fillonte të studionte atë që i bën njerëzit të lumtur.

Studimet fillestare ishin konceptuale në natyrë, padyshim. Por, shumë shpejt, studiuesit filluan të identifikojnë atë që i bën njerëzit të lumtur, përfitimet e lumturisë si dhe ndërhyrjet për të përmirësuar lumturinë.

Shkencëtarët identifikuan tre faktorë kryesorë të lumturisë: gjenetika, rrethanat e jetës dhe aktivitetet e qëllimshme. Potencialisht mund të ekzistojnë edhe të tjerë faktorë/elemente, në varësi të kulturës përkatëse. Nga tre të mëdhenjtë, dy të parët janë shpesh jashtë kontrollit të një individi/personi. Por, shkenca ka treguar se njerëzit mund të adoptojnë strategji të ndryshme për t’u ndjerë më të lumtur.

Arritja e një gjendje përparimi ose ndjenje të mirë dhe të bërit mirë përgjithësisht është qëllimi thelbësor i ndërhyrjeve psikologjike pozitive. Mund të ngjallë ndjenja pozitive, mund të rrisë angazhimin në jetë, të forcojë marrëdhëniet pozitive, t’i shtyjë njerëzit drejt qëllimit si dhe t’i ndihmojë njerëzit të arrijnë qëllime kuptimplota jetësore.

Psikologjia pozitive në shkolla

Psikologjia pozitive tani mësohet në disa shkolla anembanë botës, duke përfshirë këtu: SHBA-të, Australinë, Danimarkën, Zelandën e Re, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Shumica e ndërhyrjeve që bëhen, shërbejnë për t’i edukuar studentët rreth ndërgjegjësimit dhe koncepteve pozitive të psikologjisë siç janë: mirënjohja, mirësia, të menduarit pozitivisht, përdorimi i pikave të forta të karakterit dhe shpresa. Ideja nuk është vetëm t’i mësojmë studentët rreth psikologjisë pozitive si lëndë shkollore, por t’i ndihmojmë ata të praktikojnë aftësitë që sugjeron hulumtimi dhe do t’i ndihmojë ata të përparojnë.

Në programet e atilla, studentët fillimisht mësojnë konceptet pozitive të psikologjisë, pastaj praktikojnë përdorimin e tyre në jetën reale duke qenë të ndihmuar nga të rriturit e besueshëm. Për shembull, studentët diskutojnë se çfarë do të thotë mirënjohja për ta, më pas praktikojnë të shkruajnë tri gjëra për të cilat janë mirënjohës çdo natë para gjumit me ndihmën e kujdestarëve të tyre. Ndërsa pas një jave, studentët diskutojnë me të rriturit në shkollë se si praktikimi i mirënjohjes ndikoi në nivelin e tyre të lumturisë.

Një rishikim i 57 programeve të psikologjisë pozitive në vitin 2020, të bazuara në arsim, tregoi se më shumë se gjysma rezultuan në rezultate pozitive, duke përfshirë më pak stres, depresioni kishte shkallë më të ulët, kishte më pak ankth, më pak probleme të sjelljes, vetëbesim më të mirë, kënaqësi më të lartë të jetës si dhe funksionim më të fortë social.

‘Mirë përbrenda’

Një ndërhyrje që po studiohet aktualisht nga Departamenti i Arsimit i SHBA-së ka kohëzgjatje 10-javore me grupe të vogla dhe synon të ndihmojë nxënësit e shkollave të mesme. Ashtu si programet e tjera të këtij lloji, ai u mëson të rinjve koncepte dhe gjëra pozitive, duke përfshirë mirënjohjen, mirësinë, pikat e forta të karakterit, optimizmin dhe shpresën. Gjetjet e hershme, të paraqitura në konferencën e Shoqatës Kombëtare të Psikologjisë Shkollore 2023, tregojnë se programet e tilla po priten mirë si nga studentët ashtu edhe nga ofruesit.

Ne kemi kuptuar nga gjetjet tona se, studentët priren të favorizojnë aktivitetet që përshtaten me kulturën ose vlerat e tyre. Për shembull, një student tregoi se kryerja e akteve të mirësisë ishte aktiviteti i tyre i preferuar i bazuar në program, sepse i ndihmonte të kalonin më shumë kohë me familjen dhe kafshët shtëpiake – dy gjërat këto, sipas tyre, më të rëndësishmet në jetë. Një studente tjetër tha, se aftësia për të ndarë strategjitë me nënën e tyre i ndihmoi ata të ndiheshin më të lumtur. Kjo studente ishte gjithashtu krenare që mundi të ndihmonte familjen e saj.

Ne pamë gjithashtu se disa studentë besonin se programi i ndihmoi ata të ndërtonin marrëdhënie pozitive me të tjerët. Një student u shpreh: “Është vërtet kënaqësi të shohësh se si reagojnë të tjerët kur tregohem i mirë, si p.sh. t’ua jap një kompliment!”, dhe kjo i ndihmoi ata të ndihen “mirë përbrenda”. Një student tjetër ra dakord duke thënë se: ‘’Bërja e të tjerëve të ndiheshin mirë nga ana ime, i ndihmoi ata të ndiheshin më të lumtur.’’

Trajnimi i psikologjisë pozitive është vetëm një pjesë e zgjidhjes për përmirësimin e shëndetit mendor të të rinjve. Fëmijët me probleme më të rënda kanë nevojë për trajtim gjithëpërfshirës, ​​i cili mund të përfshijë këshillim për shëndetin mendor dhe mjekim (sa më të shpejtë).

Edhe pse shumë faktorë të rëndësishëm janë jashtë kontrollit të një personi, të gjithë kanë hapësirë ​​për t’u rritur në lumturi. Unë dhe kolegët e mi shpresojmë që mësimdhënia e psikologjisë pozitive në shkolla të bëhet një praktikë e zakonshme në të ardhmen.

Autore: Kai Zhuang Shum, psikologe
Përktheu dhe përshtati: Perparim Blakaj

 

 

Perparim Blakaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleDisa gjëra esenciale rreth mbjelljes së shprehisë së leximit
Next Article Kurrë nuk është vonë të mbjellësh në familjen tënde pasionin e leximit
Prinderimi

Related Posts

Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,164

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

PrindërimiMay 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

PrindërimiMay 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

PrindërimiMay 23, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,164

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Të zgjedhura

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.